Tag: mjekë

  • “Evropa si paciente me 27 mjekë patologë”, Rama kritika BE-së: Është makineri burokrate që shpik rregulla

    “Evropa si paciente me 27 mjekë patologë”, Rama kritika BE-së: Është makineri burokrate që shpik rregulla

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot situatën e Bashkimit Evropian me një metaforë të fortë, duke e krahasuar unionin si “pacientë me 27 mjekë”.
    Rama: Europa është si një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë që mund të trajtojnë problemet që mund të ketë cdo organ. Dua tu them atyre që janë brenda në BE që të jenë më të lumtur, sepse është një vend shumë i mirë, për të gjithë ata që janë aty. Problemet në Evropë nuk lidhen me faktin që Evropa është një bashkim duhet të jetë më i fortë dhe që shumë gjera duhet të ndryshojnë. Këta patologët duhet të specializohen, për të pasur një bashkim tërësor që kujdeset për të gjithë organizmin e pacientit, në të kundërt do kemi një rënie të pashmangshme.
    Mendoj se problemi që ka Evropa është se çfarë drejtimi do të marrë. Do të thellohet në rrugën e saj për tu shndërruar në SHBA apo do të shpërbehet në copa të ndryshme se gjithsecilin se sateliti i kujt do të bëhesh, sepse nuk ka shans që të ndahesh dhe të dalësh nga ky klub i madh dhe pastaj të kesh ndonjë histori të lavdishme përveçse të bëhesh sateliti i dikujt tjetër.
    Nga ana tjetër Evropa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike e administratës, që mund të jetë një gjë e mirë nga ana tjetër, po nga ana tjetër hartimi i tepruar i rregulloreve edhe përpara se diçka të nisë, në Amerikë psh shpikin OpenAI, ndërsa në Evropë shpikin rregulloren që dikush të vijë të shkojë në të njëjtën drejtim. Kjo e bën Evropën më të vështirë si mjedis për biznesin.

  • Koçiu: 962 profesionistë i bashkohen sistemit shëndetësor publik

    Koçiu: 962 profesionistë i bashkohen sistemit shëndetësor publik

    962 profesionistë të rinj janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik në vend nëpërmjet portalit “Mjekë dhe Infermierë për Shqipërinë”.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se “përmes portaleve “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” janë punësuar 188 mjekë të rinj nga të cilët 36 mjekë specialistë, 9 psikologë si dhe 765 teknikë të shkencave mjekësore”.
    Koçiu e cilësoi këtë qasje, si vizionin e Shëndetësisë 2030, për më shumë mundësi, më shumë barazi dhe më shumë kujdes cilësor për çdo qytetar, kudo në vend.
    Gjatë vitit 2024 dhe deri më 31 mars 2025, përmes portaleve “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”, janë punësuar 345 mjekë dhe 1575 infermierë.
    Portali “Mjekë për Shqipërinë”, vjen si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend, duke garantuar që profesionistët e kualifikuar të kontribuojnë në kujdesin për pacientët.

  • Erion Braçe nxjerr videot e “përndjekësit” të mjekes: Unë shkova i hoqa kamerën

    Erion Braçe nxjerr videot e “përndjekësit” të mjekes: Unë shkova i hoqa kamerën

    Burri që akuzohet nga Braçe

    TIRANE- Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar në rrjetet sociale pamje të një personi, të cilin e akuzon se përndjek një mjeke në vendin e saj të punës. Sipas tij, burri i filmuar ka vendosur kamera në dritaret e ambjentit ku punon mjekja dhe ka shkuar disa herë për të bërë fotografi. Sipas Braçes, personi që shfaqet në pamje ndodhet në një hapësirë publike të legalizuar në mënyrë “skandaloze” dhe në kundërshtim me ligjin, duke u krijuar probleme gjithë banorëve të pallatit.
    POSTIMI I PLOTË I BRAÇES:
    TIRANA/5 saE MBANI MEND ATE KAMEREN ME TE CILEN NJE PERNDJEKES PERNDIQTE NJE MJEKE NE PUNEN E SAJ?;ATE QE SHKOVA DHE E HOQA UNE!URDHERONI;KY ESHTE PER DJEKESI NE DY DITE TE NDRYSHME BRENDA KATER DITEVE!Shiheni cben: hipen me shkalle ne tarracen e nje ndertimi te paligjshem dhe i shkon dritare me dritare mjekes, perndjek ate dhe pacientet e saj; MJEKJA ESHTE NE AMBJENTIN E SAJ TE PUNES, PRONE E SAJ!Tani, eshte habi e madhe se si POLICIA E SHTETIT, e vene ne dijeni te faktit te PERNDJEKJES PERMES KAMERES SE PALIGJSHME-NE SHKELJE TE CDO KIGJI E NORME NJEREZORE, NUK I JEP FUND KESAJ PERNDJEKJE KRIMINALE QE NDODH CDO DITE;Ka hequr kamera te paligjshme pafund, por KAMERAT ME TE CILAT KY PERNDJEK NJE MJEKE NE PUNE TE SAJ, JOOO!Ka ndaluar pafund pisa te ketij lloji-perverse qe perndjekin njerezit ne pune te tyre edhe fizikisht, por kete JOOO!Ju tregova dite te shkuara se ky ku per djekesi ve kembet eshte ndertim ne hapesire publike, i legalizuar ne menyre skandaloze e kundershtim me ligjin, madje duke i marre pronen tjetrit e duke i rene ne qafe gjithe banoreve te pallatit, NE NJE RRUGE KU KY OPERACIONI PER LIRIMIN E HAPESIRES PUBLIKE-edhe pse ne mes te TIRANES, NJK KA MBERRITUR!Tani ne vend qe ndaj ketij te zbatohet ligji, TE HETOHET LEGALIZIMI SKANDALOZ NE HAPESIRE PUBLIKE, TE HETOHET KY E ZYRTARET E KORRUPTUAR QE E KANE BERE, TE SHEMBET E TE CLIROHET HAPESIRA PUBLIKE, PERFITUESI SHKON DHE ME TEJ E PERNDJEK NJEREZIT NE PUNE TE TYRE DUKE SHKELUR CDO LIGJ!/ZËRI

  • Më pak mjekë kërkojnë të largohen jashtë vendit, ja shifrat që surprizuan Shqipërinë

    Më pak mjekë kërkojnë të largohen jashtë vendit, ja shifrat që surprizuan Shqipërinë

    Bien kërkesat e mjekëve për t’u larguar nga Shqipëria.
    Në 6 mujorin e parë të këtij viti, pranë “Urdhrit të Mjekut”, kanë mbërritur më pak kërkesa për tërheqjen e certifikatës së sjelljes së mirë, kriter bazë për punësim në klinika apo spitale të huaja.
    Nëse vitin e kaluar në të njëjtën periudhë ka pasur 80 kërkesa për këtë dokument, këtë vit janë rreth 20 më pak.
    “Gjatë këtij 6 mujori kanë kërkuar certifikatën e sjelljes së mirë 65 mjekë. Duke e krahasuar me 6 mujorin e vitit të kaluar shihet një rënie e lehtë e kërkesës për marrjen e kësaj certifikatë. Gjatë vitit 2024, në 6 mujorin e parë kanë qenë rreth 80 kërkesa, ndërsa në total kanë qenë 150 certifikata”.
    Frenimin e mjekëve për të punuar jashtë vendit, Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dritan Trepça e lidh me përmirësimin e infrastrukturës në sistemin shëndetësor, si dhe me politikat e ndërmarra së fundmi nga qeveria për rritjen e pagave.
    “Mendoj se përmirësimet që janë bërë në infrastrukturën shëndetësore, si dhe rritja e pagave, që u bë këtë vit në të gjithë sistemin shëndetësor”
    Edhe, pse jo në shifra të kënaqshme, pozitive për Trepçan shihet fakti që ka mjek, të cilët po rikthehen për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor, pas një eksperience të fituar në vendet e BE-së.

  • Studentja shqiptare Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës dhe kthehet si mjeke në spitalin ku lindi

    Studentja shqiptare Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës dhe kthehet si mjeke në spitalin ku lindi

    Një histori inspiruese suksesi vjen nga Vjena, ku Fiona Kabashi, një e re nga Kosova, ka përfunduar me sukses studimet në Universitetin Mjekësor të Vjenës (Medizinische Universität Wien) dhe tashmë do të fillojë punë si mjeke në spitalin ku ka lindur para 25 vitesh.

    Fiona ka marrë titullin Dr. med. univ dhe është një shembull i përkushtimit dhe sakrificës që mund të bëjë një student i përkushtuar. Historia e saj është përshkruar në mënyrë emocionuese edhe nga nëna e saj, Miradije Berisha, mësuese e gjuhës shqipe në Vjenë, e cila ka ndarë dedikimin e saj për Fionën.

    “Fiona, bija jonë e dashur, sot hyn në klinikën ku linde para 25 vitesh, jo si paciente, por si mjeke. Një rreth i plotë, një simbol i bukur i jetës dhe përkushtimit tënd,” shkruan ajo.

    Pavarësisht ofertave të shumta për punë, Fiona ka zgjedhur të kthehet në vendlindjen e saj dhe të shërbejë komunitetin që e ka rritur, duke bërë krenar familjen dhe komunitetin e saj.

    Kjo arritje e saj është një dëshmi për dashurinë ndaj profesionit dhe vendit, si dhe një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë që aspirojnë për sukses në fushat e tyre./albinfo.at

  • Koçiu: 73 mjekë të rinj iu shtuan spitaleve publike në korrik

    Koçiu: 73 mjekë të rinj iu shtuan spitaleve publike në korrik

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se 73 mjekë të rinj u janë bashkuar ekipeve shëndetësore në 25 spitalet publike në vend gjatë muajit korrik, duke plotësuar nevojat dhe forcuar më tej shërbimet shëndetësore për qytetarët.
    Koçiu u shpreh se “aktualisht, 850 mjekë janë në specializim afatgjatë, prej tyre 394 me kontratë pune me MSHMS menjëherë pas përfundimit të studimeve”.
    Sipas ministres Koçiu, që prej rihapjes në vitin 2015 të programit të specializimeve afatgjata në mjekësi, po zbatohet një model i qëndrueshëm për shpërndarjen e mjekëve në të gjithë vendin, duke forcuar shërbimet shëndetësore edhe në spitalet rajonale e bashkiake.
    Mjekët specializantë me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për katër vite gjatë formimit të tyre do të marrin 80% të pagës së mjekut specialist, dhe 100% ata të cilët kryejnë specializimin në degët prioritare “mjekësi familje” dhe “mjekësi urgjence”.
    “Dhe për ata të rinj dhe të reja që zgjedhin specialitetin mjekësi urgjence apo mjekësi familjare, të cilat për ne janë degë prioritare, kemi dhënë mundësinë që të hyhet pa testimin e formalizuar dhe gjatë kohës që kryejnë specializimin, të paguhen me 100% të pagës së mjekut të përgjithshëm”, u shpreh Koçiu.

  • Kredi me 0% interes, Koçiu: Mbi 220 mjekë dhe infermierë përfitues që nga viti 2023

    Kredi me 0% interes, Koçiu: Mbi 220 mjekë dhe infermierë përfitues që nga viti 2023

    Këtë vit, 80 mjekë dhe infermierë do të përfitojnë kredi me 0% interes për blerjen e një banese.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot mesazhin e Najada Qoses, mjeke pediatre në spitalin e Kuçovës, e cila është një nga përfitueset e programit me 0% interes për blerjen e një banese për punonjësit e administratës publike.
    Ministrja Koçiu tha se që prej nisjes së programit në vitin 2023, mbi 220 mjekë dhe infermierë në të gjithë vendin janë mbështetur për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt.
    Nga ana e saj, mjekja Qose thotë se prej tre vitesh është pjesë e spitalit të Kavajës dhe kjo i mundësoi që të aplikoi për përfitimin e një banese me 0% interes.
    “Tashmë, jam përfituese e programit dhe gëzoj shtëpinë time në Tiranë”, tha Qose.
    Përfituesit e këtij programi duhet të jenë të punësuar në administratën publike. Të mos kenë një banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të kenë një banesë nën normat e strehimit.
    Të mos zotërojnë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar dhe të mos jenë përfitues nga programe të tjera të strehimit social.

  • Vodhën pajisje mbrojtëse nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Skocisë gjatë pandemisë dhe i shitën online, dënohet mjekja dhe bashkëshorti i saj

    Vodhën pajisje mbrojtëse nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Skocisë gjatë pandemisë dhe i shitën online, dënohet mjekja dhe bashkëshorti i saj

    Një mjeke dhe bashkëshorti i saj janë dënuar me nga 10 muaj burg secili, pasi përfituan gati 8.000 paund nga shitja e pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) të vjedhura nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Skocisë (NHS Scotland), gjatë muajve të parë të pandemisë së Covid 19.

    Attiya Sheikh, 46 vjeçe, punonte si mjeke në University Hospital Hairmyres, ndërsa bashkëshorti i saj Omer Sheikh nuk ishte pjesë e sistemit shëndetësor.
    Të dy pranuan fajësinë për marrjen dhe shitjen e pajisjeve të vjedhura, që përfshinin maska dhe doreza mjekësore, në periudhën 30 maj dhe 7 tetor 2020.
    Ata i shitën këto artikuj përmes disa llogarive në eBay, duke përfituar 7.827 paund. Gjatë një kontrolli në tetor 2020, policia gjeti 121 kuti me pajisje mbrojtëse në papafingon e shtëpisë së tyre në Thornliebank, East Renfreëshire.
    “Ishte një periudhë ku bota përjetonte frikë dhe ankth të jashtëzakonshëm. NHS përballej me një krizë të paprecedentë dhe mungesë ekstreme të PPE-ve. Ju zgjodhët të përfitonit financiarisht duke shitur këto pajisje të vjedhura. Kjo është një tradhti e thellë ndaj kolegëve dhe shoqërisë”, tha gjyqtarja Sukhwinder Gill, para se të jepte vendimin.
    Ajo shtoi se motivi ishte lakmia e pastër, dhe se si mjeke, Sheikh kishte një detyrim moral për të mbrojtur sistemin dhe pacientët e saj.
    Avokati John Scullion KC tha se mjekja tani është e papunë dhe shtoi se ajo ka jetuar për pesë vite me turpin e veprimit të saj, duke shtuar se ka punuar fort për të kontribuar në shoqëri si mjeke, por tani ka humbur gjithçka për shkak të një vendimi të gabuar.

    Top Channel

  • Çifti i mjekëve dënohen me burg: Shitën pajisje të vjedhura nga NHS gjatë pandemisë për gati 8 mijë paund

    Çifti i mjekëve dënohen me burg: Shitën pajisje të vjedhura nga NHS gjatë pandemisë për gati 8 mijë paund

    Një mjeke dhe bashkëshorti i saj janë dënuar me nga 10 muaj burg secili, pasi përfituan gati 8.000 paund nga shitja e pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) të vjedhura nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Skocisë (NHS Scotland), gjatë muajve të parë të pandemisë së Covid 19.

    Attiya Sheikh, 46 vjeçe, punonte si mjeke në University Hospital Hairmyres, ndërsa bashkëshorti i saj Omer Sheikh nuk ishte pjesë e sistemit shëndetësor.

    Të dy pranuan fajësinë për marrjen dhe shitjen e pajisjeve të vjedhura, që përfshinin maska dhe doreza mjekësore, në periudhën 30 maj dhe 7 tetor 2020.

    Ata i shitën këto artikuj përmes disa llogarive në eBay, duke përfituar 7.827 paund. Gjatë një kontrolli në tetor 2020, policia gjeti 121 kuti me pajisje mbrojtëse në papafingon e shtëpisë së tyre në Thornliebank, East Renfreëshire.

    “Ishte një periudhë ku bota përjetonte frikë dhe ankth të jashtëzakonshëm. NHS përballej me një krizë të paprecedentë dhe mungesë ekstreme të PPE-ve. Ju zgjodhët të përfitonit financiarisht duke shitur këto pajisje të vjedhura. Kjo është një tradhti e thellë ndaj kolegëve dhe shoqërisë”, tha gjyqtarja Sukhwinder Gill, para se të jepte vendimin.

    Ajo shtoi se motivi ishte lakmia e pastër, dhe se si mjeke, Sheikh kishte një detyrim moral për të mbrojtur sistemin dhe pacientët e saj.

    Avokati John Scullion KC tha se mjekja tani është e papunë dhe shtoi se ajo ka jetuar për pesë vite me turpin e veprimit të saj, duke shtuar se ka punuar fort për të kontribuar në shoqëri si mjeke, por tani ka humbur gjithçka për shkak të një vendimi të gabuar.

  • 48-vjeçari pretendon se nëna e tij ndërroi jetë sepse stafi mjekësor…/ Vihen nën hetim 5 mjekë

    48-vjeçari pretendon se nëna e tij ndërroi jetë sepse stafi mjekësor…/ Vihen nën hetim 5 mjekë

    Pesë mjekë janë vënë nën hetim pas denoncimit të një 48-vjeçari i cili pretendon se nëna e tij ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës për shkak se stafi mjekësor nuk i ka dhënë shërbimin e duhur mjekësor.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. Q., 44 vjeç, N. M., 58 vjeç, S. B., 60 vjeç, I. N., 47 dhe A. K., 32 vjeç, banues në Durrës, në Tiranë dhe në Kavajë, me detyrë mjekë në Spitalin Rajonal Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi E. D., 48 vjeç, banues në Durrës, se në këtë spital ka humbur jetën nëna e tij, shtetasja Q. D., 69 vjeçe, dhe pretendon se stafi mjekësor nuk i ka dhënë shërbimin e duhur mjekësor”,- njofton policia.