Tag: mjekë

  • Sherri me thika i infermierëve, Xhaferri: Ministrja Sala do të na garantojë se armët e ftohta i kishin sterilizuara

    Sherri me thika i infermierëve, Xhaferri: Ministrja Sala do të na garantojë se armët e ftohta i kishin sterilizuara

    Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku dy mjekë u përfshinë në një sherr me thika, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri.
    Në një postim në rrjetet sociale, Xhaferri e cilësoi incidentin si tregues të gjendjes së mjeruar ku ndodhet sot sistemi shëndetësor shqiptar. Sipas tij, mjekët që kanë mbetur në vend po zihen për pacientë, ndërsa profesionistët e vërtetë kanë zgjedhur emigracionin.
    Ai ironizoi se ndoshta ministrja e Shëndetësisë do të garantojë se “thikat që përdorën në konflikt ishin të sterilizuara me taksat e shqiptarëve”, duke akuzuar se spitalet janë kthyer në “thertore ku operohet me Manualin e Bandës Onkologjikut”.
    Xhaferri shtoi se këto akte tregojnë pasqyrën e vërtetë të sistemit shëndetësor, ku sipas tij “mercenarët e partisë janë bërë nga mjekë popullorë në shefa pavionesh”, ndërsa mjekët profesionistë janë larguar jashtë vendit.
    Postimi i plotë:
    Sherri me thika i dy mjekëve në Spitalin “Shefqet Ndroqi” tregon edhe njëherë gjendjen e mjeruar ku është katandisur sistemi shëndetësor, ku dhe ato pak mjekë që kanë mbetur zihen me thika për numrin e pacientëve, siç ziheshin dikur fatorinot e furgonave Tiranë-Durrës për pasagjerë.
    Ndoshta sot Ministrja e Shëndetësisë do na garantojë se mjekët thikat që përdorën në konflikt i kishin të sterilizuara me taksat e shqiptarëve, por realiteti është se spitalet i kanë kthyer në thertore ku operohet më Manualin e Bandës Onkologjikut.
    Këto akte vandale janë pasqyra reale e sistemit tonë shëndetësor, ku mjekët profesionistë kanë marrë udhët e mërgimit dhe mercenarët e partisë janë bërë nga mjekë popullorë në shefa pavionesh.

  • Deklarata e kryeministrit për mjekët, Tritan Shehu: Fishekzjarret e Ramës, përze doktorët shqiptarë dhe kërkon të huaj!

    Deklarata e kryeministrit për mjekët, Tritan Shehu: Fishekzjarret e Ramës, përze doktorët shqiptarë dhe kërkon të huaj!

    Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë lidhur me largimin masiv të mjekëve nga vendi.
    Duke iu referuar deklaratës që kryeministri Rama bëri sot për mjekët, Shehu denoncon politikat që sipas tij po dëbojnë profesionistët shqiptarë drejt vendeve të tjera, ndërsa në Shqipëri flitet për sjelljen e mjekëve të huaj në QSUT.
    Kreu i qeverisë tha sot se nuk duhen vendosur limite në ambicie, teksa theksoi “të tërheqim jo vetëm mjekë shqiptarë që janë jashtë, por edhe mjekë të huaj për të punuar bashkë me ju”.
    Lidhur me këtë deklaratë, Tritan Shehu thotë se çdo vit largohen nga Shqipëria rreth 180 mjekë dhe shumë pak prej tyre kthehen.
    “Marrja peng e diplomës, ulja e cilësisë në arsimin mjekësor dhe mungesa e perspektivës i detyron profesionistët tanë të ikin”, shkruan Shehu.
    Sipas tij, qasja aktuale është jo vetëm e gabuar, por edhe dashakeqe ndaj mjekëve shqiptarë që janë specializuar dhe po punojnë me sukses në Europë dhe më gjerë.
    “Në vend që të krijohen kushte për kthimin e tyre, kryeministri deklaron se do sjellë mjekë të huaj në QSUT. Kjo është propagandë e pastër dhe dëshmi paaftësie për të përballuar nevojat reale të sistemit”, shton ai.
    Postimi i Tritan Shehut:
    Fishekzjarret e Rames: perze mjeket shqiptare dhe kerkon mjeke te huaj!!Cdo vit largohen nga Shqiperia reth 180 mjeke.Shume shume pak kthehen me tej…Marja peng e diplomes u be shkak i renies se kerkesave e cilesise per studim ne mjekesi prane UMT.Arbitrariteti sjell vetem pasoja negative!Nderkaq ne Europe e me gjere ka me qindra mjeke shqiptare, qe specializohen apo punojne me nivel te larte profesional.Ky duhet te jete “targeti” yne per te rikthyer ne vend qofte dhe nje pjese te tyre.Jane shume e shume te larguar nga zhgenjimi ketu apo nga aspirata per nivele te larta profesionale, pak rendesi ka kjo.Por qe nuk kthehen sepse ajo cfare u ofron Rama eshte larg pritshmetive te tyre, pavaresisht nostalgjise e dashurise per vendin, familjet…Nuk u ofron asgje reale, vetem propagande bajate!Ai vecse i largon, si shqiptaret ne terresi!Dhe dje ne QSUT deklaron se do sjelle mjeke te huaj!!Absurditete e pa aftesi per tu orientuar per mundesite e nevojat reale te sistemit tone!Apo dashakeqesi per te zbrazur Shqiperine!?

  • Rama: Shqipëria duhet të fillojë të tërheqë mjekë nga jashtë

    Rama: Shqipëria duhet të fillojë të tërheqë mjekë nga jashtë

    Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala u prezantua sot nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me stafin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Rama tha se QSUT duhet të synojë të jetë pjesë e 500 spitaleve më të mira në botë.
    Duke u ndalur te eksodi i bluzave të bardha që ka prekur vendin vitet e fundit, kryeministri Edi Rama theksoi se “Shqipëria duhet të fillojë të tërheqë mjekë nga jashtë”. Sipas tij synimi nuk duhet të jetë vetëm rikthimi i mjekëve shqiptarë që punojnë jashtë, por dhe krijimi i një ambienti për të tërhequr mjekë të huaj.

  • Rama zbulon synimin e tij nga QSUT: Duhet të tërheqim mjekë të huaj, t’i sjellim në Shqipëri

    Rama zbulon synimin e tij nga QSUT: Duhet të tërheqim mjekë të huaj, t’i sjellim në Shqipëri

    Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të shtunë ministren e re të Shëndetësisë, mjeken Evis Sala.
    Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Rama deklaroi se kjo qendër duhet të synojë të jetë pjesë e 500 spitaleve më të mira në botë.
    Rama shtoi se Shqipëria duhet të fillojë të tërheqë mjekë nga jashtë. Sipas tij synimi nuk duhet të jetë vetëm rikthimi i mjekëve shqiptarë që punojnë jashtë, por dhe krijimi i një ambienti për të tërhequr mjekë të huaj.
    “Duhet ta shohim si të natyrshme që të tërheqim jo vetëm mjekë shqiptarë që janë jashtë, por edhe mjekë të huaj për të punuar bashkë me ju. Jemi në momentin e duhur për të rienergjizuar veten dhe për ta parë çdo gjë si një fillim të ri”, u shpreh Rama.
    Ai theksoi se infrastruktura moderne e QSUT është tashmë në nivelin e spitaleve më prestigjioze, por sfida kryesore mbetet cilësia e shërbimit.
    “Nuk mund të pretendojmë të hyjmë në 100 spitalet më të mira të botës, për 1001 arsye. Por s’kemi pse QSUT të mos e kemi në 500 spitalet më të mira të botës”, shtoi kreu i qeverisë.
    Sipas tij, problemi nuk lidhet me profesionalizmin e mjekëve, por me integritetin dhe aftësinë e të gjithë trupës për të prodhuar sukses në mënyrë të përbashkët.

  • Rama prezanton Ministren e re të Shëndetësisë: Ka spikatur si akademike, si mjeke dhe si drejtuese

    Rama prezanton Ministren e re të Shëndetësisë: Ka spikatur si akademike, si mjeke dhe si drejtuese

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Sala ka spikatur si akademike si mjeke dhe si drejtuese në shumë spitale apo institute në botë. Më tej Rama theksoi se figura e ministres së re është shumë e vlerësuar dhe me një karrierë prej 30 vitesh.
    “Jam krenar dhe shpresëplotë për të ardhmen e shërbimit tonë shëndetësor. Sot duhet t’ju prezantoj me shefen e re të shërbimit të shendestësisë, Evis Sala. Ka spikatur si akademike, si mjeke dhe si drejtuese”, tha Rama

  • OBSH: Shqipëria rrezikon boshatisjen nga mjekët, çdo vit largohet një brez i ri

    OBSH: Shqipëria rrezikon boshatisjen nga mjekët, çdo vit largohet një brez i ri

    Bota E Enjte, 18 Shtator 2025 10:24
    Emigrimi i mjekëve shqiptarë po kthehet në kërcënim serioz për sistemin shëndetësor të vendit. Sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mesatarisht rreth 150 mjekë largohen çdo vit nga Shqipëria, një shifër pothuajse e barabartë me numrin e studentëve që diplomohen çdo vit në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Kjo do të thotë se praktikisht, çdo brez i sapodiplomuar rrezikon të emigrojë menjëherë pas përfundimit të studimeve.
    Të dhënat e publikuara tregojnë se deri në vitin 2020, 1 060 mjekë të diplomuar në Shqipëri punonin tashmë në 38 vende të botës. Vetëm Gjermania regjistronte 988 mjekë shqiptarë në vitin 2021, nga vetëm 149 që kishte në vitin 2013 – një rritje mbi gjashtëfish. Kjo lidhet ngushtë me politikat gjermane pas vitit 2015, të cilat njohën diplomat e Ballkanit Perëndimor dhe ofruan procedura të shpejta për punësimin e mjekëve.

    Numri i kërkesave për Certifikatën e Mirëqenies Profesionale – dokument i domosdoshëm për të ushtruar profesionin jashtë vendit – është rritur ndjeshëm nga viti 2013 deri më 2023. Ndërkohë, një anketë me mjekë shqiptarë që punojnë jashtë vendit zbulon se 73.6% e tyre janë të moshës 25 deri në 40 vjeç, me një shpërndarje të barabartë mes gjinive. Pjesa më e madhe janë të martuar, shpesh me partnerë të huaj, gjë që ul ndjeshëm mundësinë e rikthimit në Shqipëri.

    Sipas studimeve të zhvilluara nga Gëdeshi dhe King, rreth 22% e mjekëve të trajnuar në Shqipëri sot ushtrojnë profesionin jashtë vendit. Një fenomen i ngjashëm është vërejtur edhe tek infermierët: nga viti 2010 deri në vitin 2019, janë larguar 2 246 infermierë, kryesisht drejt Italisë dhe Gjermanisë.

    Pasojat janë të dukshme. Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për 1 000 banorë në Ballkanin Perëndimor dhe renditet e dyta nga fundi për numrin e infermierëve. Njëkohësisht, migrimi i brendshëm drejt Tiranës ka lënë spitalet rajonale dhe ato në zonat rurale me mungesa serioze stafi, duke e vështirësuar ofrimin e shërbimeve shëndetësore bazë.
    Për të frenuar këtë valë emigrimi, qeveria ka aplikuar rritje të ndjeshme pagash. Aktualisht, mjekët specialistë përfitojnë rreth 1 600 euro bruto në muaj, mjekët e përgjithshëm 1 200 euro dhe infermierët rreth 800 euro. Megjithatë, diferenca me vendet e Bashkimit Europian mbetet e thellë: një infermier në Gjermani fiton mesatarisht 2 900 euro bruto, mbi trefishi i pagës në Shqipëri.
    Ekspertët theksojnë se me rreth gjysmën e studentëve të mjekësisë ende të pavendosur për të ardhmen dhe me Gjermaninë si destinacionin kryesor të tyre, emigrimi i profesionistëve shëndetësorë pritet të vijojë. Raporti i OBSH-së paralajmëron se përmirësimi i kushteve të punës dhe krijimi i politikave nxitëse për rikthimin e mjekëve do të jenë vendimtare për të shmangur boshatisjen e mëtejshme të spitaleve shqiptare.

  • Rama: Ministria e Shëndetësisë do të drejtohet nga Evis Salaj

    Rama: Ministria e Shëndetësisë do të drejtohet nga Evis Salaj

    Edi Rama, kryeminister

    TIRANE- Ministria e Shëndetësisë do të drejtohet nga profesoresha Evis Salaj. Rama e prezantoi si një shembull suksesi, me një eksperiencë dhe CV mbresëlënëse në punët e saj në botë. Ajo është një mjeke radiologe e cila ka kryer studimet në Shqipërëi fillimisht dhe më pas ka punuar në qendrat dhe spitalet më prestigjioze të botës. 
    “Shëndetësinë do ta drejtojë një ish-studente. Ajo ka spikatur si akademike, mjeke dhe drejtuese e qendrave spitalore në botë. CV është një dokument më i gjatë se fjalimi im sot ku flitet për një sërë kërkimesh dhe punësh shkencore. Profesore Evis Salaj, do të lejë Romën dhe do të vijë këtu”-tha Rama. /ZËRI

  • Vijon largimi i bluzave të bardha, Gjermania nuk i ndahet mjekëve shqiptarë

    Vijon largimi i bluzave të bardha, Gjermania nuk i ndahet mjekëve shqiptarë

    Largimi i bluzave të bardha nga Shqipëria është një fenomen që nuk ndalet. Vetëm gjatë vitit të kaluar, 146 mjekë kërkuan çertifikatën e sjelljes së mirë, prej të cilëve 19 prej tyre mjekë specialistë.

    “Viti që ka pasur numrin më të lartë të kërkesave për tërheqjen e çertifikatave ka qenë viti 20 22, 191, ku 30 prej tyre kanë qenë mjekë specialistë. 2023-2024: 147 mjekë, 19 mjekë specialistë dhe ky 6-mujor që përmendëm është 65”, tha Kontilia Rapo, sekretare e përgjithshme, Urdhri i Mjekut.
    Gjermania vazhdon të mbetet destinacioni kryesor për mjekët shqiptarë, ndjekur nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Britania e Madhe.

    “Gjermania mban vend të parë, pati një fluks edhe nga shteti italian, vendi i tretë Amerika, një rritje të aplikimeve dhe Britania.”
    Megjithatë, sipas ekspertëve, në vitet pasardhëse pritet që numri i largimeve të mjekëve të rinj të bjerë, për shkak të ndryshimeve ligjore në arsimin e lartë që i detyrojnë ata të punojnë për disa vite në Shqipëri para se të largohen.
    “Në bazë të ndryshimeve ligjore që i bënë arsimit të lartë sidomos, do të kemi një ulje, sepse deri në tri vite një mjek i mirë duhet të punojë dhe të nënshkruajë një kontratë. Pas 2026 do të kemi një tendencë uljeje për largim, të paktën të brezit të ri.”
    Një prej arsyeve kryesore të largimit të mjekëve nga Shqipëria lidhet me mundësitë për një ekonomi më të mirë jashtë vendit. Paga më të larta dhe kushtet më të favorshme të punës janë nxitja kryesore për emigrimin e bluzave të bardha.
    /vizionplus.tv

  • Rama në Forumin e Bled-it këshillon Europën: Është si një pacient me 27 mjekë, të bëhet si SHBA

    Rama në Forumin e Bled-it këshillon Europën: Është si një pacient me 27 mjekë, të bëhet si SHBA

    Edi Rama

    SLLOVENI-Kryeministri Edi Rama ndodhet në Slloveni, ku po merr pjesë në Edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bled-it. Rama ka komentuar situatën e Bashkimit Evropian me një metaforë, duke e krahasuar unionin si “pacientë me 27 mjekë”. Sipas tij, Europës i duhet të vendosë nëse do të thellojë integrimin për t’u bërë një entitet i ngjashëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo “do të shpërbehet në copa të ndryshme se gjithsecilin se sateliti i kujt do të bëhesh”.
    Edi Rama: Europa është si një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë që mund të trajtojnë problemet që mund të ketë cdo organ. Dua tu them atyre që janë brenda në BE që të jenë më të lumtur, sepse është një vend shumë i mirë, për të gjithë ata që janë aty. Problemet në Evropë nuk lidhen me faktin që Evropa është një bashkim duhet të jetë më i fortë dhe që shumë gjera duhet të ndryshojnë. Këta patologët duhet të specializohen, për të pasur një bashkim tërësor që kujdeset për të gjithë organizmin e pacientit, në të kundërt do kemi një rënie të pashmangshme. Mendoj se problemi që ka Evropa është se çfarë drejtimi do të marrë. Do të thellohet në rrugën e saj për tu shndërruar në SHBA apo do të shpërbehet në copa të ndryshme se gjithsecilin se sateliti i kujt do të bëhesh, sepse nuk ka shans që të ndahesh dhe të dalësh nga ky klub i madh dhe pastaj të kesh ndonjë histori të lavdishme përveçse të bëhesh sateliti i dikujt tjetër. Nga ana tjetër Evropa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike e administratës, që mund të jetë një gjë e mirë nga ana tjetër, po nga ana tjetër hartimi i tepruar i rregulloreve edhe përpara se diçka të nisë, në Amerikë psh shpikin OpenAI, ndërsa në Evropë shpikin rregulloren që dikush të  vijë të shkojë në të njëjtën drejtim. Kjo e bën Evropën më të vështirë si mjedis për biznesin. 

  • “Evropa, si një pacient me 27 mjekë”, Rama në Slloveni: Këta ‘patologë’ duhet të specializohen për të pasur një bashkim

    “Evropa, si një pacient me 27 mjekë”, Rama në Slloveni: Këta ‘patologë’ duhet të specializohen për të pasur një bashkim

    Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Slloveni, ku po merr pjesë në edicioni i 20- të i Forumit  Strategjik të Bledit.

    Ai është i ftuar në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian.
    Rama: Shpresojmë që të tjerët të bien dakord me martën, Evropa është si një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë e bën më të ndërlikuar që trajtojnë problemet që mund të jetë çdo organ, ata duhet të jenë më të lumtur, është një vend shumë i mirë për të gjithë ata që janë aty. Problemet në Evropë lidhen me faktin që bashkimi duhet të jetë më i fortë, këta patologët duhet të specializohen paksa për të pasur një bashkim, ndryshe do të kemi një rënie të pashmangshme.