Një situatë alarmante mjedisore është regjistruar në brigjet e Adriatikut, ku plazhet pranë grykëderdhjes së lumit Shkumbin janë tejmbushur me mbetje plastike, metalike dhe materiale bimore. Fenomeni ka prekur veçanërisht plazhin e Divjakës dhe zonën e Vilë-Boshtovës në bashkinë e Rrogozhinës. Sasia e mbetjeve, sipas ekspertëve, është rezultat i viteve të akumulimit përgjatë rrjedhës së përroit dhe lumit Shkumbin, që nga Përrenjasi, Librazhdi, Elbasani, Cërriku, Peqini dhe deri në Rrogozhinë. Peshkatarët që frekuentojnë prej vitesh zonën e grykëderdhjes shprehen se një ndotje kaq masive nuk është parë prej dekadash.
“Kaq shumë mbetje të ardhura nga lumi nuk kemi parë kurrë. Situata është jashtë kontrollit,” shprehet një peshkatar nga Vilë-Boshtova. Një pamje po aq shqetësuese paraqitet edhe në Divjakë, ku nga grykëderdhja e Shkumbinit deri pranë grykëderdhjes së Semanit janë depozituar shtresa deri në 1.5 metra leshterikësh të përzier me mbetje drusore dhe plastike. Vizitorët që vizitojnë për herë të parë Parkun Kombëtar Divjakë–Karavasta shprehen të mahnitur nga natyra, por të zhgënjyer nga ndotja masive.
“Natyra është e mrekullueshme, por mbetjet kudo japin një shije të hidhur,” thotë Xhorxhi Lako, vizitor nga Amerika. Shoqatat mjedisore paralajmërojnë se situata përbën një katastrofë të vërtetë ekologjike, e cila nuk mund të zgjidhet vetëm me vullnetarizëm. Bashkitë Divjakë dhe Rrogozhinë, sipas tyre, nuk kanë fondet e nevojshme për të menaxhuar volumin e madh të mbeturinave.
Shkëlqim Bylykbashi, kreu i shoqatës “Horizont EU”, dhe Altin Hila, drejtues i shoqatës “Monark”, theksojnë se ndërhyrja duhet të nisë në burimin e ndotjes, përgjatë gjithë rrjedhës së Shkumbinit, për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla që tashmë kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel ndërkombëtar. Autoritetet lokale dhe organizatat mjedisore kërkojnë një plan të koordinuar emergjent për të menaxhuar krizën dhe për të mbrojtur ekosistemin e rrezikuar të Adriatikut.
Tag: mjedisore
-

Situatë alarmante/ Katastrofë mjedisore në brigjet e Adriatikut, dhe plazhet e Divjakës, të mbuluara nga mbetjet
-

Qeveria braktis mjedisin/ Nga 600 mln euro taksa, çon më pak se 2% në këtë fushë
Qeveria shqiptare grumbullon më shumë se 600 milionë euro taksa mjedisore, por nuk çon për mbrojtjen e mjedisit as 2 për qind të tyre referuar të dhënave zyrtare.
Sipas INSTAT në vitin 2023 të ardhurat nga taksa mjedisore arritën në 60.4 miliardë lekë ose rreth 620 milionë euro.
Në të njëjtin vit programi për mbrojtjen e mjedisit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit ishte vetëm 970 milionë lekë ose 1.7% e të ardhurave që mblidhen nga taksat mjedisore.
Gati 90 për qind e taksave mjedisore janë kontribut i taksave në sektorin e energjisë dhe atë të transportit.
Teksa çështjet mjedisore janë duke u bërë vitit pas viti më të mprehta për menaxhim ato nuk po marrin vëmendjen e duhur nga qeveria me financime, në një kohë që ndryshimet e klimës po kthehen në një rrezik real për qëndrueshmërinë ekonomike.
Vetëm përmbytjet e muajit nëntor kanë krijuar dëme që përllogaritën në miliona në euro në bujqësi dhe në asetët fizike të infrastrukturës publike.
Parimisht të ardhurat nga taksat mjedisore ekzistojnë për të mbrojtur mjedisin, por në praktikë, ato hyjnë në arkën e përgjithshme të shtetit njësoj si çdo taksë tjetër dhe nuk kanë detyrimisht kanë destinacion të dedikuar për mjedisin.
Edhe në vendet e BE vetëm një pjesë relativisht e vogël e taksave mjedisore përfundon në investime konkrete për mbrojtjen e mjedisit si, reduktimi i ndotjes së ajrit, restaurimi i biodiversitetit.
Vlerësimet tregojnë se në shumë vende të BE-se shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit nuk arrijnë as 50 për qind te të ardhurave te grumbulluara nga taksat mjedisore, por në Shqipëri ky raport nuk është as 2%.
Në vitin 2023 të ardhurat nga taksat e mjedisit zunë 9.4% te të ardhurave buxhetore.
Në BE Greqia dhe Bullgaria mbledhin më shumë taksa për mjedisin, por ato që shpenzojnë më shumë fonde buxhetore për çështjet mjedisore janë Gjermania, Franca dhe Italia.
Fondi Monetar Ndërkombëtar i sheh taksat dhe shpenzimet mjedisore si një instrument ekonomik që duhet të funksionojë jo vetëm për të mbrojtur mjedisin, por edhe për të ruajtur stabilitetin fiskal të vendeve.
Por gjithashtu FMN mbështet taksimin e karbonit dhe taksa të tjera për ndotjen, duke i konsideruar ato si mënyrat më efikase për të ulur emetimet dhe për të orientuar ekonominë drejt energjive të pastra. Sipas Fondit taksat e mjedisit duhet të kthehen në investime që prodhojnë përfitime afatgjata.
Pavarësisht nëse përdoren për zgjerimin e transportit publik, përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve, për energji të rinovueshme apo për mbështetjen e familjeve të cenueshme që preken nga çmimet më të larta të energjisë, shpenzimet që burojnë nga taksat mjedisore duhet të krijojnë një cikël pozitiv ekonomik dhe social.
FMN nënvizon se, investimet e tilla rrisin produktivitetin, ulin kostot shëndetësore të ndotjes dhe i bëjnë vendet më të qëndrueshme ndaj krizave klimatike./Monitor -

Alarm mjedisor në Shkodër/ Bregdeti i Velipojës, mbushet me tonelata mbetje plastike
Velipoja po përballet me një situatë alarmante mjedisore, pasi bregdeti është mbuluar nga tonelata mbetjesh plastike të sjella në brigjet e saj pas reshjeve të dendura dhe detit të trazuar të ditëve të fundit.
Gjatë ditës së hënë, në zonën bregdetare vërehet se disa biznese lokale kishin nisur procesin e pastrimit të rërës, duke ndërhyrë për largimin e mbeturinave të shumta të depozituara përgjatë vijës bregdetare.
Situata ka sjellë reagimin e shoqatave mjedisore, të cilat kanë njoftuar organizimin e një aksioni të gjerë pastrimi më 10 dhjetor, me fokus bregdetin e Velipojës.
Ndikimi i ndotjes që vjen nga territori shqiptar është ndjerë edhe jashtë kufijve. Ditë më parë, në Kroaci, në portin e vjetër të Dubrovnikut dhe plazhin Banje, janë konstatuar sasi të mëdha mbetjesh plastike të mbërritura nga Shqipëria, të identifikuara përmes etiketave dhe simboleve në ambalazhe. -

Krimet mjedisore kalojnë pa ndëshkim, statistikat zbulojnë: Mbi 70% e procedimeve penale nuk fillojnë fare, ose mbyllen gjatë rrugës
Autorët e krimeve mjedisore nuk ndëshkohen në të shumtën e rasteve.
Mbi 90% e dëmeve në mjedis janë proceduar si kundërvajtje administrative, por edhe gjobat e vendosura janë kryesisht të pambledhura, me vetëm 11.4% të tyre të arkëtuara.
Studimi i Qendrës Burimore të Mjedisit, i mbështetur nga Bashkimi Europian, tregon se vepra si djegia e mbeturinave apo prerja e pyjeve klasifikohen si fenomene të krimit pa autor.
Drejtori i REC, Shqipëri, Mihallaq Qirjo thotë: “Mbi 70% e procedimeve penale nuk fillojnë fare ose mbyllen rrugën. Djegia e pyjeve si një plagë kombëtare nuk ka asnjë gjykim për veprën penale gjatë 2025 ‘shkatërrimi me zjarr i pyjeve’”.
Raporti e bën të qartë që krimi mjedisor nuk është ende në prioritetet kyçe të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Në të njëjtën kohë duhet theksuar se është rritur ndërgjegjësimi i autoriteteve shqiptare për nevojën e forcimit të masave në këtë fushë. Si BE jemi në procesin e mbështetjes me asistencë ndaj Policisë, SPAK-ut, për të qenë më proaktiv në trajtimin e krimeve mjedisore”.
Për shkatërrimin e natyrës, drejtësia ose vonon ose mungon, me një peshë të pakonsiderueshme prej 0.25% të çështjeve të regjistruara në Gjykatën e Apelit.Top Channel
-

Katastrofa mjedisore gati të ndodhë… Mali me plehra mbin nga hiçi pranë lumit në Angli
Një mal me mbeturina të hedhura ilegalisht pranë një lumi në zonën rurale jashtë Oxford-it ishte aq i madh sa mund të shihej nga hapësira, por pak njerëz në Tokë duket se e kishin vënë re.
Associated Press shkruan se grumbulli me plehra i fshehur pas një rreshti të dendur pemësh pranë një autostrade të ngarkuar, grumbulli arriti gjatësinë e tre pishinave olimpike dhe lartësinë e një shtëpie dykatëshe, ndërsa shoferët kalonin pa e ditur çfarë ndodhej aty.
Si përfunduan mbeturinat aty dhe sa kohë ka që grumbulli është rritur mbetet mister, por zbulimi i fundit ka shkaktuar zemërim për një krizë mjedisore në zhvillim dhe ka tërhequr vëmendjen ndaj përpjekjeve të vështira të Anglisë për të luftuar bandat kriminale të dyshuara për hedhje të paligjshme të mbetjeve.
“Si arritën të shmangin vëmendjen është tronditëse,” tha Liz Gyekye nga organizata mjedisore Thames21.
“Le të shpresojmë që autorët të kapen shpejt dhe të ndëshkohen për krimet e tyre.
Kjo është një katastrofë mjedisore që po ndodh në pragun e një prej lumenjve më të çmuar të vendit tonë.”
Me ardhjen e shirave të dimrit dhe mbeturinat që ndodhen në një zonë të rrezikuar nga përmbytjet, ka ngritur shqetësime se ato mund të përfundojnë në lumin Cherwell, i cili kalon përmes kampusit të Universitetit të Oxford-it përpara se të bashkohet me lumin Thames që rrjedh drejt Londrës dhe më pas në det.
Edhe pse u raportua në media vetëm javën e kaluar, Agjencia e Mjedisit në Angli tha se e kishte identifikuar zonën si një vend me rrezik të lartë për mbetje të paligjshme që në korrik dhe kishte lëshuar një urdhër ndalimi.
Agjencia mori një urdhër gjykate muajin e kaluar për të mbyllur zonën pasi mësoi se hedhja e mbeturinave po vazhdonte, dhe tani po hetohet si një krim.
Nuk është e qartë kur filloi hedhja, por pamjet satelitore të siguruara nga Thames21 tregojnë fusha të gjelbëruara në prill të vitit 2024 dhe një vijë të bardhë mbeturinash mes dy rreshtave pemësh në korrik.
Disa javë para se publiku të mësonte për grumbullin pranë autostradës A34, afër fshatit Kidlington, qeveria u kritikua nga një komitet parlamentar për veprimet e ngadalta ndaj një problemi që, sipas agjencisë, i kushton ekonomisë së Anglisë 1 miliard paund (1.3 miliard dollarë) në vit.
Sipas një raporti të fundit nga Komiteti për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike në Dhomën e Lordëve, çdo vit në Angli hidhen ilegalisht aq shumë mbeturina sa do të mbushnin stadiumin Wembley me 90 mijë vende plot 35 herë.
Komiteti i bëri thirrje qeverisë të veprojë me ashpërsi ndaj grupeve të krimit të organizuar që dyshohet se qëndrojnë pas këtij problemi.
“Pavarësisht përmasave dhe seriozitetit të krimeve, të ngritura nga qytetarët në shumë raste, kemi gjetur dështime të shumta nga Agjencia e Mjedisit dhe agjenci të tjera, nga reagime të ngadalta ndaj raportimeve të përsëritura publike (si në rastin e Hoads Wood, Kent) deri te mungesa e theksuar e dënimeve të suksesshme,” tha Shaista Ahmad Sheehan, kryetare e komitetit.
Fenomeni i hedhjes së gjithçkaje, nga qeset me mbetje shtëpiake te pajisjet dhe mobiliet, në qytete dhe zona rurale është një problem në rritje.
“Fly-tipping”, siç njihet në Mbretërinë e Bashkuar, është një term që përshkruan hedhjen e mbeturinave në mënyrë të shpejtë, shpesh nga një automjet në lëvizje.
Praktika është burim shqetësimi për pronarët e tokave dhe pushtetin lokal, si dhe një njollë për një vend krenar për bukurinë e tij natyrore.
Organizata Keep Britain Tidy tha se sipas të dhënave qeveritare, kishte mbi 1.1 milion raste të “fly-tipping” gjatë vitit 2023–24, një rritje prej 6% nga viti i mëparshëm.
Shpesh kryhet nga operatorë të paautorizuar që ofrojnë të largojnë mbeturina me çmime të ulëta, duke përdorur furgonë pa shenja identifikuese.
Është një krim i vështirë për t’u ndaluar dhe mund të jetë i kushtueshëm për pronarët e tokave nëse mbeturinat përfundojnë në pronën e tyre.
Shenja “Ndalo hedhjen e mbeturinave” janë të zakonshme në zona të izoluara urbane dhe përgjatë rrugëve rurale, ku shembuj të mbeturinave të shpërndara ose të grumbulluara nuk janë të rralla.
Malet kolosale me mbeturina të hedhura nga grupe të organizuara që përdorin kamionë të mëdhenj paraqesin një sfidë shumë më të madhe. -

Anës lumenjve: Ndotje masive nga landfillet klandestine të mbetjeve
Nga jugu në veri, shtretërit e lumenjve janë mbushur me venddepozitime ilegale të mbetjeve urbane, duke shkaktuar dëme mjedisore dhe shëndetësore, ndërkohë që institucionet përgjegjëse bëjnë një sy qorr.
Tonelata mbetjesh bashkohen me ndotjen rreth inceneratorit të Elbasanit, ndërsa në rrjedhën e Shkumbinit mbërrijnë plehra të tjera nga venddepozitimet anës përroit Papër. Më tej, në Peqin, grumbuj mbetjesh dhe inertesh derdhen direkt në lumë.
Dikur me ujë të kristaltë, lumi i Shkumbinit është sot një nga më të ndoturit në vend.
“I gjithë lumi Shkumbin është një hotspot i madh, sepse venddepozitimet buzë Shkumbinit nuk u rehabilituan asnjëherë. Nuk e di nëse bashkitë janë duke i derdhur mbetjet në landfillin e Elbasanit” thotë Ornela Çuçi, eksperte e mjedisit.
Por Shkumbini nuk është i vetmi. Nga jugu në veri, në shtretërit e lumenjve derdhen prej vitesh pirgje me plehra në venddepozitime të paligjshme, duke i ndotur ujërat me grumbuj plastike, qese që valëviten në pemët përreth dhe inerte që ngrihen si kodra dhe rrëshqasin në ujë.
Në lumin Devoll që kalon pranë Gramshit, mbetje urbane dhe inerte gjenden në shtratin e lumit, duke pritur stinën e rreshjeve që t’i zhvendosë prej aty drejt liqenit të Banjës. Në Obot të Shkodrës në veri të vendit, përrenjtë që zbresin drejt lumit Buna sjellin mbetje të vendbanimeve përreth, njësoj si në brigjet e lumenjve Fan dhe Gjadër, ku gjenden vendgrumbullime të paligjshme mbetjesh që përfundojnë në detin Adriatik.
Ekspertët e mjedisit fajësojnë sistemin jofunksional të menaxhimit të mbetjeve urbane në Shqipëri, sikurse institucionet përgjegjëse dhe vetë qytetarët.
Sipas Denisa Kasës, aktiviste mjedisore, një pjesë e madhe e komuniteteve lokale nuk janë ende të ndërgjegjësuar për dëmet mjedisore.
“Ne si pjesë e shoqërisë civile, vazhdimisht kemi organizuar pastrime përgjatë lumenjve, por edhe aktivitete për t’u njohur me lumenjtë. Duhet të kemi parasysh se një pjesë e madhe e komuniteteve dhe njerëzve nuk janë të ndërgjegjshëm për vijimësinë e një lumi nga fillimi deri në fund dhe çfarë ndodh përgjatë tij,” tha Kasa.
Edhe Aleko Miho, profesor në Departamentin e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës e vendos theksin te nevoja për ndërgjegjësim.
“Pjesa qytetare është e rëndësishme, kështu që të gjithë së bashku duhet të luftojmë për ndërgjegjësimin si shoqëri. Shoqëria ka nevojë shumë të ndërgjegjësohet për këtë gjë, shkolla ka të bëjë shumë për edukimin mjedisor,” tha ai.
Mes dhjetra venddepozitimeve klandestine, ka edhe nga ato që janë të certifikuara dhe përdoren nga pushteti vendor në kundërshtim me parashikimet ligjore. Landfille të tilla janë veçanërisht problematike për lumin e Vjosës.
“Në Vjosë kemi disa vendgrumbullime që janë shumë afër lumit. Kemi të Këlcyrës, të Tepelenës, pra gjatë gjithë Vjosës kemi disa vendgrumbullime mbetjesh. Sa më afër lumit, kuptohet që ndotja është shumë direkte në lumë,” thotë Besjana Guri, drejtuese e qendrës mjedisore “Lumi”.
Edhe profesori Aleko Miho është i shqetësuar për ndotjen e lumit Vjosa, i shpallur Park Kombëtar nga qeveria shqiptare.
“Përgjatë Vjosës ka disa shkarkime që vijnë nga zonat e banuara, që janë shkarkime të lëngëta që i shihni dhe nuk i shihni. Ne shpesh shohim ato që janë të dukshme, një landfill apo shpërndarje gjatë lumit apo në deltën e tij të mbetjeve plastike. Por ndotja është e shpërndarë, ka në lumë, ka në të gjithë pellgun e saj,” tha Miho.
Efektet e ndotjes së lumenjve nga mbetjet i kanë kapërcyer kufinjtë e Shqipërisë. Prej vitesh, Mali i Zi dhe Kroacia ankohen për mbetjet e plastikës, të cilat zhvendosen në hapësirën e tyre përmes rrymave detare.
“Fatmirësisht në Shqipëri, rrymat bregdetare nuk na i lënë të gjitha mbetjet që ne depozitojmë në detin Adriatik, por i marrin rrymat bregdetare dhe i çojnë në Kroaci ose në fund të brigjeve të Malit të Zi. Kësisoj, duke e hequr nga momenti jonë, ne i marrim mbetjet dhe i fshehim poshtë tapetit si gjithmonë,” thotë Ornela Çuçi. “Në këtë rast, tapeti ynë i poshtëm qenka Kroacia, dhe ata ankohen,” shtoi ajo.
Profesori Aleko Miho thotë se mbetjet e plastikës në lumenjtë e Shqipërisë shkaktojnë probleme të shumta mjedisore dhe shëndetësore, ndaj ai bën thirrje që këtë dëm ta paguajnë ndotësit.
“Një plastikë në ujë ka gjithë kohën të shpërbëhet dhe të lëshojë mikroplastika, pjesa më e madhe e të cilave janë kancerogjene,” shpjegon Miho.
“Ndotësi duhet të paguajë. Edhe qytetari që ndot duhet të paguajë, edhe ai që shkarkon plehra në buzë të lumit pa pyetur duhet të paguajë, edhe bashkia që nuk kujdeset për mbledhjen e plehrave ka pjesën e vet të përgjegjësisë,” shton më tej ai.
Pas dështimit të investimeve prej dhjetramilionë eurosh në trajtimin e mbetjeve urbane, qeveria ka përgatitur së fundmi një tjetër ligj dhe strategji. Por ekspertët e mjedisit janë mosbesues për aplikimin e tyre në praktikë.
“Kjo çështja e strategjive ka filluar të bëhet komike. Strategjia e parë që u bë në 2011 u pa që ishte implementuar shumë pak. Me ndihmën e GIZ u bë strategjia tjetër. Tashmë është bërë nevoja për një strategji pas 5 vitesh sërish, çka do të thotë që ne jemi të paaftë edhe të planifikojmë çfarë duhet të bëjmë, dhe kjo kryesisht për shkak të mosmenaxhimit të qartë të veprave madhore në këtë vend,” përfundoi Çuçi./Reporter.al
-

‘Institucionet bëjnë një sy qorr’, BIRN: Anës lumenjve, ndotje masive
Nga jugu në veri, shtretërit e lumenjve janë mbushur me venddepozitime ilegale të mbetjeve urbane, duke shkaktuar dëme mjedisore dhe shëndetësore, ndërkohë që institucionet përgjegjëse bëjnë një sy qorr.
Tonelata mbetjesh bashkohen me ndotjen rreth inceneratorit të Elbasanit, ndërsa në rrjedhën e Shkumbinit mbërrijnë plehra të tjera nga venddepozitimet anës përroit Papër. Më tej, në Peqin, grumbuj mbetjesh dhe inertesh derdhen direkt në lumë.
Dikur me ujë të kristaltë, lumi i Shkumbinit është sot një nga më të ndoturit në vend.
“I gjithë lumi Shkumbin është një hotspot i madh, sepse venddepozitimet buzë Shkumbinit nuk u rehabilituan asnjëherë. Nuk e di nëse bashkitë janë duke i derdhur mbetjet në landfillin e Elbasanit” thotë Ornela Çuçi, eksperte e mjedisit.
Por Shkumbini nuk është i vetmi. Nga jugu në veri, në shtretërit e lumenjve derdhen prej vitesh pirgje me plehra në venddepozitime të paligjshme, duke i ndotur ujërat me grumbuj plastike, qese që valëviten në pemët përreth dhe inerte që ngrihen si kodra dhe rrëshqasin në ujë.
Në lumin Devoll që kalon pranë Gramshit, mbetje urbane dhe inerte gjenden në shtratin e lumit, duke pritur stinën e rreshjeve që t’i zhvendosë prej aty drejt liqenit të Banjës. Në Obot të Shkodrës në veri të vendit, përrenjtë që zbresin drejt lumit Buna sjellin mbetje të vendbanimeve përreth, njësoj si në brigjet e lumenjve Fan dhe Gjadër, ku gjenden vendgrumbullime të paligjshme mbetjesh që përfundojnë në detin Adriatik.
Ekspertët e mjedisit fajësojnë sistemin jofunksional të menaxhimit të mbetjeve urbane në Shqipëri, sikurse institucionet përgjegjëse dhe vetë qytetarët.
Sipas Denisa Kasës, aktiviste mjedisore, një pjesë e madhe e komuniteteve lokale nuk janë ende të ndërgjegjësuar për dëmet mjedisore.
“Ne si pjesë e shoqërisë civile, vazhdimisht kemi organizuar pastrime përgjatë lumenjve, por edhe aktivitete për t’u njohur me lumenjtë. Duhet të kemi parasysh se një pjesë e madhe e komuniteteve dhe njerëzve nuk janë të ndërgjegjshëm për vijimësinë e një lumi nga fillimi deri në fund dhe çfarë ndodh përgjatë tij,” tha Kasa.
Edhe Aleko Miho, profesor në Departamentin e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës e vendos theksin te nevoja për ndërgjegjësim.
“Pjesa qytetare është e rëndësishme, kështu që të gjithë së bashku duhet të luftojmë për ndërgjegjësimin si shoqëri. Shoqëria ka nevojë shumë të ndërgjegjësohet për këtë gjë, shkolla ka të bëjë shumë për edukimin mjedisor,” tha ai.
Mes dhjetra venddepozitimeve klandestine, ka edhe nga ato që janë të certifikuara dhe përdoren nga pushteti vendor në kundërshtim me parashikimet ligjore. Landfille të tilla janë veçanërisht problematike për lumin e Vjosës.
“Në Vjosë kemi disa vendgrumbullime që janë shumë afër lumit. Kemi të Këlcyrës, të Tepelenës, pra gjatë gjithë Vjosës kemi disa vendgrumbullime mbetjesh. Sa më afër lumit, kuptohet që ndotja është shumë direkte në lumë,” thotë Besjana Guri, drejtuese e qendrës mjedisore “Lumi”.
Edhe profesori Aleko Miho është i shqetësuar për ndotjen e lumit Vjosa, i shpallur Park Kombëtar nga qeveria shqiptare.
“Përgjatë Vjosës ka disa shkarkime që vijnë nga zonat e banuara, që janë shkarkime të lëngëta që i shihni dhe nuk i shihni. Ne shpesh shohim ato që janë të dukshme, një landfill apo shpërndarje gjatë lumit apo në deltën e tij të mbetjeve plastike. Por ndotja është e shpërndarë, ka në lumë, ka në të gjithë pellgun e saj,” tha Miho.
Efektet e ndotjes së lumenjve nga mbetjet i kanë kapërcyer kufinjtë e Shqipërisë. Prej vitesh, Mali i Zi dhe Kroacia ankohen për mbetjet e plastikës, të cilat zhvendosen në hapësirën e tyre përmes rrymave detare.
“Fatmirësisht në Shqipëri, rrymat bregdetare nuk na i lënë të gjitha mbetjet që ne depozitojmë në detin Adriatik, por i marrin rrymat bregdetare dhe i çojnë në Kroaci ose në fund të brigjeve të Malit të Zi. Kësisoj, duke e hequr nga momenti jonë, ne i marrim mbetjet dhe i fshehim poshtë tapetit si gjithmonë,” thotë Ornela Çuçi. “Në këtë rast, tapeti ynë i poshtëm qenka Kroacia, dhe ata ankohen,” shtoi ajo.
Profesori Aleko Miho thotë se mbetjet e plastikës në lumenjtë e Shqipërisë shkaktojnë probleme të shumta mjedisore dhe shëndetësore, ndaj ai bën thirrje që këtë dëm ta paguajnë ndotësit.
“Një plastikë në ujë ka gjithë kohën të shpërbëhet dhe të lëshojë mikroplastika, pjesa më e madhe e të cilave janë kancerogjene,” shpjegon Miho.
“Ndotësi duhet të paguajë. Edhe qytetari që ndot duhet të paguajë, edhe ai që shkarkon plehra në buzë të lumit pa pyetur duhet të paguajë, edhe bashkia që nuk kujdeset për mbledhjen e plehrave ka pjesën e vet të përgjegjësisë,” shton më tej ai.
Pas dështimit të investimeve prej dhjetramilionë eurosh në trajtimin e mbetjeve urbane, qeveria ka përgatitur së fundmi një tjetër ligj dhe strategji. Por ekspertët e mjedisit janë mosbesues për aplikimin e tyre në praktikë.
“Kjo çështja e strategjive ka filluar të bëhet komike. Strategjia e parë që u bë në 2011 u pa që ishte implementuar shumë pak. Me ndihmën e GIZ u bë strategjia tjetër. Tashmë është bërë nevoja për një strategji pas 5 vitesh sërish, çka do të thotë që ne jemi të paaftë edhe të planifikojmë çfarë duhet të bëjmë, dhe kjo kryesisht për shkak të mosmenaxhimit të qartë të veprave madhore në këtë vend,” përfundoi Çuçi. -

‘Institucionet bëjnë një sy qorr’- BIRN: Anës lumenjve, ndotje masive nga landfillet klandestine të mbetjeve
Nga jugu në veri, shtretërit e lumenjve janë mbushur me venddepozitime ilegale të mbetjeve urbane, duke shkaktuar dëme mjedisore dhe shëndetësore, ndërkohë që institucionet përgjegjëse bëjnë një sy qorr.
Tonelata mbetjesh bashkohen me ndotjen rreth inceneratorit të Elbasanit, ndërsa në rrjedhën e Shkumbinit mbërrijnë plehra të tjera nga venddepozitimet anës përroit Papër.
Më tej, në Peqin, grumbuj mbetjesh dhe inertesh derdhen direkt në lumë.
Dikur me ujë të kristaltë, lumi i Shkumbinit është sot një nga më të ndoturit në vend.
“I gjithë lumi Shkumbin është një hotspot i madh, sepse venddepozitimet buzë Shkumbinit nuk u rehabilituan asnjëherë. Nuk e di nëse bashkitë janë duke i derdhur mbetjet në landfillin e Elbasanit” thotë Ornela Çuçi, eksperte e mjedisit.
Por Shkumbini nuk është i vetmi. Nga jugu në veri, në shtretërit e lumenjve derdhen prej vitesh pirgje me plehra në venddepozitime të paligjshme, duke i ndotur ujërat me grumbuj plastike, qese që valëviten në pemët përreth dhe inerte që ngrihen si kodra dhe rrëshqasin në ujë.
Në lumin Devoll që kalon pranë Gramshit, mbetje urbane dhe inerte gjenden në shtratin e lumit, duke pritur stinën e rreshjeve që t’i zhvendosë prej aty drejt liqenit të Banjës. Në Obot të Shkodrës në veri të vendit, përrenjtë që zbresin drejt lumit Buna sjellin mbetje të vendbanimeve përreth, njësoj si në brigjet e lumenjve Fan dhe Gjadër, ku gjenden vendgrumbullime të paligjshme mbetjesh që përfundojnë në detin Adriatik.
Ekspertët e mjedisit fajësojnë sistemin jofunksional të menaxhimit të mbetjeve urbane në Shqipëri, sikurse institucionet përgjegjëse dhe vetë qytetarët.
Sipas Denisa Kasës, aktiviste mjedisore, një pjesë e madhe e komuniteteve lokale nuk janë ende të ndërgjegjësuar për dëmet mjedisore.
“Ne si pjesë e shoqërisë civile, vazhdimisht kemi organizuar pastrime përgjatë lumenjve, por edhe aktivitete për t’u njohur me lumenjtë. Duhet të kemi parasysh se një pjesë e madhe e komuniteteve dhe njerëzve nuk janë të ndërgjegjshëm për vijimësinë e një lumi nga fillimi deri në fund dhe çfarë ndodh përgjatë tij,” tha Kasa.
Edhe Aleko Miho, profesor në Departamentin e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës e vendos theksin te nevoja për ndërgjegjësim.
“Pjesa qytetare është e rëndësishme, kështu që të gjithë së bashku duhet të luftojmë për ndërgjegjësimin si shoqëri. Shoqëria ka nevojë shumë të ndërgjegjësohet për këtë gjë, shkolla ka të bëjë shumë për edukimin mjedisor,” tha ai.
Mes dhjetra venddepozitimeve klandestine, ka edhe nga ato që janë të certifikuara dhe përdoren nga pushteti vendor në kundërshtim me parashikimet ligjore. Landfille të tilla janë veçanërisht problematike për lumin e Vjosës.
“Në Vjosë kemi disa vendgrumbullime që janë shumë afër lumit. Kemi të Këlcyrës, të Tepelenës, pra gjatë gjithë Vjosës kemi disa vendgrumbullime mbetjesh. Sa më afër lumit, kuptohet që ndotja është shumë direkte në lumë,” thotë Besjana Guri, drejtuese e qendrës mjedisore “Lumi”.
Edhe profesori Aleko Miho është i shqetësuar për ndotjen e lumit Vjosa, i shpallur Park Kombëtar nga qeveria shqiptare.
“Përgjatë Vjosës ka disa shkarkime që vijnë nga zonat e banuara, që janë shkarkime të lëngëta që i shihni dhe nuk i shihni. Ne shpesh shohim ato që janë të dukshme, një landfill apo shpërndarje gjatë lumit apo në deltën e tij të mbetjeve plastike. Por ndotja është e shpërndarë, ka në lumë, ka në të gjithë pellgun e saj,” tha Miho.
Efektet e ndotjes së lumenjve nga mbetjet i kanë kapërcyer kufinjtë e Shqipërisë. Prej vitesh, Mali i Zi dhe Kroacia ankohen për mbetjet e plastikës, të cilat zhvendosen në hapësirën e tyre përmes rrymave detare.
“Fatmirësisht në Shqipëri, rrymat bregdetare nuk na i lënë të gjitha mbetjet që ne depozitojmë në detin Adriatik, por i marrin rrymat bregdetare dhe i çojnë në Kroaci ose në fund të brigjeve të Malit të Zi. Kësisoj, duke e hequr nga momenti jonë, ne i marrim mbetjet dhe i fshehim poshtë tapetit si gjithmonë,” thotë Ornela Çuçi. “Në këtë rast, tapeti ynë i poshtëm qenka Kroacia, dhe ata ankohen,” shtoi ajo.
Profesori Aleko Miho thotë se mbetjet e plastikës në lumenjtë e Shqipërisë shkaktojnë probleme të shumta mjedisore dhe shëndetësore, ndaj ai bën thirrje që këtë dëm ta paguajnë ndotësit.
“Një plastikë në ujë ka gjithë kohën të shpërbëhet dhe të lëshojë mikroplastika, pjesa më e madhe e të cilave janë kancerogjene,” shpjegon Miho.
“Ndotësi duhet të paguajë. Edhe qytetari që ndot duhet të paguajë, edhe ai që shkarkon plehra në buzë të lumit pa pyetur duhet të paguajë, edhe bashkia që nuk kujdeset për mbledhjen e plehrave ka pjesën e vet të përgjegjësisë,” shton më tej ai.
Pas dështimit të investimeve prej dhjetramilionë eurosh në trajtimin e mbetjeve urbane, qeveria ka përgatitur së fundmi një tjetër ligj dhe strategji. Por ekspertët e mjedisit janë mosbesues për aplikimin e tyre në praktikë.
“Kjo çështja e strategjive ka filluar të bëhet komike. Strategjia e parë që u bë në 2011 u pa që ishte implementuar shumë pak. Me ndihmën e GIZ u bë strategjia tjetër. Tashmë është bërë nevoja për një strategji pas 5 vitesh sërish, çka do të thotë që ne jemi të paaftë edhe të planifikojmë çfarë duhet të bëjmë, dhe kjo kryesisht për shkak të mosmenaxhimit të qartë të veprave madhore në këtë vend,” përfundoi Çuçi./BIRN
-

Si Helsinki u bë destinacioni turistik më i qëndrueshëm në botë
Përveç krizës së strehimit dhe mbingarkesës së infrastrukturës, fenomeni i mbi-turizmit po rezulton shkatërrimtar për mjedisin. Dhjetëra destinacione në mbarë botën po përballen me efektet problematike të tij.Autoritetet janë detyruar të eksperimentojnë me masa zbutëse si kufizimi i vizitorëve dhe ndalimi i qasjes në zona të mbrojtura natyrore. Por disa destinacione kanë arritur të mbrohen nga turizmi masiv falë strategjive të qëndrueshme të ndërtuara prej dekadash.Indeksi ndërkombëtar Global Destination Sustainability (GDS) është një renditje vjetore që përdor 70 tregues të ndryshëm për të identifikuar destinacionet më të qëndrueshme turistike në botë. Në vitin 2025, kryesimin e mori një qytet europian.GDS krahason mbi njëqind qytete në mbarë botën që janë të angazhuara në qëndrueshmëri. Vlerësimi ndahet në katër kategori kryesore: menaxhimi i destinacionit, zinxhirët e furnizimit, qëndrueshmëria sociale dhe performanca mjedisore.Treguesit specifikë brenda këtyre kategorive përfshijnë menaxhimin e vizitorëve, ndikimin mjedisor të aeroporteve, sigurinë dhe angazhimin ndaj ndryshimeve klimatike.Për të dytin vit radhazi, Helsinki u rendit i pari në Indeksin GDS.Një sërë projektesh të lidhura me qëndrueshmërinë e kanë ndihmuar Helsinkin të fitojë këtë titull. Ai mat gjurmën e karbonit të turizmit, promovon planin klimatik të qytetit për sektorin e turizmit dhe mbështet bizneset turistike në rrugën drejt qëndrueshmërisë.Sigurimi i pjesëmarrjes dhe mirëqenies së banorëve është gjithashtu një element i rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.Autoritetet lokale theksojnë se suksesi i Helsinkit është gjithashtu rezultat i bashkëpunimit mes aktorëve të ndryshëm.Rritja e numrit të kompanive me certifikime mjedisore dhe prodhimi më miqësor me klimën i ngrohjes dhe energjisë elektrike kanë ndihmuar në vendosjen e qytetit në krye të listës.Deri në 99% e dhomave të hoteleve me mbi 50 dhoma në Helsinki janë të certifikuara për qëndrueshmëri mjedisore. Ky nivel është dukshëm më i lartë se mesatarja në Europë. Po ashtu, një numër gjithnjë e më i madh destinacionesh, sallash takimesh dhe konferencash, operatorësh turistikë e të tjerë kanë certifikime mjedisore.Në mars, Helsinki u bë qyteti i parë me mbi gjysmë milioni banorë që u vlerësua me certifikimin Green Destinations, një prej më të rreptëve në botë.Ky certifikim, i njohur nga Këshilli Global i Turizmit të Qëndrueshëm (GSTC), përfaqëson një njohje të pavarur të përpjekjeve dhe arritjeve të qytetit në kujdesin ndaj mjedisit, njerëzve dhe kulturës.Viti 2025 ka qenë tashmë rekord për turizmin në Helsinki. Sipas Statistikave të Finlandës, numri i netëve të kaluara nga turistët ndërkombëtarë u rrit me 19% në shtatë muajt e parë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Raporti i Booking.com për Udhëtimet e Qëndrueshme 2025 zbuloi se mbi gjysma e udhëtarëve janë tashmë të vetëdijshëm për ndikimin e turizmit në komunitetet lokale dhe mjedis.Për më tepër, 93% e të anketuarve në këtë studim, i cili përfshiu mijëra persona në gjashtë kontinente, deklaruan se duan të bëjnë zgjedhje më të përgjegjshme dhe kanë ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim.Drejtoresha e Turizmit e Helsinkit Nina Vesterinen thekson se synimi tani është përmirësimi i mëtejshëm i kredencialeve të Helsinkit në qëndrueshmëri.“Një pjesë e madhe e turistëve ndërkombëtarë që vizitojnë qytetin vijnë me anije ose avion, ndikimi klimatik i të cilëve është i njohur,” thotë ajo. “Prandaj, synimi është të tërheqim gjithnjë e më shumë vizitorë nga Finlanda dhe rajonet fqinje të Europës.” / Euronews, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Më bën përshtypje arroganca e saj”, Braçe nxjerr sms dhe denconcon Anuela Ristanin: Kam që në shkurt që i them për një emergjencë mjedisore, ajo më kërkon…
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar për neglizhencë kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.
Përmes një videoje në rrjetet sociale, Braçe tregon një mesazh që thotë se i ka ardhur nga Ristani, ku kjo e fundit i sugjeron të adresojë një tjetër problematike dhe i jep kontaktin e një tjetër nënkryetari të Bashkisë.
Braçe thekson se në zyrën e Ristanin ka adresuar që prej muajit shkurt një masakër mjedisore, por është injoruar.
Denoncimi i Braçes:
T’ju tregoj një gjë, që të kuptoni me kë keni të bëni dhe me kë kam të bëj në punën e përditshme këtu në Tiranë.
Kjo është Anuela Ristani, nënkryetrja a bashkisë ose kryetarja e bashkisë në detyrë. Më shkruan mua dhe më thotë që të adresosh saktë videon e radhës. Dhe më çon kontaktin e një nënkryetare tjetër bashkie, a thua se ne punojmë për Anuelën. Më ka shkruar dje në 19:07, ndërkohë që i kam folur publikisht dikur rreth orës 9:00 të mëngjesit dhe jo për hallin tim personal. I kam folur për një emergjencë mjedisore që zgjat prej muajsh mu në mes të Selitës, pesë hapa larg nga qendra shëndetësore, tre hapa larg nga posta dhe gjashtë hapa larg kopshtit. Koshat e plehrave që ka vendosur mu në mes, ku dje ishte lënë dhe një qenush i ngordhur apo i vrarë. Ajo që më bën përshtypje është arroganca e këtij njeriu, bën ironi me një gjë që ia kam paraqitur si shqetësim që në shkurt në zyrën e saj, ia kam përsëritur javë për javë. Dhe kujt ia bën, atyre njerëzve atje në Selitë, mua po ashtu, që të bëj fushatë të mbledh vota që Anuela të jetë prapë në pushtet. Me këtë kam të bëj dhe me këtë kemi të bëjmë.Top Channel