Tag: mjedisit

  • Nën akuzë për korrupsion, shpalle i pafajshëm vëllai i ish-Presidentit, Bujar Nishani

    Nën akuzë për korrupsion, shpalle i pafajshëm vëllai i ish-Presidentit, Bujar Nishani

    Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Ilir Nishanin vëllain e ish-presidentit, Bujar Nishani, i cili akuzohej për korrupsion, pasi dyshohej se kishte marrë ryshfet në cilësinë e inspektorit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
    Bashkë me të kaluan në gjykim, po për korrupsion, dy ish-zyrtarët e së njëjtës agjenci, Genci Hicka dhe Gerson Tafa, si edhe mjekët Konstandin Balloma dhe Besim Boçi.
    Sipas SPAK, në vitin 2020 tre zyrtarët e Mjedisit kanë marrë një ryshfet prej 30 mijë lekë nga dy mjekët Balloma e Boçi, në këmbim të mos gjobitjes për trajtimin e mbetjeve spitalore. Hetimi ndaj zyrtarëve të Mjedisit, nisi pas kallëzimit të mjekëve, të cilët përfunduan të pandehur në të njëjtën dosje më pas.
    I pafajshëm është shpallur edhe i pandehuri Genci Hicka. Por, GJKKO këtë të martë ka shpallur fajtor të pandehurin tjetër, Gerson Tafa, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe dënimin e tij me 2 vjet burg.
    Por sipas vendimit Tafa nuk do të qëndrojë në qeli por do të duhet të kryejë 24 muaj shërbim prove, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij. Tafës po ashtu i ndalohet që të ushtrojë funksione publike për një periudhë 5 vjeçare.

  • Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

    Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

    Nga Entela Mema – Shteg 

    Fusha e mbetjeve pranë inceneratorit të fikur u përfshi nga flakët për të disatën herë mesditën e 1 Korrikut të 2025.

    Mijëra banorë të zonës jetuan për më shumë se një javë nën panik, ndërsa flakët përparonin me shpejtësi.

    Pavarësisht ndërhyrjes, institucionet nuk kishin asnjë plan të qartë për mbrojtjen e qytetarëve. As Inspektoriati i Mjedisit, as Drejtoria Rajonale, dhe as Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk publikuan raport mbi ndotjen. Vetëm një javë pas zjarrit, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi se matjet treguan nivel të lartë dioksidi karboni vetëm brenda landfillit dhe jo në zonat e banuara.

    Por matjet e pavarura të organizatës COPLAN treguan se nivelet e NO₂, CO₂, metanit, komponimeve organike të paqëndrueshme (VOCs) dhe grimcave PM2.5/PM10 ishin shumëfish mbi normat e BE-së, duke rrezikuar sidomos personat me sëmundje kronike respiratore.

    Vetëm pak javë para zjarrit, më 26 maj 2025, Këshilli Bashkiak i Elbasanit rriti tarifën për depozitimin e mbetjeve nga 2,500 lekë në 2,600 lekë/ton. Kryebashkiaku Gledian Llatja argumentoi se rritja lidhej me kostot e landfillimit, por jo me inceneratorin, i cili “është në remont dhe nuk funksionon.”

    Ekspertët paralajmërojnë se këto vendime financiare nuk kanë ndikim në sigurinë e qytetarëve. Përveç ndotjes së ajrit, flakët kërcënojnë edhe tokën, ujërat nëntokësorë dhe zinxhirin ushqimor.

    Padi për shëndetin dhe ajrin

    Një ditë e zakonshme korriku u shndërrua në makth për 63-vjeçaren Fatmira Sejrani. E diagnostikuar me astmë bronkiale në formën e rëndë, për të cilën merr edhe pension invaliditeti nga Bashkia e Elbasanit, Fatmira përjetoi vështirësi të jashtëzakonshme për të marrë frymë kur fusha e mbetjeve pranë inceneratorit të qytetit u përfshi nga flakët dhe një re e dendur tymi toksik mbuloi lagjen ku ajo jeton.

    “Ato ditë kur u dogjën mbetjet urbane në Bashkinë e Elbasanit, unë u bëra shumë keq. E përdorja pompën 6 herë në ditë, sepse nuk mbushesha me frymë. Por nga përdorimi i shpeshtë i pompës më ngrihej tensioni deri në 20” – rrëfen 63-vjeçarja.

    Fatmira iu drejtua Gjykatës së Elbasanit, ku në aktpadinë e saj për rëndimin e gjendjes shëndetësore shihte si shkaktar Bashkinë e Elbasanit, që nuk kishte marrë asnjë masë për sigurimin e mbetjeve, por edhe kompaninë që menaxhon landfillin dhe inceneratorin, “Eco-Elb”.

    Katër muaj nga depozitimi i padisë, gjykata e Elbasanit shpalli moskompetencë dhe e referoi çështjen pranë gjykatës së shkallës së parë administrative në Tiranë.

    Avokati Gentian Sejrani pohon se kjo është padia e parë civile në rang vendi, kur një qytetar kërkon të drejtën nga pasojat e dëmeve mjedisore.

    “Deri më sot nuk ka pasur një padi për të vendosur para përgjegjësisë institucionet që ndotin ambientin dhe, në rastin konkret, kompaninë Eco-Elb apo edhe Bashkinë e Elbasanit. Bashkë me Fatmirën iu drejtua gjykatës me qëllimin që të krijohet edhe një precedent,” – pohon avokati Sejrani.

    Fatmira nuk është e vetme banore e zonës që përballet me sëmundje respiratore si pasojë e niveleve të larta të ndotjes të shkaktuara nga zjarret e shpeshta në landfillin e Elbasanit.

    Rruzhdie Fraholli, thotë se toka dhe ajri janë helmuar dhe jetesa është bërë e pamundur:

    “Kam ardhur nga fshatrat e Korçës në Elbasan për një jetë më të mirë, por këtu gjetëm ajër të ndotur. Edhe toka nuk prodhon më asgjë, pasi është helmuar nga tymi pranë inceneratorit. Mbi të gjitha kemi frikë për jetën tonë, sepse ajri është i ndotur, por edhe ushqimet,” – pohon e shqetësuar gruaja.

    Inspektoriati i Mjedisit, Drejtoria Rajonale dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit ende nuk kanë publikuar një raport mbi ndotjen e shkaktuar nga djegja për rreth një javë e malit me mbeturina në landfillin e Elbasanit. 

    Vetëm një javë pas zjarrit, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi se matjet treguan nivel të lartë dioksidi karboni vetëm brenda landfillit dhe jo në zonat e banuara.

    Por matjet e pavarura të organizatës COPLAN treguan nivele alarmante të gazrave të dëmshëm dhe grimcave të imëta, shumëfish mbi normat e BE-së.

    “U konstatua nivele alarmante të NO₂, CO₂, metanit, komponimeve organike të paqëndrueshme (VOCs) dhe grimcave PM2.5/PM10, me pasoja të rënda për shëndetin, veçanërisht për personat me sëmundje kronike respiratore,” sugjerojnë gjetjet e kësaj organizate.

    Sipas ekspertëve, zjarret pranë vendgrumbullimeve të mbetjeve urbane janë të rrezikshme, sepse ndotin njëherësh ajrin, mjedisin dhe ujërat nëntokësorë. Ahmet Mehmeti thekson se niveli i ndotjes në këto zona është shumëfish mbi nivelet e lejuara.

    “Ka metale të rënda, si kromi, nikeli, bakri, plumbi, kadmiumi, që përfundojnë te njeriu dhe kafshët. Të gjitha këto kalojnë te trupi i njeriut dhe pasojat janë të rënda. Sëmundjet që vijnë nga ndotja janë kryesisht kanceroze, por edhe gjenetike,” thekson ambientalisti, sipas të cilit gjysëm milioni banorë preket nga ndotja e mjedisit.

    Toka dhe uji i ndotur rrezikojnë zinxhirin ushqimor. Produktet bujqësore refuzohen nga tregjet ndërkombëtare, turizmi kulturor dëmtohet, dhe Elbasani sot është “hotspot” për ndotje. 

    Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme, ankesat e banorëve për ndotjen e ajrit dhe rreziqet nga landfilli dhe inceneratori kanë rënë në vesh të shurdhët për vite me radhë.

    “I kemi bërë disa herë thirrje Kryeministrit dhe Bashkisë, por deri tani asgjë nuk është bërë,” thotë Rruzhdie Fraholli, banore e Katundit të Ri.

    Deri në publikimin e këtij shkrimi, “shteg.org” nuk mori asnjë përgjigje nga institucionet lokale dhe vendore. Vetëm pas zjarrit masiv të 1 korrikut 2025, Prokuroria e Elbasanit regjistroi procedimin penal për “Shpërdorim detyre” dhe “Ndotje të mjedisit”. Hetimet nuk nisën për shkak të ankesave të qytetarëve, por vetëm pas incidentit që rrezikoi mijëra jetë.

    Zjarr, plehra dhe para

    Duket se episodet e zjarreve në landfill janë bërë rutinë. Prokuroria e Elbasanit ka hapur disa hetime pas ngjarjeve të vitit 2023, 2024 dhe 2025. Fillimisht, hetimi u regjistrua për veprat penale “shkatërrim prone me zjarr” dhe “ndotje të ajrit”, neni 201 dhe 248. Më pas u zgjerua për të përfshirë akuza për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

    Kur grupi hetimor vizitoi kompaninë publike “Eco-Elb” më 6 mars 2025 për të verifikuar një zjarr të ndodhur në nëntor 2024, mungesa e energjisë elektrike pengoi kontrollin e inceneratorit, duke e bërë të pamundur provimin e funksionimit të tij.

    Hetimi i 1 korrikut 2025 u regjistrua si procedim pa autor dhe u bashkua me procedimin e nëntorit 2024. Policia e Elbasanit konfirmoi se nga “verifikimi i kryer lidhur me zjarrin e 01.07.2025 rezulton të jetë regjistruar procedimi penal për veprat penale të parashikuara nga nenet 201 dhe 248 të Kodit Penal”- dhe ky procedim ndodhet në fazë hetimi.

    Tre javë pas zjarrit, më 21 korrik, policia dhe prokuroria kontrolluan 14 banesa të personave të lidhur me inceneratorin dhe eprimet u ndërmorën në kuadër të procedimit penal nr. 1417, i vitit 2024, i cili fillimisht u regjistrua për zjarrvënie.

     Megjithatë, pavarësisht volumit të dosjes dhe kontrolleve, nuk kishte asnjë emër konkret të vendosur para përgjegjësisë.

    “Për shkak të momentit procedurial në të cilin ndodhet hetimi, nuk mund të japim informacion të mëtejshëm,” deklaroi për “shteg.org” Prokuroria e Elbasanit, ndërsa Policia konfirmoi se çështja është referuar për hetim pa dhënë detaje për konkluzionet paraprake.

    Mes banesave të kontrolluara rezulton të jetë edhe ajo e administratorit të kompanisë publike të landfillit Elbasan, “Eco-Elb”, Leli Kaja, si dhe drejtorëve juridikë dhe të financave nga të 8-të bashkitë, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në marrëdhëniet institucionale dhe financiare me kompaninë që menaxhon mbetjet urbane.

    Më 26 maj 2025, vetëm pak javë para zjarrit, Këshilli Bashkiak i Elbasanit rriti tarifën për depozitimin e mbetjeve nga 2,500 lekë në 2,600 lekë/ton. Kryebashkiaku Gledian Llatja argumentoi se rritja lidhej me kostot e landfillimit, por jo me inceneratorin, i cili “është në remont dhe nuk funksionon.”

    Prej vitit 2021, zona e trajtimit të mbetjeve në Elbasan menaxhohet nga kompania publike Eco-Elb, e cila e mori atë në administrim përmes një kontrate qiraje nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Por kompania publike nuk mundi të vendosë në punë inceneratorin, ndërsa mali i plehrave në venddepozitimin pranë tij sa vjen e rritet.

    Në mars të vitit 2015, pranë ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan filluan punimet për inceneratorin e parë të Shqipërisë, një impiant që synonte të përpunonte mbetjet urbane dhe të prodhonte energji elektrike nga procesi i djegies së tyre.

    Qeveria e prezantoi projektin si një zgjidhje për mbledhjen dhe grumbullimin e mbetjeve, të cilat për dekada kishin mbushur qytetin dhe përbënin rrezik për mjedisin, duke i kthyer ato në një burim energjie të gjelbër me kapacitet të planifikuar prej 17,250 MWh në vit. Projekti kushtoi 26 milionë euro dhe konsiderohej themeli i një transformimi të madh mjedisor në Shqipëri.

    Më 18 prill 2017, inceneratori u inaugurua me pompozitet, në prani të kryeministrit dhe zyrtarëve të lartë, duke u prezantuar si një hap drejt standardeve europiane.

    Inceneratori i Elbasanit është i vetmi impiant i përfunduar nga tre kontratat e kushtueshme të partneritetit publik-privat të qeverisë shqiptare, të hetuara për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Zyrtarë të lartë, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit, janë gjetur fajtorë për abuzime me këto kontrata.

    Qeveria premtonte se mbetjet që më parë digjeshin hapur dhe helmonin qytetin do të shfrytëzoheshin për prodhim energjie, duke ulur ndotjen dhe duke sjellë përfitime ekonomike dhe mjedisore.

    Kryeministri Rama e cilësoi një “tumor 20-vjeçar” problematikën e mbetjeve urbane për qytetin, por që me këtë projekt vendoset një model i ri në trajtimin e tyre në mbarë vendin.

    “Unë jam shumë krenar që ky tumor i madh i një kanceri, që prej 20 e ca vitesh stërmundon organizmin e gjithë zonës së Elbasanit dhe u kthye në një problem madhor, jetik, për të gjithë banorët e zonës për shkak të një ndotjeje katastrofike të gjeneruar nga fusha e tmerrshme e plehrave, është sot në fazën e një operacioni rrënjësor shërues, me një teknologji që futet për herë të parë në Shqipëri,” do të deklaronte kryeministri Rama në mars të 2015.

    Sot, 10 vite më vonë, në Elbasan është po e njëjta emergjencë mjedisore. Mjetet e rënda vijojnë të transportojnë tonelata mbetjesh drejt landfillit. Me sy të lirë dallohet se zjarri i datës 1 korrik e ka ulur përkohësisht volumin e pirgut të mbetjeve, por është e pashmangshme që ai “mal” të mos rritet sërish dhe askush nuk jep garanci se nuk do të ndodhë një tjetër zjarr.

    Shënim: “Ky publikim, është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së”. /Shteg.org/ 

  • Nga mbrëmë, në shtëpi! Alqi Bllako lë qelinë pasi iu shua masa e sigurisë

    Nga mbrëmë, në shtëpi! Alqi Bllako lë qelinë pasi iu shua masa e sigurisë

    alqi bllako

    TIRANË- Ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, është liruar nga qelia e paraburgimit të Durrësit në orët e para të mbrëmjes të së martës. Lirimi i tij erdhi pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar urdhëroi shuarjen e masës së sigurisë.
    Një ditë më parë, GJKKO e dënoi me 4 vite burg, që në gjykim të shkurtuar shkojnë në 2 vite e 8 muaj burg. Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Megjithatë, masa e sigurisë ndaj tij u shua, pasi Bllako e ka kryer dënimin përmes periudhës së paraburgimit. Gjykata urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm nga qelia, nëse ndaj tij nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurie.

    Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është në qeli prej gati 2 vitesh, pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, Bllako gjithashtu është lënë në burg për të njëjtën periudhë kohe. Lirimi vjen pasi i është shuar masa e sigurisë si për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.
    Inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK që prej verës së vitit 2023, pasi rezultoi se kompania e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë Euro, ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.
    Të dy këta të fundit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit. Në dhjetor 2023, SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes të cilëve zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. Arrest në burg u caktua për Taulant Tushën, drejtor në Bashkinë e Tiranës. Në të njëjtën masë u vendos edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i dënuar për 2 koncensionet e tjera të inceneratorëve, si dhe ish-sekretari i kësaj ministrie, Alqi Bllako. Pjesa tjetër e personave që u akuzuan janë anëtarë të komisioneve përzgjedhëse të koncensionit./ZËRI

  • Inceneratori i Tiranës/ Alqi Bllako dënohet me 4 vite burg: Dua pafajësinë, mungesa ime po ndikon tek fëmijët

    Inceneratori i Tiranës/ Alqi Bllako dënohet me 4 vite burg: Dua pafajësinë, mungesa ime po ndikon tek fëmijët

    Alqi Ballko

    TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot vendimin për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion pasiv në aferën e inceneratorit të Tiranës. GJKKO ka shpallur të fajshëm Ballkon, duke e dënuar me 4 vite burg.
    Pas reduktimit të dënimit, ai do të vuajë një dënim prej 2 vite e 8 muaj burg. Ballkos i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Bllako akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste. Pas hetimeve të kryerja lidhur me çështjen, SPAK ka dalë në përfundimin se Bllako ka kryer veprime të kundraligjshme në kohën kur ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.
    Në seancën e sotme, SPAK paraqiti 37 fashikuj vetëm për Bllakon, ku pretendon se ka përfituar 120 mijë euro përmes kompanisë së babait të tij, por edhe 7 milion e 520 mijë lekë nga Vladimir Bezhani, nga shoqëria koncesionare për ndërtimin e inceneratorit.
    Vetë Bllako kërkoi të shpallet i pafajshëm, duke thënë se njërit prej fëmijëve po i rëndohet gjendja për shkak të mungesës së babait.
    “I kërkoj gjykatës të mbajë parasysh edhe gjendjen time familjare sidomos të njërit prej fëmijëve ku sipas mjekëve mungesa e babait po rëndon gjendjen e tij”, tha Bllako.
    Inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK që prej verës së vitit 2023, pasi rezultoi se kompania e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë Euro, ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.
    Të dy këta të fundit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit. Në dhjetor 2023, SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes të cilëve zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. Arrest në burg u caktua për Taulant Tushën, drejtor në Bashkinë e Tiranës. Në të njëjtën masë u vendos edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i dënuar për 2 koncensionet e tjera të inceneratorëve, si dhe ish-sekretari i kësaj ministrie, Alqi Bllako. Pjesa tjetër e personave që u akuzuan janë anëtarë të komisioneve përzgjedhëse të koncensionit.
    Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është në qeli prej gati 2 vitesh, pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, Bllako gjithashtu është lënë në burg për të njëjtën periudhë kohe./ZËRI

  • GJKKO dënon dhe liron Alqi Bllakon, ish-sekretari pritet të dalë sot nga burgu i Durrësit

    GJKKO dënon dhe liron Alqi Bllakon, ish-sekretari pritet të dalë sot nga burgu i Durrësit

    Alqi Bllako

    TIRANË-Ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës pritet të lirohet nga burgu. Më herët GJKKO shpalli Bllakon fajtor për korrupsion pasiv për përfitim të 119 mijë eurosh, dhe përfitim për 7 milion lekë, duke e dënuar me 4 vite burg, që në gjykim të shkurtuar shkojnë në 2 vite e 8 muaj burg. Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

    Me shpalljen e këtij vendimi, masa e sigurisë “arrest me burg” për Alqi Bllakon u shua, ndërsa gjykata urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm nga qelia, nëse ndaj tij nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurie. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është në qeli prej gati 2 vitesh, pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, Bllako gjithashtu është lënë në burg për të njëjtën periudhë kohe. Lirimi vjen pasi i është shuar masa e sigurisë si për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.
    Ndërkohë në seancën e sotme, SPAK kërkoi 5 vite burg për Alqi Ballkon. Vetë Bllako kërkoi të shpallet i pafajshëm, duke thënë se njërit prej fëmijëve po i rëndohet gjendja për shkak të mungesës së babait.
    Inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK që prej verës së vitit 2023, pasi rezultoi se kompania e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë Euro, ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.
    Të dy këta të fundit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit. Në dhjetor 2023, SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes të cilëve zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. Arrest në burg u caktua për Taulant Tushën, drejtor në Bashkinë e Tiranës. Në të njëjtën masë u vendos edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i dënuar për 2 koncensionet e tjera të inceneratorëve, si dhe ish-sekretari i kësaj ministrie, Alqi Bllako. Pjesa tjetër e personave që u akuzuan janë anëtarë të komisioneve përzgjedhëse të koncensionit./ZËRI

  • Inceneratori i Tiranës/ Alqi Ballko dënohet me 4 vite burg

    Inceneratori i Tiranës/ Alqi Ballko dënohet me 4 vite burg

    Alqi Ballko

    TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot vendimin për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, i akuzuar për korrupsion pasiv në aferën e inceneratorit të Tiranës. GJKKO ka shpallur të fajshëm Ballkon, duke e dënuar me 4 vite burg.
    Pas reduktimit të dënimit, ai do të vuajë një dënim prej 2 vite e 8 muaj burg. Ballkos i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Bllako akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste. Pas hetimeve të kryerja lidhur me çështjen, SPAK ka dalë në përfundimin se Bllako ka kryer veprime të kundraligjshme në kohën kur ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.
    Në seancën e sotme, SPAK paraqiti 37 fashikuj vetëm për Bllakon, ku pretendon se ka përfituar 120 mijë euro përmes kompanisë së babait të tij, por edhe 7 milion e 520 mijë lekë nga Vladimir Bezhani, nga shoqëria koncesionare për ndërtimin e inceneratorit.
    Inceneratori i Tiranës është sekuestruar nga SPAK që prej verës së vitit 2023, pasi rezultoi se kompania e cila fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit me vlerë 128 milionë Euro, ka si pronarë biznesmenët Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.
    Të dy këta të fundit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit. Në dhjetor 2023, SPAK lëshoi 15 urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës, mes të cilëve zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit. Arrest në burg u caktua për Taulant Tushën, drejtor në Bashkinë e Tiranës. Në të njëjtën masë u vendos edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i dënuar për 2 koncensionet e tjera të inceneratorëve, si dhe ish-sekretari i kësaj ministrie, Alqi Bllako. Pjesa tjetër e personave që u akuzuan janë anëtarë të komisioneve përzgjedhëse të koncensionit.
    Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është në qeli prej gati 2 vitesh, pasi është dënuar me 2 vite e 8 për inceneratorin e Fierit, ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, Bllako gjithashtu është lënë në burg për të njëjtën periudhë kohe./ZËRI

  • Afera me inceneratorin e Tiranës, SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin socialist Alqi Bllakon

    Afera me inceneratorin e Tiranës, SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin socialist Alqi Bllakon

    Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 5 vite burg për Alqi Ballokin, i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës.
    Bllako akuzohet për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Në datë 20 dhjetor, GJKKO kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Bllakos, për korrupsion kryer në dy raste.
    Nga hetimet, ka rezultuar se Bllako në cilësinë e sekretarit të ministrisë së Mjedisit ka përfituar shumën prej 120 mijë euro për favorizimin që i ka bërë dy pronarëve që përfituan të drejtën për ndërtimin e inceneratorit, Klodian Zotos e Mirel Mërtirit. Ndërsa në rastin e dytë, ka rezultuar se Bllako i ka kërkuar rryshfet Klodian Zotos, shumën prej 7.5 milionë Lekësh për llogari të Vladimir Bezhanit, duke e punësuar atë fiktivisht tek shoqëria “Integrated Technology Services”.
    Në muajin prill, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.
    Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit.
    Bllakos iu caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për këtë aferë. Ndërkohë që është dënuar me 2.8 vite burg për inceneratorin e Fierit.

  • Incineratori i Tiranës/ Jepet pretenca për Alqi Bllakon, ja sa vite burg kërkohet për ish sekretarin e Ministrisë së Mjedisit

    Incineratori i Tiranës/ Jepet pretenca për Alqi Bllakon, ja sa vite burg kërkohet për ish sekretarin e Ministrisë së Mjedisit

    Prokuroria e Posaçme ka dhënë konkluzionet përfundimtare për ish Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, Alqi Bllakon, në lidhje me dosjen e incineratorit të Tiranës.

    Gazetari i Syri, Fatjon Gjinaj raporton se prokurori Dritan Prençi ka kërkuar deklarimin fajtor të Alqi Bllakos për ‘korrupsion pasiv’ në dy raste dhe dënimin 5 vite burg. Por me gjykim të shkurtur, Bllakos i ulet dënime në 3.4 vite burg, si dhe 5 vite të mos ushtrojë funksione publike.

    Prokurori vuri në  dijeni Gjykatën se ka një vendim nga gjykata e Durrësit që i ka dhënë Bllakos liri me kusht për vendimet që kanë marrë formë të prerë.

  • Projekti pilot për mbrojtjen e mjedisit, specialistët theksojnë se edukimi duhet të nisë që nga shkolla

    Projekti pilot për mbrojtjen e mjedisit, specialistët theksojnë se edukimi duhet të nisë që nga shkolla

    Të edukojmë fëmijët sot për një mjedis te shëndetshëm nesër. Futja në programe shkollore e edukimit mjedisor shikohet si një nga mënyrat më efikase  për mbrojtjen e tij .
    Ndryshimet klimatike por edhe shkatërrimi i mjedisit nga dora e njeriut parashikojnë një të ardhme të zymtë dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
    Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, ka nisur tanimë një projekt pilot në tre rajone të vendit  me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë, i cili  synon të rrisë edukimin e nxënësve në shkolla për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.
    Specialistët e Pro Natyrës theksuan rëndësinë e ndërgjegjësimit të popullatës shqiptare, veçanërisht të rinjve, për ruajtjen e mjedisit.

  • Nga veriu në jug/ 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

    Nga veriu në jug/ 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

    Menaxhimi i mbetjeve është një nga sfidat më të mëdha mjedisore me të cilat përballet Shqipëria, duke e ekspozuar vendin përpara një katastrofe mjedisore. Lumenj, përrenj, rrugë, qytete, fshatra apo dete janë mbushur me mbetje, që dëshmojnë se në këto tri dekadat e fundit politikat e ndjekura për pastrimin e vendit nuk kanë qenë të duhurat. Përmes pamjeve, denoncimeve nga ekspertë e banorë, Inside Story ka dokumentuar gjendjen alarmante në vend depozitimet e shumë qyteteve.
    “Shqipëria është një vend i pisët, edhe pse flasim për turizmin, shikojmë ato nismat njëherë në vit shumë demonstrative nga ana e institucioneve qendrore apo lokale që dalin edhe në nivel minsiterial mbledhin këto mbetje, por Shqipëria nuk pastrohet në një ditë. Duhet të jenë të vazhdueshme dhe mbi të gjitha të mos hedhin mbetje përsëri”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.
    Në 37 raste, vend-depozitimet janë ndërtuar buzë lumenjve. Tre bashki në qarkun e Gjirokastrës i kanë vend-depozitimet buzë lumit Vjosa, që është shpallur park kombëtar, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe lumenjve.
    Sipas një raporti monitorimi për zbutjen e riskut të përgatitur nga Ministria e Mjedisit në vitin 2018, bashkitë trashëguan rreth 199 vend depozitime ilegale dhe jo-sanitare, një pjesë e të cilëve vijojnë të përdoren edhe sot, ndërsa një pjesë janë braktisur prej vitesh. Por, ato mbeten burim i rrezikshëm infeksionesh.
    “Vetë institucionet që duhet të merren me menaxhimin e mbetjeve shpeshherë kanë krijuar venddepozitime ilegale dhe kjo është një kambanë alarmi. Ka qenë ndër vite dhe le të themi dëshpërimisht vazhdojmë të kemi vendepozotime ilegale, nuk po them për ato që janë miratuar por janë të pa-standardizuara por ka edhe venddepozitime që nuk figurojnë fare në listat e institucioneve por janë vatra të ndotjes së mjedisit”, u shpreh eksperti i mjedisit Kristi Bashmilli.
    Raporti citon se shpesh konstatohet që miratimi i vend grumbullimeve nuk ka kaluar në asnjë proces vlerësimi teknik, por thjesht administrativ. Bashkitë e gjendura para nevojave emergjente për menaxhimin dhe depozitimin e mbetjeve kanë miratuar me vendime Këshilli Bashkiak, parcela kryesisht prona publike të cilat kanë shërbyer për vite me radhë si vend depozitime të mbetjeve bashkiake.
    Si rrjedhim, bashkitë nuk administrojnë asnjë dokumentacion teknik: studime gjeologjike, projekte teknike, leje ndërtimi apo mjedisore në lidhje me vend depozitimet që ndodhen në territorin e tyre.
    “Landfillet sanitare që janë investuar kanë problematike, por më problematike është shtrirja e venddepozitimeve që nuk plotësojnë standardet për të qenë landfill sanitar dhe shpeshherë ato ndodhen buzë lumenjve ku edhe shtresat e zhavorrit krijojnë një filtrim të lartë duke ndotur ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore”, u shpreh eksperti i mjedisit, Kristi Bashmilli.
    Duke u nisur nga kërkesat e bashkive, raporti ka përllogaritur se 44 vendgrumbullime duhen rehabilituar, 62 duhen mbyllur urgjentisht dhe 93 prej tyre duhen larguar. Kjo ndërhyrje është përllogaritur të kishte një kosto prej rreth 870 mln lekësh, pa përfshirë kostot e transportit të mbetjeve.
    Por, kanë kaluar 7 vite nga miratimi i këtij raporti dhe dokumentimi i situatës së menaxhimit në vend dhe në terren nuk ka ndryshuar asgjë. Përballë kësaj situate, institucionet kanë “mbyllur sytë”, duke lejuar paligjshmërinë që po shkakton dëme të pakthyeshme në mjedis, në shëndetin e popullatës dhe në buxhetin e vendit. Pamjet që ka mundur të sigurojë Inside Story dëshmojnë se Shqipëria vazhdon të notojë në mbeturina.
    “Mjedisi është problemi ynë kryesor që askush prej nesh nuk do që ta zgjidhim. Shohim po ashtu edhe mbetje të vjetra, që kanë vite që nuk menaxhohen as nga autoritet lokale, por edhe të furnizuara nga ne njerëzit qoftë në zona të frekuentuara qoftë në zona më pak të vizituara që i gjen nëpër cepa, nëpër vrima muresh, shkëmbinj, qoshe lumenjsh, rrjedha fshatrash. Ti sot gjen në çdo mjedis mbetje si një shenjë e pakujdesisë sonë”, u shpreh ekspertja e mjedisit, Flora Xhemani Baba.
    Ministria e Mjedisit thotë se disponojnë 10 studime fizibiliteti të hartuara në vitin 2022, sa i përket venddepozitimeve ilegale dhe josanitare. Bazuar në këto studime pjesë e investimeve do të jenë mbyllja/rehabilitimi i venddepozitimeve të pakontrolluara, zgjerimi me qeliza të reja, mbyllja e kapsulimi i qelizave ekzistuese. Ndërhyrjet parashikohet të realizohen deri në vitin 2028 dhe do të sigurojnë përputhshmëri e plotë të tyre me standardet e Bashkimit Evropian.
    Sipas Planit Kombëtar Sektorial për menaxhimin e mbetjeve urbane, i miratuar në vitin 2020 vendi është i ndarë në 10 zona të menaxhimit të mbetjeve dhe funksionojnë 7 landfille sanitare. Ministria sqaron se tre zonat e mbetjeve: Berat, Dibër dhe Kukës në të cilat nuk ka landfille rajonale, janë në proces dizenjimi dhe më pas ndërtimi./Top Channel