Tag: mjedisit

  • Çështja e inceneratorit të Fierit! Kaloi afati i paraburgimit, lirohet ish-ministri Lefter Koka

    Çështja e inceneratorit të Fierit! Kaloi afati i paraburgimit, lirohet ish-ministri Lefter Koka

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar për aferën e inceneratorëve, është liruar nga burgu pas katër vitesh. Vendimi vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e inceneratorit të Fierit, ku GJKKO ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” dhe ka kthyer dosjen për rigjykim në Apel.
    Sa i përket inceneratorit të Elbasanit, Koka ka përfituar lirimin me kusht nga Gjykata e Durrësit, ndërsa për inceneratorin e Tiranës, dënimi është konsideruar i shlyer me kohën e kaluar në paraburgim.
    Me këto zhvillime, të tre dosjet penale ku Koka ishte i përfshirë Elbasani, Tirana dhe Fieri, nuk kanë më masa sigurie në fuqi, duke i hapur rrugën lirimit të tij pas katër vitesh heqje lirie.
    Gjykata e Posaçme, në prill të këtij viti, ka dënuar me 3 vjet burg ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka për inceneratorin e Tiranës. Koka do të vuajë 2 vite burgim për shkak të gjykimit të shkurtuar. Bashkë me burgun që ka kryer, Koka nuk lejohet që të mbajë funksione publike për 5 vite. SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.
    Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit. 0 Ish-ministri i Mjedisit ka dhe një dënim tjetër me 6.8 vite burg për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa për inceneratorin e Fierit, ku sërish është i përfshirë Lefter Koka, çështja është në rigjykim.

  • Qeveria braktis mjedisin/ Nga 600 mln euro taksa, çon më pak se 2% në këtë fushë

    Qeveria braktis mjedisin/ Nga 600 mln euro taksa, çon më pak se 2% në këtë fushë

    Qeveria shqiptare grumbullon më shumë se 600 milionë euro taksa mjedisore, por nuk çon për mbrojtjen e mjedisit as 2 për qind të tyre referuar të dhënave zyrtare.
    Sipas INSTAT në vitin 2023 të ardhurat nga taksa mjedisore arritën në 60.4 miliardë lekë ose rreth 620 milionë euro.
    Në të njëjtin vit programi për mbrojtjen e mjedisit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit ishte vetëm 970 milionë lekë ose 1.7% e të ardhurave që mblidhen nga taksat mjedisore.
    Gati 90 për qind e taksave mjedisore janë kontribut i taksave në sektorin e energjisë dhe atë të transportit.
    Teksa çështjet mjedisore janë duke u bërë vitit pas viti më të mprehta për menaxhim ato nuk po marrin vëmendjen e duhur nga qeveria me financime, në një kohë që ndryshimet e klimës po kthehen në një rrezik real për qëndrueshmërinë ekonomike.
    Vetëm përmbytjet e muajit nëntor kanë krijuar dëme që përllogaritën në miliona në euro në bujqësi dhe në asetët fizike të infrastrukturës publike.
    Parimisht të ardhurat nga taksat mjedisore ekzistojnë për të mbrojtur mjedisin, por në praktikë, ato hyjnë në arkën e përgjithshme të shtetit njësoj si çdo taksë tjetër dhe nuk kanë detyrimisht kanë destinacion të dedikuar për mjedisin.
    Edhe në vendet e BE vetëm një pjesë relativisht e vogël e taksave mjedisore përfundon në investime konkrete për mbrojtjen e mjedisit si, reduktimi i ndotjes së ajrit, restaurimi i biodiversitetit.
    Vlerësimet tregojnë se në shumë vende të BE-se shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit nuk arrijnë as 50 për qind te të ardhurave te grumbulluara nga taksat mjedisore, por në Shqipëri ky raport nuk është as 2%.
    Në vitin 2023 të ardhurat nga taksat e mjedisit zunë 9.4% te të ardhurave buxhetore.
    Në BE Greqia dhe Bullgaria mbledhin më shumë taksa për mjedisin, por ato që shpenzojnë më shumë fonde buxhetore për çështjet mjedisore janë Gjermania, Franca dhe Italia.
    Fondi Monetar Ndërkombëtar i sheh taksat dhe shpenzimet mjedisore si një instrument ekonomik që duhet të funksionojë jo vetëm për të mbrojtur mjedisin, por edhe për të ruajtur stabilitetin fiskal të vendeve.
    Por gjithashtu FMN mbështet taksimin e karbonit dhe taksa të tjera për ndotjen, duke i konsideruar ato si mënyrat më efikase për të ulur emetimet dhe për të orientuar ekonominë drejt energjive të pastra. Sipas Fondit taksat e mjedisit duhet të kthehen në investime që prodhojnë përfitime afatgjata.
    Pavarësisht nëse përdoren për zgjerimin e transportit publik, përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve, për energji të rinovueshme apo për mbështetjen e familjeve të cenueshme që preken nga çmimet më të larta të energjisë, shpenzimet që burojnë nga taksat mjedisore duhet të krijojnë një cikël pozitiv ekonomik dhe social.
    FMN nënvizon se, investimet e tilla rrisin produktivitetin, ulin kostot shëndetësore të ndotjes dhe i bëjnë vendet më të qëndrueshme ndaj krizave klimatike./Monitor

  • BIRN: Nga Vjosa te Drini, mbetjet minerare ndotin lumenjtë e Shqipërisë

    BIRN: Nga Vjosa te Drini, mbetjet minerare ndotin lumenjtë e Shqipërisë

    Pranë qytetit të Selenicës, në brigjet e Vjosës, deri një dekadë më parë banorët bënin plazh. Jo më! Shtrati i lumit me guralecë tani është i mbuluar me një shtresë të trashë balte me mbetje bitumi dhe është transformuar në një landfill industrial.
    Lumi Vjosa, i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, dy vite më parë u shpall Park Kombëtar, pas një fushate disavjeçare ndërkombëtare që bëri bashkë aktivistë lokalë dhe aktorë hollivudianë. Edhe pse niveli i mbrojtjes ligjore është rritur, rrjedha e tij vazhdon të jetë e kërcënuar nga ndotja.
    “Të gjitha këto minerale janë me ngarkesë të lartë kimikatesh, pra substancash kimike të cilat bëjnë përkeqësimin e cilësisë së ujit,” tha për BIRN Olsi Nika.
    “Ka substanca që janë të dëmshme për florën, për faunën, por ka edhe substanca të tjera që quhen komponentë që rrinë gjatë dhe nuk zbërthehen,” shtoi ai, ndërsa shpjegoi se “ato jo vetëm që ndotin florën dhe faunën aty, por nëpërmjet rrjetave ushqimore ato vijnë deri në tryezat tona, deri në indet tona”.
    Pamjet në terren janë dramatike, ndërsa institucionet e mbrojtjes së mjedisit flasin për cilësi brenda normave të lumenjve që vazhdojnë të ndoten.
    Megjithatë, në një përgjigje me shkrim, Agjencia Kombëtare e Mjedisit i tha BIRN se, bazuar në raportin vjetor të mjedisit, ujërat e lumenjve vlerësohen të jenë nën kufijtë e përcaktuar në standardet kombëtare dhe nuk paraqesin ndotje.
    “Për sa i përket vlerave të radioaktivitetit alfa dhe beta total të ujërave të lumenjve Shkumbin, Drin dhe Vjosë, vlerësohet se janë nën vlerat e përcaktuara në standardet kombëtare dhe nuk paraqesin ndotje,” shkruan AKM.
    Habitate në rrezik
    Lumenjtë në Shqipëri përbëjnë një nga burimet më të rëndësishme natyrore të vendit, me një rrjet të dendur rrjedhash që zbresin nga zonat malore në ultësirën bregdetare. Ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës, shumë prej lumenjve shqiptarë ende ruajnë segmente të egra, duke krijuar habitate dhe ekosisteme natyrore të rralla.
    Megjithatë, ata janë nën presion të vazhdueshëm nga aktivitetet minerare, mbetjet industriale, ndërhyrjet hidroteknike dhe menaxhimi i dobët i mbetjeve, duke e bërë ruajtjen e tyre një sfidë të rëndësishme për mjedisin në Shqipëri.
    Ngjashëm me Vjosën, lumi Fan gjarpëron mes luginave e grykave malore dhe mbërrin i kristaltë deri në qytetin e Fushë-Arrëzit. Pikërisht aty ai bashkohet me përroin e kuq që vjen nga zona minerare dhe rrjedha e tij ndryshon ngjyrë nga ndotja.
    Ndotja e lumenjve nuk është gjithmonë pasojë e minierave aktive, por edhe e depozitimeve të vjetra minerare të trashëguara.
    Në Kukës, pranë urës së Leshnicës, pluhuri mineral dhe mbetjet krijojnë një cikël të përhershëm ndotjeje që përfundon në lumin Drin. Situatë e ngjashme është edhe në Librazhd, ku mbetjet e vjetra minerare buzë Shkumbinit, pas çdo shiu, përfundojnë në shtratin e lumit.
    Ekspertët ngrenë dyshime mbi metodologjinë e institucioneve për matjen e ndotjes së lumenjve.
    “Nëse AKM thotë p.sh. se Vjosa ose Fani është me një cilësi të mirë të ujit apo shumë të mirë, i referohet gjithë gjatësisë së Vjosës apo të Fanit,” shpjegoi Nika.
    “Por këto ndotje janë pikësore, të cilat shndërrohen në difuze, në të shpërndara në disa qindra metra apo deri në katër kilometra dhe pastaj uji vetëpastrohet,” shtoi ai.
    Drejtuesi i Eco Albania këmbëngul se dëmi që shkakton ndotja nis pikësëpari te komunitetet që jetojnë pranë zonave ku ushtrojnë aktivitetin kompanitë minerare.
    “Zinxhiri është i thjeshtë: mbetjet apo kimikatet apo mbetjet e dëmshme depozitohen në ujë, nga uji fillojnë te filtratorët që janë të parët — pra nga algat, nga makroinvertebrorët mbi të cilët ushqehen peshqit, shpendët dhe pastaj me të cilët ushqehemi edhe ne,” tha Nika.
    “Ky është problemi kryesor i ndotësve: jo vetëm që dëmtojnë zonën, habitatet, atë pjesën ku shkarkohen, por përbëjnë një rrezikshmëri të lartë për shëndetin e njeriut — fillimisht të komunitetit të zonave afër tyre që shfrytëzojnë këto burime natyrore,” theksoi ai.
    Masa administrative
    Agjencia Kombëtare e Mjedisit sqaron se grupet e saj të inspektimit kanë marrë masa administrative, duke vendosur gjoba dhe duke kërkuar pezullim aktiviteti për disa kompani minerare, përfshirë ato në Selenicë dhe Fushë-Arrëz.
    “Ndotja e mjedisit nuk pret,” thotë eksperti mjedisor Edi Tuka. “Pra nuk pret një vendim të AKM apo institucioneve të tjera ligjzbatuese, të cilat jo vetëm t’u pezullojnë dhe t’u heqin licencat; pra duhet patjetër të ndërhyjnë me një forcë të madhe për sa i përket veprimtarisë së këtyre kompanive ndotëse të mjedisit,” shtoi ai.
    Të njëjtin shqetësim ngre edhe eksperti i mjedisit Olsi Nika, i cili thekson se sanksionet duhet të jenë më të larta në mënyrë që të ndikojnë realisht në sjelljen e kompanive minerare.
    “Një milion lekë të vjetra gjobë për kompani që gjeneron disa milionë euro në ditë nuk është fare problem,” tha ai.
    Mungesa e një reagimi vendimtar nga institucionet përgjegjëse për ndalimin e ndotjes ka prodhuar apati dhe heshtje në komunitetet e prekura.
    “Në rast se komuniteti nuk ka në krah institucionet që zbatojnë ligjin, por i ka përballë – dhe përballë të keqes që është ndotja mjedisore, normalisht komuniteti e humb forcën dhe arsyen për të vazhduar në kauzën për mbrojtjen e mjedisit,” tha Tuka.
    Në mungesë të kësaj mbështetjeje nga institucionet, komunitetet e prekura nga ndotja duket se nuk kanë rrugë tjetër veçse të heshtin dhe të përpiqen të bëjnë kompromiset e vogla, aq sa iu ofron kompania ndotëse.
    “Ata mund t’i bëjnë ballë edhe presionit të parave që mund të marrin nga kompanitë, edhe presionit të ‘të fortëve’ që përfaqësojnë apo mbrojnë interesat e këtyre kompanive nëse shohin një reagim nga shteti,” tha Nika. “Por kur nuk shohin asnjë reagim nga shteti, e kanë më të thjeshtë të bëjnë kompromis,” shtoi ai.
    Krimi mjedisor
    Ndërsa autoritetet këmbëngulin se monitorimet zyrtare tregojnë ujëra brenda normave dhe se ndaj kompanive janë marrë masa administrative, pamjet nga terreni tregojnë se lumenjtë mbeten të ekspozuar ndaj ndotjes së vazhdueshme, ndërsa ndikimi në habitatet natyrore dhe në shëndetin e banorëve është i vështirë të injorohet.
    Ekspertët e mjedisit nuk janë kritikë vetëm ndaj AKM-së, por edhe ndaj organeve ligjzbatuese. Sipas Mihallaq Qirjos, drejtor ekzekutiv i REC Albania, numri i veprave penale që lidhen me krimin mjedisor dhe që ndiqen nga policia është shumë i ulët – vetëm 17% e të gjitha veprave penale që prekin tokën, ujin dhe ajrin.
    “Nëse ne shkojmë në prokurori, numri bie shumë: mesatarja është 0.4% e të gjitha veprave që trajtohen nga prokuroria të jenë në këtë vepër penale që prek ajrin, ujin dhe tokën,” tha ai, ndërsa shtoi se në shumicën e rasteve, hetimet pezullohen për mungesë të autorëve të krimit, apo pushohen për mungesë të provave të grumbulluara në terren.
    “Në gjykatë nuk kemi gjetur asnjë rast të dënuar për shkak të ndotjes së burimeve ujore,” shpjegoi Qirjo, dhe shtoi se kjo situatë vjen nga “mungesa e kapaciteteve njerëzore dhe teknike për të hetuar në thellësi krimin mjedisor.”/BIRN

  • Park Kombëtar vetëm me letra: Vjosa shndërrohet në landfill industrial

    Park Kombëtar vetëm me letra: Vjosa shndërrohet në landfill industrial

    “Në gjykatë nuk kemi gjetur asnjë rast të dënuar për shkak të ndotjes së burimeve ujore,” shpjegoi Qirjo, dhe shtoi se kjo situatë vjen nga “mungesa e kapaciteteve njerëzore dhe teknike për të hetuar në thellësi krimin mjedisor.”/ BIRN

  • Më pak dëborë, më shumë përmbytje/ Eksperti i mjedisit tregon efektet e ndryshimit të klimës në Shqipëri

    Më pak dëborë, më shumë përmbytje/ Eksperti i mjedisit tregon efektet e ndryshimit të klimës në Shqipëri

    Më shumë përmbytje dhe më pak reshje dëbore janë ndër efektet e dukshme të ndryshimeve klimatike në vendin tonë sipas Ekspertëve të Mjedisit.
    “Pasojë e ndryshime klimatike dimri më i butë, më pak borë më shumë përmbytje”.
    Ferdinand Bego, shpjegon se shtresat e borës shërbenin si barrikada natyrore dhe si rezervuar ujërash, por tani këto funksione janë dobësuar ndjeshëm.
    Një pjesë e tyre (përmbytjeve) thotë se vijnë edhe për shkak të menaxhimit të gabuar të territorit ndër vite.
    “Tokat bujqësore u kthyen në toka djerrë, s’kemi më pyje”
    Por ky nuk është i vetmi shkak.
    “I kemi tokat bujqësore nën nivelin e detit”.
    Eksperti i mjedisit thekson se përballja me këto sfida kërkon politika afatgjata dhe të kushtueshme.
    Banka Botërore vlerëson se Shqipëria duhet të investojë rreth 6 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të përballuar rreziqet që sjellin ndryshimet klimatike.

  • Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka

    Kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka

    Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për shuarje të masës së sigurisë. Siç raporton gazetarja Glidona Daci, Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi këtë të mërkurë, 26 nëntor, vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin. 
    Ish-zyrtari, i cili qëndron në qeli që prej dhjetorit 2021, argumenton se afatet maksimale të paraburgimit prej tre vitesh për dosjen ku është në gjykim në Apel, atë të inceneratorit të Fierit, kanë përfunduar. 
    Çështja e inceneratorit të Fierit do të rigjykohen në Gjykatën e Posaçme të Apelit, pasi Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim. Ndërkohë, Koka është dënuar më herët me 6 vite e 8 muaj burg për dosjen e inceneratorit të Elbasanit dhe 2 vite për atë të Tiranës. 
     
  • Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për liri

    Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për liri

    Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka pranuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për shuarje të masës së sigurisë. Siç raporton gazetarja Glidona Daci, Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi këtë të mërkurë, 26 nëntor, vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin. 
    Ish-zyrtari, i cili qëndron në qeli që prej dhjetorit 2021, argumenton se afatet maksimale të paraburgimit prej tre vitesh për dosjen ku është në gjykim në Apel, atë të inceneratorit të Fierit, kanë përfunduar. 
    Çështja e inceneratorit të Fierit do të rigjykohen në Gjykatën e Posaçme të Apelit, pasi Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim. Ndërkohë, Koka është dënuar më herët me 6 vite e 8 muaj burg për dosjen e inceneratorit të Elbasanit dhe 2 vite për atë të Tiranës. 
     
  • 23 milionë euro të pambledhura nga gjobat për ndotësit e mjedisit

    23 milionë euro të pambledhura nga gjobat për ndotësit e mjedisit

    “Shkeljet e ligjit që mbron mjedisin natyror, tokën, ujin, pyjet, ajrin etj., janë një realitet i përditshëm dhe flagrant, por vendosja e drejtësisë duket më shumë një mirazh juridik”.

    Ky është konkluzioni i një serie prej pesë studimesh të thelluara, të prezantuara nga një koalicion organizatash të shoqërisë civile të udhëhequra nga Qendra Burimore e Mjedisit (REC Shqipëri), të cilat kanë skanuar çdo hallkë të sistemit, nga inspektorët e terrenit deri te gjyqtarët e Apelit.

    Gjetjet zbulojnë se mbi 90% e dëmeve në mjedis janë proceduar si kundravajtje administrative, por edhe kur sistemi administrativ tenton të veprojë përmes gjobave, ato nuk vilen.

    “Vetëm 11.4% e gjobave arkëtohen realisht, duke lënë miliona euro dëm financiar të parikuperuar dhe autorët të pandëshkuar. Llogaritet se mbi 10 milion Euro gjoba administrative dhe 13 milion vlerë dëmi të shkaktuar në fondin pyjor (2014-2017),  janë të pa arkëtuara”, – u shpreh Mihallaq Qirjo, drejtor ekzekutiv i Qendra Burimore e Mjedisit (REC Shqipëri).

    Seria e studimeve gjeti se Policia e Shtetit, duket se vuan nga varfëria teknike, teksa mungesa e ekspertëve të atashuar pranë organeve hetimore dhe laboratorëve shkencorë për kryerjen e akt-ekspertimit dhe përcaktimin e shkallës së dëmit mjedisor, bën që shpesh organet e hetimit të dështojnë në sigurimin e provave shkencore, vendimtare për fatin e procesit të hetimit dhe gjykimit.

    Mungesa e provave, shpesh bën që prokuroria të shndërrohet në një “arkivë” për kallëzimet mjedisore, teksa paradoksi thellohet në dyert e gjykatave, ku drejtësia për mjedisin është e vonuar dhe pa prioritet, me çështje që zënë një volum të papërfillshëm prej 0.25% në Gjykatën e Apelit. Sipas Qirjos, për fat të keq, edhe media, e cila duhet të shërbente si rojtare e interesit publik, ka dështuar të ushtrojë presion, duke ofruar raportim sipërfaqësore.

    “Ky raport vjen si një këmbanë alarmi për shoqërinë, ligjvënësit dhe ekzekutivin. Mjedisi nuk është dekor, por baza e jetës dhe e ekonomisë, dhe pa drejtësi mjedisore, funksionaliteti i shtetit ligjor mbetet i kompromentuar”, – tha ai./SCAN

  • Nën akuzë për korrupsion, shpallet i pafajshëm vëllai i ish-Presidentit, Bujar Nishani

    Nën akuzë për korrupsion, shpallet i pafajshëm vëllai i ish-Presidentit, Bujar Nishani

    Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Ilir Nishanin vëllain e ish-presidentit, Bujar Nishani, i cili akuzohej për korrupsion, pasi dyshohej se kishte marrë ryshfet në cilësinë e inspektorit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
    Bashkë me të kaluan në gjykim, po për korrupsion, dy ish-zyrtarët e së njëjtës agjenci, Genci Hicka dhe Gerson Tafa, si edhe mjekët Konstandin Balloma dhe Besim Boçi.
    Sipas SPAK, në vitin 2020 tre zyrtarët e Mjedisit kanë marrë një ryshfet prej 30 mijë lekë nga dy mjekët Balloma e Boçi, në këmbim të mos gjobitjes për trajtimin e mbetjeve spitalore. Hetimi ndaj zyrtarëve të Mjedisit, nisi pas kallëzimit të mjekëve, të cilët përfunduan të pandehur në të njëjtën dosje më pas.
    I pafajshëm është shpallur edhe i pandehuri Genci Hicka. Por, GJKKO këtë të martë ka shpallur fajtor të pandehurin tjetër, Gerson Tafa, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe dënimin e tij me 2 vjet burg.
    Por sipas vendimit Tafa nuk do të qëndrojë në qeli por do të duhet të kryejë 24 muaj shërbim prove, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij. Tafës po ashtu i ndalohet që të ushtrojë funksione publike për një periudhë 5 vjeçare.