Tag: mjaltit

  • Shurupi me shegë dhe mjaltë për të luftuar kollën

    Shurupi me shegë dhe mjaltë për të luftuar kollën

    Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën e lirë që të zgjasë edhe gjatë natës duke shkaktuar trazira të tjera në organizëm.
    Kolla mund të kurohet mjaft mirë me kura natyrale të cilat janë po aq efikase sa medikamentet që merren në farmaci. Lexoni disa sugjerime mbi përdorimin e shegës dhe mjaltit.
    Gjethet, lulja, lëkurat dhe kokrrat e shegës kanë vlera kuruese për të gjithë organizmin. Lëngu i shegës ka një efekt shumë mirëbërës për fytin dhe rrugët e frymëmarrjes.

    Sipas të dhënave, ky lëng është shumë i pasur me vitaminë A dhe C të cilat fuqizojnë imunitetin. Përveç pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes, shega është mirëbërëse edhe kundër kollës.
    Ekspertët e mjekësisë alternative rekomandojnë përzierjen e lëngut të shegës, xhenxhefilit dhe mjaltit për përgatitjen e një shurupi krejt natyral kundër kollës. Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten:
    1 lugë gjelle me lëng të freskët dhe natyral shege i shtrydhur
    1 lugë gjelle me lëng të freskët xhenxhefili i shtrydhur
    1 lugë gjelle me mjaltë.
    Të gjithë përbërësit përziejini mirë deri sa të formoni një shurup të njëjtrajtshëm. Këtë shurup duhet ta pini 3-4 herë në ditë nga një lugë çaji.
    Mund ta përsërisni për disa ditë. Shega, xhenxhefili dhe mjalti janë përbërës natyralë dhe të shëndetshëm. Bashkimi i tyre në këtë shurup shkurton kohëzgjatjen e kollës dhe zbut sekrecionet dhe ashpërsinë e saj.
    Kjo kurë natyrale është e dobishme edhe për të rritur imunitetin, kuruar aneminë dhe bronhitin. Shega rekomandohet edhe për kollën që prek fëmijët.
    Për fëmijët mbi 2 vjeç, rekomandohet të përzieni sasi të barabarta të lëngut të xhenxhefilit, mjaltit dhe lëngut të shegës. Ky shurup u duhet dhënë fëmijëve tre herë në ditë nga një lugë çaji. Mjalti nuk rekomandohet për fëmijët nën 2 vjeç.

  • Shurupi për të luftuar kollën, ja si ta përgatisni

    Shurupi për të luftuar kollën, ja si ta përgatisni

    Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka rrugën e lirë që të zgjasë edhe gjatë natës duke shkaktuar trazira të tjera në organizëm.
    Kolla mund të kurohet mjaft mirë me kura natyrale të cilat janë po aq efikase sa medikamentet që merren në farmaci. Lexoni disa sugjerime mbi përdorimin e shegës dhe mjaltit.
    Gjethet, lulja, lëkurat dhe kokrrat e shegës kanë vlera kuruese për të gjithë organizmin. Lëngu i shegës ka një efekt shumë mirëbërës për fytin dhe rrugët e frymëmarrjes.
    Sipas të dhënave, ky lëng është shumë i pasur me vitaminë A dhe C të cilat fuqizojnë imunitetin. Përveç pastrimit të rrugëve të frymëmarrjes, shega është mirëbërëse edhe kundër kollës.
    Ekspertët e mjekësisë alternative rekomandojnë përzierjen e lëngut të shegës, xhenxhefilit dhe mjaltit për përgatitjen e një shurupi krejt natyral kundër kollës. Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten:
    1 lugë gjelle me lëng të freskët dhe natyral shege i shtrydhur1 lugë gjelle me lëng të freskët xhenxhefili i shtrydhur1 lugë gjelle me mjaltë.Të gjithë përbërësit përziejini mirë deri sa të formoni një shurup të njëjtrajtshëm. Këtë shurup duhet ta pini 3-4 herë në ditë nga një lugë çaji.
    Mund ta përsërisni për disa ditë. Shega, xhenxhefili dhe mjalti janë përbërës natyralë dhe të shëndetshëm. Bashkimi i tyre në këtë shurup shkurton kohëzgjatjen e kollës dhe zbut sekrecionet dhe ashpërsinë e saj.
    Kjo kurë natyrale është e dobishme edhe për të rritur imunitetin, kuruar aneminë dhe bronhitin. Shega rekomandohet edhe për kollën që prek fëmijët.
    Për fëmijët mbi 2 vjeç, rekomandohet të përzieni sasi të barabarta të lëngut të xhenxhefilit, mjaltit dhe lëngut të shegës. Ky shurup u duhet dhënë fëmijëve tre herë në ditë nga një lugë çaji. Mjalti nuk rekomandohet për fëmijët nën 2 vjeç.

  • Fuqitë shëruese të mjaltit dhe aloe verës

    Fuqitë shëruese të mjaltit dhe aloe verës

    Nëse ndiheni të drobitur dhe nuk pushoni siç duhet, apo jeni të predispozuar të ftoheni shpejt, duhet të kombinoni patjetër Eliksirin e Jetës.
    Në shumë vende të botës, kombinimi i mjaltit dhe Aloe Verës konsiderohet si ‘Eliksiri i Jetës’. Si mjalti ashtu edhe Aloe Vera janë të pasur në vlera dhe njihen si suplementë të shkëlqyer ushqimorë.

    Mjalti dhe Aloe Vera janë përdorur prej shekujsh, duke përforcuar idenë se ushqimi mund të jetë mjekim. Mjalti është ëmbëlsuesi i mrekullueshëm i natyrës.

    Kombinimi i mjaltit dhe Aloe Verës është mjaft i vlefshëm për njeriun.

    Nëse ndiheni të drobitur dhe nuk pushoni siç duhet, apo jeni të predispozuar të ftoheni shpejt, duhet të kombinoni patjetër Eliksirin e Jetës.

    Organizmi ka nevojë për lëngje të cilat përftohen kryesisht nga uji, por nëse shtoni Aloe Verën dhe mjaltin do të pasuroni ushqimin tuaj.

    Lëngu i Aloe Verës dhe mjaltit përmban pak kalori dhe sheqerna në krahasim me lëngjet e tjera.

    Përpos kësaj, ky lëng përmban vitamina dhe fitoushqyes që i bëjnë mirë shëndetit.

    Pak kalori, shumë vitaminë C
    Lëngu i Aloe Verës me mjaltin përmban pak kalori. Në 250 mililitra lëng do të gjeni 120 kalori.

    Një gotë me lëng përmban 60 kalori që e bën atë alternativën më të mirë në krahasim me lëngjet e tjera.

    Për shembull lëngjet e mollës dhe portokallit kanë 114 dhe 112 kalori për çdo racion.

    Në çdo racion të lëngut të Aloe Verës dhe mjaltit gjenden sasi domethënëse të vitaminës C, një antioksidant dhe një ushqyes i rëndësishëm, që ka aftësinë të luftojë radikalet e lira të cilat konsiderohen shkaktarë të sëmundjeve kronike dhe plakjes.

    Vitamina C promovon prodhimin e kolagjenit, kaq i nevojshëm për një lëkurë elastike.

    Vitamina C aktivizon enzimat e nevojshme për funksionin e qelizave dhe mbështet metabolizmin.

    Në 250 mililitra të lëngut të Aloe Verës dhe mjaltit gjenden 30 përqind të dozës ditore të vitaminës C.

    Përfitimet e tjera të Aloe Verës
    Përfshirja e Aloe Verës ofron shumë vlera shëndetsore dhe fitoushqyes siç është barbaloina që luan rolin e antioksidantit.

    Aloe Vera rregullon nivelin e sheqerit në gjak, rrjedhimisht është e dobishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

    Si ta përgatisni:
    1 filxhan xhel Aloe Vera
    1 filxhan mjaltë

    Përziejini në mikses derisa të formohet një masë

  • A mundet mjalti të përmirësojë shëndetin e zemrës?

    A mundet mjalti të përmirësojë shëndetin e zemrës?

    Pavarësisht nëse e preferoni në çaj apo për ta shoqëruar me ushqime të tjera, mjalti fal një sërë përfitimesh shëndetësore.

    Ky ushqim mund të ndihmojë në qetësimin e kollës dhe dhimbjeve të fytit, në shërimin e plagëve dhe në lehtësimin e shqetësimeve gastrointestinale. E megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet ta konsumoni me tepricë.
    Mjalti është i pasur me sheqer, prandaj konsumi i tepërt mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe mund të çojë në shtim në peshë. Mënyra më e sigurtë për të korrur disa nga përfitimet për trupin dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm mbetet konsumi në moderim.

    Një studim i ri zbuloi se si shëndeti juaj mund të përfitojë nga konsumi i mjaltit. Njihuni me të në vazhdim të artikullit.
    Çfarë zbuloi studimi
    Studiuesit në Universitetin e Torontos zbuluan se përfshirja e mjaltit në një regjim ushqimor të shëndetshëm reduktoi disa shkaktarë të sëmundjeve kronike. Përfitimet më të mëdha u korrën nga mjalti i papërpunuar, i prodhuar nga fermat ku bletët kanë akses në një burim të vetëm lulesh.
    Këto gjetje ishin të papritura, duke marrë parasysh përmbajtjen e lartë të sheqerit dhe karbohidrateve të mjaltit.
    Në mënyrë tipike, ushqimet me sheqer të lartë mund të rrisin mundësitë e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Megjithatë, jo të gjitha ushqimet me sheqer dhe karbohidratet janë të barabarta.
    Për studiuesit këto rezultate janë befasuese sepse mjalti është rreth 80 % sheqer, por ai është gjithashtu një përbërje komplekse e sheqernave të zakonshme dhe atyre të rralla, proteinave, acideve organike dhe komponimeve të tjera bioaktive që me shumë gjasa kanë përfitime shëndetësore.
    Deri më tani është vërtetuar se mjalti përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe normalizon nivelet e glukozës pavarësisht se përmban karbohidrate. E rëndësishme është të theksohet se gjetjet e studimit sugjeruan se mjalti mund të përmirësojë shëndetin metabolik dhe të ulë inflamacionin vetëm nëse e konsumoni në moderim së bashku me një regjim të shëndetshëm ushqimor.
    Ky studim i ri nga Universiteti i Torontos zbuloi se konsumimi i rreth 2 lugëve gjelle mjaltë në ditë në kombinim me një regjim ushqimor të shëndetshëm, mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit dhe në përmirësimin e niveleve të kolesterolit. Për më tepër, përfitimet shëndetësore të mjaltit varen nga përpunimi i tij dhe burimi i luleve.
    Pavarësisht nga cilësia dhe burimi i mjaltit tuaj, mbikonsumi mund të përbëjë rreziqe për shëndetin, prandaj mënyra më e sigurtë mbetet konsumi në moderim.

  • A mundet mjalti të përmirësojë shëndetin e zemrës? Ja sasia që rekomandohet

    A mundet mjalti të përmirësojë shëndetin e zemrës? Ja sasia që rekomandohet

    Pavarësisht nëse e preferoni në çaj apo për ta shoqëruar me ushqime të tjera, mjalti fal një sërë përfitimesh shëndetësore.
    Ky ushqim mund të ndihmojë në qetësimin e kollës dhe dhimbjeve të fytit, në shërimin e plagëve dhe në lehtësimin e shqetësimeve gastrointestinale. E megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet ta konsumoni me tepricë.
    Mjalti është i pasur me sheqer, prandaj konsumi i tepërt mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe mund të çojë në shtim në peshë. Mënyra më e sigurtë për të korrur disa nga përfitimet për trupin dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm mbetet konsumi në moderim.

    Një studim i ri të cilit AgroWeb.org iu referua, zbuloi se si shëndeti juaj mund të përfitojë nga konsumi i mjaltit. Njihuni me të në vazhdim të artikullit.
    Çfarë zbuloi studimi
    Studiuesit në Universitetin e Torontos zbuluan se përfshirja e mjaltit në një regjim ushqimor të shëndetshëm reduktoi disa shkaktarë të sëmundjeve kronike. Përfitimet më të mëdha u korrën nga mjalti i papërpunuar, i prodhuar nga fermat ku bletët kanë akses në një burim të vetëm lulesh.
    Këto gjetje ishin të papritura, duke marrë parasysh përmbajtjen e lartë të sheqerit dhe karbohidrateve të mjaltit. Në mënyrë tipike, ushqimet me sheqer të lartë mund të rrisin mundësitë e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Megjithatë, jo të gjitha ushqimet me sheqer dhe karbohidratet janë të barabarta.
    Për studiuesit këto rezultate janë befasuese sepse mjalti është rreth 80 % sheqer, por ai është gjithashtu një përbërje komplekse e sheqernave të zakonshme dhe atyre të rralla, proteinave, acideve organike dhe komponimeve të tjera bioaktive që me shumë gjasa kanë përfitime shëndetësore.
    Deri më tani është vërtetuar se mjalti përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe normalizon nivelet e glukozës pavarësisht se përmban karbohidrate. E rëndësishme është të theksohet se gjetjet e studimit sugjeruan se mjalti mund të përmirësojë shëndetin metabolik dhe të ulë inflamacionin vetëm nëse e konsumoni në moderim së bashku me një regjim të shëndetshëm ushqimor.
    Ky studim i ri nga Universiteti i Torontos zbuloi se konsumimi i rreth 2 lugëve gjelle mjaltë në ditë në kombinim me një regjim ushqimor të shëndetshëm, mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit dhe në përmirësimin e niveleve të kolesterolit. Për më tepër, përfitimet shëndetësore të mjaltit varen nga përpunimi i tij dhe burimi i luleve.
    Pavarësisht nga cilësia dhe burimi i mjaltit tuaj, mbikonsumi mund të përbëjë rreziqe për shëndetin, prandaj mënyra më e sigurtë mbetet konsumi në moderim.

  • ‘Magjia’ e mjaltit/ Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e tij të freskët për kaq gjatë

    ‘Magjia’ e mjaltit/ Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e tij të freskët për kaq gjatë

    Mjalti është një ëmbëlsues natyral dhe bakteret pëlqejnë të ushqehen me sheqer. Por mjalti është jashtëzakonisht rezistent ndaj prishjes. Çfarë fshihet pas aftësisë së tij për të luftuar bakteret?

    Shumica e ëmbëlsirave në kavanoza kanë një afat të kufizuar ruajtjeje – ato janë vetëm një lugë e vogël larg rritjes së një kulture të shijshme myku ose një kolonie të lulëzuar bakteresh. Por ka ushqime të caktuara me qëndrueshmëri të veçantë, të afta të qëndrojnë të ngrënshme për vite me radhë.

    Mjalti është një nga këto substanca magjike. Në një mjedis të mbyllur, ndërsa lënda e artë mund të kristalizohet, duke u bërë e trashë, nuk do të shpërbëhet. Kjo aftësi e vazhdueshme për t’i rezistuar prishjes varet nga kimia e mjaltit dhe mënyra se si është bërë.

    Kur themi se ushqimi është prishur, ajo që në të vërtetë nënkuptojmë është se diçka tjetër e ka prekur më parë, diçka mikroskopike. Bakteret, kërpudhat dhe myku janë të pranishme  të paktën në numër të ulët në shumë ushqime, dhe një numër i procedurave që njerëzit përdorin për të ruajtur ushqimin janë të dizajnuara për të dekurajuar këto krijesa që ta konsumojnë atë.

    Shumë prej këtyre mikroorganizmave kanë tendencë të preferojnë kushte me lagështi, temperatura më të larta (por jo shumë të larta), një pH të butë dhe shumë oksigjen përreth për ta përdorur në metabolizmin e tyre. Dehidratimi i mishit ose frutave, pra, i privon ato nga uji. Gatimi i ushqimit në temperaturë të lartë dhe më pas zhvendosja e tij në frigorifer për ruajtje, fillimisht vret shumë insekte dhe pengon rritjen e çdo krijese të mbetur. Vendosja e ushqimit në një përzierje turshi largon të gjitha krijesat, përveç atyre që e duan më shumë aciditetin. Mbyllja e diçkaje në një kavanoz, kufizon oksigjenin në të cilin ata kanë qasje.

    Ne jemi gjithmonë duke luftuar një betejë të humbur kundër këtyre organizmave.

    Edhe ushqimi që i është nënshtruar një sërë procedurash ruajtjeje zakonisht ka një afat të kufizuar ruajtjeje, siç mund ta dini nëse keni hapur ndonjëherë një kavanoz me salcë karameleje nga pjesa e prapme e frigoriferit të gjyshes, i mbyllur në vitin 1985, për të gjetur një qilim të trashë qimesh brenda. (Mos më pyetni se si e di.)

    Ne jemi gjithmonë duke luftuar një betejë të humbur kundër këtyre organizmave, dhe qoftë një aromë uthulle që na tregon se Lactobacillusi ka humbur jetën me lëngun e portokallit, apo njolla të zeza myku në murin e brendshëm të kavanozit të gjalpit të kikirikut, shenjat e pranisë së tyre shpesh janë të padukshme dhe të pashmangshme.

    Por mjalti është një rast i pazakontë, dhe ja pse. Ai prodhohet nga bletët e mjaltit nga nektari i luleve dhe fillon si një lëng i ngrohtë, i holluar me ujë dhe me sheqer, lloji i gjësë që duket sikur do të ishte karremi më i pastër për bakteret. Bletët e përqëndrojnë nektarin gjatë rrugës për në koshere, duke hequr një pjesë të ujit, përdorin enzima për të rritur përmbajtjen e acidit në lëng duke dekurajuar rritjen e disa formave të mikroorganizmave dhe i zbërthejnë sheqernat në sheqerna më të thjeshtë, pastaj e dekantojnë atë në dhomat e huallit të mjaltit.

    Më pas, ata bëjnë diçka të jashtëzakonshme: fillojnë ta fryjnë mjaltin me krahët e tyre. Fryrja e mjaltit avullon ngadalë ujin e mbetur, si një ventilator lëkundës që avullon djersën nga lëkura juaj, kështu që një substancë që dikur ishte rreth 70% ose 80% ujë e sheh atë numër të bjerë.

    Mjalti i pjekur plotësisht, zakonisht ka një përmbajtje uji midis rreth 15%-18%. Në fakt, përqindja e molekulave të sheqerit në ujë është aq e madhe sa nuk do të ishte fizikisht e mundur të tretej kaq shumë sheqer në kaq shumë ujë, pa një proces si ai që përdorin bletët e mjaltit.

    Ka shumë sheqer atje, dhe sigurisht që mikroorganizmat do të donin ta provonin. Por me kaq pak ujë – dhe aciditetin që ofron një dekurajim shtesë – ata thjesht nuk mund të mbijetojnë. Mbylleni mjaltin në një kavanoz, për të kufizuar disponueshmërinë e oksigjenit, dhe ekziston një pengesë tjetër për rritjen.

    Kjo është një gjendje e njohur si “aktivitet i ulët i ujit” midis shkencëtarëve të ushqimit, dhe në fakt, ulja e aktivitetit të ujit të një substance është një truk i zakonshëm për të ruajtur ushqimet e përpunuara. Është e mundur të parandalohet prishja e ushqimit të lagësht për sa kohë që molekulat e ujit janë të lidhura në bashkëveprime me kripën ose sheqerin, për shembull.

    Kjo nuk do të thotë që mjalti mund t’i rezistojë të gjitha sfidave ndaj freskisë. Pasi hapet një kavanoz me mjaltë, sipërfaqja e tij ekspozohet rregullisht ndaj ajrit dhe zhytja e lugëve të lëpira do të sjellë baktere dhe lagështi, që nuk ishin aty kur kavanozi u mbyll./ BBC.

  • SHBA/ 29-vjeçari humb jetën gjatë muajit të mjaltit pasi u godit nga rrufeja

    SHBA/ 29-vjeçari humb jetën gjatë muajit të mjaltit pasi u godit nga rrufeja

    Muaji i mjaltit i Jake Rosencrantz, një 29-vjeçar nga Kolorado, përfundoi tragjikisht kur ai u godit nga rrufeja në plazhin New Smyrna të Floridës.

    Sipas autoriteteve, Jake ndodhej në ujë të cekët kur i ndodhi ky incident.

    Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë dhe i kryen reanimacion kardiopulmonar në vend, por ai ndërroi jetë në spital të nesërmen në mëngjes. Syri.net-Protothema

  • Tragjedi në Florida, 29-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë muajit të mjaltit

    Tragjedi në Florida, 29-vjeçari humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë muajit të mjaltit

    Muaji i mjaltit i një burri 29-vjeçar nga Kolorado përfundoi tragjikisht kur u godit nga rrufeja ndërsa ndodhej në plazhin New Smyrna në Florida.

    Jake Rosencrantz po qëndronte në ujë kur u godit nga rrufeja, thanë autoritetet. Shërbimet e urgjencës i kryen atij reanimacion kardiopulmonar në vendngjarje dhe ai u dërgua në spital në gjendje kritike, ku vdiq të nesërmen në mëngjes.
    Të shtunën, përpara se të njoftohej vdekja e tij, Sherifi i Qarkut Volusia, Mike Chitwood, tha në një postim në Facebook: “Po lutem për këtë të ri dhe gruan e tij. Ata erdhën në plazhet tona për të festuar martesën e tyre dhe në një sekondë të tmerrshme, gjithçka ndryshoi. Zemra ime është me ta sonte.”

    Honeymoon ends in tragedy as lightning strike claims newlywed’s life on Florida beach https://t.co/tvuLN1AEeq pic.twitter.com/7J4HABWLIK
    — New York Post (@nypost) June 25, 2025

    Të hënën, në një deklaratë të re dhe duke ribotuar një raport të lidhur me këtë, Chitwood shtoi: “Ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen tragjike të një të riu që ishte këtu në muajin e mjaltit me gruan e tij. Në moshën 29 vjeçare, ai duhet të ketë dhjetëra përvjetorë të tjerë përpara.”

    “I dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta kësaj gruaje të re në emër të të gjithëve në Qarkun Volusia, të cilët shpresonin deri në momentin e fundit se përpjekjet e vazhdueshme të shpëtimtarëve do ta sillnin atë përsëri tek ajo”, theksoi sherifi.

    Top Channel

  • ‘Eliksiri i jetës’, kombinimi i mjaltit dhe Aloe Verës, fuqi natyrale për trupin dhe shëndetin

    ‘Eliksiri i jetës’, kombinimi i mjaltit dhe Aloe Verës, fuqi natyrale për trupin dhe shëndetin

    Nëse ndiheni të drobitur, të lodhur apo të prirur ndaj të ftohtit, ekspertët e ushqyerjes natyrale rekomandojnë një zgjidhje të thjeshtë por të fuqishme: kombinimin e mjaltit me Aloe Verën. I quajtur në shumë vende të botës si “Eliksiri i Jetës”, ky përzierje natyrale njihet për vetitë e jashtëzakonshme ushqyese dhe shëruese.

    Mjalti dhe Aloe Vera janë përdorur prej shekujsh si kurë natyrale dhe konsiderohen suplementë të çmuar për organizmin. Mjalti është një ëmbëlsues i pasur me antioksidantë dhe elementë të dobishëm, ndërsa Aloe Vera njihet për efektet e saj qetësuese dhe pastruese për trupin.

    Ky kombinim ndihmon në përmirësimin e imunitetit dhe rikthimin e energjisë trupore. Lëngu që përftohet nga përzierja e Aloe Verës dhe mjaltit ka pak kalori – rreth 60 për çdo gotë – dhe përmban sasi domethënëse të vitaminës C, e cila lufton radikalet e lira dhe ndihmon në prodhimin e kolagjenit për një lëkurë të shëndetshme.

    Sipas specialistëve, në 250 mililitra të këtij lëngu gjenden rreth 30% e dozës ditore të vitaminës C, që e bën atë një aleat të fuqishëm për shëndetin qelizor dhe metabolizmin. Krahasuar me lëngjet e tjera frutash, kjo përzierje ofron më pak kalori dhe më shumë përfitime.

    Aloe Vera përmban gjithashtu barbaloina, një fitoushqyes me rol antioksidant, si dhe ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak – një vlerë e shtuar për personat që vuajnë nga diabeti.

    Përgatitja është e thjeshtë: përzieni në një mikser një filxhan xhel Aloe Vera dhe një filxhan mjaltë derisa të formohet një masë kompakte. Përdoreni çdo ditë për të përmirësuar ndjeshëm mirëqenien tuaj fizike dhe mendore.

  • Mjaltë dhe uthull molle, dy përbërës natyral me vlera fantastike shëndetësore

    Mjaltë dhe uthull molle, dy përbërës natyral me vlera fantastike shëndetësore

    Uthulla e mollës dhe mjalti janë dy substanca natyrale me vlera fantastike shëndetësore. Në formën e tyre të papërpunuar, si mjalti ashtu edhe uthulla mund të trajtojnë një sërë problemesh shëndetësore.

    Duke i kombinuar së bashku, ju mund të dyfishoni vlerat e tyre. Për më tepër ëmbëlsia e mjaltit kombinohet mjaft mirë me uthullën e mollës dhe e bën pirjen e të dyjave një eksperiencë të këndshme.

    Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se konsumi i uthullës së mollës dhe mjaltit ndihmon në mposhtjen e dhimbjeve, inflamacionit, shërimin e problemeve me tretjen dhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore.

    Mjalti me uthullën së bashku janë dyfish të fuqishëm kundër baktereve, inflamacionit dhe mykut.

    Vlerat shëndetësore të Uthullës së Mollës dhe Mjaltit

    Ulin kolesterolin

    Studimet kanë treguar se mjalti ul kolesterolin e keq dhe rrit kolesterolin e mirë. Këto aftësi vihen re sidomos gjatë konsumit të rregullit të mjaltit me uthull molle.

    Ulin tensionin e gjakut

    Mjalti me uthullën e mollës i bëjnë mirë zemrës duke ulur tensionin e gjakut në mënyrë natyrale. Të dyja së bashku funksionojnë mirë kundër hipertensionit.

    Ato ulin nivelin e sheqerit në gjak, fuqizojnë energjinë, largojnë kollën dhe përmirësojnë lëkurën.

    Largojnë dhimbjet e gjymtyrëve

    Konsumi i rregullt i uthullës së mollës dhe mjaltit ndihmon në menaxhimin dhe largimin natyral të inflamacionit që shkakton dhimbjet e gjymtyrëve.

    Kjo aftësi e bën këtë kombinim të rëndësishëm kundër reumatizmës dhe problemeve të tjera të ngjashme.

    Trajtojnë urthin dhe refluksin acidik

    Konsumimi i uthullës me mjaltë ofron zgjidhje natyrale kundër simptomave të urthit, balancon acidin në stomak si dhe qetëson fytin. Për më tepër, të dyja së bashku forcojnë shëndetin e sistemit tretës.

    Rënia në peshë

    Pirja e uthullës së mollës me mjaltin ndihmon në rënien në peshë. Të dhënat e një studimi mjaft interesant tregojnë se nëse tresni 30 ml uthull në 500 ml ujë, duke i shtuar pak mjaltë dhe e pini çdo ditë, do të arrini të pakësoni masën e yndyrnave në trup dhe të humbni në peshë, sidomos nëse jeni obezë./AgroWeb.org