Deklarata e bërë nga kryeministri Rama gjatë një takimi në Durrës ku të pranishëm ishin edhe fëmijë të mitur, ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik. Duke u shprehur para të miturve me fjalët “më shikoni mua nudo”, kreu i qeverisë ka shkaktuar polemika që shkojnë përtej etikës publike, duke ngjallur edhe shqetësime ligjore dhe sociale.
I ftuar në emisionin ‘Taskë-Forcë’ në SYRI TV, me Sonila Meçon, juristi Kreshnik Myftari, e cilëson situatën si potencialisht të dënueshme penalisht, duke iu referuar nenit 117 të Kodit Penal për pornografinë.
Ai thekson se mjafton reklamimi apo nxitja, edhe pa konsumim të drejtpërdrejtë të materialit, për të konsideruar një vepër penale të konsumuar.
Përveç aspektit juridik, Myftari ngre shqetësime edhe për ndikimin social dhe psikologjik te fëmijët, duke theksuar se të miturit nuk janë elektorat dhe nuk duhet të përfshihen në mesazhe politike që, sipas tij, minojnë meritokracinë dhe edukimin kulturor të brezit të ri.
Kreshnik Myftari: Ne kemi një dispozitë konkrete që është neni 117 i Kodit të procedurës Penale, që është pornografia. Dhe çfarë vepre penale është?
Është një vepër penale formale, e cila si mënyrë kryerje nga ana objektive qoftë edhe vetëm si reklamim pavarësisht faktit nëse këta persona realisht do ta shohin këtë material që mund të jetë material erotik, pornografik, sipas klasifikimit ose jo. Pra, mjafton vetëm nxitja ose shtytja që vepra penale të quhet e konsumuar. Në qoftë se do të shikohet pastaj do të quhet konsumin i veprës penale.
Çfarë është situata konkrete. Në një kohë kur ne flasim, për mbrojtjen e të miturve nga pornografia, nga pedofilia, nga nudizmi dhe kjo vihet re dhe në muze, në galeri dhe në gjithë Europën ku censurohen këto lloj skulpturash, pikturash me qëllim që mos të dëmtohet psikologjikisht i mituri ose dhe i mituri.
Flasim për vepra arti që merren masa të tilla, jo më për raste të tjera siç është rasti i fotografive. Ky është aspekti juridiko-penal.
Është dhe aspekti social. Ata të mitur që janë nën moshën 14 vjeç dhe me siguri që as pubertetin nuk e kanë arritur akoma, nuk janë elektoratë. Nuk kanë të drejtë vote, janë nën 18 vjeç, madje po të shikosh disa nuk kanë bërë as 12 as 13 vjeç. Çfarë do t’i mësojmë? Çfarë leksioni i shkon? Që partia mbi Shqipërinë…
Po meritokracia, po dituria? Apo mjafton të bëheni pjesë e partisë dhe e ardhmja juaj është e ndritur. Ku do të meritokracia për këto breza që do të mësojnë që çelësi i suksesit është vetëm zhvillimi politik apo pjesëmarrja në këto formacione politike. Si do të zhvillohen ata për të patur një ambicie profesionale, ose për të patur një ambicie kulturore. Apo mjafton të jenë anëtarë të partisë dhe e ardhmja e tyre është e garantuar.








