Tag: mjafton

  • Bregdeti, si po e ridimensionojnë markat, por a mjafton?

    Bregdeti, si po e ridimensionojnë markat, por a mjafton?

    Markat hoteliere ndërkombëtare që po vendosen në bregdetin shqiptar duket se po krijojë “ishujt” e parë të strukturave që sjellin bashkë me emrin, standardet dhe orientimin drejt atij që cilësohet si segmenti luksoz. Teksa kjo tendencë e sektorit privat shkon në harmoni me rritjen e vëmendjes turistike për Shqipërinë, duket se aspekte të tjera të lidhura me infrastrukturën e dobët, menaxhimin prob…

  • Elinara përballë Andreas, thirrjet e tyre për publikun: Ja pse duhet të vazhdojmë rrugëtimin në Ferma VIP

    Elinara përballë Andreas, thirrjet e tyre për publikun: Ja pse duhet të vazhdojmë rrugëtimin në Ferma VIP

    Elinara dhe Andrea janë në një televotim, ku njëri prej tyre do të largohet nga Ferma VIP në spektaklin e sotëm.

    Të pyetur nga moderatorja Luana Vjollca, dy fermerët renditën arsyet pse publiku duhet të votojë secilin prej tyre.
    “Unë në këtë lojë kam qenë e vërtetë. Jam një shembull i mirë për t’u ndjekur. Jam një vajzë, një grua shumë e mirë. Jam kundër dhunës, kundër perversitetit. Gjithmonë këto gjëra i kam luftuar me mish e me shpirt. Shpresoj të kem qenë një model këtu brenda. Ky është një reality show ku nuk mjafton të jesh një bujk i mirë, por duhet të kesh edhe një karakter të denjë”, tha Elinara.
    “Siç tha Elinara që nuk mjafton të jesh një bujk i mirë, edhe unë them që nuk mjafton të jesh vetëm e bukur dhe të dish të flasësh. Arsyet e mia kanë gati tre muaj që dihen. Mendoj se kam qenë shumë i mirë, se nëse nuk do isha i mirë nuk do isha deri në këtë pikë. Plus, deri dje kam besuar që formatet, emisionet nuk kanë vend për ne të rretheve dhe kjo bie poshtë me mua këtu. Nëse e shihni të vlefshme, patjetër që më votoni”, u shpreh Andrea.
    /vizionplus.tv

  • “Krenar që shqiptarët më kuptojnë më shumë se sa pret”/ Rama në “Sy m’sy”: Me këtë popull s’e merr dot lehtë, mjafton të shohësh të tjerët çfarë u ndodhi

    “Krenar që shqiptarët më kuptojnë më shumë se sa pret”/ Rama në “Sy m’sy”: Me këtë popull s’e merr dot lehtë, mjafton të shohësh të tjerët çfarë u ndodhi

    Edi Rama: Krenari për mua që populli shqiptar më kupton më shumë se sa pret, duke më mbështetur dhe duke më dhënë 1001 arsye t’i qëndroj besnik dhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend për hir të besimit që buron nga ky popull. Me këtë popull, nuk mund ta marrësh lehtë. Mjafton të shihni të tjerë gjatë këtyre ditëve për të kuptuar çfarë të ndodh po e more lehtë.

    Top Channel

  • Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!

    Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!

    Një tjetër video e dhimbshme shfaqet në Khan Younis në Gaza. Një nënë bën thirrje të dëshpëruar për ushqim, e shtrirë përtokë e teksa prek dheun me duar. Ajo thotë në ngashërim se palestinezët kanë Zotin, i cili është vendstrehimi i përhershëm.
    “Zoti na mjafton! Ai mundëson gjithçka, Zoti na mjafton ne! Na keni lënë pa bukë, ju monstra. Dashtë Zoti, shtete arabe të marrin atë që meritojnë!”, dëgjohet teksa thotë ajo.
    E bërë publike nga CNN, videoja po bën xhiron e rrjetit dhe me mijëra komente dënojnë sulmet izraelite në Rripin e Gazës. Jo më larg se sot, 3 qershor, janë vrarë rreth 27 persona e janë plagosur rëndë 90 të tjerë teksa prisnin për të marrë ndihmat ushqimore.
    Ditë më parë, u vranë edhe 30 palestinezë, po në të njëjtën mënyrë.
    Kujtojmë se Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që rastet tragjike të hetohen.
    “Jam i tmerruar nga raportet për palestinezët e vrarë dhe të plagosur ndërsa kërkonin ndihmë në Gaza dje. Bëj thirrje për një hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për këto ngjarje dhe që autorët të mbahen përgjegjës”, deklaroi më herët, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
    Siç duket, propozimi i Shteteve të Bashkuara për armëpushim nuk po funksionon.

  • Receta e Ëmbël e Biskotave me Sherbet

    Receta e Ëmbël e Biskotave me Sherbet

    Recetat e ëmbëlsirave janë gjithmonë të preferuarat në çdo shtëpi.

    Ndryshe nga biskotat e zakonshme, këto ëmbëlsira janë krokante dhe në të njëjtën kohë plot me sherbet.
    Për t’i përgatitur në shumë pak kohë mjafton të ndiqni këshillat e mëposhtme dhe të mrekulloheni me ëmbëlsinë e tyre delikate.
    PËRBËRËSIT

    1 vezë
    500 gr miell
    1 gotë me kos
    20 g vanilje
    100 gr gjalpë
    1 lugë kafeje pluhur pjekës
    Sherbeti:
    800 gr sheqer
    600 ml ujë
    pak limon dhe kanellë

    PËRGATITJA
    Në një tas hidhni vezën dhe sheqerin dhe rriheni derisa të formohet një masë me ngjyrë të verdhë të lehtë.
    Më pas shtoni kosin dhe përziejeni mirë sheqerin që të tretet plotësisht.
    Pasi të keni shkrirë gjalpin dhe ta keni lënë të ftohet shtoheni tek tasi bashkë me vaniljen.
    Tani AgroWeb.org ju sugjeron që të sitni miellin dhe pluhurin pjekës dhe punoni brumin.
    Brumi duhet të jetë elastik por jo që të ngjitet në anët e tasit apo në duar.
    Lëreni brumin të pushojë pak dhe më pas hapeni në një petë të trashë dhe rrumbullake.
    Për të formuar biskotat mjafton që të përdorni një gotë dhe të prisni brumin.
    Biskotat shtrojini në një tavë të lyer me pak gjalpë apo ku keni vendosur një letër pjekjeje.
    Piqini  biskotat në furrë të ngrohur me 170 gradë për 15-20 minuta derisa sipërfaqja e tyre të ketë marrë një ngjyrë të artë.
    Ndërkohë përgatisni sherbetin dukë përzierë sheqerin dhe ujin në një tenxhere. Sapo të ziejë hidhni pak lëng limoni dhe një shkop kanelle.
    Kur biskotat të jenë gati, hidhini sipër sherbetin e vakët. Pasi biskotat të jenë zbutur mund t’i shërbeni për një shije perfekte./AgroWeb.org

  • Rama: Më 11 maj duhet një fitore popullore dhe politike

    Rama: Më 11 maj duhet një fitore popullore dhe politike

    Kreu i PS-së, Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral në qytetin e Kuçovës. Ai tha se më 11 maj nuk mjafton një fitore aritmetike e PS, duhet një fitore e madhe popullore dhe politike. ”Me shumë besim, bindje dhe vendosmëri duhet të kuptoni dy gjëra. E para, nuk na mjafton një fitore aritmetike e PS, na duhet një fitore e madhe popullore dhe politike dhe prandaj nuk duhet lënë askush, nga mbështetësit dhe simpatizantët tanë, që të mendoj se ne e kemi fituar dhe të shkoj në plazh, apo të shkojë tek vjehrra në 11 maj. Jo, të votojë njëherë bashkë me vjehrrën, pastaj të shkojë në plazh, ose të shkojë të shijojë drekën e gatuar nga vjehrra”, tha Rama.
    Kreu i PS-së gjithashtu theksoi se 56% e grave dhe vajzave në rang vendi mbështesin PS, ndërsa sipas tij në Kuçovë shkon 65%, shumë më tepër se burrat. ”Edhe burrat këtu janë më shumë ata që na mbështesin, por nuk mjafton. Gratë të flasin me gratë demokrate, ta pleqërojnë këtë punë dhe të afrohen më shumë tek 5-a. Dhe nga ana tjetër, ata burra që janë mërzitur se kam thënë unë, unë flas politikisht politikisht që gjysmat janë çyrykë, e hedhin votën në “kënetë”, e kanë mundësi në 11 maj ta tregojnë se nuk janë, por të votojnë për Shqipërinë në BE në Evropë. Është shumë e thjeshtë”,-tha Rama.

    Po ashtu Rama ka ironizuar nga Kuçova deklaratat e drejtuesit politik të Elbasanit, Tomor Alizoti, dhe kreut të PD-së në Belsh, Bedri Qypi. Kreu i PS-së tregoi se po qeshte me videon kur Alizoti thoshte se “do ju ha të gjallë”, duke shtuar se, kur dëgjonte fjalë të tilla, kujtonte për çfarë e përdorte fjalën “çyryk”.

  • Editorial/ Nga Dojna Mema: Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë.

    Editorial/ Nga Dojna Mema: Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë.

    Editorial/ Nga Dojna Mema: Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë.

    Si shtylla e familjes, si heroinë, si themel i shoqërisë.

    Me zë të butë, me tone të ëmbla, me premtime të mëdha.

    Sepse po afron 11 maji.

    Dhe për një çast, ti nuk je më thjesht grua. Je nje votë.

    Por unë dua të flas për ty pas 11 majit.

    Kur telefoni nuk bie më për të të thirrur në miting.

    Kur askush nuk të pyet si je.

    Kur fytyra jote nuk del më në poster.

    Sepse pas 11 majit, ti kthehesh te lodhja, te stresi, te heshtja.

    Kthehesh në një nënë, një motër, një punëtore, gjithmonë në këmbë – edhe kur s’ke më fuqi.

    Ti që mban barrën e gjithë familjes mbi supe.

    Që mbush frigoriferin.

    Që kujdesesh për të gjithë, dhe harron veten.

    Që nuk ke kohë të merresh me çfarë veshin deputetet, sepse lufton të arrish fundin e muajit.

    Por, ti nuk gënjehesh më nga njerëz që vishen bukur.

    Sepse ti e di vota nuk është çështje shijeje.

    Nuk është dekor.

    Është pesha e gjithë jetës që ti mban mbi supe.

    Ai që kërkon të të marrë votën, e ka kuptuar si të të flasë.

    Flet bukur. Me ndjenja dhe metafora.

    Në fushatë, ai të quan “shenjtore të përditshmërisë”.

    Të përshëndet me frazën “Pa ty nuk funksionon ky vend”

    dhe të përcjell me: “Mos harro të më votosh.”

    Sepse ai e di që për një moment, mund të të bëjë të ndihesh e rëndësishme.

    Dhe ai moment i mjafton – është momenti i votës.

    Pastaj?

    Më 12 maj ti zhdukesh nga radari i politikës.

    Kthehesh te hallet. Te rroga që nuk mjafton. Tek familjarët që presin duke të parë në sy. Te urdhërat e mbrojtjes, që nuk i respekton kush.

    Sepse kur një grua vritet në këtë vend, nuk ka më fjalime. Nuk ka më konferenca. As kamera. Ka vetëm një tjetër lajm te shkurtër, një tjetër heshtje më shumë.

    Ironia është kur ju kërkojnë të bindni burrat të votojnë “siç duhet”.

    Të jeni komandante – një ditë në katër vjet.

    Të mbani peshën e zgjedhjeve, pa marrë asgjë nga ajo që vjen pas.

    Por ti nuk je komandante fushate.

    Ti nuk je buzëqeshje për kamera.

    Ti nuk je dekor.

    Ti je grua.

    Dhe forca jote është që nuk i dhunon votat. Nuk i shantazhon njerëzit. Nuk luan me emocionet e të tjerëve.

    Ti je ende aty – kur fushata mbaron.

    Në dyert e institucioneve. Në spitale. Në kuzhina. Në punëra pa orar.

    Në heshtje. Në përpjekje. Në vuajtje.

    Dhe për të ndryshuar këtë vend, nuk ke nevojë të bindësh askënd.

    Mjafton të votosh për veten.

    Për dinjitetin tënd.

    Për jetën që meriton edhe pas 11 majit.

    Sepse nëse dashuria matet me votë, atëherë nuk është dashuri.

    Nuk është respekt.

    Është marketing.

  • Editorial/ Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë. Në fushatë, ai të quan ‘shenjtore të përditshmërisë’

    Editorial/ Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë. Në fushatë, ai të quan ‘shenjtore të përditshmërisë’

    Editorial/ Nga Dojna Mema

    Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë.

    Si shtylla e familjes, si heroinë, si themel i shoqërisë.

    Me zë të butë, me tone të ëmbla, me premtime të mëdha.

    Sepse po afron 11 maji.

    Dhe për një çast, ti nuk je më thjesht grua. Je nje votë.

    Por unë dua të flas për ty pas 11 majit.

    Kur telefoni nuk bie më për të të thirrur në miting.

    Kur askush nuk të pyet si je.

    Kur fytyra jote nuk del më në poster.

    Sepse pas 11 majit, ti kthehesh te lodhja, te stresi, te heshtja.

    Kthehesh në një nënë, një motër, një punëtore, gjithmonë në këmbë – edhe kur s’ke më fuqi.

    Ti që mban barrën e gjithë familjes mbi supe.

    Që mbush frigoriferin.

    Që kujdesesh për të gjithë, dhe harron veten.

    Që nuk ke kohë të merresh me çfarë veshin deputetet, sepse lufton të arrish fundin e muajit.

    Por, ti nuk gënjehesh më nga njerëz që vishen bukur.

    Sepse ti e di vota nuk është çështje shijeje.

    Nuk është dekor.

    Është pesha e gjithë jetës që ti mban mbi supe.

    Ai që kërkon të të marrë votën, e ka kuptuar si të të flasë.

    Flet bukur. Me ndjenja dhe metafora.

    Në fushatë, ai të quan “shenjtore të përditshmërisë”.

    Të përshëndet me frazën “Pa ty nuk funksionon ky vend”

    dhe të përcjell me: “Mos harro të më votosh.”

    Sepse ai e di që për një moment, mund të të bëjë të ndihesh e rëndësishme.

    Dhe ai moment i mjafton – është momenti i votës.

    Pastaj?

    Më 12 maj ti zhdukesh nga radari i politikës.

    Kthehesh te hallet. Te rroga që nuk mjafton. Tek familjarët që presin duke të parë në sy. Te urdhërat e mbrojtjes, që nuk i respekton kush.

    Sepse kur një grua vritet në këtë vend, nuk ka më fjalime. Nuk ka më konferenca. As kamera. Ka vetëm një tjetër lajm te shkurtër, një tjetër heshtje më shumë.

    Ironia është kur ju kërkojnë të bindni burrat të votojnë “siç duhet”.

    Të jeni komandante – një ditë në katër vjet.

    Të mbani peshën e zgjedhjeve, pa marrë asgjë nga ajo që vjen pas.

    Por ti nuk je komandante fushate.

    Ti nuk je buzëqeshje për kamera.

    Ti nuk je dekor.

    Ti je grua.

    Dhe forca jote është që nuk i dhunon votat. Nuk i shantazhon njerëzit. Nuk luan me emocionet e të tjerëve.

    Ti je ende aty – kur fushata mbaron.

    Në dyert e institucioneve. Në spitale. Në kuzhina. Në punëra pa orar.

    Në heshtje. Në përpjekje. Në vuajtje.

    Dhe për të ndryshuar këtë vend, nuk ke nevojë të bindësh askënd.

    Mjafton të votosh për veten.

    Për dinjitetin tënd.

    Për jetën që meriton edhe pas 11 majit.

    Sepse nëse dashuria matet me votë, atëherë nuk është dashuri.

    Nuk është respekt.

    Është marketing.

  • Rilindjes nuk i mjafton vqrfërim dhe shpopullimi, por sulmon dhe me fyerje/ Haxhiu: Ka ardhur koha që shqiptarët të jetojnë me dinjitet

    Rilindjes nuk i mjafton vqrfërim dhe shpopullimi, por sulmon dhe me fyerje/ Haxhiu: Ka ardhur koha që shqiptarët të jetojnë me dinjitet

    Rilindjes nuk i mjafton vqrfërim dhe shpopullimi, por sulmon dhe me fyerje/ Haxhiu: Ka ardhur koha që shqiptarët të jetojnë me dinjitet

    Deklarata e Zv. Sekretares së Përgjithshme të Partisë së Lirisë, Znj. Brunilda Haxhiu

    Te nderuar qytetare !

    Rilindjes nuk i mjafton qe e ka sulmuar familjen financiarisht duke e varferuar ate, por tashme po e sulmon edhe me propaganden e saj politike ne cdo fjalim. Eshte nje perpjekje e tyre e deshtuar per te marre vemendje. Rilindja po merr vetem urrejtjen e familjareve.

    Nuk ka prind qe nuk eshte indinjuar nga fjalet e turpshme te thene para femijeve. Nuk ka prind qe nuk solidarizohet me femijet me probleme te spektrit te autizmit dhe me familjet e tyre. Dhe autizmi nuk mund te perdoret per te shigjetuar ata burra qe nuk te votojne Rilindjen. Nuk ka me te paafte, nuk ka me cyryke sesa nje bande qeverisese qe kerkon ta mbaje pushtetin me dhune, se e dine qe me vote nuk e marrin kurre. Asnje premtim nuk kane mbajtur, prandaj nuk mund te prezantojne asnje program .

    Perse kercen Rilindja? Per varferine e madhe qe e ka zhytur Shqiperine? Per shpopullimin masiv qe vazhdon dhe zbraz qytete dhe fshatra anembane? Per falimentin e bizneseve te vogla qe nuk shlyejne dot detyrimet? Per pensionistet qe nuk blejne dot ilacet? Per te semuret qe nuk marrin sherbim ne spitale? Per femijet me autizem qe nuk marrin asnje ndihme nga shteti dhe kalojne ne drama familjare ngaqe jane te pambeshtetur? Per te verbrit qe nuk e kane marre ende bonusin e tyre? Perse ben tallava kjo qeveri dhe nuk perballet ne debat me askend?

    Sepse eshte e deshtuar dhe nuk ka asgje per te thene.

    Shqiptaret kane hequr mbi kurrizin e tyre 12 vjet keqqeverisje , jo se i kane votuar, por sepse jane manipuluar. Por tashme opozita eshte me e bashkuar se kurre. Vota juaj eshte e mbrojtur dhe ka vlere. Asnje vote nuk humbet, por shkon ne aleancen e Fitores. Cdo vote e juaja shkon per Shqiperine Madheshtore.

    Programi yne e mbeshtet direkt familjen me pagesa me te larta, me program strehimi dhe rritje pensionesh. Sepse ne besojme fort ne vlerat e familjes. Ne mbeshtesim bizneset e reja , bizneset e emigranteve dhe grate sipermarrese. Brenda 100 diteve te para vendosim minimumin jetik 200 euro, qe vlen per studentet, pensionistet dhe cdo shqiptar ne nevoje. Rimekembim arsmin dhe shendetesine duke i buxhetuar dhe investuar ne kapitalin njerezor. Ilacet do te jene cilesore dhe nuk do te jete nevoja te na i dergojne familjaret nga vendet e tjera te Europes. Nje plan i qarte mbeshtetje per Personat me Aftesi te Kufizuara. Ulje te te gjitha taksave per biznesin duke i dhene frymemarrje ekonomise.

    Kjo eshte Aleanca Per Shqiperine Madheshtore qe ju ftojme ta votoni masivisht ne 11 maj. Eshte koha qe shqiptaret te jetojne me dinjitet.

    Faleminderit!