Tag: mituri

  • Rrëmbyen dhe dhunuan me shkop bejsbolli të miturin, arrestohen 2 trafikantët shqiptarë

    Rrëmbyen dhe dhunuan me shkop bejsbolli të miturin, arrestohen 2 trafikantët shqiptarë

    Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë të moshës 34 dhe 22 vjeç. Dy të rinjtë shqiptarë u prangosën pasi akuzohen për rrëmbim dhe plagosje të një të mituri 17-vjeçar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur vitin e kaluar.

    Të arrestuarit mësohet se janë persona me precedentë penalë në fushën e drogës. Prokuroria e Milanos kishte ndjekur linjën e hetimeve të rastit, pas denoncimit të bërë nga i mituri për fakte të plagosjes personale dhe rrëmbimit, të ndodhura më 1 prill të vitit të kaluar.

    Falë dëshmive të mbledhura, kqyrjes së kamerave dhe aktivitetet e përgjimit të telefonit, ishte e mundur të konstatohej që i mituri ishte ndaluar papritmas në një rrugë dytësore nga dy autorët. I mituri ishte goditur me shkop bejsbolli dhe kërcënuar deri me armë zjarri.

    Synimi i tyre ishte që në fakt të bënin të miturin të “rrëfente” se i kishte dëmtuar makinën dhe kishte vjedhur pak kokainë që mbahej brenda automjetit. Karabinierët në momentin e ekzekutimit të masës së kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, kanë gjetur afërsisht 250 gramë kokainë dhe 5000 euro para të gatshme. Dy shqiptarët po mbahen të izoluar në paraburgimin e San Vittore në Milano, me urdhër të gjykatës.

  • Sherr mes adoleshentësh në Sarandë, plagoset me 3 thika 17-vjeçari! Autori përfundon në polici

    Sherr mes adoleshentësh në Sarandë, plagoset me 3 thika 17-vjeçari! Autori përfundon në polici

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen nr.1 të Sarandës, në rrugën “Bilal Golemi”. Si pasojë e një sherri, ka mbetur i plagosur me tre thika, i mituri B. K 17 vjec, banues në Sarandë, nxënës në gjimnazin “Hasan Tahsini”.

    Ai është goditur me një thikë në stomak dhe dy në ije. I mituri ka qenë i shoqëruar bashkë me një shokun e tij, kur është konfliktuar me 17 vjecarin K. Cora, i cili dyshohet të jetë autor i ngjarjes.
    I plagosuri është transportuar fillimisht drejt urgjencës së spitalit të Sarandës ku ka marë ndihmën e parë e më pas me autoambulancë drejt Vlorës për mjekim më të specializuar.
    Ndërkohë policia ka arritur të kapë autorin e dyshuar, i cili nuk rezulton se ndjek arsimin.
    Ky i fundit mësohet se ka hedhur thikën në një zonë me ferra me qëllim fshehjen e saj. K. Cora njihet si person problematik nga policia e Sarandës, pasi në janar 2024 rezulton të ketë plagosur me dorezë edhe një te mitur tjetër në mjediset e gjimnazit “Hasan Tahsini”.

  • Sherr mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset me thikë 17-vjeçari

    Sherr mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset me thikë 17-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në lagjen nr.1 të Sarandës, në rrugën “Bilal Golemi”. Si pasojë e një sherri, ka mbetur i plagosur me thikë, i mituri B. K., 17 vjeç, banues në Sarandë, nxënës në gjimnazin “Hasan Tahsini”.
    Ai është goditur me një thikë në stomak dhe dy në ije. I mituri ka qenë i shoqëruar bashkë me një shokun e tij, kur është konfliktuar me 17-vjeçarin K. Cora, i cili dyshohet të jetë autor i ngjarjes.
    I plagosuri është transportuar fillimisht drejt urgjencës së spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë e më pas me autoambulancë drejt Vlorës për mjekim më të specializuar.

    Ndërkohë policia ka arritur të kapë autorin e dyshuar, i cili nuk rezulton se ndjek arsimin. Ky i fundit mësohet se ka hedhur thikën në një zonë me ferra me qëllim fshehjen e saj.

    Shtetasi K. Cora njihet si person problematik nga policia e Sarandës, pasi në janar 2024 rezulton të ketë plagosur me dorezë edhe një te mitur tjetër në mjediset e gjimnazit “Hasan Tahsini”.