Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës të martën ta dënojë një të mitur me burgim për të miturit në lidhje me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, muaj më parë në Ferizaj.
Rreshteri Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jetonte në Kaçanik, në jug të Kosovës, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.
Prokuroria Themelore në Ferizaj tha në një komunikatë se i dyshuari i mitur vrau Likën “në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, me dashje dhe përgatitje paraprake”.
I mituri, i cili akuzohet për vrasje të rëndë, vazhdon të mbahet në paraburgim nga dita e arrestimit më 21 prill, tha Prokuroria.
Prokuroria e Ferizajt tha se i mituri dyshohet se, në bashkëpunim me pesë të dyshuar të tjerë, e kishte përcjellë Likën pasi ai e kishte përfunduar orarin e detyrës zyrtare deri brenda hyrjes së banesës së tij, ku kishte shtënë katër herë në drejtim të tij me armë zjarri të kalibrit 9.19 mm brenda një kohe prej rreth 47 sekondash.
“Si pasojë e të shtënave nga plagët e marra i ndjeri M.L., ndërron jetë, siç është konstatuar në raportin e autopsisë, me të cilin konstatohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit”, thuhet në njoftim.
Sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur, gjykata mund të shqiptojë dënimin me burgim për të mitur ndaj kryerësit të mitur i cili e ka arritur moshën 16-vjeçare dhe ka kryer vepër penale të dënueshme me mbi pesë vjet burgim.
Burgimi për të mitur nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më pak se gjashtë muaj as më shume se pesë vjet dhe shqiptohet në muaj dhe vite të plota. Maksimumi i burgimit për të mitur është 10 vjet për vepra të rënda penale të dënueshme me burgim afatgjatë, sipas këtij Kodi.
Gjashtë të dyshuar u dërguan në paraburgim në fund të prillit në lidhje me vrasjen e rreshterit.
Prokuroria nuk tregoi se cilat ishin motivet e vrasjes, por më herët, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, kishin thënë se dyshimet e para ishin se motivet e vrasjes kishin të bënin me punën e rreshterit si zyrtar policor.
Tag: mituri
-

I mituri dyshohet se vrau policin Lika/ Prokuroria kërkon dënim me burgim
-

Gjirokastër, i mituri plagos me thikë 49-vjeçarin
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 17-vjeçar, pasi ka goditur me thikë një shtetas ditën e djeshme.
Sipas uniformave blu bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori”.
I mituri dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin G. H., 49 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dje, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 49 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia. -

Tiranë/ E reja hedh një send nga ballkoni, lëndohet i mituri
Policia ka proceduar penalisht një 20-vjeçare, pasi ka hedhur një send të fortë nga ballkoni duke dëmtuar një djalë 9-vjeçar.
E reja e ka hedhur aksidentalisht sendin e fortë, ndërsa i mituri mori ndihmë mjekësore në spital.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. H., 20 vjeçe, pasi në Shkozë, dyshohet se aksidentalisht ka hedhur nga ballkoni i banesës një send të fortë dhe për pasojë është dëmtuar një i mitur 9 vjeç, i cili mori ndihmë mjekësore në spital”, njoftoi policia. -

Korçë/ Përdorën të miturin për të vjedhur mbi 6 mln lekë nga një familje, përfundojnë në pranga dy persona
Në një operacion nga Prokuroria e Korçës, u arrestuan sot dy shtetas, A.S. dhe S.T., për akuzat e “Vjedhjes me pasoja të rënda” dhe “Shtyrjes së të miturve në krim”.
Një i mitur, M.S., u caktua masa sigurie “detyrim për t’u paraqitur në polici”. Këto masa u morën pas një hetimi 18-mujor për vjedhjen e 6.6 milionë lekëve nga kursimet e një familjeje në fshatin Goskovë, ku i mituri u përdor si ekzekutor i veprës penale.
Sipas prokurorisë, vjedhja u zbulua më 27 dhjetor 2023, kur shtetasi A.S. (pronari i banesës) raportoi se një shumë e konsiderueshme parash u zhduk nga kasafortja e tij. Hetimet e mëvonshme treguan se të dy të arrestuarit e përdorën fëmijën 12-vjeçar të pronarit për të marrë çelësin e kasafortës dhe për të vjedhur paratë.
Gjithashtu, u konstatua se të mituri u paguajt periodikisht nga të dyshuarit gjatë periudhës korrik–nëntor 2023.
A.S. dhe S.T. përballin akuzat sipas nenit 134/3 (Vjedhje me pasoja të rënda) dhe 129/25 (Shtytje e të miturve në krim) të Kodit Penal.
A.S. është recidivist në këtë lloj vepre penale.
M.S. (i mituri) u caktua masa administrative për shkak të pjesëmarrjes së tij në krim.Prokuroria thekson se ekzistojnë prova të forta dhe pranime nga të dyshuarit, duke përfshirë deklarimet e tyre.
-

Vrasja e Martin Canit, i mituri mohon ta ketë qëlluar me thikë
Pesë të mitur kanë dëshmuar për vrasjen e 14-vjecarit Martin Cani. Mes dëshmitarëve ishte edhe i mituri K.B, dëshmitar okular në ngjarje. Gjatë dëshmive të të miturve në sallë nuk ka qenë i pranishëm autori i dyshuar. Përmes avokatit, i pandehuri M.P. ka mohuar të ketë qëlluar ndaj Martin Canit, por vetëm ndaj L. Meçes qe mbeti i plagosur.
Në seancën e ardhshme pritet te dëshmojnë 7 persona të tjerë, 4 prej të cilëve të mitur. Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024, në Tiranë, rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli”. Konflikti mes dy adoleshentëve kishte nisur tri ditë më parë brenda ambienteve të shkollës për motive të dobëta. Edhe pse në dukje ishte shuar, ai u rindez sërish brenda shkollës.Të dy të miturit u përplasën në tualetet e shkollës gjatë paradites dhe debatuan ashpër, por u ndanë nga roja i sigurisë. Pas mësimit, të shoqëruar nga miqtë e tyre, ata u takuan pranë shkollës, ku konflikti u përshkallëzua në një përleshje fizike, duke përfunduar me vrasjen e Martinit dhe plagosjen e Luis Meçes.
-

Vrasja e Martin Canit merr tjetër drejtim, i mituri i akuzuar mohon ta ketë qëlluar me thikë
Pesë të mitur kanë dëshmuar në seancën e radhës të gjyqit ndaj të akuzuarit për vrasjen e 14-vjecarit Martin Cani.
Mes dëshmitarëve ishte edhe i mituri K.B, dëshmitar okular në ngjarje. Gjatë dëshmive të të miturve në sallë nuk ka qenë i pranishëm autori i dyshuar. Përmes avokatit, i pandehuri M.P. ka mohuar të ketë qëlluar ndaj Martin Canit duke pretenduar, por vetëm ndaj L. Meçes qe mbeti i plagosur.
Në seancën e ardhshme pritet te dëshmojnë 7 persona të tjerë, 4 prej të cilëve te mitur.
Vrasja e Martin Canit ndodhi më 18 nëntor 2024, në Tiranë, rreth 200 metra larg shkollës “Fan Noli”. Konflikti mes dy adoleshentëve kishte nisur tri ditë më parë brenda ambienteve të shkollës për motive të dobëta. Edhe pse në dukje ishte shuar, ai u rindez sërish brenda shkollës.
Të dy të miturit u përplasën në tualetet e shkollës gjatë paradites dhe debatuan ashpër, por u ndanë nga roja i sigurisë. Pas mësimit, të shoqëruar nga miqtë e tyre, ata u takuan pranë shkollës, ku konflikti u përshkallëzua në një përleshje fizike, duke përfunduar me vrasjen e Martinit dhe plagosjen e Luis Meçes. -

Plagosja me armë në Tiranë, i mituri dhe autori kolegë, 15-vjeçari mori plumb në qafë
Detaje të reja mësohen nga konflikti i ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku mbeti i plagosur një 15-vjeçar.
Ngjarja ndodhui në zonën e “Ali Demit”, pranë një picerie në kryeqytet.Lexo edhe :Related Posts
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se i plagosuri dhe autori janë kolegë dhe punonin në piceri.Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale. I mituri është plagosur në qafë, por fatmirësisht ndodhet jahstë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se është përdorur armë artizanale dhe jo armë zjarri e mirëfilltë. Autori është larguar, po kryhen kontrolle për arrestimin e tij./vizionplus.tv -

Bie në prangat e policisë i mituri 15-vjeçar/ Aksidentoi për vdekje 82-vjeçarin e moshuar
Ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë në zonën e yrshekut.
Si pasojë Policia e Tiranës ka arrestuar të miturin 15-vjeçar, pasi dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij.
82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital, duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

Aksident tragjik në Yrshek, i mituri përplas për vdekje një 82-vjeçar me biçikletë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Yrshek, Tiranë, ku një i mitur ka përplasur për vdekje një të moshuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40, kur i mituri, duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, aksidentoi shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
82-vjeçari ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. -

Aksident tragjik në Yrshek, i mituri përplas për vdekje një 82-vjeçar me biçikletë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Yrshek, Tiranë, ku një i mitur ka përplasur për vdekje një të moshuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40, kur i mituri, duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, aksidentoi shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
82-vjeçari ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.