Tag: mituri

  • I mituri largohet nga banesa, policia në kërkim të fëmijës së zhdukur, ka probleme shëndetësore

    I mituri largohet nga banesa, policia në kërkim të fëmijës së zhdukur, ka probleme shëndetësore

    Një fëmijë i mitur është raportuar i zhdukur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Carrabreg të komunës së Deçanit.
    Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 04:00 një qytetar ka raportuar se djali i tij i mitur, i cili ka probleme shëndetësore është larguar nga shtëpia.
    Menjëherë policia ka nisur kërkimet për fëmijën ndërsa deri më tani nuk ka asnjë detaj se ku mund të jetë i mituri. Ende nuk dihet arsyeja se përse fëmija është larguar nga banesa.

  • Aksidentoi 5-vjeçarin në Vlorë, nisin hetimet për autorin

    Aksidentoi 5-vjeçarin në Vlorë, nisin hetimet për autorin

    Një fëmijë 5-vjeçar është përplasur nga makinë në Vlorë.

    Shoferi i cili drejtonte makinën është vënën nën hetim, ndërsa i mituri ndodhet në spital.
    “Policia nisi procedimin penal për shtetasin M. N., 55 vjeç, pasi më datë 21.08.2025, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin e markës Ford, ka aksidentuar një të mitur 5-vjeçar që lëvizte me biçikletë. I mituri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, shkruan policia.

    Top Channel

  • Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari. I mituri shpreh pendesë për krimin

    Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari. I mituri shpreh pendesë për krimin

    I mituri, i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij pas një konflikt të çastit, në një lokal të fshatit Pirg, Maliq, me datë 14 gusht 2025, është lënë në burg.
    Po kështu, në burg ka mbetur edhe i ati dhe xhaxhai i autorit të krimit, pasi dyshohet të kenë fshehur thikën me të cilën ndodhi e gjithë ngjarja.
    I mituri, është shprehur në sallën e gjyqit se nuk ka dashur të kryente krim, e se është penduar për veprimin e tij.
    “Jam penduar, nuk kam dashur të kryej vrasje”, tha 14-vjeçari para togave të zeza.
    Mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi, autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar.
    Ditën e ngjarjes, më 14 gusht 2025, 14-vjeçari së bashku me një shok ka shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur. Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për t’u sqaruar. Pasi ka dalë nga makina, ai ka nisur të debatojë, ndërkohë që ka nxjerrë thikën.
    14-vjeçari, në këto kushte, ka marrë një karrige nga oborri i lokalit për t’u vetëmbrojtur, duke e vendosur përpara trupit, por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori, në atë moment, e ka goditur me thikë. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.

  • FOTOT/ U godit me thikë nga i mituri në ‘takimin sqarues’, ky është 14-vjeçari që mbeti i vdekur në Maliq

    FOTOT/ U godit me thikë nga i mituri në ‘takimin sqarues’, ky është 14-vjeçari që mbeti i vdekur në Maliq

    Ky është 14-vjeçari që mbeti viktimë sot pas sulmit me thikë nga një bashkëmoshatar.

    I mituri mbeti i vdekur pasi u godit me thikë nga një tjetër 14-vjeçar, ndërsa më herët dyshohet se mes tyre kishte ndodhur një konflikt.

    Autori dhe viktima siç raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule ishin takuar në një lokal në Pirg të Maliqit, për t’u sqaruar, por që për fat të keq situata ka përfunduar në tragjedi.

    Top Channel

  • VIDEO/ I mituri vritet nga bashkëmoshatari pas sherrit! Hetuesit dhe policia rrethojnë vendin e ngjarjes në Maliq, ende enigmë shkaqet e krimit

    VIDEO/ I mituri vritet nga bashkëmoshatari pas sherrit! Hetuesit dhe policia rrethojnë vendin e ngjarjes në Maliq, ende enigmë shkaqet e krimit

    Maliqi është tronditur pasditen e sotme nga një sherr mes të miturish që përfundoi me vrasjen e njërit pre tyre.

    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ekipet hetimore për të mbledhur të gjitha provat e nevojshme që do të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    Ende nuk dihet se si ka nisur sherri mes tyre, i cili përfundoi me pas me përdorimin e thikës, që rezultoi fatale për 14-vjeçarin.
    Si ndodhi ngjarja:
    I mituri 14-vjeçar është vrarë nga bashkëmoshatari i tij gjatë një sherri në një lokal. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga thika, për pasojë ndërroi jetë në spital.
    Të miturit kanë qenë duke folur fillimisht e më pas kanë nisur të debatojnë, duke vijuar më tej me përdorimin e armëve të ftohta, përkatësisht thikë.
    I plagosur ka mbetur edhe autori i vrasjes, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Korçës, aty ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve dhe mbikëqyrjen e sigurisë policore.
    Ai ende nuk ka dhënë asnjë dëshmi për ngjarjen, teksa enigmë mbeten shkaqet që kanë sjellë agravimin e situatës. Të dy të miturit nuk janë nga fshati Pirg, por nga zona afërsi të tij.

    Top Channel

  • U vra me thikë pas një konflikti/ Maliq, identifikohet i mituri (Emri)

    U vra me thikë pas një konflikti/ Maliq, identifikohet i mituri (Emri)

    Erald Xhejo është 14-vjeçari i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij në Maliq.
    Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali.
    Sipas informacioneve paraprake, pati një konflikt me thikë midis tij dhe një tjetër 14-vjeçari.
    Si pasojë e plagëve të marra, i mituri ka ndërruar jetë në spital.
    14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.
    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • U kafshua nga qeni i familjes, i mituri përfundon në spital

    U kafshua nga qeni i familjes, i mituri përfundon në spital

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spoleto, në provincën e Perugias në Itali, ku një fëmijë i vogël, pak më shumë se një vjeç, është sulmuar dhe kafshuar në fytyrë nga qeni i familjes.
    Vogëlushi është dërguar fillimisht në urgjencën e Spoleto-s për të marrë ndihmën e parë, por për shkak të plagëve të mëdha që ka pësuar, është transportuar me helikopter drejt spitalit të Ternit për trajtim të specializuar.
    Fatmirësisht, mjekët kanë deklaruar se fëmija nuk është në rrezik për jetën dhe gjendja e tij konsiderohet e qëndrueshme. Megjithatë, plagët në fytyrë janë të thella dhe kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.
    Autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit, ndërsa prindërit janë në gjendje shoku pas ngjarjes. Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi mbajtjen e kafshëve shtëpiake, veçanërisht qenve, në praninë e fëmijëve të vegjël dhe nevojën për kujdes dhe mbikëqyrje të vazhdueshme.

  • Greqi/ I mituri plagoset rëndë në Lefkada pasi ra nga një zonë shkëmbore

    Greqi/ I mituri plagoset rëndë në Lefkada pasi ra nga një zonë shkëmbore

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Lefkada të Greqisë, ku një i mitur ka mbetur i plagosur pasi ka rënë në një zonë shkëmbore.

    Sipas informacioneve paraprake, i mituri u transportua me urgjencë nga një mjet lundrues i Bashkisë, i shoqëruar nga mjek, drejt portit të Perigialit në Nidri. Prej andej, ai u dërgua me autoambulancë të shërbimit të urgjencës EKAB drejt Spitalit në qytetin e Lefkasit.

    Deri në këto momente, rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Lasgush Poradeci: Ishe vogëloshe…isha mituri…

    Lasgush Poradeci: Ishe vogëloshe…isha mituri…

    Poezi nga Lasgush Poradeci

    Ishe vogëloshe…isha mituri…Kur më dole mbudhe, ti moj lumja ti!

    Vinte perëndimi me të vagëlluarPa m’i shtire tinës ata syt’ e shkruar.

    Ata syt’ e shkruar, sytë moj të fjetur,Shtatë vjet me-radhë t’i kam përshëndetur.Kur më pe së pari, more-e m’u largove,Kur më pe së dyti, more-e m’u afrove,Kur më pe së treti, more-e më pushtove,Të putha në gushë, ti m’u turpërove,Papo ule kryet e shkove vajtove.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “LASGUSH PORADECIN E SOLLËN NGA SPITALI ‘TË VDEKUR’, POR PAS CA ORËSH U NGRIT NGA ARKIVOLI”

    Aktori i njohur, Mevlan Shanaj, ka folur së fundmi për lidhjen e tij shpirtërore me shkrimtarin e madh Lasgush Poradeci. Ai tregon se ka pasur fatin që ta takojë e të flasë me shkrimtarin, ku ka mësuar shumë prej tij.

    Një rrëfim nga Mevlan Shanaj:

    Lasgush! Sa frikë t’i qasesh këtij emri! Kam pasur mundësinë t’i qasem, të bisedoj, të më tregonte shumëçka jo vetëm për estetikën, për jetën, për shkollën, për femrat dhe kurdoherë krenar, fodull, diktator (në fakt perandor i mendimit të lirë). Në korrik të 1981, Mario Ashiku, regjisor në Pogradec, (sigurisht si i dënuar nga Instituti i Arteve) me trupën e aktorëve kishte përgatitur një shfaqje me poezitë e Poradecit.

    Më kishte ardhur sgalemi në dorë. Bisedova me Dr. Misto Marko, mik i Lasgushit, burrë i ditur. Shkojmë te Thomaqi, miku më i afërt. Thomaqi kishte një si studio i thënçin që punonte si piktor apo ekzekutues i pllakateve apo lajmërimeve të qytetit. Pasion kishte pllakatet e filmave. Lasgushi aty në atë studio kalonte orë me Thomaqin, po aty në një nga ata magnetofonët që shpërndau Lidhja e Shkrimtarëve, herë pas here Lasgushi recitonte! Nuk di se ku duhet të jenë ato lexime poetike me zërin e tij.

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • U aksidentua me monopatinë, pas 3 javësh i mituri del nga spitali, ja si paraqitet gjendja e tij

    U aksidentua me monopatinë, pas 3 javësh i mituri del nga spitali, ja si paraqitet gjendja e tij

    Pas 3 javësh trajtim në spitalin e Traumës, i mituri që u aksidentua me monopatinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka lënë ambjentet e spitalit. Sipas burimeve për gazetaren e ABC News, Xhoana Çallaku, 11 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
    Ai dhe dy të mitur të tjerë u përplasën nga taksisti Ekerem Skureni. Sipas ekspertizës në vendngjarje ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.