FOTO ILUSTRUESE
SHKODËR-Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj, të cilët akuzohen shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës dy vajza të mitura, përkatësisht 16 dhe 14 vjeçe. Konkretisht në pranga janë vendosur të rinjtë Skendi Cubaj dhe Algeos Kekaj. Gjatë kontrollit fizik ndaj Algeos Kekaj, policia i gjeti një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar si kanabis, e cila u sekuestrua si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit S. C., 19 vjeç, dhe A. K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Koplik i Sipërm.
Nga hetimet e kryera për disa javë, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, dyshohet se këta shtetas shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, dy shtetase të mitura, 16 vjeçe dhe 14 vjeçe.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.









