Tag: mitsotakis

  • Mitsotakis paraqet “Mburojën e Akilit”, plani i ri për mbrojtjen me vlerë 25 miliardë euro

    Mitsotakis paraqet “Mburojën e Akilit”, plani i ri për mbrojtjen me vlerë 25 miliardë euro

    Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nga foltorja e parlamentit ka paraqitur një plan të ri dymbëdhjetëvjeçar me vlerë 25 miliardë euro për fuqizimin e Forcave të Armatosura të vendit, duke e konsideruar atë si transformimin më drastik të tyre në historinë moderne dhe si investim në aftësitë mbrojtëse për sovranitetin e Greqisë.

    Mitsotakis i është referuar kërcënimit që vjen nga pushtimi rus në Ukrainë, arkitekturës së re evropiane të sigurisë, rigjallërimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, si dhe tarifave të reja nga SHBA, duke theksuar se harta botërore e interesave gjeopolitike po riorganizohet në mënyrë dramatike.
    “Me këto fakte të reja, zgjedhjet strategjike të vendit tonë bëhen absolutisht kritike, aq më tepër kur nga njëra anë perceptimi mbrojtës i lidershipit të ri të SHBA duket se ndryshon nga roli i NATO-s dhe nga ana tjetër kur planet ekonomike të kësaj superfuqie duket se devijojnë nga një kornizë e tregtisë së lirë që ka ekzistuar deri më tani.”
    Sipas kreut të qeverisë, plani i ri për mbrojtjen ka të bëjë me ambiciet parandaluese dhe jo agresive dhe se politika e mbrojtjes merr karakteristika ekzistenciale dhe zhvillimore, ndërsa analistët shprehen se bëhet fjalë për një përpjekje të Athinës, pas daljes nga kriza dhjetëvjeçare e borxhit, për të modernizuar forcat e saj të armatosura dhe për të ruajtur balancën ushtarake me rivalin e saj historik, Turqinë.
    Duke paraqitur disa prej hollësive të këtij plani të ashtuquajtur “Mburoja e Akilit”, Mitsotakis dhe më pas Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dhenidas, kanë shpjeguar se bëhet fjalë për një kupolë e cila kombinon mjetet ekzistuese të mbrojtjes ajrore me aftësitë e reja që do të jenë në gjendje të mbrojnë në pesë nivele: me sistemet anti-dron, antiraketë, kundërajror, anti-anije dhe anti-nëndetëse.
    Mitsotakis u tha ligjvënësve se Greqia, që shpenzon pak më shumë se 3% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, si vend anëtar i NATO-s nderon aleancën strategjike me SHBA, por në të njëjtën kohë, si vend i BE, duhet të jetë një krah qendror i strategjisë evropiane të mbrojtjes në shekullin e 21-të.

    Top Channel

  • Greqia do të shpenzojë 25 miliardë euro për mbrojtjen gjatë 12 viteve të ardhshme

    Greqia do të shpenzojë 25 miliardë euro për mbrojtjen gjatë 12 viteve të ardhshme

    Greqia do të investojë 25 miliardë euro në pajisje ushtarake gjatë 12 viteve të ardhshme, duke synuar forcimin e mbrojtjes dhe zhvillimin e industrisë së saj vendase.Ky është plani i parë i këtij lloji për vendin dhe vjen në një moment kur shumë shtete evropiane po rrisin shpenzimet ushtarake, të nxitura nga agresioni i vazhdueshëm i Rusisë në Ukrainë dhe nga tërheqja e SHBA-ve nga garancia e sigurisë në kontinent.“Greqia mund të jetë një vend i vogël, por ka një rëndësi të madhe gjeopolitike,” deklaroi kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë një fjalimi në parlament.Ndryshe nga disa vende të tjera të BE-së, Greqia historikisht ka mbajtur shpenzime të larta ushtarake, duke tejkaluar rregullisht pragun e NATO-s prej 2% të PBB-së – madje edhe gjatë krizës së saj financiare. Kjo ka qenë kryesisht pasojë e tensioneve të vazhdueshme me Turqinë fqinje, që kanë detyruar të dy vendet të mbajnë kapacitete të larta mbrojtëse.Vetëm në pesë vitet e fundit, Greqia ka blerë 24 avionë luftarakë Rafale dhe fregata nga Franca, si dhe ka porositur deri në 40 avionë F-35 nga SHBA.Një strategji e re për të ardhmenTani, me fokusin e Evropës tek investimet në mbrojtje, Greqia po përcakton një strategji afatgjatë. Plani 12-vjeçar synon të rrisë më tej fuqinë e saj ushtarake, duke dedikuar rreth 10% të PBB-së për blerje të reja pajisjesh – një ndryshim i madh në krahasim me krizën financiare të viteve 2010, kur investimet në mbrojtje ishin minimale.“Ministri i Mbrojtjes ka tashmë në dispozicion 25 miliardë euro për këtë program. Detyra e tij tani është të përcaktojë prioritetet dhe të bëjë zgjedhjet e duhura,” theksoi Mitsotakis.Një tjetër synim i rëndësishëm është zhvillimi i industrisë vendase të mbrojtjes. Pavarësisht shpenzimeve të mëdha ushtarake, Greqia nuk ka pasur një sektor të zhvilluar të prodhimit të pajisjeve ushtarake. Tani, qeveria planifikon që të gjitha blerjet e ardhshme të përfshijnë pjesëmarrjen e industrisë greke.Plani i ri përfshin gjithashtu integrimin e teknologjive moderne në mbrojtje, për t’iu përshtatur sfidave të reja të luftës. Kjo përfshin dronët, sistemet anti-dron, inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike.Bashkëpunimi me Izraelin dhe rritja e pagave në ushtriNë këtë kuadër, Mitsotakis vizitoi Izraelin për të diskutuar me homologun e tij Benjamin Netanyahu dhe zyrtarët e mbrojtjes mbi mundësitë e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e inovacionit teknologjik ushtarak.Por investimet nuk janë vetëm në pajisje. Pak ditë më parë, ministri i Mbrojtjes, Nikolaos Dendias, njoftoi një rritje deri në 20% të pagave për personelin ushtarak. Greqia ka një nga ushtritë më të mëdha në NATO, me mbi 1% të popullsisë të punësuar në forcat e armatosura – krahasuar me 0.6% në Turqi, 0.4% në SHBA dhe 0.2% në Gjermani.“Po përballemi me një transformim të madh të ekuilibrave globalë – jo vetëm në aspektin ushtarak, por edhe ekonomik dhe teknologjik,” tha Mitsotakis. “Investimi në mbrojtje është investim në sovranitetin tonë.”/ BloombergKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kryeministri grek bisedon me Netanyahun! Zhvillimet gjeopolitike afrojnë Greqinë dhe Izraelin

    Kryeministri grek bisedon me Netanyahun! Zhvillimet gjeopolitike afrojnë Greqinë dhe Izraelin

    Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takua me udhëheqësit izraelitë në Jerusalem të dielën për të avancuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe energjisë, duke sinjalizuar lidhje më të ngushta strategjike mes tensioneve të rritura rajonale.

    Vizita vjen pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan rriti qëndrimin e vendosur të Ankarasë në Mesdheun Lindor, duke bërë që Greqia dhe Izraeli të përforcojnë aleancën mes tyre.

    Mitsotakis zhvilloi bisedime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Isaac Herzog, si dhe figura kyçe në industrinë e mbrojtjes të Izraelit.

    Diskutimet u përqëndruan në projektet e përbashkëta të mbrojtjes, inovacionin teknologjik dhe bashkëpunimin strategjik.

    Takimi nënvizoi gjithashtu interesin e ndërsjellë për projektin e ndërlidhjes së energjisë elektrike Greqi-Qipro-Izrael, një nismë tepër e rëndësishme energjetike.

    Delegacioni grek eksploroi mundësitë për prodhimin e përbashkët të mbrojtjes, me kompanitë e mbrojtjes izraelite, duke përfshirë IAI, Rafael dhe Elbit, të cilat shprehën interes për bashkëpunim me industritë greke.

    Bisedimet u përqëndruan në bashkë-zhvillimin e mjeteve ajrore pa pilot dhe sistemeve të raketave, me Athinën, që kërkon transferime të avancuara të teknologjisë ushtarake. Marrëveshjet e mundshme mund t’i mundësojnë Izraelit të prodhojë në masë sisteme mbrojtëse brenda tregut evropian, në përfitim për të dy vendet.

    Vizita riafirmoi gjithashtu angazhimin e Greqisë për të përfunduar Interkoneksionin e Detit të Mesdhe, një lidhje energjitikee nënujore që integron rrjetet elektrike të tre vendeve. Turqia e ka kundërshtuar projektin, duke e parë atë si një sfidë gjeopolitike ndaj ndikimit të saj në rajon.

    Lidhjet më të ngushta të Greqisë me Izraelin vijnë pasi Turqia vendosi anijen e saj të inteligjencës Ufuk në jug të Kretës, duke monitoruar zhvillimet rajonale. Ndërsa anija mbetet jashtë zonave të menjëhershme eksploruese të Greqisë, prania e saj sinjalizon interesin e vazhdueshëm të Ankarasë për dinamikën e energjisë dhe të mbrojtjes së rajonit.

    Ministri i Jashtëm grek George Gerapetritis do të takohet me homologun e tij turk, Hakan Fidan, në margjinat e Samitit Ministror të NATO-s në Bruksel më vonë këtë javë. Bisedimet pritet të trajtojnë tensionet në rritje dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme territoriale.

    Vizita e Mitsotakis thekson shtrirjen strategjike të Greqisë me Izraelin në një kohë kur vendet evropiane mbeten të kujdesshme në lidhje me çështjet e Lindjes së Mesme.

    Udhëtimi i paraprin fjalimit të tij parlamentar mbi strategjinë afatgjatë të prokurimit të mbrojtjes të Greqisë, ku kompanitë izraelite pritet të luajnë një rol të rëndësishëm, veçanërisht në sistemin shumështresor të mbrojtjes raketore dhe anti-dronë të Greqisë, “Mburoja e Akilit”.

  • Mitsotakis viziton nesër Jerusalemin, fokusi i bisedimeve…

    Mitsotakis viziton nesër Jerusalemin, fokusi i bisedimeve…

    Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, njoftoi sot se ditën e nesërme do të udhëtojë për në Izrael, ku do të takojë homologun e tij Benjamin Netanyahun.

    Sipas mediave greke fokusi i bisedimeve do të jenë pwr zhvillimet rajonale në Lindjen e Mesme.

    Pritet që dy vendet të forcojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe, në kuadër të aleancës së tyre strategjike. Syri.net-CNN.gr.

     

     

     

     

     

  • Mitsotakis në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit, mediat greke: Do të kërkojë që Beleri të bëjë betimin

    Mitsotakis në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit, mediat greke: Do të kërkojë që Beleri të bëjë betimin

    Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis do të jetë i pranishëm në Samitin që do të mbahet ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit.
    Mediat greke shkruajnë se kjo vizitë e kryeministrit grek, vjen edhe pas tensioneve të zhvilluara mes dy vendeve për shkak të çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
    Mediat greke raportojnë se Mitsotakis do të ngrejë çështjen e kryebashkiakut Beleri i cili ndodhet në qeli për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit.
    Kujtojmë se më herët, kryeministri grek e kishte bërë të qartë se çështja Beleri do të ketë pasoja në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe do të ndikojë në vendimet e Greqisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

  • Mitsotakis nuk fton Ramën në darkën me liderët e rajonit

    Mitsotakis nuk fton Ramën në darkën me liderët e rajonit

    Sipas gazetës greke “Protothema”, në Athinë do të jenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevksi. Të pranishëm do të jenë edhe liderët e shteteve të rajonit që janë anëtarë të Bashkimit Evropian, si kryeministri bullgar Nikolay Denkov, ai i Kroacisë, Andrej Plenkovic dhe ai i Rumanisë, Ion-Marcel Ciolakou.