Tag: mitsotakis

  • Qeveria greke nën presion për zgjidhjen e krizës së fermerëve/ Mitsotakis pritet të ndërhyjë personalisht

    Qeveria greke nën presion për zgjidhjen e krizës së fermerëve/ Mitsotakis pritet të ndërhyjë personalisht

    Mitsotakis pritet të hyjë në skenë për të zbutur tensionet

    Të gjitha skenarët tregojnë se ndërhyrja në “nivel të lartë”, të cilën e përmendi z. Marinakis, do të përcaktohet nga përfaqësimi i organizuar i fermerëve. Megjithatë, konsiderohet shumë e mundshme që kryeministri Kyriakos Mitsotakis të marrë përsipër personalisht negociatat, njësoj si në mobilizimet e mëdha të vitit 2024 që përfunduan me kompromis mbi çmimin e energjisë elektrike bujqësore dhe TVSH-në e naftës.

    Për të treguar se qeveria po vepron, z. Mitsotakis thirri dje një takim me zyrtarët përgjegjës të OPEKEPE dhe ELGA lidhur me pagesat që pritet të kryhen në dhjetor. Ai pritet të adresojë çështjen edhe në takimin e Grupit Parlamentar të Demokracisë së Re të premten në mesditë. Sipas burimeve qeveritare, mundësia për një takim zyrtar me fermerët ekziston që të hënën, me kusht që të dielën të paraqitet një grup i koordinuar përfaqësuesish nga lëvizja bujqësore.

    LEXO EDHE: ‘Nga toka, në det’/ Fermerët dhe peshkatarët bllokojnë portin e Volosit dhe rrugët kryesore në Greqi

    Zyrtarisht qeveria thotë se “pret kërkesat e fermerëve”, por në realitet drafti i tyre është i njohur. Qeveria po shqyrton mundësinë e një kompromisi në çmimin e energjisë elektrike bujqësore, e cila aktualisht është “kyçur” në 9.2 cent/kWh, por jo në mënyrë horizontale për të gjithë.

    Fermerët kërkojnë zbritjen në 7 cent/kWh për të gjithë sektorin. Disa aktorë besojnë se zgjidhja mund të arrihet në 8 cent. Në diskutimet joformale është përfshirë edhe PPC, si furnizuesi kryesor, megjithëse çmimi aktual për disa kategori thuhet se është nën kosto.

    Sa i përket naftës bujqësore, qeveria duket e gatshme të diskutojë zgjerimin e kufijve të subvencioneve. Mitsotakis hapi gjithashtu derën për negociata me BE-në për subvencione mbi produktet bujqësore me çmim të ulët, por jo për vendosjen e një çmimi minimal horizontal.

    LEXO EDHE: Përshkallëzim i protestave në Greqi: Thirrje për mobilizim dhe bllokada të reja

    Situata nuk është aspak e qetë brenda radhëve të Demokracisë së Re. Gjatë informimit katër-orësh të ministrit të Zhvillimit Rural, Kostas Tsiaras, deputetët shfaqën shqetësim të thellë, veçanërisht për shkak të reagimit të fortë të votuesve të tyre lokalë që po marrin pjesë masivisht në bllokada.

    Makis Voridis kërkoi të dijë se cila është strategjia për uljen e tensioneve, duke iu referuar zëvendëskryeministrit Hatzidakis. Deputetja Zetta Makri pranoi se shumica e protestuesve janë votues të ND-së, ndërsa Christos Boukoros tha se “po na rrahin keq jashtë”, duke iu referuar presionit të opinionit publik.

    Deputetët e ND-së e pranojnë se klima në terren është e vështirë: pakënaqësitë janë të shumta, lëvizja bujqësore po zgjerohet dhe një pjesë e konsiderueshme e votuesve të tyre po merr pjesë aktivisht në bllokada.

    Qeveria kërkon kohë dhe dialog, ndërsa fermerët kërkojnë garanci dhe zgjidhje konkrete. Zbardhja e ditëve të ardhshme pritet të përcaktojë nëse Mitsotakis do të arrijë një kompromis të ri apo vendi do të përballet me një përshkallëzim të situatës./Syri.Net

  • Qeveria Mitsotakis kërkon dialog, fermerët grekë mbeten të vendosur: Pa zgjidhje konkrete, nuk tërhiqemi

    Qeveria Mitsotakis kërkon dialog, fermerët grekë mbeten të vendosur: Pa zgjidhje konkrete, nuk tërhiqemi

    Mobilizimet bujqësore në Greqi po hyjnë në një fazë të re tensioni, me bllokada në rritje dhe një vendosmëri të hapur të fermerëve që të vazhdojnë protestat edhe gjatë periudhës së festave, nëse kërkesat e tyre kryesore nuk plotësohen. Përtej pagesës së borxheve të prapambetura nga OPEKEPE, organizatorët kërkojnë masa më të thella mbështetëse që janë të domosdoshme për mbijetesën e sektorit bujqësor.
    Gjatë fundjavës, kryeministri Kyriakos Mitsotakis dha dy sinjale për hapjen e një dialogu me protestuesit, por bisedimet duket se do të vonohen. Arsyeja kryesore është mungesa e një organi të përbashkët përfaqësues të bllokadave, një strukturë që pritet të formohet në ditët në vijim. Zyrtarë të qeverisë dyshojnë se fermerët po luajnë “lojën e vonesës” për të rritur presionin publik.
    Në takimin e përgjithshëm të mbajtur të dielën, fermerët vendosën të vijojnë sot (e hënë) me një bllokim dyorësh (17:00–19:00) të rrugëve dytësore. Të mërkurën, ata planifikojnë të bllokojnë portin e Volosit nga toka dhe deti, ndërkohë që bllokada të tjera janë raportuar edhe në zonën e Kastron në Beoti.
    Përhapja e bllokimeve përgjatë autostradës Athinë–Selanik ka komplikuar ndjeshëm qarkullimin, duke krijuar një situatë që teston edhe një herë strategjinë e Policisë greke për mbrojtjen e infrastrukturës kritike: porte, aeroporte dhe nyje të mëdha rrugore.
    Në thirrjen e tij të së dielës, Mitsotakis deklaroi:
    “Fermerët e ndershëm nuk kanë pse të kenë frikë. Çfarëdo parash që u takojnë, do t’i marrin të plota. Por duhet t’i jepet fund një sistemi problematik subvencionesh që favorizonte disa kategori.”
    Ai theksoi se format ekstreme të protestës, si bllokadat, e rëndojnë jetën e qytetarëve dhe vështirësojnë gjetjen e një zgjidhjeje më të shpejtë. Qeveria deklaron se dera e Ministrisë së Zhvillimit Rural “është dhe do të mbetet e hapur” për dialog, por vetëm nëse fermerët paraqiten me përfaqësim të qartë dhe kërkesa të strukturuara.
    Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis la të hapur mundësinë e zgjatjes së tarifës së ulët të energjisë elektrike (9.2 cent/KWh), por kjo masë nuk shihet si e mjaftueshme nga protestuesit.
    Një tjetër element i rëndësishëm politik është pozicionimi i dy ish-kryeministrave konservatorë, Kostas Karamanlis dhe Antonis Samaras, të cilët, megjithëse me tone të ndryshme, shfaqen të përbashkuar në mbështetje të shqetësimeve të fermerëve.
    Karamanlis apeloi për “ndjeshmëri dhe mirëkuptim ndaj ankthit të botës rurale”, ndërsa Samaras ishte më i ashpër:
    “Fermerët nuk ankohen vetëm për vonesat dhe skandalet, por për të ardhmen e pasigurt të prodhimit të tyre. Pa fermerë, nuk ka vend.”
    Deklaratat e tyre shtojnë presionin politik mbi qeverinë Mitsotakis, në një moment kur opinioni publik në zonat rurale po shfaq prirje të forta solidariteti me protestuesit.

  • Qeveria Mitsotakis kërkon dialog, por prodhuesit mbeten të vendosur: Pa zgjidhje konkrete, nuk tërhiqemi

    Qeveria Mitsotakis kërkon dialog, por prodhuesit mbeten të vendosur: Pa zgjidhje konkrete, nuk tërhiqemi

    Mobilizimet bujqësore në Greqi po hyjnë në një fazë të re tensioni, me bllokada në rritje dhe një vendosmëri të hapur të fermerëve që të vazhdojnë protestat edhe gjatë periudhës së festave, nëse kërkesat e tyre kryesore nuk plotësohen. Përtej pagesës së borxheve të prapambetura nga OPEKEPE, organizatorët kërkojnë masa më të thella mbështetëse që janë të domosdoshme për mbijetesën e sektorit bujqësor.

    Gjatë fundjavës, kryeministri Kyriakos Mitsotakis dha dy sinjale për hapjen e një dialogu me protestuesit, por bisedimet duket se do të vonohen. Arsyeja kryesore është mungesa e një organi të përbashkët përfaqësues të bllokadave, një strukturë që pritet të formohet në ditët në vijim. Zyrtarë të qeverisë dyshojnë se fermerët po luajnë “lojën e vonesës” për të rritur presionin publik.

    Në takimin e përgjithshëm të mbajtur të dielën, fermerët vendosën të vijojnë sot (e hënë) me një bllokim dyorësh (17:00–19:00) të rrugëve dytësore. Të mërkurën, ata planifikojnë të bllokojnë portin e Volosit nga toka dhe deti, ndërkohë që bllokada të tjera janë raportuar edhe në zonën e Kastron në Beoti.

    Përhapja e bllokimeve përgjatë autostradës Athinë–Selanik ka komplikuar ndjeshëm qarkullimin, duke krijuar një situatë që teston edhe një herë strategjinë e Policisë greke për mbrojtjen e infrastrukturës kritike: porte, aeroporte dhe nyje të mëdha rrugore.

    Në thirrjen e tij të së dielës, Mitsotakis deklaroi:

    “Fermerët e ndershëm nuk kanë pse të kenë frikë. Çfarëdo parash që u takojnë, do t’i marrin të plota. Por duhet t’i jepet fund një sistemi problematik subvencionesh që favorizonte disa kategori.”

    LEXO EDHE: Protesta masive të fermerëve detyrojnë kryeministrin grek të ulet për bisedime/ Mitsotakis: Jam gati për dialog

    Ai theksoi se format ekstreme të protestës, si bllokadat, e rëndojnë jetën e qytetarëve dhe vështirësojnë gjetjen e një zgjidhjeje më të shpejtë. Qeveria deklaron se dera e Ministrisë së Zhvillimit Rural “është dhe do të mbetet e hapur” për dialog, por vetëm nëse fermerët paraqiten me përfaqësim të qartë dhe kërkesa të strukturuara.

    Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis la të hapur mundësinë e zgjatjes së tarifës së ulët të energjisë elektrike (9.2 cent/KWh), por kjo masë nuk shihet si e mjaftueshme nga protestuesit.

    Një tjetër element i rëndësishëm politik është pozicionimi i dy ish-kryeministrave konservatorë, Kostas Karamanlis dhe Antonis Samaras, të cilët, megjithëse me tone të ndryshme, shfaqen të përbashkuar në mbështetje të shqetësimeve të fermerëve.

    Karamanlis apeloi për “ndjeshmëri dhe mirëkuptim ndaj ankthit të botës rurale”, ndërsa Samaras ishte më i ashpër:

    “Fermerët nuk ankohen vetëm për vonesat dhe skandalet, por për të ardhmen e pasigurt të prodhimit të tyre. Pa fermerë, nuk ka vend.”

    Deklaratat e tyre shtojnë presionin politik mbi qeverinë Mitsotakis, në një moment kur opinioni publik në zonat rurale po shfaq prirje të forta solidariteti me protestuesit.

  • Protesta masive të fermerëve detyrojnë kryeministrin grek të ulet për bisedime/ Mitsotakis: Jam gati për dialog

    Protesta masive të fermerëve detyrojnë kryeministrin grek të ulet për bisedime/ Mitsotakis: Jam gati për dialog

    Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një vizite në Markopoulo, bisedoi me qytetarët dhe u dha një mesazh të qartë fermerëve, duke theksuar se qeveria mbetet e gatshme për dialog.

    “Fermerët duhet të vijnë të organizuar, me përfaqësues të caktuar dhe me kërkesa specifike. Ne jemi këtu për të bërë më të mirën që mundemi”, tha ai.

    Megjithatë, Mitsotakis theksoi se protestat duhet të zhvillohen duke marrë parasysh interesat e komunitetit të gjerë.

    Duke përdorur një krahasim simbolik, Kryeministri u shpreh se “varka e atdheut po lëviz e sigurt, por në ujëra të trazuara”, duke nënvizuar se Greqia sot është në një gjendje shumë më të mirë se ajo që u trashëgua në vitin 2019. Ai tha se qeveria po merr mesazhet e qytetarëve dhe po ndërmerr hapa të synuar për t’u përgjigjur shqetësimeve të tyre.

    LEXO EDHE: Fermerët bllokojnë aksin Kakavijë–Janinë për tre orë, lejohet qarkullimi vetëm për emergjenca, ja oraret

    Mitsotakis theksoi se Demokracia e Re është partia e familjes, duke e quajtur familjen “qeliza bazë të shoqërisë”. Ai njoftoi se për herë të parë po ulen ndjeshëm taksat në varësi të numrit të fëmijëve në çdo familje, duke e cilësuar këtë si një mbështetje konkrete ndaj familjeve.

    Për të rinjtë, Kryeministri kujtoi se nga 1 janari 2026 do të zerohen taksat mbi të ardhurat për të rinjtë nën një moshë të caktuar, duke e përshkruar këtë si një nismë pionere në nivel evropian.

  • Incident në Patras, protestuesit sulmojnë deputeten e partisë së kryeministrit grek Mitsotakis

    Incident në Patras, protestuesit sulmojnë deputeten e partisë së kryeministrit grek Mitsotakis

    Një incident i dhunshëm ndodhi të sot në mëngjes në sheshin “Georgiou”, në Patra të Greqisë, ku deputetja e Demokracisë së Re, Christina Alexopoulou, u sulmua verbalisht nga një grup i vogël protestuesish që demonstronin në favor të Palestinës.
    Sipas dëshmitarëve, protestuesit e ngritën zërin sapo vunë re praninë e Christina Alexopoulou në vendngjarje, duke i hedhur asaj fyerje dhe fjalë të pista. Tensioni u rrit gradualisht, me disa njerëz që i kërkonin vazhdimisht të largohej nga sheshi.
    Deputetja e partisë së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis zgjodhi të mos jepte më shumë informacion mbi incidentin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, mes sulmeve të ashpra verbale. Menjëherë pas kësaj, ajo postoi një video të incidentit në rrjetet sociale, duke e shoqëruar postimin me një koment të ashpër.
    “Kjo është demokracia e tyre! Tregojuni atyre! Sot, në sheshin Georgiou në Patra, u sulmova nga njerëz që besojnë se dhuna mund t’i heshtë demokracinë dhe institucionet. Unë u përgjigjem atyre qartë: fashizmi nuk do të kalojë! Me qetësi dhe respekt për debatin publik, nuk kemi frikë të shprehim mendimin e shumicës”, tha ajo.

  • “Greqia bëhet nyje energjetike e Europës”, Mitsotakis dhe Zelensky firmosin marrëveshjen historike të gazit

    “Greqia bëhet nyje energjetike e Europës”, Mitsotakis dhe Zelensky firmosin marrëveshjen historike të gazit

    “Greqia u vendos sot në qendër të hartës energjetike europiane”, ka deklaruar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pas nënshkrimit të marrëveshjes së re energjetike me Ukrainën, gjatë vizitës së presidentit Volodymyr Zelenskyy në Athinë, që konsiderohet se mbarti simbolikë dhe pritshmëri të larta.

    Në krah të kreut të qeverisë greke dhe në prani të ambasadores së re amerikane, Zelensky shfaqi mirënjohje të hapur, jo vetëm ndaj Greqisë, por edhe ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke e cilësuar këtë bashkëpunim thelbësor për një dimër që pritet jashtëzakonisht i vështirë për vendin e tij, i cili përballet me sfida të mëdha energjetike dhe të sigurisë.
    “Nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme në lidhje me furnizimin e Ukrainës me gaz natyror nga Greqia. Në thelb, po aktivizojmë atë që e quajmë Korridori Vertikal dhe duam të sigurohemi që ju të keni mjaftueshëm gaz natyror, mjaftueshëm energji, për t’iu kundërvënë vështirësive të dimrit që po vjen”, shprehet Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.
    Marrëveshja e firmosur mes kompanisë greke DEPA dhe kompanisë ukrainase Naftogaz parashikon furnizim me gaz të lëngshëm LNG amerikan. Gazi do të përcillet përmes Korridorit Vertikal që nis prej portit grek të Aleksandroupolit duke mundësuar  prurje të sigurta dhe të pandërprera drejt Ukrainës dhe Evropës me synim pavarësinë nga gazi rus. Furnizimet pritet të nisin brenda dhjetorit, duke i garantuar Kievit një sasi të qëndrueshme gazi në stinën më kritike të vitit.
    “Çdo natë rusët po godasin infrastrukturën tonë. Mbi të gjitha, infrastrukturën tonë energjetike. Shumica e termocentraleve në Ukrainë, prodhimi ynë i gazit, termocentralet tona janë bërë shënjestra për raketa, raketa balistike, dronë, dronë iranianë, raketa të Koresë së Veriut”, u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
    Zelenskyy  nga ana e tij  theksoi se Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje teknike, pajisje dhe presion diplomatik ndaj Rusisë.
    Ai falënderoi publikisht Greqinë për solidaritetin dhe për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që Athina po merr në Ballkan dhe në Evropën Juglindore dhe e ftoi  të marrë pjesë në bashkëprodhimin e armëve dhe në rindërtimin e Ukrainës pas luftës, duke prezantuar edhe zhvillimet e reja të industrisë mbrojtëse ukrainase.
    Presidenti ukrainas pas pritjes në aeroport ka zhvilluar takime edhe me homologun e tij grek Konstantinos Tasoulas.

    Top Channel

  • Greqia bëhet nyje energjetike e Europës, Mitsotakis dhe Zelensky firmosin marrëveshjen historike të gazit

    Greqia bëhet nyje energjetike e Europës, Mitsotakis dhe Zelensky firmosin marrëveshjen historike të gazit

    Greqia u vendos sot në qendër të hartës energjetike europiane, ka deklaruar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pas nënshkrimit të marrëveshjes së re energjetike me Ukrainën, gjatë vizitës së presidentit Volodymyr Zelenskyy në Athinë, që konsiderohet se mbarti simbolikë dhe pritshmëri të larta.

    Në krah të kreut të qeverisë greke dhe në prani të ambasadores së re amerikane, Zelensky shfaqi mirënjohje të hapur, jo vetëm ndaj Greqisë, por edhe ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke e cilësuar këtë bashkëpunim thelbësor për një dimër që pritet jashtëzakonisht i vështirë për vendin e tij, i cili përballet me sfida të mëdha energjetike dhe të sigurisë.
    “Nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme në lidhje me furnizimin e Ukrainës me gaz natyror nga Greqia. Në thelb, po aktivizojmë atë që e quajmë Korridori Vertikal dhe duam të sigurohemi që ju të keni mjaftueshëm gaz natyror, mjaftueshëm energji, për t’iu kundërvënë vështirësive të dimrit që po vjen”, shprehet Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.
    Marrëveshja e firmosur mes kompanisë greke DEPA dhe kompanisë ukrainase Naftogaz parashikon furnizim me gaz të lëngshëm LNG amerikan. Gazi do të përcillet përmes Korridorit Vertikal që nis prej portit grek të Aleksandroupolit duke mundësuar  prurje të sigurta dhe të pandërprera drejt Ukrainës dhe Evropës me synim pavarësinë nga gazi rus. Furnizimet pritet të nisin brenda dhjetorit, duke i garantuar Kievit një sasi të qëndrueshme gazi në stinën më kritike të vitit.
    “Çdo natë rusët po godasin infrastrukturën tonë. Mbi të gjitha, infrastrukturën tonë energjetike. Shumica e termocentraleve në Ukrainë, prodhimi ynë i gazit, termocentralet tona janë bërë shënjestra për raketa, raketa balistike, dronë, dronë iranianë, raketa të Koresë së Veriut”, u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
    Zelenskyy  nga ana e tij  theksoi se Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje teknike, pajisje dhe presion diplomatik ndaj Rusisë.
    Ai falënderoi publikisht Greqinë për solidaritetin dhe për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që Athina po merr në Ballkan dhe në Evropën Juglindore dhe e ftoi  të marrë pjesë në bashkëprodhimin e armëve dhe në rindërtimin e Ukrainës pas luftës, duke prezantuar edhe zhvillimet e reja të industrisë mbrojtëse ukrainase.
    Presidenti ukrainas pas pritjes në aeroport ka zhvilluar takime edhe me homologun e tij grek Konstantinos Tasoulas.

    Top Channel

  • Mitsotakis hap takimin Transatlantik për Energjinë, Balluku në Athinë për sigurinë dhe diversifikimin energjetik

    Mitsotakis hap takimin Transatlantik për Energjinë, Balluku në Athinë për sigurinë dhe diversifikimin energjetik

    Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbajti fjalën hapëse në takimin “Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC)”, organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë në Këshillin Atlantik.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në këtë forum morën pjesë Sekretari i Energjisë së SHBA-së, Chris Wright, si dhe ministrat e Energjisë nga vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    E pranishme në punimet e takimit ishte edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, duke theksuar angazhimin e vendit tonë në proceset e bashkëpunimit rajonal për sigurinë dhe diversifikimin e burimeve energjetike.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në qendër të diskutimeve ishin ulja e varësisë nga gazi rus, zhvillimi i korridoreve të reja të furnizimit, si dhe nxitja e investimeve të përbashkëta në infrastrukturën energjetike.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Shqipëria, siç u theksua në takim, mbetet e përkushtuar të kontribuojë për një të ardhme energjetike më të sigurt dhe të qëndrueshme në rajon.

  • Greqia, plan prej 2.5 mld euro për të përballuar thatësirën dhe për të siguruar furnizimin me ujë

    Greqia, plan prej 2.5 mld euro për të përballuar thatësirën dhe për të siguruar furnizimin me ujë

    Ndryshimet klimatike dhe thatësira “kërcënojnë” Athinën me mungesë uji për herë të parë pas 30 vitesh. Plani emergjent synon ta shmangë këtë.Greqia sapo ka nisur projekte me vlerë 2.5 miliardë euro për zbatimin e planit të saj të menaxhimit të ujit dhe për të përballuar rrezikun gjithnjë e më të madh të mungesës së ujit.Ministri i Mjedisit dhe Energjisë, Stavros Papastavrou, njoftoi investimin së bashku me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis gjatë aktivitetit të organizuar për 100-vjetorin e Kompanisë së Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve të Athinës (EYDAP). Ata theksuan se uji do të mbetet një e mirë publike dhe do të ruajë statusin e tij si një ndër më cilësorët në Europë.Pjesa qendrore e planit është një projekt për të devijuar pjesërisht rrjedhën e lumenjve Krikeliotis dhe Karpenisiotis drejt rezervuarit të Evinos, i cili furnizon kryeqytetin grek. Projekti është konceptuar për të siguruar furnizimin me ujë të rajonit të Atikës për tre dekadat e ardhshme.Papastavrou paralajmëroi se ndryshimet klimatike po përkeqësojnë mungesën e ujit, në një kohë kur sasia e disponueshme e ujit në Greqi ndodhet pranë niveleve më të ulëta historike. Masat e reja synojnë të garantojnë furnizimin me ujë të pijshëm për më shumë se gjysmën e popullsisë së vendit dhe të sjellin një koordinim më të mirë në menaxhimin e burimeve ujore në mbarë vendin.Projekti kryesor i devijimit të lumenjveNë qendër të planit qëndron devijimi i pjesshëm i lumenjve Krikeliotis dhe Karpenisiotis drejt rezervuarit të Evinos. Projekti pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2029, një shekull pas ndërtimit të Digës së Maratonës.Ndërkohë, EYDAP po zbaton masa afatshkurtra për të përforcuar menjëherë furnizimin me ujë të Atikës. Këto përfshijnë shfrytëzimin e puseve të reja në Mavrosouvala, Ymittos dhe në lumin Boeotian Kifisos, të cilat së bashku mund të sigurojnë rreth 150 milionë metra kub ujë në vit sapo të hyjnë në funksionim.Qeveria planifikon gjithashtu të zgjerojë kompetencat gjeografike të EYDAP dhe EYATH për të përfshirë edhe sistemet e ujitjes brenda zonave të tyre të shërbimit, si dhe të racionalizojë peizazhin e fragmentuar të menaxhimit të ujit në Greqi, përmes bashkimit të 750 ofruesve të shërbimeve ekzistues.Mitsotakis: Kriza e ujit e viteve 1990 “nuk duhet të përsëritet”Duke folur në aktivitetin e 100-vjetorit të EYDAP në Muzeun e Historisë Natyrore “Goulandris”, kryeministri Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi për rrezikun shumë real të mungesës së ujit që po përballet Atika.“Atika përballet me një problem shumë të madh në lidhje me furnizimin me ujë, nëse nuk merren masa drastike. Shpresa nuk është strategji dhe ne duhet të jemi të përgatitur për skenarin më të keq,” u shpreh ai.Ai shtoi se devijimi i pjesshëm i lumenjve Krikeliotis dhe Karpenisiotis mund të transferojë më shumë se 200 milionë metra kub ujë me rrjedhë natyrore, pa nevojën e stacioneve të pompimit.“Ky projekt do të sigurojë që për tridhjetë vitet e ardhshme Atika të mos përballet me një problem furnizimi me ujë,” theksoi kryeministri grek, duke kujtuar “krizën e furnizimit me ujë të viteve 1990, e cila nuk duhet të përsëritet kurrë.” / EuronewsKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Greqia në epokën e dronëve” me 1 mijë prodhime në vit, Mitsotakis: Mbrojtjen duhet ta trajtojmë si të mirë publike evropiane

    “Greqia në epokën e dronëve” me 1 mijë prodhime në vit, Mitsotakis: Mbrojtjen duhet ta trajtojmë si të mirë publike evropiane

    Greqia ka hyrë në një fazë të re teknologjike të mbrojtjes. Në bazën e 306-të të Telekomunikacionit në Aharnes tashmë prodhohen mbi 1.000 dronë në vit, të krijuar nga inxhinierët e Forcave të Armatosura.

    Bëhet fjalë për modele të vogla (FPV- First-Person View), por edhe njësi të mëdha për zbulim, vëzhgim dhe mbështetje taktike, ndërsa për herë të parë ato mund të prodhohen edhe në stacione portative që mund të veprojnë pranë vijës së parë të frontit.
    “Ne kemi lançuar dy prototipa stacionesh portative të prodhimit të dronëve, të cilët do të shfaqen për herë të parë në paradën e 28 tetorit në Selanik. Dhe ato janë ndërtuar për të ndjekur njësitë tona të mëdha ushtarake. Domethënë, për të qenë në gjendje të prodhojnë dronët e modeleve të vogla( FPV) në terren”, deklaroi ministri i mbrojtjes, Nikos Dendias.
    Siç ka theksuar  ministri grek i Mbrojtjes që ka vizituar bazën, këta dronë të prodhimit vendas janë simbol i një ushtrie që po futet me shpejtësi në epokën e inteligjencës artificiale dhe  këto zhvillime e pozicionojnë Greqinë në pararojë të prodhimit evropian të mjeteve pa pilot, në një moment kur siguria kontinentale po rimendohet.
    Në të njëjtën kohë, nga samiti  njëditor  I Brukselit, në një moment përshkallëzimi dramatik të presionit transatlantik mbi Moskën,  kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar nga BE  të krijojë një mekanizëm të përbashkët huamarrjeje për të financuar investime të përbashkëta në mbrojtje, siç janë sistemet antiajrore, dronët dhe teknologjitë e reja ushtarake.
    “Dua të shpreh gjithashtu kënaqësinë time sepse iniciativat greke, të cilat u prezantuan pak kohë më parë, siç është një mburojë e përbashkët antiraketë për BE, duket se po fitojnë vrullin e tyre dhe janë përfshirë në planin e Komisionit Evropian”, tha kryeministri Mitsotakis.
    Në një  intervistë  për portalin e madh  Politico sot, Mitsotakisn tha se mbrojtja duhet të trajtohet si “e mira publike përfundimtare evropiane” dhe se duhet të përdoren paratë evropiane për të bërë gjëra që shumë shtete anëtare mund të mos jenë në gjendje t’i bëjnë në nivel kombëtar.

    Top Channel