Tag: mitrovicë

  • MAS’AKRA NË DRENICË SIPAS GAZETËS “HAK”

    MAS’AKRA NË DRENICË SIPAS GAZETËS “HAK”

    Juduf Osmani: Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Zagreb, ruhen shumë gazeta, revista por edhe dokumente që kanë të bëjnë për të kaluarën e Kosovës.

    Një ndër to është edhe gazeta “HAK”, Organ i, “Bashkimi për Mbrojtjen e të Drejtave të Myslimanëve jugosllavë” Xhemijeti, që kryetar ishte Nexhip Draga, e pas vdekjes së tij ishte Ferhat Draga. Drejtor dhe pronar i organit “Hak” ishte H. Halidi, kurse redaktor përgjegjës, ishte Hasan Sabri Ibrahimi Është botuar në Shkup. Numri i pare është botuar më 23 shkurt 1920, ndërsa e fundit më 30 dhjetor 1924. Ka dalë tri herë në javë, dy herë në gjuhën turke, shkrimi arab, ndërsa të martën dhe të shtunën edhe në gjuhën serbe, dy faqe. Gazeta është në mikrofilm, në dy rrollne, me nr. 3276, ndërsa signatura e gazetës është 85.663. Disa numra të gazetës mungojnë ose janë të dëmtuar.

    Në këtë gazetë ka shumë të dhëna për krimet e masakrat ndaj popullatës shqiptare, si ato në Prishtinë, Prapashticë, Dumnicë-Zagori të Vushtrrisë, Drenicë, Mitrovicë, Vushtrri, në rrethin e Rozhajës, në Sanxhak etj. Institucionet tona shkencore duhet që këtë gazetë të marrin, të deshifrojnë, të përkthejnë dhe të botojnë në gjuhën shqipe dhe angleze që opinion botëror dhe vendor të njihet për krimet e bëra në trevat shqiptare.

    Disa numra të kësaj gazete i morra gjatë hulumtimeve të bëra më datën 16 mars 2023. Tani në tërësi po e paraqesim masakrën në Drenicë.

    Masakra në Drenicë

    “Pas të gjitha masakrave të deritanishme, ku fajtor është regjimi, që është turpi i saj, por edhe turpi i shtetit në shekullin kur ka ndodhur kjo. Regjimi gjakatar i ka montuar të gjitha, por edhe këtë masakër në Drenicë.

    Masakra në Drenicë që është bërë më 15 të këtij muaji (korrik 1924 J.O.), në të vërtetë plotësisht e ka zhveshur kalbësinë dhe pavlefshmërinë, që e ka përfshirë shtetin. Kjo ishte njollë për tërë aparatin shtetëror që është shndërruar në lodër gjakatare me budallaqe që ka ndikuar në prestigjin e shtetit.

    Ky skandal dhe të gjitha skandalet tjera në opinionin botëror paraqitën plotësisht rrejshëm, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme aspak nuk ka mbetur prapa kësaj në komunikatën e saj të datës 16 të këtij muaji. Përveç të gjitha rrenave të cilat kanë prekur fundin, ky turp i regjimit dhe i pamoralit i vënë në viset jugore, ka sjellë kaos dhe ka helmuar dhe po helmon gjithnjë e më tepër jetën e popullit dhe humbjen e besimit në rregullimin e situatës në jug.

    Tërë opinioni ynë është i njohur, se Azem Bejta me kthimin në Galicë është qetësuar dhe se ai me pushtetin kishte zhvilluar disa bisedime, dhe se prefektët e qarkut e kanë vizituar në kullën e tij, e cila është ndërtuar me punë angari. Është e njohur se edhe z. Zh. Llaziq i ka shkuar. Azemi ka qëndruar i qetë dhe i papenguar në kullën e tij, të bazuar në besën, të cilën ia kanë dhënë, se askush nuk do ta prek, nëse pushtetit nuk i krijohen telashe.

    Nuk do të ndalemi tani në detaje në ato bisedime dhe besës së lidhur dhe të vërtetësisë dhe rregullsisë të asaj bese të dhënë. Do të përmendim vetëm komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të datës 16 të këtij muaji. Kjo e ka ditur më parë se Azemi është në shtëpinë e vet, në fshatin Galicë (“i cili që nga koha e kthimit të tij në shtëpi ka ndërprerë(?) çdo lidhje me pushtetin”). Për të hequr dyshimin se besa është ndërprerë pa arsye, përmend se Azemi ka filluar të barrikadohet në kullën e tij dhe ka tubuar kaçakë. “Sipas disa shënimeve (më mirë të thuhej të plakut Gilerdijevit) Ministria që ka plasuar edhe lidhjet me Bajram Currin dhe çetave të tij. Kjo është ajo që Ministria e ka përmendur si arsyen e këtij aksioni kundër Azem Bejtës, duke i arsyetuar masat e marra kundër tij”.

    Ne, as që kemi ndikuar në lidhjen e besës e as që të mbrojmë në gjyq asnjërën e as tjetrën palë. Konstatojmë se Azem Bejta nuk është kapur dhe nuk është vra, por ka dalë jashtë rrethimit, ndërsa popullata e pafajshme ka pësuar…

    Aksioni kundër Mehmet Konjuhit në Dumnicë, i cili gjithashtu e ka pasur besën, në të njëjtën mënyrë ka përfunduar. Mehmeti është larguar, e të pafajshmit janë vrarë dhe djegur. Qe pra, këto “aksione” në këtë mënyrë kanë përfunduar.

    Pra, edhe këtu mund të ketë dyshime, se tërë veprimi i regjimit shpie në çështjen formale të brendshme për vrasjen dhe shfarosjen e shqiptarëve (myslimanëve), e jo në shfarosjen e kaçakëve.

    Se sa rrejshëm është paraqitur kjo masakër, që në çfarëdo forme mendohej të fshihej, më së miri shihet në lajmet e para alarmante për vrasjen e Azem Bejtës me 300 kaçakë! Disa gazeta dhe raporte flasin për 600 dhe 800 kaçakë. Shënimet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme thonë se “janë vrarë rreth 120 kaçakë arnautë”.

    E vërteta është kjo:

    Janë vra dy kaçakë të shpallur dhe katër kaçakë të pashpallur: Bajram Delia, Halit Bajrami, Murat Murseli, Sadik Rama dhe Hys Popova. Viktimat tjera, të cilat xhandarmëria dhe ushtria i ka vrarë në fshatra pas ikjes së Azem Bejtës dhe pesë shokëve të tij si dhe pas vdekjes së pesëshes së përmendur janë rreth 75 veta. Ata janë fshatarët e fshatrave Galicë, Mikushnicë dhe Lubovec, e jo kaçakët.

    Këta janë të vrarët (viktimat e pafajshme):

    – Nga fshati Galicë: Ahmet Hajra (70 vjeç) me dy fëmijët e tij, djalin dhe vajzën; Sinan Ahmeti (40 vjeç); Shaban Tahiri (72 vjeç); Sylë Sahiti (80 vjeç) me djalin; Osman Mehmeti me djalin 15 vjeçar; Hazir Mehmeti (75 vjeç); Sylë Idrizi (65 vjeç) dhe një grue e plagosur rëndë.

    – Nga fshati Mikushnicë: Sadri Zeneli; Ujkan Mehmeti (sakat) dhe 4 punëtorë romë me 2 fëmijë.

    – Nga fshati Lubovec: Xheladin Veliu, 55 vjeç; Tefik Jetullahu, 24 vjeç, sa ishte kthyer nga shërbimi ushtarak; Zenun Sherifi, 37 vjeç; Islam Neziri, 90 vjeç (plak i verbët); djali Maksuti, 50 vjeç dhe Tahiri 44 vjeç (janë djegur); Shaban Xhemaili, 70 vjeç; Kurtesh Osmani, 44 vjeç; Sejdi Ismaili, 56 vjeç; Behram Delia, 16 vjeç; Mustafë Abazi, 26 vjeç (në këtë vit e ka krye shërbimin ushtarak), Adem Beqiri, 35 vjeç; Zeqir Beqiri, 15 vjeç dhe vëllau i tij; një grua e Zejnullah H.

    Emrat e qytetarëve të vrarë dhe të djegur nuk kemi arritur ende që t’i dimë. Sipas të dhënave që i kemi marrë ishin 76 viktima.

    – Të plagosur: Gruaja Shehide Rexha; Bahtir Osmani, Sefer Kadriu dhe Abdul Kadriu.

    – Plaçkitje, vrasje dhe djegie: Fshatrat Mikushnicë, Galicë dhe Lubovec ishin pasqyrë e këtij “aksioni”. Me ikjen e Azemit me shokë dhe vdekjen e atyre të gjashtëve, lufta ishte ndalur. Por, ndërmerret një sulm i ashpër ndaj shtëpive të fshatrave. Janë vrarë nëpër shtëpi të gjithë ata të cilët nuk kanë mundur të largohen. Gratë, shumica kanë shpëtuar nga sulmet dhe këtë duhet falënderuar disa oficereve dhe ushtarëve të kulturuar.

    Përveç vrasjeve janë plaçkitur të gjitha gjërat e lëvizshme nga fshatrat e afërta dhe të largëta koloniste si Polaci dhe të tjerë, por, edhe të komunës së Çyçavicës (rrethi i Vushtrrisë), ku janë dhënë të gjithë pas plaçkës.

    Pas përfundimit të plaçkitjes janë djegur shtëpitë dhe janë shndërruar në gërmadha, e tërë ajo që ka mundur të digjet. Janë djegur 120 shtëpi, disa plotësisht e disa pjesërisht, duke përfshirë edhe objektet ndihmëse. Rreth 3.000 krerë bagëti, buallica, gjedhe, qe, kuaj dhe bagëti e imët janë grabitur dhe janë dërguar në fshatrat e afërta dhe të largëta, në Mitrovicë dhe në Vushtrri. Menjëherë ka filluar shitblerja e këtyre bagëtive të plaçkitura. Duke ikur nga masakra, fshatarët e këtyre fshatrave që kanë ardhur në Mitrovicë, nëpër rrugë e kanë njohur pasurinë e tyre të vjedhur. Një fshatar e ka njohur pelën e vet, në oborrin para postës në Mitrovicë, duke parë se si një kolon malazez i kishte hipur. Duke vrapuar i del përpara, e ndalë dhe ia merr pelën pa kundërshtim dhe shqiptari i zhvilluar i ka hipur pelës së vet dhe e ka kalëruar nëpër qytezë. Disa të tjerë i kanë njohur gjedhet e veta në kazermën ushtarake në Mitrovicë, gjatë kohës kur ushtarë i dërgonin për të pirë ujë. Iu kanë drejtuar zhupanit të madh, duke kërkuar kthimin e tyre. Zhupani, një deputeti popullor i kishte thënë se nuk ka ditur asgjë për këto plaçkitje dhe marrje të bagëtive, duke thënë se bagëtitë do t’u kthehen pronarëve nëpërmjet rrethit. Mirëpo, atë ditë në Mitrovicë janë therur 70 krerë bagëti për nevoja të ushtrisë. Edhe në Vushtrri ka ndodhur e njëjta gjë, e për bagëtinë që i kanë marrë kolonët mos të flasim…

    Tërë ky “aksion” është kryer me urdhër të Zhupanit të madh të Rashkës, z. Janko Spasojeviq, i cili ishte prezent gjatë masakrës. Me njësitë e këmbësorisë ka komanduar nënkoloneli z. Diniq, me oficerë, si komandant i njësive dhe të baterive të caktuara. Me këtë forcë prej 1.200 njerëzve të ushtrisë dhe të xhandarmërisë, të pajisur me disa topa dhe pushkë kanë lejuar që Azem Bejta të ikë dhe duke mos pasur sukses, për shkak të vrasjes së 12 ushtarëve e xhandarëve, si dhe plagosjen 16 të tjerëve, vritnin popullatën e pafajshme dhe plaçkitnin pronat e tyre dhe shkatërronin shtëpitë. Kjo ishte një egërsi dhe papërgjegjësi e atyre në këtë shtet.

    Reagimi i Ferhat Dragës

    Kryetari i Klubit të deputetëve të Organizatës sonë (Xhemijetit, J. O.) menjëherë pas lajmeve të përhapura për ngjarjet në Drenicë, iu dërgon depeshe z. Luba Jovanoviq, kryetar i Kuvendit Popullor, ministrit të punëve të brendshme z. Luba Davidoviq, dr. Spaho, dr. Koroshecit dhe Voja Llazareviqit, me këtë përmbajtje:

    “Raporti zyrtar për vrasjen e 120 kaçakëve në fshatin Galicë nuk i përket të vërtetës. Sipas të dhënave të para që i kam marrë në Mitrovicë, lufta është zhvilluar këtu me 19 kaçakë, që ka kaluar në masakër të vërtetë ndaj fshatarëve. Tri fshatra plotësisht janë shkatërruar. Popullata është vrarë dhe e tëra është plaçkitur. Në emër të Zotit dhe njerëzimit veproni të kompetentet për mbrojtje dhe shpëtim të qytetarëve të urtë”.

  • Sulltan Hamidi kishte pyetur: “..Përse Isa bej nuk e dëshiron konsullin rus në Mitrovicë?”

    Sulltan Hamidi kishte pyetur: “..Përse Isa bej nuk e dëshiron konsullin rus në Mitrovicë?”

    Kështu u përgjigj Isa Boletini, kur sulltan Abdul Hamidi e pyeti për çështjen e vendosjes së konsullit rus në Mitrovicë.

    Në një bisedë ndërmjet sulltan Abdul Hamidit dhe Isa Boletinit, ndër tjerash, sulltan Hamidi kishte pyetur Isa Boletinin se pse e pengonte vendosjen e konsullit rus asokohe në Mitrovicë. Përgjigja e Isa Boletinit vë në dukje vizionin e tij ndaj influencës ruse në Ballkan, ku edhe sot e kësaj dite, fjalët e patriotit shqiptar për rusët, janë mëse aktuale.

    Abdul Hamid: Le ta mbyllim këtë diskutim të pavlerë. Përse Isa bej nuk e dëshiron konsullin rus të vendoset në Mitrovicë ?

    Isa Beu: Çështja e konsullit rus është një çështje tërësisht politike. Ne, shqiptarët, nuk duam të kemi në zemër të atdheut shqiptar një fole sllave, aty ku nuk ekziston qoftë edhe një rus. Vendosja e konsullatës ruse në Shqipërinë veriore, si në rastin e Mitrovicës do të shkaktojë me kalimin e kohës trazira të mëdha mes shqiptarëve të krishterë dhe myslimanë. Rusia dëshiron të shkaktojë gjithmonë trazira në Ballkan, dhe jo të kontribuojë për paqen. Në qoftë se Madhëria e Tij dëshiron të na trembë me kozakët e rusisë, të cilët thuhet së do të vijnë me konsullin në Mitrovicë, shqiptarët do t’i shporrin me qëllim për të mbrojtur të drejtat e tyre kombëtare.

    Abdul Hamid: Kjo nuk është e vërtetë. Ju lutem, Isa bej, të paktën, lëreni konsullin të vijë i vetëm, që të mos kemi probleme me moskovitët (term ofendues në turqisht ndaj rusëve).

    Isa Beu: Ne e pranojmë konsullin me qëllim për të përmbushur dëshirën e sovranit tonë (komunikim diplomatik); por ne nuk duam të shohim tek ne kozakët; rojet e konsullatës do të jenë bashkatdhetarët tanë.

    Abdul Hamid: Shumë mirë, shumë mirë, shumë mirë! Ne do t’i shkruajmë menjëherë ambasadorit rus. Unë jam shumë i kënaqur prej jush. A dëshironi që të ju bëj pasha në pallatin tim, pranë meje ? Do të keni të holla, shërbëtorë, etj.

    Isa Beu: Jo Madhëri. Unë preferoj të qëndroj pranë fëmijëve, prindërve dhe bashëkombasve të mi, duke punuar me ndershmëri në vendin tim për të siguruar jetesën e familjes sime. Ju falenderoj për bujarinë ndaj shërbëtorit tuaj (Dihet shkëmbim diplomatik).

    (Shkëputur nga: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania) /Trungu & InforCulture

  • Dosja e Portës së Lartë: Isa Boletini

    Dosja e Portës së Lartë: Isa Boletini

    Shkruar nga: Ramiz Abdyli

    Isa Boletini, njëri nga figurat kryesore të Lëvizjes Kryengritëse Shqiptare, doli fuqishëm në skenën politike në fillim të shekullit të kaluar, atëherë kur u kërcënuan trojet tona lindore nga synimet ekspansioniste serbomëdha e bullgaromëdha, prapa të cilave qëndronte Rusia. Ky projekt nxori krye kur Perandoria Osmane u detyrua nga Fuqitë e Mëdha të pranonte hapjen konsullatës ruse në Mitrovicë (më 1902).

    Projekti u konkretizua me Marrëveshjen e Myrcshtegut (23 tetor 1903), u nënshkrua nga Rusia dhe Austro-Hungaria, që më pas u mbështet edhe nga Fuqitë e Mëdha. Rusia dhe Austro-Hungaria deklaruan se Marrëveshja lidhej për të ruajtur status quonë në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane. Në këtë kuadër parashihej të zbatoheshin “reformat” në “tri vilajete maqedone” (Vilajeti i Selanikut, i Manastirit dhe i Kosovës), për të mbrojtur “popullsinë e krishterë” (sllave).

    Por nga reforma anashkaloheshin shqiptarët e dy vilajeteve (i Kosovës dhe i Manastirit), që banoheshin me shumicë shqiptare. Rusia, Franca e ndonjë fuqi tjetër u zotuan se do të ndërrohej struktura e popullsisë së dy vilajeteve shqiptare në favor të popullsisë sllave, që u argumentua edhe me statistika të rreme të përbërjes etnike të popullsisë së këtyre vilajeteve. Në këtë funksion u vunë në veprim edhe demografë serbë e bullgarë, si J. Cvijiqi, V. Kençevi etj., që plotësuan këtë kuadër me shifra të rreme.

    Projekti sllavomadh u demaskua fund e krye nga drejtuesit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare para opinionit të brendshëm dhe të huaj, ndërsa lajmi për hapjen e konsullatës ruse në Mitrovicë shkaktoi vargun e kryengritjeve shqiptare në krye me Isa Boletinin. Nga kjo kohë ka fillin dosja e Isa Boletinit, e përbërë nga një varg dokumentesh të Shërbimit Sekret të Portës së Lartë, që gjendet në Arkivin e Kryeministrisë së Republikës së Turqisë në Stamboll.

    Nga dokumentet e kësaj dosjeje mësohet se Isa Boletini ishte kundërshtar i përbetuar i “reformave”, sidomos kundër hapjes së konsullatës ruse në Mitrovicë. Për këtë ai e shprehu mllefin me veprime të armatosura kundër autoriteteve vendore të zonë së Mitrovicës e më gjerë. Porta e Lartë ndërmori një varg masash për t’i penguar veprimet e tij kundër kësaj konsullate, sepse kishte marrë obligim nga Rusia dhe Franca.

    Kjo vërehet në telegramin e Inspektoratit të “Vilajeteve Perandorake”, që urdhëronte komandantin e Divizionit të Mitrovicës, Shemsi Pashën që të ndërmerrte masa për të “penguar rebelimin në Arnautlluk”, ku protagonist kryesor ishte pikërisht Isa Boletini [T. C. Başbakanlik Arşiv Genel Müdülüĝü, Istanbul, F.Dh, Mui, 9-2,46, Telegram i Inspektorit të Rumelisë, Hysen Hilmi Pashës,2 şeval 1319 (12 janar 1902)].

    Për të evituar Lëvizjen Kryengritëse, valiu i Kosovës, Reshat Pasha, kërkonte nga Porta e Lartë të miratonte propozimin e tij për arrestimin e Isa Boletinit, si “bartës kryesor i trazirave në Mitrovicë e në zonën për rreth”. Mirëpo, ai tërhiqte vërejtjen se arrestimi i këtij drejtuesi të shquar të Lëvizjes Kryengritëse nuk ishte punë e lehtë, sepse ishte i pasuar nga qindra luftëtarë.

    Më tej zyrtari i lartë osman tërhiqte vërejtjen se për kapjen e tij përbënte vështirësi edhe fakti se ai zotëronte “pozitën strategjike” në Boletin, dhe se kulla e tij vlerësohej “kështjellë”. Prandaj për mposhtjen e forcave të tij e të kullës kërkohej nga Stambolli të “vihej në përdorim artileria e rëndë”. Njëherësh, për një veprim të tillë, kërkohej paraprakisht nga Kryeministria, përsëritja e urdhëresës për arrestimin e tij (që lë të kuptohej se një urdhëresë e tillë ishte lëshuar më parë nga Ministria e Brendshme).

    Urdhëresa ishte e nevojshme, sipas tij, ta bënte të njohur, sidomos për qarqet diplomatike dhe opinionin e huaj, dërgimin e forcave të reja në Mitrovicë. Kërkohej njëkohësisht dërgimi i “një numri të konsiderueshëm ushtarësh, së bashku me një sasi topash”, kundër, siç shprehej, “prijësit misterioz”. Valiu radhiste katër arsyet për organizimin e ekspeditës se re kundër Isa Boletinit.

    E para, sepse insistimi i tij mbështetej edhe nga komandanti i forcave osmane të Rumelisë (lexo: pjesa evropiane e Perandorisë); e dyta, se ky ishte insistim edhe i konsujve të Fuqive të Mëdha në Manastir e në Shkup, e treta, se ekspedita duhej të organizoj edhe për shkak të “ankesave të të krishterëve”, që nënkuptonte minoritetin serb në veri të Mitrovicës, që gjithnjë manipulohej nga Beogradi e nga Moska. Në fund: valiu vinte në dukje faktin se “Isa Boletini kishte udhëhequr kryengritjen në Kosovën Veriore”, dhe vepronte në trevën e Mitrovicës po thuaj sikur të ishte qeveri” (Telegram i valiut të Kosovës, 7 korrik, 1902).

    Lëvizja kundër konsullatës ruse mori karakter të kryengritjes së përgjithshme pas fillimit të punës së saj me 7 maj 1902. Fillimi i punës së saj u shoqërua me kryengritje të njëpasnjëshme, gjithnjë nën udhëheqjen e Isa Boletinit. Kryengritësit ia dolën të depërtonin deri në periferi të Mitrovicës. Ata do ta shtinin në dorë qytetin, sikur të mos pengoheshin nga artileria e rëndë osmane.

    Konsulli rus, Grigorije Stepanoviç Sçerbin thuhej se u “tmerrua nga mundësia e depërtimit të rebelëve” në zyrën e tij. Kjo qe arsyeja që ky konsull u detyrua ta braktiste qytetin dhe të kalonte në konsullatën e vendit të tij në Shkup. Atje ai sajoi një varg raportesh të rrejshme mbi “dhunën e shqiptarëve” në Kosovë (“Prepiska o Arbanaskim nasiljima u Staroj Srbiji”), që makineria diplomatike ua shpërndau fuqive të tjera.

    Rusia dhe Franca detyruan Perandorinë Osmane ta largonte Isa Boletinin nga Mitrovica. Largimi i Isa Boletinit nga Mitrovica, sipas dokumenteve vijuese të dosjes qe “punë e vështirë”, sepse kishte mbështetjen e “mijëra rebelëve”. Qeveritarët osmanë, në tetor të vitit 1902, patën disa takime me Isa Boletinin. Në to u diskutua si variant më i “përshtatshëm” kalimi i tij “për një kohë në Stamboll”.

    Së fundi kuptohet se në bisedën që pati Isa Boletini me sekretarin e pallatit perandorak në Mitrovicë, ishte bindur të shkonte atje “bashkë me njerëzit e tij, me armatim”. Atij i garantohej se “nuk do t’i ndodhte asnjë e keqe” atje (Telegram i valiut të Kosovës, 15 tetor 1902). Megjithatë, Isa Boletini hezitoi për një kohë ta braktiste Mitrovicën. Kjo provohet me një dokument të mëvonshëm, në të cilin kërkohej të ndërmerreshin “të gjitha masat për të ruajtur konsullin rus në Mitrovicë” (Telegram Shtabit të Truparmatës së Tretë në Selanik,10/23 tetor,1902).

    Në dokumentin vijues provohet se Isa Boletini pranoi të shkonte në Stamboll, pas bisedës që kishte pasur me Shemsi Pashën në Mitrovicë (Raport nga selia e Shtabit të Divizionit në Mitrovicë, 24 tetor 1902). Nuk thuhet në dokumente si u bind Isa Boletini të shkonte në Stamboll. Duket se ai pranoi të bënte këtë meqë kishte pasur dorëzanë Beqir beun e Bihorit, njeri i oborrit perandorak.

    Me gjithë largimin e Isa Boletinit nga Mitrovica, kthimin e konsullit rus në Mitrovicë e kundërshtuan me forcën e armëve pasuesit e tij, që ishin me mijëra. Qindra prej tyre u vranë nga gjylet e topave osmanë në periferi të qytetit. Atëherë u vra edhe konsulli rus nga një ushtar shqiptar. Kjo ndodhi në kohën kur Shçerbini po i komandonte topçinjtë osmanë që duhej të qëllonin në pozicionet e luftëtarëve shqiptarë. Për vrasjen e konsullit flitet në një dokument të dosjes se Isa Boletinit.

    Në të vihet në dukje se ky udhëheqës i shquar e Lëvizjes Kryengritëse kishte pasur ndikimi të madh jo vetëm te kryengritësit, por edhe në radhët e ushtarëve shqiptarë të ushtrisë osmane. I raportohej Stambollit se autor i atentatit ishte Ibrahimi (Halit Ibrahim Popofci, shqiptar nga fshati Sukë i Gjilanit), që ishte dhjetar i togës së Taborit të Katërt të Regjimentit 17 të ushtrisë së rregullt osmane.

    Thuhej se Shçerbini ishte qëlluar nga Ibrahimi me pushkë të tipit mauzer. Pas atentatit eprorët e Ibrahimit urdhëruan ushtarët e togës së tij të qëllonin mbi të. Ibrahimii mori plagë të rënda, u arrestua dhe më pas vdiq në burgun ushtarak të Shkupit (Telegram i shifruar nga Shkupi, dërguar zyrës kryesore për korrespodenca në Stamboll, 31 mars 1903). Konsulli rus pak para se të vdiste kishte deklaruar se ishte “viktima e parë në historinë e re serbe, për çlirimin e Serbisë se Vjetër”.

    Për qëndrimin katërvjeçar të Isa Boletinit në Stamboll (1902-6), flitet vetëm në një dokument të dosjes së tij, i dalë nga këshilltari i Vezirit të Madh, në fund të dhjetorit të vitit 1905. Sipas këtij dokumenti, Isa Boletinit iu dha vendimi nga Ministria e Pyjeve, Xeheve dhe e Bujqësisë, bashkë me një ferman (urdhër) perandorak, me leje për të filluar punimet Fabrika e Gurëve të Mullinjve në Boletin, si dhe iu akordua titulli bej. Në fund të dokumentit thuhet se Isa Boletini kishte blerë edhe çifligun nga Ali Hasani (këshilltari i Vezirit të Madh, Jakupi, 21 dhjetor 1905).

    Ndonjë studiues, duke u mbështetur në fermanin e sulltan Abdyl Hamidit II, ka hedhur tezën se Isa Boletini mbështeste sulltanin dhe politikën e tij. Dihet se titulli beut në Perandorinë Osmane jepej mbi bazën e një prone të caktuar, ose i jepej ushtarakëve dhe administratorëve të lartë. Përpjekjet për ta paraqitur Isa Boletinin si i përkëdheluri i sulltanit nuk u bëjnë ballë argumenteve.

    Isa Boletini u kthye në vendlindje pas izolimit 4-vjeçar, më 1906. Në dokumentin e parë të kësaj kohe nuk vihet në dukje data e saktë e kthimit, por bëhet e ditur se Isa Boletini “i shoqëruar nga njerëz të tij” kishte “udhëtuar në Novi Pazar” (Njohtim i valiut të Kosovës, dt 3 mars 1906). Nuk thuhej se cili ishte synimi i shkuarjes së tij në atë qytet. Nga dokumente të proveniencave të tjera është provuar se Sanxhaku i Jeni Pazarit ishte pjesë përbërëse e Lëvizjes Kryengritëse të Isa Boletinit, ku ai kishte lidhur prej kohesh miqësi me disa atdhetarë të asaj krahine.

    Nga fillimi i gushtit 1908 Isa Boletini rishfaqet në dokumentet e dosjes së tij me një veprimtari të ngjeshur. Sipas informacioneve të mbledhura në terren të njerëzve të mytesarifit të Prishtinës, provohet se ai ishte vërejtur me disa bashkëveprimtarë të tij, “duke lëvizur fshehurazi” në viset e kazasë së Vushtrrisë dhe në kazanë e Shkupit, ku po bënte “veprime antiligjore kundër shpalljes së Kushtetutës” (Raport shtesë, dt. 8 gusht 1908).

    Pretendimi për ta paraqitur Isa Boletinin “luftëtar kundër Kushtetutës” bie ndesh me një dokument tjetër të dosjes së tij. Rrjedhimisht, në raportin e Hysni Hilmi Pashës thuhet se mijëra kryengritës shqiptarë të armatosur bashkë me udhëheqësit e tyre ishin afruar dy orë larg Shkupit dhe qëllim i tyre ishte të hynin në kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës për të marrë pjesë në manifestimin e shpalljes së Kushtetutës, ku do të “shtronin disa kërkesa, dhe në krye të tyre ishte “rebeli Isa Boletini”.

    Qeveritarët rinj osmanë që kishin ardhur në pushtet edhe me mbështetjen fuqishme të shqiptarëve, nuk lejuan masën e madhe të shqiptarëve të merrte pjesë në atë manifestim. U lejuan vetëm 60 përfaqësues të tyre (Telegram i Inspektorit të Rumelisë Dërguar Portës së Lartë, dt. 25 korrik 1908). Isa Boletini nuk pranoi të ndahej nga pasuesit e tij.

    Nga dokumente të huaja dihet se Isa Boletini, ishte në radhët e drejtuesve të Kuvendit të Ferizajt (5-23 korrik 1908) dhe mbështeti telegramin që iu dërgua sulltanit nga ky kuvend për ta detyruar atë të shpallte Kushtetutën (22 korrik 1908). Konsulli austro-hungarez në Mitrovicë e cilësonte Isa Boletinin si “figurën kryesore të ngjarjeve të korrikut 1908”. Kjo provohet edhe nga dokumente të tjera.

    Isa Boletini ishte ndër të parët drejtues të Lëvizjes Kryengritëse që u bind se premtimet e turqve të rinj, që u ishin dhënë shqiptarëve para se të vitin në pushtet kishin qenë farsë. Kjo bindje dëshmohet edhe nga studiuesja E. Durham, që e vizitoi atë kohë Shqipërinë, e cila e thotë se “shqiptarët që kërkuan Kushtetutën e Abdylmexhidit, ishin mashtruar” (Durham Twenty Years, fq.191-2). Për më tepër të gjithë ata shqiptarë që shfaqën aspirata të qarta kombëtare pas ngadhënjimit të Revolucionit, u sanksionuan nga regjimi i dalë prej tij. Dervish Hima u dënua me burg vetëm pse brohoriti publikisht në Shkodër “Rroftë Shqipëria” (K. Prifti, Dervish Hima).

    Isa Boletini iu kundërvu me forcën e armëve edhe regjimit të turqve të rinj nga fillimi i gushtit 1908 (Raport i dt. 6 gusht 1908). Pas përleshjeve të para me ushtrinë osmane (në gjysmën e dytë te shtatorit 1908 (Telegram, 24 shtator 1908), Isa Boletini u shpall “reaksionar” dhe kundër tij u ndërmorën masa ushtarake (Raport i Truparmatës së tretë, 30 shtator 1908), por ai shoqërohej me njerëz të armatosur. Në njoftimin e kajmekamit të Mitrovicës, Hajdar beut, që ia drejtonte Komandës së Truparmatës së Tretë, bëhej e ditur se “Isa Boletini është vërejtur në rrethinat e Pejës dhe të Mitrovicës në takime të fshehta për organizimin e kryengritjes së armatosur” (Telegram. dt. 17 tetor 1908).

    Komanda e Truparmatës së përmendur njoftonte Ministrinë e Brendshme se Isa Boletini po bënte përgatitje për “aktivitete të armatosura ushtarake” (Shkresë e Truparmatës së Tretë, dt. 17 tetor 1908). Në fakt Isa Boletini me drejtues të tjerë të kryengritjeve organizoi një mbledhje të fshehtë “për rezistencë të re kundër rendit të ri” dhe “po zhvillonte aktivitete të armatosura ushtarake (Raport,17 tetor 1908).

  • Plani i Kurtit për ndërtimin e urave në Mitrovicë, BE kërkon koordinim dhe dialog

    Plani i Kurtit për ndërtimin e urave në Mitrovicë, BE kërkon koordinim dhe dialog

    Bashkimi Evropian ka kërkuar që për çfarëdo projekti të infrastrukturës mes jugut dhe veriut të Mitrovicës të ketë koordinim dhe dialog me të gjitha komunitetet përkatëse. BE-ja e dha këtë deklaratë pas vendosjes së gurthemeleve për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër dhe pas testimeve që BE-ja ka bërë në urën ekzistuese e cila vazhdon të mbetet e mbyllur për trafik të automjeteve.
    “Ndërtimi i dy urave të reja është një zhvillim i cili ka rëndësi edhe praktike edhe politike. Çfarëdo projekti i infrastrukturës mes veriut dhe jugut në Mitrovicë kërkon një koordinim të ngushtë dhe dialog mes të gjitha komuniteteve përkatëse”, thuhet në një përgjigje të Bashkimit Evropian. Në të njëjtën përgjigje thuhet se është thelbësore që projektet e tilla të reflektojnë vullnetin dhe nevojat e komuniteteve lokale. Bashkimi Evropian ka përsëritur atë që ka thënë edhe më herët se i ka kryer testimet për vlerësimin e urës mbi lumin Ibër por se këto testime “nuk sinjalizojnë ndonjë ndryshim të status quos”.
    “BE-ja është duke kryer momentalisht vlerësimin rutinor struktural të urës dhe të studimit planifikues urban të zonës rreth saj duke pasur parasysh kohën që ka kaluar nga revitalizimi i urës në Mitrovicë. Autoritetet e Kosovës ishin të informuara paraprakisht në mënyrë të duhur. Ky vlerësim nuk sinjalizon asnjë ndryshim të status quos, por ka për qëllim të sigurojë që cilido vendim rreth së ardhmes së urës do të jetë në bazë e informatave më të fundit, të sakta dhe të dhënave objektive teknike. BE-ja është duke u koordinuar për të afërmi me partnerët ndërkombëtarë në Kosovë lidhur me të ardhmen e urës”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

  • Ndërtimi i urave mbi lumin Ibër, BE: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

    Ndërtimi i urave mbi lumin Ibër, BE: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

    Një zëdhënës i Bashkimit Evropian i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë është zhvillim që bart rëndësi, edhe politike edhe praktike” dhe që “secili projekt infrastrukturor në mes të Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog në mes të të gjitha komuniteteve”.

    Sipas bllokut evropian, është thelbësore që projekte të tilla të reflektojnë vullnetin dhe nevojën e komuniteteve lokale.
    Qeveria në detyrë e Kosovës i ka ndarë rreth tre milionë euro për ndërtimin e dy urave – njëra për këmbësorë dhe tjetra për trafik – dhe punimet rreth tyre pritet të përfundojnë në vjeshtë.

    Sipas autoriteteve në Prishtinë, qëllimi i projekteve është “integrimi dhe zhvillimi” mes banorëve të Mitrovicës së Veriut me shumicë serbe dhe asaj të Jugut me shumicë shqiptare.
    Gurëthemelet e dy urave në Mitrovicë janë vendosur më 1 korrik, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
    Më herët gjatë ditës, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka nisur një peticion kundër ndërtimit të urave mbi Ibër.
    Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i ka thënë Radio Televizionit të Serbisë përpara fillimit të nënshkrimit të peticionit, se qëllimi është “të tregohet një qëndrim i unifikuar i popullit serb, se ai nuk pranon vendime të njëanshme për projekte në dëm të komunitetit serb”.
    Sipas tij, peticioni do të jetë i disponueshëm për nënshkrim gjatë dy ditëve të ardhshme, ndërsa më pas do t’i përcillet bashkësisë ndërkombëtare.
    Urat do të ndërtohen pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, e cila është pjesë e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes, e arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
    Në këtë urë qëndrojnë vazhdimisht pjesëtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, pasi ajo njihet për konflikte etnike në periudhën e pasluftës.
    Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore për mbylljen e saj për qarkullimin e makinave.
    Bashkimi Evropian ka porositur më 7 korrik që “të gjitha marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit, përfshirë ato lidhur me urën në Mitrovicë të zbatohen plotësisht”.
    Blloku evropian ka bërë të ditur se është duke kryer vlerësimin e strukturës së urës në Mitrovicë dhe është duke analizuar planin urbanistik të zonës përreth, dhe që autoritetet e Kosovës janë ta informuara për këto zhvillime.
    “Ky vlerësim nuk sinjalizon ndonjë ndryshim në status quo, mirëpo synon të garantojë që secili vendim për të ardhmen e urës bëhet mbi baza të të dhënave të sakta dhe objektive”.
    “BE-ja është duke u koordinuar nga afër me partnerët ndërkombëtarë në Kosovë sa i përket të ardhmes së urës”, është thënë mes tjerash në përgjigje.
    Verën e kaluar, Qeveria e Kosovës pati paralajmëruar se ajo mund të hapet për trafik – gjë që i ka rritur tensionet dhe shkaktoi reagime nga bashkësia ndërkombëtare.
    Kryeministri në detyrë, Kurti ka deklaruar se Qeveria e tij nuk do të heqë kurrë dorë nga hapja e urës kryesore.
    Pjesëtarë të komunitetit serb nga Mitrovica e Veriut i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se hapja e urës kryesore vetëm se do t’i rriste tensionet në terren, ndërsa shqiptarët nga Mitrovica e Jugut besojnë se një veprim i tillë do të kontribuonte në bashkëjetesë dhe liri të lëvizjes./rel

  • Zbulohet në veri të Kosovës një punishte armësh, një i arrestuar nga policia

    Zbulohet në veri të Kosovës një punishte armësh, një i arrestuar nga policia

    Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme armatimi dhe pjesë armësh gjatë një operacioni të zhvilluar në tri lokacione në veri të vendit, konkretisht në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan. Në njërin nga këto lokacione është identifikuar edhe një punishte e dyshuar për modifikim armësh.Sipas njoftimit zyrtar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, një person është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje si i dyshuar për veprat penale të trafikimit dhe posedimit të paautorizuar të armëve. Ndërkohë, tre persona janë shoqëruar për intervistim nga Policia e Kosovës.Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe me urdhër të gjykatës.Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, reagoi menjëherë pas operacionit, duke e quajtur një hap të rëndësishëm në luftën pa kompromis ndaj grupeve kriminale që cenojnë sigurinë dhe rendin në Republikën e Kosovës. “Pres dënim meritor dhe pa dilemë për të gjithë të përfshirët,” u shpreh ai.Policia konfirmoi se janë sekuestruar armë, pjesë armësh, municion dhe dëshmi të tjera që do të përdoren në procedurat gjyqësore në vijim. Zbulimi i punishtes së armëve ka ngritur alarmin për praninë e rrjeteve të organizuara që mund të synojnë destabilizimin e rajonit përmes furnizimit me armatim.Ky është një tjetër operacion që konfirmon vendosmërinë e autoriteteve kosovare për të goditur çdo përpjekje për cenim të sigurisë kombëtare, në një kohë kur tensionet në veri mbeten të larta dhe përfshirja e elementëve të jashtëm në këto aktivitete mbetet shqetësim i vazhdueshëm.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme armatimi dhe pjesë armësh gjatë një operacioni të zhvilluar në tri lokacione në veri të vendit, konkretisht në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan. Në njërin nga këto lokacione është identifikuar edhe një punishte e dyshuar për modifikim armësh.Sipas njoftimit zyrtar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, një person është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje si i dyshuar për veprat penale të trafikimit dhe posedimit të paautorizuar të armëve. Ndërkohë, tre persona janë shoqëruar për intervistim nga Policia e Kosovës.Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe me urdhër të gjykatës.Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, reagoi menjëherë pas operacionit, duke e quajtur një hap të rëndësishëm në luftën pa kompromis ndaj grupeve kriminale që cenojnë sigurinë dhe rendin në Republikën e Kosovës. “Pres dënim meritor dhe pa dilemë për të gjithë të përfshirët,” u shpreh ai.Policia konfirmoi se janë sekuestruar armë, pjesë armësh, municion dhe dëshmi të tjera që do të përdoren në procedurat gjyqësore në vijim. Zbulimi i punishtes së armëve ka ngritur alarmin për praninë e rrjeteve të organizuara që mund të synojnë destabilizimin e rajonit përmes furnizimit me armatim.Ky është një tjetër operacion që konfirmon vendosmërinë e autoriteteve kosovare për të goditur çdo përpjekje për cenim të sigurisë kombëtare, në një kohë kur tensionet në veri mbeten të larta dhe përfshirja e elementëve të jashtëm në këto aktivitete mbetet shqetësim i vazhdueshëm.

  • Aksident në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, një i vdekur dhe katër të lënduar

    Aksident në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, një i vdekur dhe katër të lënduar

    Sot rreth orës 12:54 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Nga ky aksident ka vdekur një person dhe katër të tjerë janë lënduar.
    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
    Zahiti ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.
    Ai ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, derisa njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.
    “Sot, rreth orës 12:54, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë -Skenderaj përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën viktima femër rreth 65 vjeçare., ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, ka thënë Zahiti.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Jazz muzika në Mitrovicë-Një urë Kulturore që bashkon komunitetet

    Jazz muzika në Mitrovicë-Një urë Kulturore që bashkon komunitetet

     

    Mitrovica, një qytet me histori të pasur kulturore, ka gjetur në muzikën jazz një mjet të fuqishëm për të bashkuar komunitetet dhe për të promovuar diversitetin kulturor. Përmes festivaleve dhe iniciativave të ndryshme, jazz-i ka luajtur një rol kyç në ndërtimin e urave të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në këtë qytet të ndarë.

    Një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Mitrovicë është festivali “Mitrovica International Jazz Days”, i cili mbahet çdo vit në muajin gusht. Ky festival mbledh artistë të njohur nga vendi, rajoni dhe bota, duke ofruar performanca të jashtëzakonshme që pasurojnë skenën muzikore të qytetit. Edicioni i fundit, i mbajtur nga 22 deri më 24 gusht 2024, solli emra të njohur të skenës jazz, si Gunhild Carling dhe Kinga Glyk, të cilët performuan për një audiencë të gjerë dhe entuziaste.
    Roli i jazz-it në bashkimin e komuniteteve

    Muzika jazz ka shërbyer si një platformë për të bashkuar komunitetet e ndryshme në Mitrovicë. Nën moton “Muzika na bashkon”, festivali ka krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe përfshirëse, duke promovuar tolerancën dhe mirëkuptimin ndërmjet qytetarëve. Përmes muzikës, artistët dhe audienca kanë ndërtuar lidhje të reja, duke kontribuar në ndërtimin e një qyteti më të bashkuar dhe të hapur ndaj diversitetit kulturor.
    Jazz-i në Mitrovicë është më shumë se një zhanër muzikor; është një simbol i bashkimit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë. Përmes festivaleve si “Mitrovica International Jazz Days”, qyteti vazhdon të promovojë vlerat e paqes, tolerancës dhe diversitetit, duke dëshmuar se muzika ka fuqinë të kapërcejë barrierat dhe të ndërtojë ura ndërmjet njerëzve.
    Pyetje për lexuesit tanë: A keni marrë pjesë ndonjëherë në “Mitrovica International Jazz Days”? Cili ishte momenti juaj i preferuar? Na tregoni përvojat tuaja në komentet më poshtë!