Tag: mitrovicë

  • Supremja hedh poshtë kërkesën e PDK-së për rivotim në Mitrovicë të Jugut

    Supremja hedh poshtë kërkesën e PDK-së për rivotim në Mitrovicë të Jugut

    Gjykata Supreme e ka refuzuar si “të pathemeltë” kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për urdhërimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të organizojë rivotim për zgjedhjet për kryetar komune në Mitrovicë të Jugut.
    Supremja tha se “duke u nisur nga gjendja e tillë faktike dhe ligjore e çështjes, e ka pranuar në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik” të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
    “Gjykata Supreme konstaton se asnjë nga pretendimet e palëve nuk është provuar dhe faktuar dhe nuk ekziston bazë ligjore që të provojë se ka pasur shkelje të natyrës substanciale që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor ose në rezultatin përfundimtar, andaj, vlerësoi se dëshmitë e paraqitura nuk krijojnë bazë të mjaftueshme për gjykatën që të krijohet bindja se në rastin konkret duhet të urdhërohet rivotimi”, u tha në vendim.

    PDK-ja i ishte drejtuar Supremes më 16 nëntor, pasi PZAP-i ia refuzoi kërkesën për rivotim në Mitrovicë të Jugut.
    Garën për Mitrovicën e Jugut e fitoi në balotazh më 9 nëntor Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje, kundër Arian Tahirit të PDK-së, , me një diferencë prej mbi 2 mijë votash.
    Një ditë pas votimeve në balotazh, komisionerët PDK-së dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë të Jugut u tërhoqën nga procesi i verifikimit të votave me dyshimet për keqpërdorim.
    Ata kishin hasur në fletëvotime me kod të vendvotimit që nuk përputhej me vendvotimin prej nga ato vinin. Më vonë u kuptua se bëhej fjalë për 75 fletëvotime të tilla.
    Prokuroria urdhëroi ndaljen e verifikimit dhe procesi rifilloi një ditë më vonë, po me vendimin e Prokurorisë.
    PDK-ja u ankua në PZAP duke argumentuar se, përveç fletëvotimeve që ishin gjetur të përziera ndërmjet klasave dhe shkollave të ndryshme, në shpërputhje me kodet unike të vendvotimeve, pjesëmarrja e votuesve në balotazh ishte më e lartë se ajo në rundin e parë më 12 tetor.
    Ajo ishte ankuar gjithashtu se gjatë procesit të numërimit janë hasur shumë fletëvotime të pavulosura, ndërsa disa të tjera janë gjetur të vulosura dy herë.
    PZAP-ja shtoi se pretendimet e PDK-së janë të pabazuara, duke qenë se KQZ-ja ka formuar komision për verifikimin e fletëvotimeve të dyshimta, dhe se kompania përgjegjëse për shtypjen e tyre ka sqaruar se bëhet fjalë për “gabim teknik”.
    Paneli vlerësoi se nuk ka pasur cenim të integritetit të zgjedhjeve./rel

  • PDK ankohet në Supreme, insiston për rivotim në Mitrovicë të Jugut

    PDK ankohet në Supreme, insiston për rivotim në Mitrovicë të Jugut

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka insistuar në kërkesën e saj për rivotim në Mitrovicë të Jugut, duke dorëzuar ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
    Përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, PDK-ja e quajti vendimn e PZAP-së të gabuar, pasi tha se “procesi është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve është ndryshuar”.
    “Me kërkesën drejtuar Gjykatës Supreme, PDK-ja kërkon shqyrtim të plotë të çështjes dhe marrjen e një vendimi që garanton integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e kishte hedhur poshtë të premten një kërkesën e PDK-së për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut pas pretendimeve për parregullsi.
    PZAP-ja theksoi se kërkesa e PDK-së ishte e “pabazuar”, duke shtuar se kjo parti “nuk ka prezantuar prova për të dëshmuar këto parregullsi”.
    Garën për Mitrovicën e Jugut e fitoi në balotazh më 9 nëntor Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje, me 53.47% të votave, kundër Arian Tahirit të PDK-së, i cili i mori 46.53% të votave, me një diferencë prej 2 mijë e 315 votash.
    Një ditë pas votimeve në balotazh, komisionerët PDK-së dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë të Jugut u tërhoqën nga procesi i verifikimit të votave me dyshimet për keqpërdorim.
    Këta komisionerë kishin hasur në fletëvotime me kod të vendvotimit që nuk përputhej me vendvotimin prej nga ato vinin. Më vonë u kuptua se bëhej fjalë për 75 fletëvotime të tilla.
    Me urdhër të prokurorisë, verifikimi u ndalua dhe rifilloi vetëm një ditë më vonë, sërish me vendim të prokurorisë.
    Pak pas verifikimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi një rekomandim për themelimin e një komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së numrit të tyre në vendvotimet në Mitrovicën e Jugut.
    PDK-ja u ankua në PZAP se, përveç fletëvotimeve që ishin gjetur të përziera ndërmjet klasave dhe shkollave të ndryshme, në shpërputhje me kodet unike të vendvotimeve, pjesëmarrja e votuesve në balotazh ishte më e lartë se ajo në rundin e parë më 12 tetor.
    Ajo ishte ankuar gjithashtu se gjatë procesit të numërimit janë hasur shumë fletëvotime të pavulosura, ndërsa disa të tjera janë gjetur të vulosura dy herë.
    PZAP-ja shtoi se pretendimet e PDK-së janë të pabazuara, duke qenë se KQZ-ja ka formuar komision për verifikimin e fletëvotimeve të dyshimta, dhe se kompania përgjegjëse për shtypjen e tyre ka sqaruar se bëhet fjalë për “gabim teknik”.
    Më herët, kompania sllovene CETIS tha se kishte zhvilluar hetim të plotë dhe se “problemi ka ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, përderisa sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ndaj gabimi nuk është detektuar gjatë shtypjes”.
    PZAP-ja vlerësoi se nuk ka pasur cenim të integritetit të zgjedhjeve.
    “Pasi që nga provat e ekzistuese rezulton se ka ekzistuar vetëm gabim teknik në kodin e fletëvotimit në vendvotim, ndërsa numri serikë dhe elementet e tjera që kanë qenë të domosdoshme për sigurinë e fletëvotimit kanë ekzistuar në secilin fletëvotim”.
    PDK-ja tha të premten vonë se do të ankohet në Gjykatën Supreme ndaj vendimit “të padrejtë” të PZAP-së./ REL

  • PDK-ja ankohet në Supreme, insiston në rivotim në Mitrovicë të Jugut

    PDK-ja ankohet në Supreme, insiston në rivotim në Mitrovicë të Jugut

    PDK-ja tha të premten vonë se do të ankohet në Gjykatën Supreme ndaj vendimit “të padrejtë” të PZAP-së./rel

  • E papritur/ Prokuroria nuk njef zgjedhjet e së dielës, ja qyteti ku do të rinumërohen votat

    E papritur/ Prokuroria nuk njef zgjedhjet e së dielës, ja qyteti ku do të rinumërohen votat

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka urdhëruar të martën Komisionin Komunal Zgjedhor ta bëjë rinumërimin e votave të balotazhit të 9 nëntorit në Qendrën Komunale në Mitrovicën e Jugut, pas raportimeve për parregullsi.
    Prokuroria tha se vendimin e mori pasi kompania sllovene CETIS, mori përgjegjësinë për një gabim në printimin e fletëvotimeve.
    Ajo tha se kompania “ka shpjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte”.
    Prokuroria tha se ka caktuar dy policë hetues për të vëzhguar procesin e rinumërimit “për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletëvotimeve”.
    Prokuroria, fillimisht, urdhëroi ndaljen e numërimit të votave të garës së balotazhit për Mitrovicën e Jugut, pas parregullsive të raportuara.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës, më pas, sqaroi se bëhet fjalë për një gabim teknik nga kompania sllovene që ka shtypur fletëvotimet.
    KQZ-ja pohoi se në disa prej dengjeve të fletëvotimeve për Mitrovicën e Jugut dhe Gjakovën u gabua në shtypjen e kodit të vendvotimit.
    Më vonë gjatë ditës së martë, KQZ-ja bëri të ditur se e ka pranuar një sqarim zyrtar nga kompania përgjegjëse, CETIS, lidhur me disa gabime të evidentuara në disa fletëvotime në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë.
    KQZ-së i është thënë se kompania ka zhvilluar hetim të plotë dhe që përgjatë procesit është kuptuar që “problemi ka ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, përderisa sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ndaj gabimi nuk është detektuar gjatë shtypjes”.
    “CETIS thekson se merr plotësisht përgjegjësinë për këtë gabim teknik, duke nënvizuar se fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që e bëjnë të pamundur falsifikimin ose kopjimin e tyre. Kompania shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe konfirmon se mbetet në dispozicion të plotë të KQZ-së për çdo ndihmë në hetimin dhe verifikimin e fletëvotimeve për të sqaruar rrethanat e rastit”, është thënë mes tjerash në përgjigjen e kompanisë.
    KQZ-ja tha se e njoftoi Prokurorinë e Shtetit për këtë përgjigje.
    Dyshimet për manipulim me vota u ngritën nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila, sipas rezultateve të para, e humbi garën për kryetar në Mitrovicë të Jugut me kandidatin e saj, Arian Tahiri, përballë Faton Pecit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
    Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një postimi në Facebook, tha se PDK-ja do të ankohet për këtë rast në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
    Ndërkaq, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se me dyshimet e ngritura, PDK-ja po mundohet të shfajësohet për dështimin e saj.
    “Kur pikërisht PDK-ja tash bërtet ‘kapeni hajnin’, kjo akuzë në fakt është rrëfim për mëkatin e tyre njësoj sikurse mëkatari që rrëfehet për mëkatet që ka bërë”, shkroi Murati i LVV-së në Facebook.
    Rezultati i balotazhit në Mitrovicë të Jugut e nxori fitues Pecin me 53.47% të votave, kurse Tahiri mori 46.53% të votave, me një diferencë prej 2 mijë e 315 votash.
    Para se të shfaqeshin dyshimet në lidhje me votat në balotazhin për Mitrovicën e Jugut, kandidati i PDK-së kishte pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe i kishte uruar fitoren kundërkandidatit të tij nga LVV-ja./REL

  • ‘Me përulësi faleminderit Mitrovicë’/ Faton Peci siguron mbi 53% të votave

    ‘Me përulësi faleminderit Mitrovicë’/ Faton Peci siguron mbi 53% të votave

    Kandidati i LVV, Faton Peci ka fituar bindshëm garën për Mitrovicën, përball kundërkandidatit të tij Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Deri tani, Pecit ka siguruar 53,53% apo 17,542 vota kundrejt kundërkandidatit të PDK që ka marr 46,47% apo 15,228 vota. 

    Në postimin e tij në Facebook, Peci ka falënderuar qyetetarët e Mitrovicës për besimin ndaj tij.

    “Me përulësi faleminderit Mitrovicë“, shkruan Peci. 

  • Balotazhi në Kosovë, LDK kryeson në Prishtinë, Kurti përpara në Mitrovicë. Haradinaj merr Gjakovën

    Balotazhi në Kosovë, LDK kryeson në Prishtinë, Kurti përpara në Mitrovicë. Haradinaj merr Gjakovën

    Në ueb-faqen e KQZ-së kanë nisur që të publikohen rezultatet e para preliminare për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që u zhvillua në 18 komuna.
    Sipas të dhënave, dalja në zgjedhje ishte 32 për qind, më e ulët se rundin e parë kur votuan 40.10 për qind e votuesve.
    Mediat rortojnë se me 67 nga 105 kutitë e numëruara, në Mitrovicë të Jugut prin kandidati i LVV-së, Faton Pecia.
    Në Prishtinë prin Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 80% të kutive të numëruara.
    Në Prizren prin PDK-ja me Shqir Totajn, kur janë numëruar 215 nga 236 kutive të votimit.
    Mbyllet Gjilani, fiton Lëvizja Vetëvendosje.
    Përfundon numërimi në Junik, Lidhja Demokratike shënon fitore.
    Mbyllet numërimi në Kllokot, fiton Lista Serbe edhe pse s’kishte garë sepse Sreçko Spasiq u tërhoq nga gara më 3 nëntor për të iu bashkuar pikërisht Listës Serbe.

  • Kandidati i VV kryeson në Mitrovicë

    Kandidati i VV kryeson në Mitrovicë

    Kandidati i Lëvizjes për Vetëvendosje, në komunën Mitrovicë, Faton Peci po kryeson balotazhin në këtë njësi administrative, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

    Sipas KQZ së Kosovës, nga 55 kuti të numëruara nga 105 në total, Peci i LVV kryeson me  52,94% ose 8336 vota, kundrejt kandidatit të PDK, Arjan Tahirit.

  • Vizita në Mitrovicën e Jugut/ Pronari i lokalit ku do të ndalonte Albin Kurti mbyll biznesin: Rrezikohej siguria, pati tensione

    Vizita në Mitrovicën e Jugut/ Pronari i lokalit ku do të ndalonte Albin Kurti mbyll biznesin: Rrezikohej siguria, pati tensione

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkuar në Mitrovicë të Jugut.
    Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe ku sipas raportimeve ka pasur mbështetës të PDK-së e po ashtu edhe të LVV-së.
    Në momentin që truprojat e Kurtit kanë shkuar në lokalin në lagjen Tavnik, sipas pronarit ka pasur tensione dhe ai ka mbyllur lokalin duke i nxjerrë klientët jashtë, bën me dije korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami.
    “Për shkak të telasheve të vazhdueshme nga të dy palët, kemi vendosur ta mbyllim lokalin, pasi është rrezikuar siguria e qytetarëve dhe e imja personale. Provokimet do t’i lëmë anash, sepse siguria është prioritet. Besoj që secili duhet të jetë, qoftë për një moment, nën lëkurën time vetëm atëherë do ta kuptonte çfarë po kaloj”, shkruan pronari i lokalit, Arizon Haziri.
    Më tej raportohet se Kurti ka ndërruar lokacionin duke shkuar në një lokal tjetër ku është pritur nga Faton Peci (kandidati për kryetar të Mitrovicës nga LVV) e Armend Muja (deputet i Lëvizjes Vetëvendosje).
    Kurti aty është pyetur për arsyen e vizitës në Mitrovicë të Jugut, por nuk është përgjigjur.
    Kryeministri në detyrë ka përfunduar vizitën pas gjysmë ore dhe është zhvendosur, teksa është raportuar se kishte edhe më shumë zyrtarë policor në terren gjatë kohës sa ai qëndroi në Mitrovicë të Jugut.

  • FOTOLAJM/ Përmbytet punishtja e urës së re të Ibrit në Mitrovicë

    FOTOLAJM/ Përmbytet punishtja e urës së re të Ibrit në Mitrovicë

    Një sasi e madhe e ujit ka përfshirë punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit në Mitrovicë. Siç shihet edhe në pamje, një sasi e madhe e ujit ka dëmtuar në vendpunishte.

    Mediat e kosovës shkruajnë se kjo është bërë me qëllim dhe janë shkaktuar dëme të mëdha në punishten e urës së re. Nëpamje shihet një eskavator gati i mbuluar nga uji, si dhe shumë pajisje tjera i mori uji.

    Pjesa më e madhe e punishtes është përmbytur, pasi niveli i ujit është rritur në një pjesë të konsiderueshme.

  • VIDEO / “Heroi i Leskovacit”, Manaj përjetësohet në Mitrovicë me një mural

    VIDEO / “Heroi i Leskovacit”, Manaj përjetësohet në Mitrovicë me një mural

    Rey Manaj është nderuar me një mural në Mitrovicë, pas golit të shënuar në fitoren historike ndaj Serbisë në Leskovac.
    Sulmuesi i Kombëtares është përjetësuar me një mural, ku Manaj paraqitet gjatë festës me shqiponjë.

    Shqipëria mposhti Serbinë me rezultatin 1-0 në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit. Ishte sulmuesi Rey Manaj ai që ndezi festën kuqezi, duke shënuar një supergol në minutën e parë shtesë së pjesës së parë, shkruan A2. Festa e Manajt me simbolin e shqiponjës dykrenare në zemër të Serbisë ishte një moment që do të mbahet mend gjatë.
    Ekipi i trajnerit Sylvinho, pavarësisht presionit dhe thirrjeve tensionuese nga një numër i kufizuar tifozësh vendas, arriti ta menaxhojë me heroizëm rezultatin deri në fund, duke treguar një mbrojtje kompakte të udhëhequr nga Thomas Strakosha.
    Kjo fitore i jep Shqipërisë mundësinë të ëndërrojë për kualifikimin në Botëror.
    Kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 11 pikëve në vendin e dytë të Grupit K, duke lënë pas Serbinë me katër pikë më pak.