Tag: mitingun

  • Rama në mitingun përmbyllës thirrje kryeqytetasve: Në 11 maj Kamza do të paketojë të 19-in, nga Tirana pres të marrim mandatin e 20-të

    Rama në mitingun përmbyllës thirrje kryeqytetasve: Në 11 maj Kamza do të paketojë të 19-in, nga Tirana pres të marrim mandatin e 20-të

    Kryesocialisti Edi Rama në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të PS, ju është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve dhe votuesve në Tiranë.
    Ai ka kërkuar nga tiranasit autoktonë që në 11 maj të lënë mënjanë ndasitë politike dhe të votojnë për Shqipërinë Europiane.
    Duke bërë batutë Rama tha se në 11 maj nga Kamza do të vijë mandati i 19-të, dhe se pret që në Tiranë socialistët të marrin mandatin e 20-të.

    “Tironsa dhe Tiranës kam një mesazh për ju, anëtarësitë dhe simpatitë mbanjini për vete, por Tiranën mbajeni veç, mos e ngatërroni me ngjyrat e partisë. Tirana është e të gjithëve e të gjtihë fëmijëve të Shqipërisë, Kosovës, fëmijëve shqiptarë të Maqedonisë, e çdo fëmijë që fjalën e parë e thotë “O nënë”. O tirons demokrat si të kom, të dielën duhet të mendosh më shumë për Shqipërinë në BE se sa për rruginë e pashtruar të gurmazit të Albana Saliut. Duhet të mendosh më shumë për pasaportën europiane të familjes tënde se partitë gjasme të rinj. Tiranasit duhet të mendojnë të dielën për blunë e Europës, jo llogoret partiake të njërit e të tjetrit. Tirana duhet të ma besojë edhe një gjë, që kur ka ardh dita që Kamza e arratisur nga këneta do ta sjellë në pako pjesën e vet për të 19-tin, Tirona nuk ka kuptim mos e paketojë të 20-in. O tironas a më merrni vesh, a nuk më merrni vesh”, tha Rama.

  • Ja pjesëmarrja në mitingun e PD, pamje nga droni (Video)

    Ja pjesëmarrja në mitingun e PD, pamje nga droni (Video)

    Tirana do të jetë stacioni i fundit elektoral për partitë politike para zgjedhjeve të 11 Majit.
    Partia Demokratike po zhvillon takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 Majit tek Bulevardi i Ri.
    Më poshtë shihni pjesëmarrjen në mitingun e PD nga pamjet e siguruara me dron.

     

  • Konflikti i dhunshëm dhe plagosja e djalit të Luçiano Boçit në mitingun e PD në Elbasan, policia kërkon autorët

    Konflikti i dhunshëm dhe plagosja e djalit të Luçiano Boçit në mitingun e PD në Elbasan, policia kërkon autorët

    Policia e Elbasanit e ka cilësuar konflikt për motive banale sherrin e dhunshëm në mitingun e PD ky i lënduar mbeti djali 19 vjeçar i ish deputetit të PD në Elbasan Luçiano Boçi. 

    Policia thotë se po punohet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë konflikt ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.
    Nga ana tjetër Blerina Boçi, bashkëshortja e Luçiano Boçi në rrjetet e saj sociale shprehet: “Skemat banditeske ne veprim te plote, por do e zbardhim deri ne fund! Zoti thote “ Beteja eshte e imja” përfundon reagimin e saj.
    Fatmirësisht 19 vjeçari Boçi nuk ka marrë lëndime të rënda. Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Elbasanit.
     

    Top Channel

  • Sh*rri në mitingun e Berishës në Elbasan, lëndohet në kokë djali i Luçiano Boçit

    Sh*rri në mitingun e Berishës në Elbasan, lëndohet në kokë djali i Luçiano Boçit

    Elbasan/Djali i deputetit Luçiano Boçi ka mbetur i plagosur në kokë  gjatë incidenteve te mitingun elektoral ne Elbasan.

    Konfirmohet se ndodhet ne Spitalin Rajonal te Elbasanit për mjekim.

    Ka një çarje në kokë, por pa pasoja serioze.

    Policia e Elbasanit po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Nga informacionet e deritanishme incidenti ka ndodhur per shkaqe banale mes militanteve te PD gjate mitingut permbylles

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Sherri në mitingun e PD në Elbasan, plagoset djali i Luçiano Boçit

    Sherri në mitingun e PD në Elbasan, plagoset djali i Luçiano Boçit

    Djali i Luçiano Boçit, ka mbetur i plagosur në kokë  gjatë incidenteve te mitingun elektoral ne Elbasan.
    Sipas TCH, ndodhet në Spitalin Rajonal të Elbasanit për mjekim.

    Policia e Elbasanit po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
    Nga informacionet e deritanishme incidenti ka ndodhur për shkaqe banale mes militantëve të PD gjatë mitingut permbyllës.
     

  • VIDEO / Zbardhet sherri në mitingun e Berishës, djali i Luçiano Boçit përfundon në spital! Demokratët rrahën njëri-tjetrin

    VIDEO / Zbardhet sherri në mitingun e Berishës, djali i Luçiano Boçit përfundon në spital! Demokratët rrahën njëri-tjetrin

    Djali i deputetit Luçiano Boçi ka mbetur i plagosur në kokë gjatë incidenteve te mitingun elektoral ne Elbasan.
    Mediat konfirmojne se ai ndodhet ne Spitalin Rajonal te Elbasanit për mjekim.
    Sipas informacioneve te para, raportohet se shtetasi ne fjale ka një çarje në kokë, por pa pasoja serioze.
    Policia e Elbasanit po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
    Nga informacionet e deritanishme incidenti ka ndodhur per shkaqe banale mes militanteve te PD gjate mitingut permbylles.

  • SYRI TV/ Rama mbyll mitingun në Fier me asnjë program, vetëm propagandë

    SYRI TV/ Rama mbyll mitingun në Fier me asnjë program, vetëm propagandë

    Në mitingun përmbyllës në Fier, Edi Rama vijoi fushatën duke u përpjekur t’u shesë qytetarëve ëndrrën evropiane si monopol personal.

    Në një shesh të mbushur me flamuj kuqezi dhe retorikë të njohur, kryeministri e paraqiti veten si udhërrëfyesin e vetëm drejt Bashkimit Europian – sikur procesi i integrimit të varej nga fjalimet elektorale dhe jo nga standardet që vetë qeveria e tij i shpërfill.

    I shmangur nga çdo përgjegjësi konkrete, Rama u përpoq të fitojë duartrokitje duke sulmuar opozitën, një taktikë që më shumë nxori në pah mungesën e ofertës së tij sesa ndonjë vizion real për Fierin apo Shqipërinë.

  • Grushte dhe shqelma/ Sherr masiv në mitingun e Berishës në Elbasan

    Grushte dhe shqelma/ Sherr masiv në mitingun e Berishës në Elbasan

    Një përplasje e dhunshme ka ndodhur mes militantëve demokratë në mitingun përmbyllës të Berishës në Elbasan.

    Në pamje duken disa persona duke u përplasur me njëri-tjetrin me grushte dhe shqelma.
    Nuk dihet ende arsyeja e sherrit mes tyre.

    Top Channel

  • As sheshi Nënë Tereza, as Skënderbej/Berisha njofton mitingun përmbyllës në Tiranë

    As sheshi Nënë Tereza, as Skënderbej/Berisha njofton mitingun përmbyllës në Tiranë

    Partia Demokratike do të zhvillojë mitingun përmbyllës në Tiranë më datën 9 maj. Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili njoftoi se në orën 19:00 të datës 9 maj zhvillohet mitingu përmbyllës në kryeqytet.
    Ndryshe nga çfarë është bërë traditë që mitingjet elektorale hapëse ose përmbyllëse behën në dy sheshet kryesore, “Skënderbej” ose “Nënë Tereza”, demokratët kanë zgjedhur që ta mbyllin fushatën në “Bulevardin e ri”.
    “Të gjithë bashkë për një “Shqipëri Madhështore”. Më 9 maj në ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision”, shkruan Sali Berisha në Facebook.
    Nderkohe sot 7 maj, PD – ASHM zhvillojnë takimin përmbyllës të fushatës në ora 17:00 në Korçë dhe në ora 19:30 në Elbasan.

  • Eurodeputetja italiane në mitingun e PD, Berisha: Jemi drejt fitores, Rama në panik nga kr*met

    Eurodeputetja italiane në mitingun e PD, Berisha: Jemi drejt fitores, Rama në panik nga kr*met

    Eurodeputetja italiane Erica Mazzeti ishte e pranishme sot në mitingun e PD me qytetarë të Njësisë, 1, 3 dhe 14 në kryeqytet. Berisha shprehu mirënjohjen ndaj Mazzetti-t për mbështetjen ndaj PD-së, teksa konfirmoi rëndësinë që partia e tij i jep ruajtjes së marrëdhënieve me Italinë dhe trashëgimisë politike të Silvio Berlusconit.
    ”E nderuar zonja Erica Mazzeti, mikeshë e shquar e PD, Shqipërisë dhe shqiptarëve, përfaqësuese e Forza Italia dhe Parlamentit Europian, e pranishme sonte midis nesh, një mirënjohje të pakufishme ndaj jush. Dua t’u informoj miq se mikeshën tonë, e cila erdhi në mbështetjen tonë në ditët më të vështira, e falënderova edhe para 2 mijë delegatëve në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane me gjithë zemër.

    E garantoj se për mua dhe PD-në, vazhdimi i asaj miqësie dhe bashkëpunimi të vendosur me të pavdekshmin Silvio Berluskoni është një prioritet shumë i madh. Por edhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona mike, midis Shqipërisë dhe Italisë, qëndrojnë në krye të përparësive tona”, u shpreh Berisha.