Tag: mitin

  • Noizy thyen mitin: Suksesi im s’vjen nga talenti

    Noizy thyen mitin: Suksesi im s’vjen nga talenti

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • ‘Po thërmohet miti 20 vjeçar’ Bushati: Gjyqi në Hagë po fillon rishkrimin e historisë mbi rolin e liderëve të UÇK-së

    ‘Po thërmohet miti 20 vjeçar’ Bushati: Gjyqi në Hagë po fillon rishkrimin e historisë mbi rolin e liderëve të UÇK-së

    Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, dëshmoi për disa orë në Hagë mbi njohjen, takimet dhe komunikimet me Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së. Ai e përshkroi rolin e Thaçit në UÇK si politik, duke theksuar se nuk kishte autoritet të plotë mbi komandantët e saj.

    Pikërisht dëshmia e James Rubin, ish zv sekretarit amerikan të shtetit dhe njeriut të besuar të Madeleine Albright, sot në Hagë, ka ngritur pikpyetjen nëse epopeja e lavdishme e çlirimtarëve ka pasur vërtet emër, komenton analisti Andi Bushati, i ftuar në studion e “Çim Peka live’ në Syri Tv.

     Bushati thotë se kjo mbrojtje juridike po thërmon mitin se UÇK-ja dhe liria ka emrin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Bushati thotë se një mbrojtje e tillë juridike mund të jetë e mirë për ta por rishkruan historisë mbi rolin e liderëve të UÇK-së dhe tharmon mitin e ngritur në këto 20 vite.                                       

    “Unë besoj që ata burrat që janë në Hagë nuk janë të fajshëm. Por është tjetër gjë akuza juridike që i bëhet dhe tjetër mënyra si po mbrohen. Ajo që tha sot Rubin nuk ishte rastësi. Ishte vija mbrojtëse që mbrojtja e Hashim Thaçit ka bërë në Hagë.Thaçit nuk i binden komandatëve, ishte thjesht një zëdhënës i komandantëve. ishte një ministër i Jzashtëm i kësaj ushtrie. Pra kishte një rol minor.Kur këta u morën të pandehur nisi lëvizja Liria ka emër, UÇK-ja ka emrin e këtyre burrave. Por nëse liria ka emrin e këtyre 4 burrave atëherë ata kanë qenë vendimtarë dhe jo zëdhënësa të komandantëve.

    Frika ime është sido që të përfundojë gjyqi në pranverë apo më vonë. Ishalla janë të pafajshëm,e kthehen në shtëpi.. por ky proces, edhe po si dënoi, po fillon rishkrimin e historisë mbi rolin e liderëve të UÇK-së. Kur del Hashim Thaçi e thotë nuk më bindet njeri . E besoj fabulën që UÇK-ja nuk ka qenë trupë që i bindej Thaçit. Dhe për mbrojtjen e tij juridike mund të ketë të drejtë por mbrojtja juridike, thërmon mitin se kjo ka qenë ushtria e Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ata kanë qenë – e unë besoj se është e vërtet, sic tha Rubini sot – zëdhënësa politikë të një lëvizjeje  që ka qenë patriotike, kaotike, e shpërdarë e me celula. Nuk besoj se Ramushi i bindej Hashimit se do të bëjmë këtë aksion.Ramushi merrte familjen e shkonte atje ku i thoshte koka. Por ky rishkrim i historisë që po ndodh forcon mitin e  UÇK-së. Secili ka qenë patriot në ngastrën e tij. Dikush në një zonë e dikush në një zonë tjetër, por ama zvogëlon mitin e atyre që u rekën të privatizojë atë që përfaqësonte UÇK. Nuk e di, kjo mund të jetë juridikisht e përfitueshme për Thaçin e Veselin, por nuk di sa i shërben mitit që ata kanë ngritur këto 20 vite. Për mua e thërmon mitin” thotë Bushati. 

  • Mitologjia si armë, pse Putini beson se Rusia ka “rrënjë të shenjta” në Ukrainë

    Mitologjia si armë, pse Putini beson se Rusia ka “rrënjë të shenjta” në Ukrainë

    Opinion nga Timothy Snyder, Financial Times
    Vladimir Putin, arkitekti i luftës më të përgjakshme të shekullit XXI, nuk e sheh pushtimin e Ukrainës thjesht si politikë apo strategji. Ai e justifikon atë përmes një miti të lashtë, “Përralla e Viteve të Shkuara”, një kronikë mesjetare ku kryeplaku danez Rørek (i njohur si Rurik) paraqitet si themelues i një tradite të shenjtë që, sipas Putinit, legjitimon pretendimet e Rusisë mbi Kievin.
    Por e vërteta historike është tjetër: Rørek nuk ka shkelur kurrë në Kiev, e aq më pak të ketë themeluar ndonjë shtet rus. Këto janë mashtrime mesjetare që shërbyen për të forcuar pushtetin e princave të asaj kohe, dhe që sot Putini i përdor për të justifikuar një luftë të përgjakshme.

    Një mit që udhëton nga murgjit te Kremlini
    Në vitin 862, sipas kronikës së murgjve të Kievit, sllavët i ftuan skandinavët që t’i sundonin. Historianët janë të qartë: ky ishte një trillim i huazuar nga sagat nordike, ku pushtimet justifikoheshin si “ftesa”.
    Në fakt, Rørek ka sunduar në brigjet e Baltikut, por kurrë nuk ka qenë në Kiev. Vetëm një shekull më vonë skandinavët filluan të vendoseshin aty. Megjithatë, murgjit i dhanë Rørek-ut një jetë biblike, e bënë hero, e bënë “babain” e një dinastie imagjinare dhe ia sollën “trashëgimtarin” fshehurazi në Kiev.
    Kjo ishte thjesht politikë e mitizuar: një mënyrë për të rritur prestigjin e sundimtarëve të Kievit.

    Shekuj më vonë, Moska, e krijuar shumë më vonë se ngjarjet e shekullit IX, e përvetësoi mitin e Rurik-ut për të ndërtuar dinastinë e saj. Në 1721, Pjetri i Madh e përdori për të themeluar “Perandorinë Ruse” dhe për ta lidhur atë me një origjinë të lashtë skandinave.
    Sot, Putini bën të njëjtën gjë, por në një shkallë më të rrezikshme: ai përdor mitin për të thënë se Moskës i takon Kievi, dhe se ukrainasit nuk ekzistojnë si komb më vete.
    Hamlet, Putini dhe politika e mashtrimit
    Historia e Rørek-ut nuk ndalet te kronikat e Kievit. Në një tjetër vepër mesjetare, Gesta Danorum, ai paraqitet si një viking pagan, gjysh i Amleth, personazhi që më vonë do të frymëzonte Shekspirin për Hamletin.
    Kështu, Rørek qëndron në prapaskenën e një prej tragjedive më të mëdha të artit botëror. Por ai nuk është themelues i Rusisë, sado që Putini ta paraqesë si të tillë. Ky manipulim i së shkuarës është pikërisht ajo që filozofja Hannah Arendt do ta quante totalitarizëm: kur një regjim përdor mite për të justifikuar pushtimin dhe gjakderdhjen reale.

    Ukraina, historia dhe e ardhmja
    Ndërsa Putini e “ngrin” të shkuarën për ta përdorur si armë, Ukraina po rilind në një tjetër drejtim. Më shumë se një shekull më parë, mendimtarë si Mykhailo Hrushevsky dhe Ivan Franko i dhanë kombit një histori sociale dhe kulturore, jo mite dinastike. Sot, në mes të luftës, Ukraina po përjeton një ringjallje me botime të reja, histori globale, dhe një dialog të hapur me kulturat tjera.
    Kjo e dallon thellësisht nga Rusia e Putinit, e cila vazhdon të jetojë me mitin e “Rusisë së përjetshme dhe të pastër”.
    Aleanca e dy cinikëve
    Takimi i Putinit me Donald Trump në Alaskë javën e kaluar e vërtetoi këtë tragjedi. Putini foli për “kombin vëllazëror” ukrainas, duke e lidhur me mitin e Rurik-ut. Trump, nga ana tjetër, u përqendrua te pakënaqësia e tij për faktin se njerëzit kujtojnë ende ndihmën ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

    Trump e mohoi gjithçka si një “mashtrim”, ndërsa Putini vetëm buzëqeshi. Në këtë simbiozë, Ukraina mbeti e padukshme: askush nuk përmendi qindra mijëra të vrarë e të plagosur.
    Kur arti bëhet armë
    Nga Rurik te Hamlet, nga murgjit mesjetarë te diktatorët modernë, arti dhe miti janë përdorur për të justifikuar pushtetin. Por kur politika kthehet në teatër mitesh, ajo sjell tragjedi reale: qytete të bombarduara, fëmijë të rrëmbyer, popuj të zhdukur nga historia.
    Putini mund të besojë se po bën “të vërtetë” një legjendë të shekullit IX. Por në shekullin XXI, pasojat e këtij mashtrimi janë shumë konkrete: gjak, shkatërrim dhe humbje.

  • Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

    Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

    Historiografia shqiptare ngaherë është bazuar me të drejtë në tezën se Arbëria e shekujve para-osmanë kishte nivelin e zhvillimit të njëjtë me vendet përgjatë pellgut të Adriatikut. Studiuesit e mesjetës madje këtë rajon të përbashkët kulturor e quajtën pellgu i Adriatikut, një metonomi për kontinentin evropian. Shumë të dhëna ndër dekada arritën ta provojnë këtë tezë. Por asnjëherë në rendin juridik derisa pak nga pak, ‘pellgu’ shkoi aty ku i takonte.
    Në traditën e studimeve albanologjike, statutet, rregullat dhe ligjet e vendosjes së rendit urban kanë qenë për një kohë të gjatë një objekt i përjashtuar. Po përse të ketë ndodhur kjo?
    Për shkak të një qëndrimi thellësisht puritan ndaj kufijve të kufizuar?
    Apo sepse statutet dëshmojnë rregullat e vendosjes së jetës urbane në tokën arbërore dhe jo vetëm, por konsiderohen dhe si një qasje ndaj kulturës fetare?
    Por ka dhe një arsye tjetër pse statutet kanë qenë dhe mbeten të përjashtuara; ato janë një kulturë e shkruar, ndërsa e drejta zakonore është një kulturë e pashkruar.
    Shqipëria e shekujve të Mesjetës ishte një hapësirë historike që kishte përshtatur pa droje jetën lokale me statute dhe rregulla, njësoj si e gjithë Evropa dhe ky ishte sistemi që kishte prodhuar rendin sundues të Rilindjes, i cili, me synimin për t’u kthyer në origjinë, kishte idealizuar modelet antike të qyteteve republikane me këshilla dhe senate, me agorà dhe forume romanore.
    Meqenëse antropologjia etno-gjyqësore për shqiptarët ka qenë një shkencë e lindur nga premisa romantike dhe kolonialiste, në shumicën e rasteve me frymëzim ekzotik, prej më shumë se dy shekujsh, identiteti i shqiptarëve është promovuar si identiteti i një populli kanunor, i vetëqeverisur me ligje të pashkruara. Kjo edhe për faktin se shkenca shqiptare ka mbajtur një qëndrim të heshtur ndaj ligjit të shkruar.
    Dhe vonë, shumë më vonë ne njohëm Statutet e Shkodrës, Statutet e Drishtit, Statutet e Durrësit, ato të Ulqinit, të Danjës, të Tivarit, për t’i shtuar këto edhe me statute të tjera, si ai i Vlorës apo dhe të Lezhës që nga viti 1443.
    Shumë studiues të huaj jo dashamirës ndaj cështjes shqiptare kanë pasur paragjykime negative mbi trashëgiminë anzhuine në Arbërinë e shekujve XIII- XV. Por shpejt përgjigja ndaj këtyre zërave ka qenë e sertë dhe e prerë mbi atë se si dhe në c’masë kanë ndikuar anzhuinët në sendërtimin e botëkuptimeve dhe proceseve konsoliduese në Arbërinë mesjetare. Një studim mirëfilli më shumë se elegant në prurjen e vet shkencore dhe artistike i ka mbërritur bibliotekës së cdonjërit që kujdeset thellësisht për rrënjët e veta dhe krenarinë arbërore kah perëndimit.
    Me ‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’, Thomas Frashëri, ky shkrues i përkorë honesh në kërkim të dritës na pasuron me përmbysje botësh dhe shndërrime identitetesh në Arbërinë e shekujve 14 -të dhe 15-të.
    Teza themelore që bashkon studimin është se midis kultit dhe kulturës arbërore me anën tjetër të bregdetit, nuk ka dhe nuk mund të ketë ndarje, deri në epokën moderne të shekullarizimit. Pikërisht kjo sjellje metodologjike parimore shkencërisht e provuar për frytshmërinë e saj na nxit ne të shtrojmë një pyetje themelore për dijet albanologjike që prej atyre shekujve: A ishin shqiptarët e periudhës arbërore pjesë e Rilindjes Europiane dhe a ka lidhje Rilindja e tyre Kombëtare me idetë e këtij “tërmeti të madh epokal”?
    Dhe më pas, a ka një vazhdimësi midis periudhës humaniste europiane dhe ideve romantike kombëtare?
    Në mos më shumë, autori ka identifikuar disa prej kryemiteve të përbashkët të kësaj periudhe, Arbërinë mesjetare: mitin e origjinës, mitin e hershmërisë, mitin e vendlindjes, mitin e gjuhës amtare, mitin e heroit, mitin e Arbërit – diku si realitet parësor historik e diku si kujtim i të parëve në “Motin e madh”. Prandaj, libri “Princa të Lilit” shfaqet si një vlerë e paçmuar që hedh dritë mbi ngjarje dhe dinamika me rëndësi për historinë tonë mesjetare. Sepse mbi të gjitha historishkrimi për gjysmën e dytë të shek. XIV ka mbetur ende i fosilizuar në një marrëdhënie të mbyllur mes aristokratëve arbërorë dhe Venedikut.
    Mbeten gjithmonë me interes për lexuesin ato studime që vështrojnë raportet e fenomeneve kulturore ndërkombëtare, perandorake, të shfaqura për shkak të një fryme të përbashkët apo të një politike kulturore të përbashkët. Libri “Princa të Lilit” i Thomas Frashërit do t’u shërbejë studiuesve të historisë, të qytetërimit, të kulturës, të letrave shqipe, të gjuhës amtare edhe për këtë arsye.
    ‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme të lidhura me historinë, kulturën dhe letërsinë shqiptare. Aty vihet re raporti i pandërprerë mes princave të Lilit të këtej dhe andej Adriatikut duke ndriçuar më shumë disa ndodhi dhe ndërveprime globale celës për kohën; për origjinat dhe shfaqjen në histori të Karl Topisë, për marrëdhëniet e tij me Durrësin, për formimin e vetëdijes shtetformuese në Arbëri falë “diplomacisë së dinastisë”, për pushtimin e Durrësit më 1385 nga Balsha II dhe mësymjet turke të së njëjtës epokë, për efektet e Skizmës së Madhe të Perëndimit në arealin arbëror, për rrjetin familjar të Topiajve dhe kështu me rradhë.
    Në funksion të argumentimit se kjo epokë ishte edhe për ne nga kjo anë e Adriatikut, një epokë e shkëlqyer raportesh të ndërsjellta, autori si dhe capak historianë të tjerë të mesjetës vërteton edhe njëherë se jeta e fisnikërisë së kohës: heraldika, titujt, emblemat, stemat, vulat etj., por dhe marrëdhëniet diplomatike, tregtare, ekonomike, fetare me vendet e tjera, të cilat analizohen me hollësi (kemi parasysh lidhje të tilla si Topiajt me anzhuinët, paria e Himarës me Papatin, Kastriotët me Mbretin e Napolit etj.) janë të një niveli të lartë.
    Mesjeta është një periudhë e gjatë dhe jo pa qëllim lënë pastudiuar nga historiografia jonë por Thomas Frashëri me anë të këtij studimi vulos për të disatën herë pas F. Dukës, Sh. Sinanit, P. Xhufit, A. Plasarit, etj., një dokumentacion të gjerë për teza të ndryshme shkencore në kuadër të idesë që kjo pjesë e botës ka qenë e mirëintegruar në atë sistem të madh vlerash të asaj kohe a më mirë epoke, që quhet Rilindje Europiane.
    Lë të shërbejë ky punim si kontribut në interesin e shtuar që ka sot për Mesjetën arbërore!

    Top Channel

  • “Berisha, shpifje të ndyra ndaj Gjokës”/ Beqiri: Gjyqtarja theu mitin e pandëshkueshmërisë ndaj Saliut

    “Berisha, shpifje të ndyra ndaj Gjokës”/ Beqiri: Gjyqtarja theu mitin e pandëshkueshmërisë ndaj Saliut

    Avokati Idajet Beqiri thotë se ish kryeministri Sali Berisha ka kkryer shpifje ndaj fjyqtares Irena Gjoka.
    Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Gjoka theu mitin e pandëshkueshmërisë ndaj Berishës.
    “Irena Gjoka ishte gjyqtarja që mori dosjen e kompleksit Partizani. AJO me aktin e vet, profesional, e një guximi të paparë nga gjyqtarë të tjerë, kjo gjyqtare, atë mitin e pandëshkueshmërisë, ajo këtë mit e theu. Për këtë do mbahet mend gjatë. Akti i saj ishte guxim edhe për të tjerët, madje edhe për vetë SPAK. Nuk la shpifje duke bërë kundër saj. Fillimisht thanë se kishte 3 mbiemra. Më pas i bënë një shkrim në një gazetë. Bëri shpifje tjetër, që ka marrë 500 mijë euro për të mbyllur një proces, që kishte të bënte me socialistët. Vazhdon me shpifje të tjera, që është dënuar gjyqtarja në Greqi.”, theksoi ai.