Tag: mitaj

  • Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

    Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

    Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026.
    Në minutat e para këto kanë qenë zhvillimet e ndeshjes, ku vihet re një se janë vendosur dy kartona të verdha për dy lojëtarë të secilës skuadër.
    Po ashtu ka pasur tentativë drejt portës së serbëve nga Mitaj, por e pasuksesshme:
    1’- Shqipëria merr iniciativën e para. Shehu provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por topi shkon larg portës.
    4’- Provon Rey Manaj të shtyjë përpara, por i rrëmbehet topi në mesfushë. Sulmuesi kërkon faull, por arbitri lejon vazhdimin e lojës.
    6’- Zivkovic provon me një gjuajtje nga jashtë zone, Strakosha e devijon në këndore.
    8’- Provojnë serbët të kalojnë nga e majta, por Asllani me zgjuarsi e lejon topin në dalë në fundore, pa rrezik.
    10’- Pretendime nga serbët, pas një këndore. Lukic pretendon se është goditur nga tifozët, Gjimshiti kërkon vetëpërmbajtje.
    Vjen shkëndija e parë nga Shqipëria. Mitaj lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por grushton portieri Petrovic. Minuta të mira për kuqezinjtë.
    15’- Vjen karton i verdhë. Pavlovic ndal Brojën në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet.
    19’- Ndëshkohet me karton te verdhë edhe Berat Gjimshiti. Ndërhyrja ndaj Vlahovic në afërsi të zonës, i kushton kartonin mbrojtësit shqiptar.

  • Mario Mitaj është më shqiptar i Kosovës se të tjerët, ja kush shpërthen në fushë ndaj Serbisë 

    Mario Mitaj është më shqiptar i Kosovës se të tjerët, ja kush shpërthen në fushë ndaj Serbisë 

    Shqipëria do të përballet në datën 7 qershor kundër Serbisë. Vëmendja është e madhe për të parë sesi do të luajë Kombëtarja jonë përballë kundërshtarëve tanë. Është një ndeshje me ngarkesë të madhe emocionale, por njëkohësisht është edhe një ndeshje e cila do të përcaktojë qartë ekipin që do të shkojë më larg në këtë grup, vendin e dytë të këtij grupi që do të ketë mundësinë deri në fund për të shkuar në Botëror. 
    Për këtë arsye, fitorja është e detyrueshme, është e vetmja mënyrë për të arritur në vendin e dytë. Gjithashtu përpara këtij takimi ka pasur një nivel të lartë sigurie nga ana e policisë, për të organizuar sa më mirë takimin dhe për të evituar skenaret nga më të ndryshme. Por nëse i futemi fushës së blertë, cilët janë lojtarët e Shqipërisë që kanë karakterin shpërthyes dhe janë më emocional, çfarë duelesh të ashpra mund të presim në fushë? 
    Gjithmonë ekziston ideja që kundër Serbisë, përjetimi është më i madh te lojtarë shqiptarë të Kosvoës. Por sipas nesh, përjetimin më të madh në fushë dhe koha do ta tregojë, do ta ketë Mario Mitaj. Atdhedashura dhe patriotizimi i tij, bashkuar me nervat shpeshherë të papërmbajtshme, e bëjnë Mario Mitajn si lojtarin e parë që pritet të jetë më shpërthyes sa herë që lojtarët serbë të provokojnë futbollistët tanë.  ?Në një farë kuptimi, Mario Mitaj është më shqiptar i Kosovës se të tjerët. Një tjetër karakter shpërthyes është edhe Mirlind Daku, por duke ditur ngarkesën e tij të madhe emocionale dhe faktin se provokohet lehtë nga kundërshtarët, është e sigurt se ky sulmues nuk do e nis si titullar, ndërsa në diskutim janë edhe minutat për të.  
    Ylber Ramadani është një tjetër lojtar që ka karakter të fortë dhe do të djersijë shumë për ndeshjen me Serbinë, një njeri i ftohtë, por kundër Serbisë, do të jetë me kokën e nxehtë, pa harruar edhe Ardian Ismajlin, një karakter që do të përplaset me futbollistët kundërshtarë. Qazim Laçi dhe Jasir Asani mbyllin këtë listë të lojtarëve të cilët do të jenë aty për të krijuar bazën e vjetër të Shqipërisë së Beogradit, që do t’i përgjigjen Serbisë në të gjitha mënyrat në fushën e blertë, pavarësisht fizikut apo shtatlartësisë së tyre. /Sport Ekspres/ 

  • Fabinho rrinte me gishtin lart dhe vetëm e shikonte, Mario Mitaj tallej me rivalët në driblim 

    Fabinho rrinte me gishtin lart dhe vetëm e shikonte, Mario Mitaj tallej me rivalët në driblim 

    Mario Mitaj e ka nisur rrugëtimin e karrierës së tij në mënyrë të shkëlqyer, ndoshta edhe vetë futbollisti nuk e priste një nisje të tillë më parë. Vetëm 21-vjeç, këtë sezon ka fituar dy trofe me Al Ittihadin, titullin kampion dhe Kupën, titullar i padiskutueshëm te Al Ittihadi, titullar i padiskutueshëm te Shqipëria dhe një Europian i zhvilluar me Shqipërinë, tregojnë qartazi se karriera e këtij futbollisti do të jetë e shndrritshme. 
    Mitaj ka lënë pas një dëmtim jo të vogël, por është rikthyer për të mbajtur të njëjtin nivel të lartë. Madje statistikat janë të gjitha në favor të tij pasi me të në fushë, Al Ittihadi ka zhvilluar 22 ndeshje ku ka marrë 20 fitore, 2 barazime dhe 0 humbje. Ndërkohë pa të, Al Ittihad numëron 3 humbje në kampionat. 
    Në mbrëmjen e djeshme, Mario Mitaj ka fituar Kupën e Arabisë Saudite pasi ekipi i tij mundi Al Qadisian në shifrat 3-1 falë dy golave të Benzema. Mbrojtësi shqiptar luajti për 90 minuta dhe zhvilloi një performancë të nivelit të lartë, duke mos u kursyer aspak në spektaklin e tij. 
    Një moment shumë interesant dhe detaj i bukur gjatë ndeshjes është parë me Mario Mitajn. Teksa kishte një kundërshtar përpara dhe një tjetër po i afrohej, Mario del nga situata dhe shoku i tij i ekipit, ish-mesfushori i Liverpul, Fabinho, po i drejtonte gishtin për t’i treguar se ku mund ta dërgonte topin, për të bërë më të thjeshtën dhe të siguronte pasimin. ?Por në fakt Mitaj nuk zgjedh më të thjeshtë dhe nisi të luante pak duke i dribluar disa herë dy kundërshtarët e tij, për t’i sjellë rreth e rrotull vetes me topin në zotërim, ndërsa edhe vetë Fabinho po e shihte po kaq i impresionuar, madje pa hequr edhe gishtin tregues. Në fund Mitaj zgjodhi tërësisht një tjetër anë pasimi për të vazhduar aksionin por ky detaj i përmendur vlen shumë për të treguar se çfarë mund të presin shqiptarët nga ky lojtar për ndeshjen kundër Serbisë. Mario Mitaj është në super formë dhe do të jetë një vlerë e madhe e shtuar pas mungesës së itj në dy ndeshjet e marsit, vecanërisht për ndeshjen e humbur mes pengjeve dhe diskutimeve kundër Anglisë. /Sport Ekspres/  

  • VIDEO/ Me flamurin e Shqipërisë dhe veten duke bërë shqiponjën, kështu e festoi titullin Mario Mitaj te Al Ittihad

    VIDEO/ Me flamurin e Shqipërisë dhe veten duke bërë shqiponjën, kështu e festoi titullin Mario Mitaj te Al Ittihad

    Nuk janë të shumtë lojtarët e Shqipërisë që në fundin e sezonit e kurorëzojnë veten me titullin kampion. Njëri prej tyre është edhe Mario Mitaj, mes atyre pak lojtarëve, i cili dje ka ngritur trofeun me Al Ittihadin. Shumë diskutime ka pasur në mediat shqiptare nëse Mario Mitaj bëri kalimin apo jo të duhur për të ikur në Arabinë Saudite. 
    Por koha i dha të drejtë Mitajt që po vuante racizmin në Rusi dhe nuk po aktivizohej në klubin e tij, ndërsa më pas kaloi te skuadra ku luante Kante dhe Benzema, për të fituar atje titullin kampion dhe për të lënë pas vetes shumë yje të tjerë si Kulibali, Cristiano Ronaldo, Mahrez dhe emra të tjerë të njohur. 
    Al Ittihadi fitoi 1-0 edhe në ndeshjen e djeshme kundër Damac, e fundit e kampionatit, duke tejkaluar me 8 pikë diferencën me vendin e dytë, atje ku ndodhej Al Hilal. Në fund është ngritur edhe trofeu në një stadium të stërmbushur nga tifozët e Al Ittihad që e kthyen në festë të madhe. 
    Vetëm pak lojtarë kishin marrë flamujt e shteteve të tyre me vete për të festuar këtë trofe. Por Mario Mitaj, ishte pikërisht mes atyre pak lojtarëve dhe për këtë meriton shumë duartrokitje. Një patriot i madh, teksa kishte edhe një detaj të bukur nga “princi shqiptar”. Një flamur i madh i Shqipërisë valvitej në shpinën e Mitajt, ndërsa në pjesën e poshtme të tij ishte pikërisht figura e Mario Mitajt që gjendej duke festuar me shqiponjën. ?Një shqiponjë e cila verbon sytë e serbëve dhe që për serbët është gjithmonë një provokim. Por portieri i Serbisë te Al Ittihad, Rajkovic, duhej ta duronte në natën e djeshme shqiponjën e Mario Mitajt pasi askush nuk mund t’ia hiqte mbrojtësit tonë atë simbol nga shpina e tij. Është vetëm 21-vjeç, por më shumë sesa Mario, faktin e të qenit shqiptar dhe vështirësitë e kaluara nga kombësia në Greqi, Rusi, pak edhe në Arabinë Saudite, nuk i ka kaluar askush dhe për këto simbole, do të luftojë fort. /Sport Ekspres/ 

  • Legjionarët/ Daku shënon dy gola, Ramadani realizon eurogol. Muçi jep asist, Mitaj shpallet kampion në Arabinë Saudite

    Legjionarët/ Daku shënon dy gola, Ramadani realizon eurogol. Muçi jep asist, Mitaj shpallet kampion në Arabinë Saudite

    Kampionatet europiane të futbollit janë në fazën përfundimtare dhe grumbullimi i Kombëtares shqiptare po afrohet. Kuqezinjtë kanë në kalendar dy sfidat e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Serbisë dhe Letonisë.
    Forma e lojtarëve kuqezi është shumë pozitive. Mbrëmjen e djeshme Ylber Ramadani ishte heroi i Lecce-s. Mesfushori i Kombëtares, edhe pse u fut në lojë në pjesën e dytë, shënoi një eurogol ndaj Torinos dhe i dha skuadrës fitoren 1-0. Ai u shpall edhe lojtari i ndeshjes në fund të takimit. Ky rezultat mban gjallë shpresat e Lecce-s për mbijetesë, kur mbetet edhe një ndeshje nga fundi i sezonit.
    Në Rusi, Mirlind Daku ishte protagonist absolut për Rubin Kazan. Sulmuesi shënoi dy gola në humbjen 3-2 ndaj Khimki-t, humbi një penallti dhe pati një gol të anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje. Me këto realizime ai arrin në kuotën e 14-të golave dhe renditet i dyti në listën e golashënuesve të kampionatit rus.
    Ernest Muçi la pas dëmtimin dhe u rikthye menjëherë vendimtar për Besiktas. I aktivizuar në pjesën e dytë, ai asistoi tek goli i barazimit 1-1 në fushën e Alanyasporit, duke i shërbyer saktë Rafa Silvës në minutën e 71-të.
    Mario Mitaj kurorëzoi një sezon të shkëlqyer, pasi fitoi titullin kampion në Arabinë Saudite me Al Ittihad. Mbrojtësi ishte titullar në suksesin 3-1 në transfertë ndaj Al Raed në javën e fundit.
    Këtë fundjavë ishin titullarë gjithashtu Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Qazim Laçi, Juljan Shehu dhe Myrto Uzuni.

  • Mario Mitaj fiton titullin në Arabi me Al Itihad, Gruda merr vlerësime tek Gjermania

    Mario Mitaj fiton titullin në Arabi me Al Itihad, Gruda merr vlerësime tek Gjermania

    Adriatik BALLA
    Lojtarët shqiptarë po nxitojnë të përmbyllin një sezon pozitiv, për të regjistruar suksese në karrierën e tyre individuale por edhe ekipore. Një pjesë kanë mundur të dalin mirë këtë sezon, duke fituar trofe, duke pasur edhe minutazh të mirë dhe arritje me ekipet e tyre. Kështu ndodh me kapitenin Berat Gjimshiti me Atalantën në Serie A, kështu ndodh me Manajn te Sivaspori turk ku ka shënuar shumë gola, kështu ndodh me Kristjan Asllanin te Interi që ka siguruar finalen e Champions League etj. Në tërësi kuqezinjtë kanë minuta dhe statistika cilësore. Kuptohet, ka dhe futbollistë që janë larg pritshmërive dhe larg objektivave që i kishin vënë vetes.
    Gruda talent i vlerësuar në Gjermani
    Brajan Gruda ka pasur periudhë të vështirë te Brightoni në Premier League, që kur u transferua në gusht të vitit të kaluar nga Mainzi për afro 32 milionë euro. Gruda nuk e pati formën më të mirë fizike kur arriti në Angli, por me kalimin e kohës e gjeti formën e mirë që e kishte te Mainzi në Bundesligën gjermane. Futbollisti i krahut të djathtë, 20-vjeçari Gruda, ka zhvilluar 23 ndeshje në edicionin aktual, ndërsa ka qenë i përfshirë në pesë gola. E shënoi golin e parë për Brightonin në xhiron e kaluar në fitoren 2:0 në udhëtim te Ëolverhamptoni, ndërsa ka kontribuuar me katër asistime, tri në Premier League e një në Kupën FA. Forma e mirë e Grudës po e gëzon edhe trajnerin e ekipit, Fabian Hurzeler. Ai ka thënë se Gruda e ka fituar rastin falë punës së madhe në stërvitje. “Kam parë momente shumë pozitive të Grudës në ndeshjen e kaluar. Mundësia për të luajtur i është dhënë duke u bazuar në atë që e shfaq në stërvitje”, ka deklaruar Hurzeler. Gruda vlerësohet futbollist me potencial. Me ekipin e parë të Mainzit në 34 ndeshje i pati 17 gola e 7 asistime. Ai ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Gjermanisë. Me Gjermaninë U21 ka 12 ndeshje e dy gola të shënuar.
    Mitaj kampion në Arabinë Saudite
    Mario Mitaj e fitoi titullin e kampionit në Arabinë Saudite të enjten në mbrëmje me Al Itihadin, pas fitores 3:1 në udhëtim tek Al Raedi. Al Itihadi në vendin e parë ka 77 pikë, ndërsa e festoi titullin tri xhiro para fundit. Për mbrojtësin e krahut të majtë që përfaqëson Shqipërinë, ishte titulli i parë i fituar në karrierë. Mitaj 21-vjeçar ka dhënë kontribut të madh për skuadrën me shumë yje, përfshirë Karim Benzeman, N’Golo Kanten e Fabinjon. Ai e kompletoi vetëm ndeshjen e dytë rresht, pas një mungese të gjatë që e pati prej gjashtë ndeshjeve. Në total, Mitaj me Al Itihadin ka luajtur në 19 ndeshje. Në këto ballafaqime në ligë dhe në Kupë, ka kontribuuar me një gol e dy asistime. Por një statistikë interesante është se kjo skuadër nuk ka pësuar asnjëherë humbje me të në formacionin titullar. Al Itihadi ka fituar 17 ndeshje me Mitajn në krahun e majtë të mbrojtjes, derisa ka barazuar në dy ndeshje tjera. Mitaj është zhvilluar tek AEK-u i Athinës si futbollist. Karrierë ka bërë edhe tek Lokomotiva e Moskës, ndërsa tek Al Itihadi e kompletoi transferimin për 4 milionë euro më 31 janar të këtij viti. Mitaj i rëndësishëm është edhe për Silvinjon te Shqipëria. Me Kombëtaren kuqezi ka zhvilluar 22 ndeshje.
     

  • ZYRTARE/ Mario Mitaj ngre lart trofeun, shpallet kampion me Al Itihadin në Arabinë Saudite

    ZYRTARE/ Mario Mitaj ngre lart trofeun, shpallet kampion me Al Itihadin në Arabinë Saudite

    Mario Mitaj është kampion i Arabisë Saudite. Al Itihadi ka fituar titullin 2 javë përpara përfundimit të kampionatit. Verdhezinjtë kanë mposhtur sot me shfirat 1-3 Al Raedin. Një rezultat që i ka dërguar në kuotën e 77 pikëve.
    Me 9 pikë diferencë nga Al Hilali i vendit të dytë, Al Itihadi është shpallur matematikisht kampione e Arabisë Saudite. Një sukes edhe për Mario Mitajn, i cili ishte në fushë nga minuta e parë dhe do të ngrejë trofeun e parë në karrierë./Sport Ekspres/

  • Al Itihad shpallet kampion në Arabinë Saudite, Mitaj dhe Benzema shkruajnë emrin në historinë e futbollit arab

    Al Itihad shpallet kampion në Arabinë Saudite, Mitaj dhe Benzema shkruajnë emrin në historinë e futbollit arab

    Al Itihad është shpallur kampion i Arabisë Saudite, pasi fitoi me rezultatin 1-3 në transfertë ndaj Al Raed, duke siguruar matematikisht titullin tre javë para përfundimit të sezonit.
    Ndonëse vendasit kaluan të parët në avantazh, skuadra ku aktivizohet Mario Mitaj reagoi fuqishëm dhe përmbysi rezultatin, duke vulosur një tjetër sukses historik – titullin e 10-të kampion në historinë e klubit.
    Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, ka qenë pjesë e rëndësishme e këtij suksesi. Ai iu bashkua ekipit në fillim të sezonit si huazim nga Lokomotiva e Moskës, por pas paraqitjeve të mira, Al Itihad vendosi të blejë përfundimisht kartonin e tij.
    Pas një dëmtimi që e mbajti për disa javë jashtë fushave, Mitaj është rikthyer fuqishëm duke u aktivizuar titullar në dy ndeshjet e fundit. Ai u pa tejet i lumtur në festën e skuadrës, krah Karim Benzemas dhe pjesës tjetër të ekipit.
    Titulli i këtij sezoni e rikonfirmon Al Itihad si një nga klubet më të suksesshme në historinë e futbollit saudit.

  • Mediat angleze kritikojnë Brojën: Nuk po bën asgjë për të bindur Evertonin ta mbajë

    Mediat angleze kritikojnë Brojën: Nuk po bën asgjë për të bindur Evertonin ta mbajë

    Adriatik BALLA
    Armando Broja, i huazuar nga Çelsi, zhvilloi ndeshjen e tij të dytë me skuadrën e Evertonit si titullar në fitoren e tyre 1-0 kundër Notingham Forest në Siti Ground në Premier League të shtunën e 12 prillit. Broja nuk arriti të realizonte një goditje të vetme gjatë 64 minutave që ishte në fushë dhe kjo ka sjellë kritika për të dhe e bën të vështirë huazimin përfundimtar të tij nga Çelsi për 30 milionë stërlina. Ndeshja kundër Notingham Forest ishte ndeshja e parë si startues i Brojës për Everton që nga humbja e tyre 2-0 kundër skuadrës së Nuno Espirito Santo në Goodison Park më 29 dhjetor. Shumë shpresonin se 23-vjeçari do ta kishte rrëmbyer shansin me të dyja duart, por nuk ndodhi, duke e shtyrë David Mojes ta zëvendësonte atë me Beto pas rreth 60 minutave lojë.
    Duke vlerësuar performancën e Brojës në fundjavë, Mikael Ball, ish lojtari i njohur i Evertonit, tha se sulmuesi tregoi cilësisë së tij, megjithëse në fund linte shumë për të dëshiruar. Ish-mbrojtësi i Tofes, këmbënguli se loja ishte një mundësi e humbur për të huazuarin nga Çelsi. “Duke bërë vetëm ndeshja e tij e dytë si startues për Everton, Armando Broja pati momentet e tij në pjesën e parë në Notingham Forest”, shkroi Ball. “Ai po përpiqej të nxitonte dhe pati një vrapim të mirë, të vogël mes dy ose tre mbrojtësve, por ka qenë e vështirë për Armandon me dëmtimet që ka pasur dhe duke u përpjekur të përshtatet në një stil të ri loje me një ekip tjetër. Ndërsa duket sikur ai ka qenë pranë për një kohë të gjatë, ai është ende vetëm 23 vjeç dhe po përpiqet të mësojë lojën. Ishte mirë të shihje se Mojes i jepte atij mundësinë e tij, por ndjehet disi si një mundësi e humbur,” përfundon ai.
    Bare dhe Mitaj kthehen për dy javë
    Dy lojtarë të Kombëtares që ishin të dëmtuar dhe munguan në duelet e marsit në eliminatoret e Botërorit, do të kthehen në maj dhe me shumë gjasë do të jenë të grumbulluar për përfaqësuesen në qershor në kuadër të ndeshjes me Serbinë. Në fakt, Keidi Bare u bashkua para një jave me grupin në skuadrën e tij Saragoza duke krijuar idenë se lëndimi në pulpë kishte kaluar, por nga raportimet e fundit që vijnë nga Spanja, mesfushori shqiptar është stërvitur i diferencuar dhe nuk ishte gati për ekipin e tij këtë fundjavë, ndërsa nuk dihet nëse do të jetë në dispozicion të trajnerit për takimin e radhës. Bare u dëmtua përpara grumbullimit të Kombëtares dhe deri tani ka munguar në pesë ndeshje. Ndërkohë, Mario Mitaj po vijon me rikuperimin nga ndërhyrja që kreu përpara pak kohësh. Mbrojtësi i majtë mungoi në ndeshjet kualifikuese të Botërorit kundër Anglisë dhe Andorrës, sepse kishte një problem me pubalgjitë, të cilin e kaloi me sukses pas operacionit që bëri. Ndërsa është duke vijuar planin e rikthimit, Mitaj synon që të jetë gati për një nga përballjet më të forta në kampionatin arab, atë mes Al Itihadit dhe Al Nasr të Kristiano Ronaldos, takim që do të zhvillohet më datën 7 maj. Deri atëherë, mediat pranë klubit shkruajnë se Mitaj ka shumë shanse që të jetë gati. Forma e mbrojtësit është shumë e rëndësishme edhe për Silvinjon, sepse në qershor luhet me Serbinë dhe Letoninë.

  • Do të jetë gati për sfidën me Serbinë dhe për përballjen me Ronaldon, në Arabi zbulojnë kur do të kthehet Mitaj në fushë

    Do të jetë gati për sfidën me Serbinë dhe për përballjen me Ronaldon, në Arabi zbulojnë kur do të kthehet Mitaj në fushë

    Mario Mitaj ishte një nga mugesat e rëndësishme të Shqipërisë në dy sfidat e para për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Mbrojtësi shqiptar vuan nga dëmtim dhe po qendron prej disa kohësh jashtë fushave të blerta.
    Në Arabi kanë zbuluar kohën se kur Mitaj do të jetë sërish i gatshëm për të luajtur në fushën e lojës. Sipas planit të rekuperimit të Al Itihadit, mbrojtësi i majtë pritet të jetë në dispozicion të trajnerit në muajin maj. Kështu ai do të kthehet për përballjen kundër Al Nasërit të Ronaldos dhe do të ketë mundësinë të luajë vetëm 5 ndeshjet e fundit në kampionat me verdhezinjtë.
    Një lajm që qetëson edhe stafin e Kombëtares shqiptare, pasi në këtë mënyrë Mitaj do të jetë në dispozicion edhe për ndeshjen kundër Serbisë dhe Letonisë, të cilat do të luhen përkatësisht më 7 dhe 10 qershor./Sport Ekspres/