Tag: mitaj

  • Mario Mitaj i lë të gjithë pa fjalë! Conceicao e ktheu sulmues, shihni çfarë bëri ndaj Kristiano Ronaldos (VIDEO)

    Mario Mitaj i lë të gjithë pa fjalë! Conceicao e ktheu sulmues, shihni çfarë bëri ndaj Kristiano Ronaldos (VIDEO)

    Mario Mitaj ka lënë pas periudhën e vështirë te Al Ittihad dhe është rikthyer sërish në formën më të mirë të mundshme. Me francezin Blanc, mbrojtësi shqiptar po ngelte jashtë në kohët e fundit për shkak të numrit të kufizuar të lojtarëve të huaj në ekip. Duke parë yjet e ndryshme që vinin nga Premier League dhe Europa, për shkak të CV së tyre, Mitaj ishte më lehtë i sakrifikuari.
    Por me ardhjen e Conceicao-s te Al Ittihad, ish-trajnerit të Milanit, Mitaj është rikthyer në nivelet më të larta të futbollit. Të gjithë te Al Ittihad kanë përgëzuar super performancën e Mitajt në fitoren 1-2 të Al Ittihad ndaj Al Nasr në transfertë. Kundër Al Nassr të Sadio Mane, Kristiano Ronaldo, Joao Felix dhe Kingsley Coman, Mitaj ishte më i miri në fushë. Madje Kingsley Coman që ishte në krahun e Mitajt, doli si sulmuesi më i dobët te Al Nasrr pasi Mitaj i fitoi të gjitha duelet më të.
    Shqiptari ishte fantastik në të gjitha aspektet, madje dha edhe asistin e golit të fitores. Al Ittihad luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 49 pas një kartoni të kuq, por sërish arriti që në fund të fitonte. Por ajo që vlen të theksohet është një rol i ri për Mario Mitajn me ardhjen e Conceicaos.
    Ai pasim i mrekullueshëm i Mitajt te goli i dytë kundër Al Nasrr u tentua tre herë për shkak të këtij roli të ri. Nëse të gjithë jeni kurioz se çfarë mund të bënte Mitaj në rolin e Nedim Bajramit te Kombëtarja, tani e keni një pamje më të qartë, do të shkëlqente.
    Sipas analistëve në Arabinë Saudite, Conceicao fitoi kundër Al Nasrr me befasinë që quhej Mario Mitaj. Kjo pasi shqiptari u spostua më përpara në krahë, si të ishte një sulmues, duke krijuar shumë kaos në mbrojtjen e Al Nasrr që nuk e priste një lëvizje të tillë. Për më tepër me përdorimin e zgjuar të topin dhe pasimet tërësisht të papritura të shqiptarit, Al Nasrr kapej në befasinë e plot duke mos ditur që të reagonin. Pra sa herë që Al Ittihad kishte topin, Mitaj shtyhej në rolin e një sulmuesi të plot në krahë te Al Ittihad duke qenë lëvizja që Coneciao bëri Shah Mat. /Sport Ekspres/?

  • NOTA/ Shkëlqeu ndaj CR7 me shokë, Mitaj lojtari i ndeshjes, notë e “frikshme” (VIDEO)

    NOTA/ Shkëlqeu ndaj CR7 me shokë, Mitaj lojtari i ndeshjes, notë e “frikshme” (VIDEO)

    Me Conceicaon në stol, Mario Mitaj ka rifituar vendin e tij si titullar tek Al Ittihad, me anësorin kuqezi që po shkëlqen sërish, këtë herë duke dhuruar spektakël përballë yjeve të futbollit botëror si C.Ronaldo, Mane, Coman etj. Në Kupë, ekipi i tij Al Ittihad triumfoi 2-1 përballë rivalëve të Al Nassr duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale.
    Në duelin mes Ronaldos dhe Benzema-s triumfoi ky i fundit, me ish “bomberin” e Real Madrid që realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 15-të. Al Nassr reagoi dhe në minutën e 30-të vendosën baraspeshën me Angelo-n. Goli i dytë dhe i fitores për Al Ittihad erdhi nga këmbët e Mario Mitajt, me talentin shqiptar që dhuroi një super asist për Aouar, me këtë të fundit që tundi rrjetën duke i dhuruar Al Ittihad një biletë për në çerekfinalet e Kupës në Arabinë Saudite.

    Mes shumë legjendave të futbollit botëror, Mario Mitaj rezultoi lojtari i ndeshjes, i vlerësuar me notën 8,4.
    Nota
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • VIDEO/ Pasim si me telekomandë nga Mario Mitaj, mbrojtësi shqiptar jep asist kundër ekipit të Ronaldos

    VIDEO/ Pasim si me telekomandë nga Mario Mitaj, mbrojtësi shqiptar jep asist kundër ekipit të Ronaldos

    Al Itihadi është duke matur forcat me Al Nasërin në Superligën e Arabisë Saudite. Titullar në këtë sfidë është edhe Mario Mitaj, i cili ka dhënë asist për verdhezinjtë. Mbrojtësi shqiptar ka dhënë një pasim si me telekomandë për Ouarin, i cili më pas nuk gaboi përballë portierit kundërshtar.
    Një asist fantastik nga Mitaj, që vazhdon të tregojë një nivel të lartë në fushën e lojës. Al Itihadi është duke udhëhequr me shifrat 1-2 përballë ekipit të Kristiano Ronaldos./Sport Ekspres/

  • Mario Mitaj dhe Benzema eliminojnë Cristiano Ronaldon dhe Al-Nassr nga Kupa e Arabisë (video)

    Mario Mitaj dhe Benzema eliminojnë Cristiano Ronaldon dhe Al-Nassr nga Kupa e Arabisë (video)

    Al-Ittihad është çerekfinalisti i fundit i King Cup në Arabinë Saudite. Në supersfidën e luajtur në Riyadh mes Al-Nassr dhe Al-Ittihad, ku nuk munguan golat dhe spektakli, në fund fituan Benzema, Mitaj & Co. Në minutën e 15-të ishte Karim Benzema që kaloi në avantazh miqtë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Diaby. SHIKOGOLIN
    Nuk vonoi shumë dhe erdhi reagimi i vendasve, të cilët barazuan shifrat me Angelo. Sulmuesi brazilian shënoi pas një topi të futur në zonë nga Cristiano Ronaldo dhe të devijuar nga kundërshtari, Angelo me një goditje të fuqishme e dërgoi në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Në fund të pjesës së parë, Houssem Aouar kalon në avantazh 1-2 Al-Ittihad, pas një asist të jashtëzakonshëm nga Mario Mitaj. Mbrojtësi shqiptar tregon edhe njëherë që është një lojtar klasi dhe me siguri e pret një e ardhme e madhe. SHIKOASISTINEMITAJ
    Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Al-Ittihad. Në fillim të pjesës së dytë, Al-Itiihad mbeti me 10 lojtarë, pasi Al Julaydan u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrje shumë të rrezikshme ndaj Ayman Yahya.
    Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Al-Nassr mbetet jashtë Kupës së Arabisë, Al-Ittihad eliminon një kundërshtar direkt dhe përparon më tej. Duhet përmendur fakti që Mario Mitaj bëri një ndeshje të madhe sonte dhe absolutisht një nga më të mirët në fushë.

  • Mitaj është lojtar klasi, super asist nga shqiptari. Al-Ittihad e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Al-Nassr (video)

    Mitaj është lojtar klasi, super asist nga shqiptari. Al-Ittihad e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Al-Nassr (video)

    28 Tetor 2025

    19:58

    Telesport

    Në “Riyadh” po luhet supersfida e Arabisë Saudite, Al-Nassr dhe Al-Ittihad, dy ekipet pretendente për titullin. Pjesa e parë është mbyllur 1-2 për miqtë. Në minutën e 15-të ishte Karim Benzema që kaloi në avantazh miqtë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Diaby. SHIKOGOLIN
    Nuk vonoi shumë dhe erdhi reagimi i vendasve, të cilët barazuan shifrat me Angelo. Sulmuesi brazilian shënoi pas një topi të futur në zonë nga Cristiano Ronaldo dhe të devijuar nga kundërshtari, Angelo me një goditje të fuqishme e dërgoi në rrjetë. SHIKOGOLIN
    Në fund të pjesës së parë, Houssem Aouar kalon në avantazh 1-2 Al-Ittihad, pas një asist të jashtëzakonshëm nga Mario Mitaj. Mbrojtësi shqiptar tregon edhe njëherë që është një lojtar klasi dhe me siguri e pret një e ardhme e madhe. SHIKOASISTINEMITAJ

  • “Po kush janë të rinjtë e Silvinjos, Gjimshiti me Ajetin”?!Reja: Asllani po firmoste me Italinë dhe Mitaj me Greqinë, unë i solla te Shqipëria

    “Po kush janë të rinjtë e Silvinjos, Gjimshiti me Ajetin”?!Reja: Asllani po firmoste me Italinë dhe Mitaj me Greqinë, unë i solla te Shqipëria

    Edi Reja ka dhënë një intervistë për “Klan News”, ku tema e diskutimit ka qenë Kombëtarja shqiptare. Trajneri italian ka vlerësuar punën e kryer nga Silvinjo, por ka theksuar se është kulmi i një proçesi të nisur prej tij. Ish-kreu i pankinës së Shqipërisë ka kujtuar faktin se ka pasur një grup prej 50 lojtarësh te kuqezinjtë, të cilët janë tashmë në urdhërat e Silvinjos. Reja nuk është një mendje me zërat se trajneri brazilian ka sjellë emra të rinj në Kombëtare, si dhe shprehet se ka qenë ai i cili ka bindur Asllanin dhe Mitajn për të zgjedhur ngjyrat kuqezi.
    “Kam qenë shumë afër Botërorit. Më mjaftonte një barazim me Poloninë dhe mund të kishim hyrë në Botëror shumë vite më parë. Nuk shkoi kështu, por i uroj Shqipërisë që të arrijë atje vitin që vjen.
    Lojtarët e rinj të Silvinjos? Po cilët janë këta të rinj?! Strakosha, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Mitaj, Asllani, Laçi, Manaj, edhe Broja, ishin të gjithë me mua. Vetëm Shehu është i ri. Të gjithë të tjerët janë të gjithë lojtarë që kanë luajtur me mua. Jam kureshtar ta di se cili ka thënë që Silvinjo ka futur lojtarë të rinj. Asani po. Ishte një zbulim i ri. Edhe Hoxha. Por këta ishin lojtarë shumë të rinj atëherë. Kam nxjerrë 50 lojtarë te Shqipëria. Më duket e çuditshme që thonë se Silvinjo ka nxjerrë lojtarë të rinj. Kam respekt për Silvinjon, sepse ka bërë një rritje maksimale për vlerat e kësaj skuadre. Por ajo skuadër që fitoi me Serbinë është kryesisht me lojtarë që kanë qenë me mua. Ka ndryshuar aspekti taktik, por skuadra është ajo. Por që dikush të thotë se këta janë lojtarë të rinj… jo, kjo nuk është e vërtetë.
    Raporte të këqija me Brojën? Jo, nuk është e vërtetë. Broja me mua ka luajtur gjithmonë. Ka qenë titullar më shumë se sa një herë. Por kisha edhe sulmues të tjerë. Kisha Cikalleshin dhe Manaj. Një trajner i Kombëtares duhet t’i alternojë njëri me tjetrin nëse janë mundësitë. Rëndësi ka që ta duan fanellën e Shqipërisë. Nuk kam luajtur me fenomenë, por me lojtarë të rëndësishëm, që janë të lidhur me fanellën.
    Asllanin e doja unë, sepse ishte duke firmosur me Italinë. Fola me menaxherin dhe e bëra të të vinte me Shqipërinë. Kam qenë një vit pas kësaj pune për të bindur që të vinte. Edhe Mitaj po ashtu, donte të luante me Greqinë. Fola me babain dhe ai donte ta dërgonte me Shqipërinë. Ndoshta kishte edhe ide të tjera, por menjëherë erdhi dhe tregoi që kishte aftësi shumë të mira. Një pjesë e madhe e meritës i takon grupit tim, të cilët e bindën dhe e pritën që të rritej. Bëj tifozllëk për Shqipërinë. Dua të jetë një skuadër që të luftojë dhe të ketë ambicien për të shkuar në Kampionatin Botëror. Ka aftësi të jashtëzakonshme. Është një kënaqësi shumë e madhe për Silvinjon, por edhe për mua. Nuk kam këshilla për Silvinjon. Ai është shumë i zoti. I uroj suksese”, është shprehur Edi Reja./Sport Ekspres/

  • ZYRTARE/ Mario Mitaj mëson emrin e trajnerit të ri, ish-kreu i pankinës së Milanit merr drejtimin e Al Itihadit: Erdha të ndërtoj lavdinë

    ZYRTARE/ Mario Mitaj mëson emrin e trajnerit të ri, ish-kreu i pankinës së Milanit merr drejtimin e Al Itihadit: Erdha të ndërtoj lavdinë

    Mario Mitaj ka mësuar emrin e trajnerit të ri. Al Itihadi ka zyrtarizuar sot arritjen e marrëveshjes deri në vitin 2027 me Serxho Konseisaon. Klubi ka ka shpërndarë një video përmes faqes zyrtare në “Twitter”, ku përmes një loje shahu, trajneri protugez prezanton veten dhe filozofinë e tij. Konseisao më parë ka drejtuar Porton, ndërsa së fundmi ka qenë trajneri i Milanit në Serinë A.
    “Fitorja nuk është një zgjedhje. Ajo na përkufizon ne. Kundërshtarët mund të ndryshojnë, aleatët bien, por kampioni mbetet. Ai e zotëron lojën. Jam Serxho Konseisao erdha për të ndërtuar lavdinë me Al Itihadin”, ka thënë Serxho Konseisao./Sport Ekspres/

  • Shkarkohet Laurent Blanc dhe kthehet Mario Mitaj, shqiptari e ka besimin e trajnerit të ri

    Shkarkohet Laurent Blanc dhe kthehet Mario Mitaj, shqiptari e ka besimin e trajnerit të ri

    Mario Mitaj po vuan një situatë paksa të pazakontë për lojtarët shqiptarë në tërësi në Europë. Nëse ka lojtarë të Shqipërisë që luajnë gjithmonë titullar apo qëndrojnë gjithmonë në stol për shkak të performancave jo të mira, Mitaj është një rast tjetër.
    Mbrojtësi i Kombëtares ka luajtur gjithmonë si titullar te Al Ittihad dhe është vlerësuar për paraqitjet e tij, por në disa raste, përfundon në tribunë. Kjo për shkak të rregullit të numrit të kufizuar të lojtarëve të huaj që ka në Arabinë Saudite dhe duke parë yjet e shumtë nga Premier League dhe Europa që ka Al Ittihad, Mitaj është emri më i lehtë i sakrifikueshëm.
    Kështu shqiptari përfundoi në tribunë për ndeshjen kundër Al Nassr të Cristiano Ronaldos, atje ku Al Ittihad humbi 0-2 dhe Laurent Blanc u shkarkua. Aktualisht trajner te Al Ittihad është zgjedhur Hassan Khalifa dhe vetë futbollisti shqiptar ka shpërndarë një fotografi para ndeshjes së sotme në kampionat ndaj Shabab, duke paralajmëruar rikthimin e tij. /Sport Ekspres/

  • Mitaj pa trajner,  Spalletti dhe Conceicao në balotazh për stolin e Al Ittihad

    Mitaj pa trajner, Spalletti dhe Conceicao në balotazh për stolin e Al Ittihad

    Humbja 2-0 përballë Al Nassr nuk u prit mirë nga sheikët e Al-Ittihad, me këta të fundit që shkarkuan menjëherë trajnerin Laurent Blanc. Në Arabi ka nisur puna për të gjetur pasuesin e teknikut francez.
    Sipas mediave, dy janë opsionet kryesorë për të marrë vendin e tij, Luciano Spalletti dhe Sergio Conceicao, dy emra të rëndësishëm dhe për më tepër të lirë.

    Me interes e pret këtë vendim edhe anësori kuqezi Mario Mitaj pasi Blanc nuk e shihte si pjesë të projektit duke e nxjerr jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Mitajn e dëmton rregullorja në Arabi, Seferi dy asiste në fitoren e Bodrumit, Gripshi kryegolashënues në Kazakistan

    Mitajn e dëmton rregullorja në Arabi, Seferi dy asiste në fitoren e Bodrumit, Gripshi kryegolashënues në Kazakistan

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e përfaqësueses po kalojnë momente të mira me ekipet e tyre dhe një pjesë janë protagonistë, duke spikatur me gola e asiste sikurse janë Gripshi e Seferi, por ka edhe të tjerë që munguan në duelet e rëndësishme në kmapionatet e tyre për shkak rregulloresh për të hajt, sikurse ndodhi me Mario Mitajn.
    Seferi dy asiste në fitoren e thellë të Bodrumsporit
    Taulant Seferi ka asistuar dy gola sot për Bodrum, ndërsa përballë kishte Manisën. Sulmuesi i Kombëtares i dha fillimisht një top të shkëlqyer Dumanlit në minutën e 47-të, i cili edhe e falenderoi. Më pas bëri të njëjtën gjë për Brazaon, vetëm katër minuta më vonë. Kështu Bodrum shkoi në avantazh 0 me 3 në transfertën e Manisës. Seferi po shkëlqen këtë sezon në Ligën e Parë turke. Përpos pesë golave ka edhe dy të tjerë të asistuar në tetë javë të luajtura.
    Mitaj ulet në stol, por trajneri Blank nuk miratohet
    Mario Mitaj u la jashtë listës të shtunën nga Lorent Blank, ndërsa Al Itihad priti Al Nasr në kampionat. Diçka e tillë ishte paralajmëruar më parë, për shkak të limitit të lojtarëve të huaj që lejohen në skuadër. Dhe Mitaj ishte një ndër të përzgjedhurit e trajnerit francez. Zgjedhjet e Lorent Blank dje nuk kanë rezultuar të duhurat. Kampionët e Arabisë u mposhtën në shtëpi nga pretendentët e Al Nasr (0-2). Golat e Ronaldos dhe Manes vendosën fatin e takimit që në pjesën e parë. Pas katër javësh të luajtura Al Nasr merr kreun i vetëm me 3 pikë më tepër se Al Itihad. Kjo nuk është hera e parë, që Mitaj mbetet jashtë listës për këtë shkak. 22-vjeçari ndërkohë mbetet mjaft i vlerësuar për krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa numëron 26 paraqitje me klubin arab.
    Gripshi kryegolashënues në Astana të Kazakistanit
    Nazmi Gripshi po kalon vitin më të mirë në karrierën e tij në radhët e klubit të Astana në Kazakistan, teksa është kthyer në golashënuesin më të mirë të kampionatit atje me ekipin që kryeson renditjen i shkëputur nga ndjekësit. Në duelin e sotëm ndaj Okzhtepes, Gripshi ka qenë autori i dy golave për ekipin e tij në suksesin 2-1 në transfertë. Goli i parë erdhi që në minutën e 6 të ndeshjes, nëpërmjet një penalltie të cilën mesfushori shqiptar e shënoi me saktësi. Mundësia u përsërit në minutën e 81-të, me një tjetër gjuajtje nga pika e bardhë. Dhe Gripshi përsëri ishte i akullt, duke dyfishuar shifrat e ndeshjes në favor të ekipit të tij.
    Silvio Merkaj gjen golin në Serie B
    Silvio Merkaj duket se ka gjetur formën e tij më të mirë në radhët e skuadrës së Sudtirol në Serinë B, pasi në startin e këtij sezoni po bëhet protagonist absolut me golat e tij. Në ndeshjen e sotme ndaj Rexhianës, sulmuesi shqiptar, ka shënuar golin e rezultatit të përkohshëm 2-0 për ekipin e tij në minutën e 26-të të takimit me një veprim sulmuesi qendre të vërtetë. Ky ishte goli i tretë në këtë sezon për 27-vjeçarin, i cili ka regjistruar gjithashtu edhe një asist në atë që është sezoni i tij i tretë në klubin e Serisë B. Para se t’i bashkohej Sudtirolit nga radhët e Virtus Entela në Serinë C, Merkaj kishte ofertë edhe nga Partizani në Superiore, por vendosi të vazhdonte në Itali dhe tashmë duket se ka gjetur rolin e protagonistit në Serinë B.