Një tjetër Mario Mitaj po i vjen Shqipërisë! Sikur të mos mjaftonte një talent i madh si Mario, një tjetër futbollist po aq i mirë pritet që t’i bashkohet Kombëtares tonë. Fikaj është pjesë e Panathinaikosit dhe pjesë e Shqipërisë U-21. Roli i tij është mbrojtës krahu i majtë dhe qendërmbrojtës, ndërsa Elvis Plori, në një intervistë për “Koha Shtesë” në “Youtube” tregoi bindjen e tij se përse Fikaj do të ketë të njëjtat hapa dhe pse ka të njëjtat cilësi.
“Fikajt i kishin vendosur një teleskop, e shihnin me shumë vëmendje. Flisnin të gjithë mirë për të në Greqi, e kam parë nga afër dhe jam shumë i bindur kur them se do të jetë një tjetër Mario Mitaj. Cfarë vecoj nga ai? Qetësia që e karakterizon, mënyra si e mbron topin, pasimin e ka të bukur, driblimin e ka të thjeshtë, ecën me majë gishtash që t’i mendon se e merr topin, por nuk e merr kurrë. është talent i madh dhe do të jetë luks për ne. Janë cilësi të lindura këto, jo të mësuara”, tha Plori. /Sport Ekspres/
?
Tag: mitaj
-

“Ka driblim të thjeshtë dhe pasim të bukur”! Plori flet me bindje: Elton Fikaj është Mario Mitaj i ri i Shqipërisë
-

VIDEO/ Super Mario jep pasim si me telekomandë, Mitaj ia bën golin një lojë fëmijësh Benzemasë
Al Itihadi ka mposhtur sot Al Shababin me shifrat e thella 4-1. Kontribut në këtë rezultat të thellë dha edhe Mario Mitaj. Mbrojtësi shqiptar hyri nga stoli në pjesën e dytë të lojës, ndërsa në minutën e 86 dha asistin për golin e 4-t të takimit.
“Super Mario” ka dhënë një pasim si me telekomandë për Karim Benzemanë, i cili u gjend i vetëm përballë portierit. I gjendur në një pozicion të tillë në zonën kundërshtare, goli ishte si një lojë fëmijësh për ish-lojtarin e Realit të Madridit./Sport Ekspres/ -

“Po na vjen një tjetër lojtar si Mario Mitaj te Shqipëria”, Plori entuziazmon tifozët e Kombëtares: është Fikaj i Panathinaikosit
Elvis Plori ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Plori ka komentuar sa i përket shortit të Shqipërisë në Play Off të Botërorit, por njëkohësisht ka bërë edhe një koment shumë interesant. I pyetur për cilësitë fantastike të Mario Mitajn, pas një krahasimi me Zmijanin, Plori ka thënë se edhe Fikaj, lojtari i Shqipërisë U-21, është një lojtar i ngjashëm me cilësitë e Mario Mitaj.
“Nuk është as i pari dhe as i fundit që vjen nga Shkodra me të tilla lëvizje Mario Mitaj. Hysen Zmijani ishte njësoj, vetëm se ka qenë me këmbën e djathtë. Ka kundër kohën, ka driblimin, ka pasimin e thjesht, është luks ta mbash si mbrojtës. Domethënë ta shoh dikush sesi luan me atë teknikë të admirueshme dhe të thuash që është mbrojtës i majtë, është luks. Por ngjason shumë edhe me Fikajn, janë të ngjashëm, Fikaj po rritet te Panathianikosi”, tha Plori. /Sport Ekspres/? -

Mario Mitaj në 11-shin më të mirë të FIFA-s për kualifikueset e Botërorit në Europë
Adriatik BALLA
Mbrojtësi i përfaqësueses tonë të futbollit, Mario Mitaj, është një nga lojtarët që ka shkëlqyer me kuqezinjtë gjatë fushatës kualifikuese të Botërorit 2026. Paraqitjet e tij mbresëlënëse me fanellën kuqezi kanë marrë vlerësimin e merituar në arenën ndërkombëtare. Platforma e njohur e statistikave “SofaScore” e ka përfshirë Mitajn në formacionin ideal të edicionit kualifikues për zonën e Europës, duke e renditur si mbrojtësin më të mirë të majtë të këtij cikli. Ai gjendet në një 11-shen elitare ku bëjnë pjesë yje nga Franca, Portugalia, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Anglia. Mitaj është vlerësuar me notën mesatare 7.62 për ndeshjet e luajtura për këtë fushatë kualifikuese. Ai luajti në 6 nga 8 ndeshjet e kuqezinjve, duke munguar vetëm në duelet ndaj Anglisë. Në të parën për shkak dëmtimi dhe në të dytën u la në tribunë për arsye kartonësh nga trajneri Silvinjo. Në të gjitha ndeshjet ku ishte në fushë, Mario Mitaj ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares kuqezi. Talenti i kuqezinjve është zgjedhur në formacionin më të mirë në këto kualifikuese, duke u vënë përkrah yjeve europianë si Kevin de Bryjn, Pedri, Odegard dhe Kilian Mbape. Padyshim që ky vlerësim është shenjë e mirë për lojtarin që të kthehet në Europë dhe të luajë për një klub të madh. Ai e zgjodhi Arabinë Saudite, pra një klub të saj (Al Itihad), për ofertën financiare, por në Europë do të kishte mundësi të rritej.
Shqipëria humb dy vende në FIFA, Kosova fiton 4
Kualifikimi për herë të parë në “play-off” të Botërorit nuk i ka mjaftuar Kombëtares shqiptare që të ngjitë shkallë në renditjen e FIFA-s. Fitorja me Andorrën ka sjellë pikë minimale, të cilat janë neutralizuar nga humbja në shtëpi ndaj Anglisë. Kësisoj, kuqezinjtë kanë humbur 0,27 pikë në krahasim me renditjen e një muaji më parë dhe kanë rënë nga vendi i 61-të, në atë të 63-tin. Ndërkaq, bie në sy se Kosova ka vendosur një rekord të ri të saj pas fitores ndaj Sllovenisë dhe barazimit ndaj Zvicrës, që e shtynë drejt kualifikimit në “play-off” të Botërorit gjithashtu. Tashmë ajo është 4 vende më lart në klasifikimin e FIFA-s, duke u pozicionuar e 80-ta. Klasifikimi i muajit nëntor në FIFA është ai tek i cili do të bazohen shortet për “play-off” të Botërorit, por edhe për fazën finale të tij. Renditja e FIFA-s për zonë e Europës mban Shqipërinë në vazon e tretë në short që do të thotë se do të luajë në transfertë.
Skautët e Barcelonës ndjekin Fisnik Asllanin e Kosovës
Skautët e Barcelonës ishin të pranishëm në ndeshjen Slloveni – Kosovë, për ta përcjell nga afër paraqitjen e Fisnik Asllanit i cili shkëlqeu duke shënuar njërin nga golat e fitores me rezultat 0-2. Kështu raportojnë mediat spanjolle. Paraqitjet e tij me Hofenheimin dhe klauzola e lirimit që pritet të jetë nën 25 milionë euro e bëjnë Asllanin një objektiv tepër tërheqës për Barçën. Vetë futbollisti ka shprehur hapur ëndrrën për të luajtur në “Camp Nou”. Megjithatë, Barcelona nuk është e vetme në garë. Bajerni i Mynihut ka kontaktuar tashmë përfaqësuesit e lojtarit për të mësuar detajet e klauzolës. -

Mitaj, në formacionin më të mirë të kualifikueseve
Mario Mitaj është konfirmuar si një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares shqiptare gjatë fushatës kualifikuese të Botërorit.
Performancat e tij në krahun e majtë të mbrojtjes kanë qenë të qëndrueshme dhe të vlerësuara gjerësisht, duke e pozicionuar atë mes futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës kuqezi në këtë cikël eliminator.
Kontributi i tij në ndeshjet e zhvilluara ka qenë i dukshëm, si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në mbështetjen e aksioneve sulmuese të ekipit.
Vlerësimi më i rëndësishëm ka ardhur nga platforma ndërkombëtare e statistikave “SofaScore”, e cila e ka përfshirë Mitajn në formacionin ideal të Europës për kualifikueset e Botërorit. Ai është renditur si mbrojtësi i majtë më i mirë i këtij cikli, me një notë mesatare 7.62.Përzgjedhja e tij e vendos në një 11-she ku bëjnë pjesë emra të rëndësishëm të futbollit europian, nga Franca, Portugalia, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Anglia, duke e theksuar nivelin e lartë të paraqitjeve të tij.
Mitaj ka luajtur në 6 nga 8 ndeshjet e Shqipërisë gjatë eliminatoreve. Ai mungoi në të dyja sfidat ndaj Anglisë, fillimisht për shkak dëmtimi dhe më pas për shkak të vendimit teknik të trajnerit Silvinjo, i cili e la në tribunë për arsye kartonësh. -

Fantastike/ Talenti i madh i Shqipërisë, Mitaj del në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Botërorit
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, është një nga futbollistët që ka shkëlqyer me kuqezinjtë gjatë fushatës kualifikuese të Botërorit 2026. Paraqitjet e tij mbresëlënëse me fanellën kuqezi kanë marrë vlerësimin e merituar në arenën ndërkombëtare.
Platforma e njohur e statistikave “SofaScore” e ka përfshirë Mitajn në formacionin ideal të edicionit kualifikues për zonën e Europës, duke e renditur si mbrojtësin më të mirë të majtë të këtij cikli. Ai gjendet në një 11-shen elitare ku bëjnë pjesë yje nga Franca, Portugalia, Holanda, Belgjika, Spanja dhe Anglia.
Mitaj është vlerësuar me notën mesatare 7.62 për ndeshjet e luajtura për këtë fushatë kualifikuese. Ai luajti në 6 nga 8 ndeshjet e kuqezinjve, duke munguar vetëm në duelet ndaj Anglisë. Në të parën për shkak dëmtimi dhe në të dytën u la në tribunë për arsye kartonësh nga trajneri Silvinjo.
Në të gjitha ndeshjet ku ishte në fushë, Mario Mitaj ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare. -

FANTASTIKEEEE! Mario Mitaj në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Botërorit (foto)
19 Nëntor 2025
16:41
Telesport
Shqipëria u rendit në vend të dytë në grupin e saj në kualifikueset për Kupën e Botës 2026, duke siguruar biletën për në play-off, trenin e fundit për në Amerikë. Një nga lojtarët që ka dalluar më shumë te kombëtarja shqiptare në këto kualifikuese është Mario Mitaj.
Shkodrani ka qenë fantastik në krahun e majtë dhe ka bërë diferencën në fushë. Platforma e njohur e statistikave “SofaScore” e ka përfshirë Mario Mitajn në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Botërorit për zonën e Europës.
Mitaj është vlerësuar me notën 7.6 dhe është përkrah emrave big si Van Dijk, Pedri, Mbappe, Olise etj. Një arritje mëse e merituar për mbrojtësin tonë kuqezi. -

Mario Mitaj në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Kupës së Botës, krah yjeve si Mbappe…
Me mbylljen e fazës kualifikuese për Kupën e Botës 2026, janë duke u bërë edhe vlerësimet përkatëse. Një prej tyre është edhe shpallja e formacionit më të mirë për lojtarët që kanë shkëlqyer në ndeshjet me kombëtaret e tyre.
Sipas faqes së specializuar të statistikave, “SofaScore”, mbrojtësi i Kombëtares, Mario Mitaj, është mes më të mirëve. Me notën 7.62, Mitaj e sheh veten në fashën e majtë të prapavijës si dëshmi e rritjes së tij në lojë.
Në portë është Kelleher, në mbrojtje Cancelo, van Dijk, Burn dhe Mitaj, në mesin e fushës gjen emra si Odegaard, Pedri dhe Kevin De Bruyne. Në sulm Olise, Doku dhe Mbappe.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Vendimi i dhimbshëm i Sylvinhos: Mitaj dhe Shehu në tribunë, 3 titullarë në stol
16 Nëntor 2025
11:52
Telesport
Sylvinho ka frikë nga kartonët e verdhë që i rrezikojnë playoff. Janë pesë lojtarë të cilët, nëse sot marrin karton në ndeshjen me Anglinë, nuk luajnë më pas në ndeshjen vendimtare të kualifikimit në Botëror.
Telesport ka mësuar se Mario Mitaj dhe Juljan Shehu sot do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna. Ata nuk duhet të jenë pjesë e ekipit, sepse risku do të ishte i madh.
Gjithashtu do të ulen në stol Arlind Ajeti dhe Rey Manaj. Edhe Bajrami nuk e nis titullar ndaj Anglisë. Vendim që na dhemb, sepse do të donim t’i shihnim në fushë kundër “Tre luanëve”, por rëndësi ka ndeshja e marsit. -

Mitaj: Kombëtarja ndaj Andorrës do të bëjë kujdes, shpresojmë të kapim Botërorin
Adriatik BALLA
Kuqezinjtë janë gati të zbresin në fushë për të marrë maksimumin në duelin delikat me Andorrën që është përcaktues për objektivin “play-off”. Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026. Kuqezinjtë janë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj në një prononcim për fshf.org është shprehur optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv, duke theksuar rëndësinë e sfidës së parë me Andorrën. “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë presim, i njohim kundërshtarët, sidomos ndeshja e parë ndaj Andorrës, e cila është shumë e rëndësishme, ku duhet të jemi të gjithë shumë të fokusuar”, – u shpreh Mitaj.
Mbrojtësi i Kombëtares theksoi se grupi ndodhet në një moment shumë të mirë dhe se objektivi i ekipit është fitorja. “Jemi këtu pas tre ndeshjeve të fituara, jemi në një moment shumë të mirë. Besoj se do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Është një ndeshje që duhet ta fitojmë se s’bën, duhet të futemi vetëm për fitore. Të gjithë çunat janë në formë shumë të mirë, jemi të gjithë shumë të karikuar, e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe besoj se do të futemi dhe do të japim maksimumin”, shtoi ai. Mitaj vlerësoi kundërshtarin e radhës, por u shpreh se beson te përqendrimi dhe loja e skuadrës. “I njohim kundërshtarët si Andorra, të cilët mbrojnë shumë dhe rrinë mbrapa, por besoj se mënyra se si do të futemi ne në lojë, sa të përqendruar do jemi, do të bëjë diferencën.”
Forma sportive
Në vijim, ai foli edhe për formën e tij në klub dhe ndikimin që kjo ka në paraqitjet me Kombëtaren. “Gjithmonë, nëse bëj mirë me klubin, kjo ndikon edhe te performancat e mia me Kombëtaren. Në përgjithësi jam i lumtur që paraqitem mirë dhe besoj se kjo do të ketë impakt më të mirë me Kombëtaren.” Në fund, mbrojtësi kuqezi e mbylli me objektivin e qartë të grupit për dy ndeshjet e ardhshme: “Objektivi është vetëm që të shkojmë në “play-off”, jemi shumë afër, na duhen edhe këto dy ndeshje, fillimisht fitorja e parë me Andorrën dhe më pas shikojmë Anglinë. Ky është objektivi, të shkojmë në “play-off”, theksoi ndër të tjera Mitaj në prononcimin e tij.
Paraqitja e kuqezinjve
Java që lamë pas solli disa paraqitje të mira nga legjionarët. “Sofascore” sjell për “Panorama Sport” listën me pesë futbollistët më të vlerësuar sipas statistikave. Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi kryeson renditjen me notën 9.4 falë dygolëshit të shënuar në Turqi. Edhe pse po kalon sezonin e tij më të mirë, Seferi nuk është thirrur prej një kohe të gjatë nga Silvinjo në Kombëtare. Arinaldo Rrapaj, ish-i i Partizanit shënoi gol të rëndësishëm për Kolos Kovalivkën në Ukrainë dhe falë kësaj është pozicionuar në vendin e dytë. Vendi i tretë shkon për portierin shqiptar, Kliman Lilo i cili bëri 5 pritje të sakta për skuadrën e tij. Ish-“raketa” e Kombëtares, Odise Roshi shënoi gol dhe dhuroi asist për Keçiorenguçu. Top 5-shja plotësohet me ish-sulmuesin e Elbasanit, Amarildo Gjoni i cili realizoi një tjetër gol me Sherif Tiraspolin.