Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjirokastrës këtë mëngjes. Një 21-vjeçar dyshohet se ka vetëvrarë veten në banesën e familjes së dajës në lagjen Granicë.
UI riu dyshohet të ketë përdorur një kabllo elektrike, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Forcat e policisë dhe ekipet hetimore kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale dhe për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet njoftojnë se do të ofrojnë më shumë informacion sapo përfundojnë hetimet.
Tag: mister
-

Mister në Gjirokastër: 21-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e dajës
-

Ende mister ekzekutimi në Greqi i të riut nga Tepelena, policia po shqyrton llogarinë e tij në Tik Tok
Ekzekutimi i ndërtuesit shqiptar, 27-vjeçarit Sulo Halili nga Tepelena, i cili u gjet i lidhur në pranga, i vrarë dhe i djegur brenda një makine të vjedhur në Skourta, Beoti, mbetet një mister për policinë e Greqisë.
Familjarët kishin njoftuar humbjen e tij prej datës 4 nëntor, tre ditë para se një bari i zonës të njoftonte për makinën e djegur dhe brenda saj të gjendej i riu nga fshati Beçisht.
Hetimi i Departamentit të Vrasjeve është në kulmin e hetimeve të tij, pas rezultateve të testit të ADN-së, i cili zbuloi se viktima është ndërtuesi 27-vjeçar shqiptar i zhdukur nga Halkida.
Autoritetet thanë se Halili është një banor i Halkidës, i martuar dhe pa fëmijë, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 4 nëntori. Para zhdukjes ai kishte telefonuar familjarët që po shkonte për në banesë.
Zëdhënësja e Policisë Helenike, Constantia Dimoglidou, deklaroi se viktima nuk ishte i njohur për policinë, pasi nuk kishte precedentë të regjistruar.
“Ai nuk kishte qenë shqetësim për Policinë Helenike në të kaluarën”, tha ajo.
Pyetja thelbësore është se kush dhe pse vrau pa mëshirë një ndërtues të ri dhe i pa skeduar penalisht. Autoritetet po përpiqen ta zgjidhin krimin duke profilizuar viktimën. Pista e mundshme mbetet ajo e ndonjë konflikti apo hakmarrjeje.
Konkretisht, ata po kërkojnë të zbulojnë nëse ai kishte ndonjë mosmarrëveshje me dikë dhe nëse ishte kërcënuar. Policia po shqyrton gjithashtu postimet në profilin e tij personal në TikTok dhe aplikacione të tjera, për të përcaktuar me kë po fliste dhe nëse kishte ndonjë takim në ditën e zhdukjes së tij.
Sipas autoriteteve, në trupin e 27-vjeçarit u gjet një fragment plumbi, ndërsa policia vlerëson se autorët e kanë vrarë atë dhe më pas i kanë vënë flakën trupit. -

Ende mister vrasja e italianit në Tepelenë, lihen të lirë 4 personat e shoqëruar
Vijon të jetë ende mister vdekja e biznesmenit italian Edoardo Sarchit, administratorit 44-vjeçar të fabrikës së tullave italo-shqiptare “Tegola Edilcentro”.
Policia ka lënë të lirë Eqerem Braçin, bashkë me dy djemtë e tij Gazmend dhe Daniel Braçi, si edhe një person tjetër Armir Hitoveizi të cilët u morën në pyetje për ngjarjen.
Pasi janë pyetur për 12 orë nga OPGJ, prokurori, dhe krimet e rënda të Tiranës 4 personat janë liruar mbrëmjen e sotme, ndërsa priten që të pyeten sërish në ditët në vazhdim./Report tv -

8 plumba në 1 minutë/ Mister identiteti i dy autorëve dhe arsyet e ekzekutimit të Kristjan Kolës
Autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Kristjan Kola në Shkodër vijojnë ende të lirë dhe të paidentifikuar. Ndërkohë vijojnë të zbardhen informacione lidhur me ekzekutimin e të riut në mes të qytetit.
Sipas raportimeve, dy autorëve i është më pas se 1 minutë kohë për të eliminuar të riun. Teksa lëviznin me motor, ata qëlluan në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend.
Nga rindërtimi i skenës së vrasjes, bëhet e ditur se vrasësi ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të objektivit. Ndërkohë, shkaqet e ngjarjes ende mbeten mister.
Dëshmitarët e natës së ekzekutimit kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtënat për shkak se pistoleta dyshohet se ka qenë me silenciator. Por dëshmitarët kanë deklaruar se vetëm kanë parë Kolën të shtrirë në tokë.
Para afro një viti e gjysmë viktima ka pasur një konflikt për motive të dobëta por atë konflikt e ka mbyllur dhe nuk qëndron si pistë hetimore për policinë.
Ndërsa 34-vjeçari ka qenë dy herë për periudha të shkurta jashtë Shqipërisë por as atje nuk raportohet për përfshirjen e tij në ndonjë konflikt të mundshëm.
Nga ana tjetër i riu nuk ishte person me precedent penal, dhe nuk kishte konflikte. Kola së bashku me babain e tij kishin një kompani ndërtimi, dhe punonin së bashku.
-

8 plumba për një minutë/ Mister identiteti i dy autorëve dhe shkaqet e ekzekutimit të Kristjan Kolës
Autorët e vrasjes së 34-vjeçarit Kristjan Kola në Shkodër vijojnë ende të lirë dhe të paidentifikuar. Ndërkohë vijojnë të zbardhen informacione lidhur me ekzekutimin e të riut në mes të qytetit.
Sipas raportimeve, dy autorëve i është më pas se një minutë kohë për të eleminuar 34-vjeçarin. Teksa lëviznin me motor, ata qëlluan në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend.
Nga rindërtimi i skenës së vrasjes, bëhet e ditur se vrasësi ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të objektivit. Ndërkohë, shkaqet e ngjarjes ende mbeten mister.
Dëshmitarët e natës së ekzekutimit kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtënat për shkak se pistoleta dyshohet se ka qenë me silenciator. Por dëshmitarët kanë deklaruar se vetëm kanë parë Kolën të shtrirë në tokë.
Para afro një viti e gjysmë viktima ka pasur një konflikt për motive të dobëta por atë konflikt e ka mbyllur dhe nuk qëndron si pistë hetimore për policinë.
Ndërsa 34 vjeçari ka qenë dy herë për periudha të shkurta jashtë Shqipërisë por as atje nuk raportohet për përfshirjen e tij në ndonjë konflikt të mundshëm. Nga ana tjetër 34-vjeçari nuk ishte person me precedent penal, dhe nuk kishte konflikte. Kola së bashku me babain e tij kishin një kompani ndërtimi, dhe punonin së bashku. -

MISTERI – Çfarë pa Pavlin Preka që e ekzekutuan, 6 muaj dhe ende mister vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër
Vrasja e të riut Pavlin Preka në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re, Shkodër, vijon të jetë e mbushur me mister. Ndonëse kanë kaluar 6 muaj prej shkurtit të 2025, ku 20-vjeçari u bë “shoshë” me plumba, ende nuk janë gjetur autorët.
Lidhur me këtë ngjarje ka folur së fundmi gazetarja Aida Topalli e cila tha se Policia e Shkodrës nuk ka punuar për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërkohë që dyshimet janë se i riu mund të ketë parë diçka që nuk duhej ta shihte dhe për këtë arsye e kanë “hequr qafe”.
“Është një i ri pa një rekord kriminal. U vra me silenciator, dhe është thirrur të dalë jashtë shtëpisë së tij, ka qenë ekzekutim mafioz. As fqinjët nuk kanë dëgjuar asgjë që të mund të dëgjonin.Nuk ka as kamera sigurie, por ishte një vrasje e mirëmenduar dhe mirëorganizuar. Dy janë pistat kryesore. Një është për territoret e kanabasit, në lidhje me parcelat. Mund të ketë parë diçka ndoshta që nuk duhet ta shihte. Mund të ketë punuar për grupet kriminale dhe mund të ketë pasur gërricje e grupet kriminale nuk e kanë për gjë të të heqin qafe.
Vrasjet e fundit të bëra në Shkodër kanë pasur në thelb moralin, por nuk dua të zbuloj më shumë pa i prishur punë hetimeve,“ tha Topalli në Top News.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 27 shkurtit të këtij viti. Ishte xhaxhai i 20-vjeçarit, Nikollë Preka personi i cili e gjeti nipin e tij të vrarë. I riu jetonte i vetëm në shtëpi ndërsa ushqehej tek familja e xhaxhait që e kishte shumë afër. Pasi e kishin telefonuar disa herë për të ngrënë drekën, ai nuk i ishte përgjigjur dhe si rrjedhojë xhaxhai i tij kishte shkuar tek banesa duke menduar se mos ishte në gjumë.
Por, në atë moment e gjeti 20-vjeçarin të shtrirë në oborrin e banesës të “bërë shoshë” nga plumbat. Menjëherë ai telefonoi policinë, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe filluan hetimet.
Më herët, përveç familjarëve të së riut, por edhe fqinjët, e kanë përshkruar Pavlinin si një djalë të qetë, i cili nuk kishte konflikte me askënd. Ky fakt është konfirmuar edhe nga Policia të cilët më herët bënë me dije se ai nuk rezultonte të kishte precedent penal.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

“Pa diçka që d’duhej ta shihte”/ Kush e vrau 20-vjeçarin në oborr të shtëpisë?
Vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka mbetet ende mister edhe pse kanë kaluar 6 muaj. Sipas gazetares Aida Topalli, në vitin 2025 ka një sërë ngjaresh kriminale që kanë mbetur mister.
E ftuar në Breaking në Top News, ajo tha se policia nuk ka punuar dhe ecur tutje me hetimet e bëra për ngjarjet. Për vrasjen e Pavlin Prekës në një zonë të thellë të Shkodrës, mbetet mister edhe për vetë autoritetet atje.
„Është një i ri pa një rekord kriminal. U vra me silenciator, dhe është thirrur të dalë jashtë shtëpisë së tij, ka qenë ekzekutim mafioz. As fqinjët nuk kanë dëgjuar asgjë që të mund të dëgjonin.
Nuk ka as kamera sigurie, por ishte një vrasje e mirëmenduar dhe mirëorganizuar. Dy janë pistat kryesore. Një është për territoret e kanabasit, në lidhje me parcelat.
Mund të ketë parë diçka ndoshta që nuk duhet ta shihte. Mund të ketë punuar për grupet kriminale dhe mund të ketë pasur gërricje e grupet kriminale nuk e kanë për gjë të të heqin qafe.
Vrasjet e fundit të bëra në Shkodër kanë pasur në thelb moralin, por nuk dua të zbuloj më shumë pa i prishur punë hetimeve,“ tha Topalli. -

Do të luajë Lady Gaga si Ophelia në ‘Wednesday’? E reja që fsheh të vërteta të errëta
Në sezonin e dytë të Wednesday, një emër i ri ka ngjallur mister: “Ophelia”. Sipas komikëve origjinalë, “Ophelia” është motra e Morticias, me flokë të artë dhe një stil të kundërt. Ajo është frymëzuar nga personazhi i tragjik i Shakespeare-it, duke e bërë rolin e saj të mbushur me mister dhe pafajësi të rreme.
Në sezonin 2, pjesa e parë, zbulohet se “Ophelia” ka aftësi psiqike të ngjashme me Wednesday-n dhe ka kaluar në spitalin psikiatrik Willow Hill. Ajo është një enigmë që nuk ka qenë aty për dekada, por tani është kthyer, duke shtuar kaos.
Spekulimet janë shtuar për Lady Gaga, pasi fansat mendojnë se ajo mund të luajë këtë personazh, pas një deklarate nga Jenna Ortega që përjashtoi mundësinë e saj si mësuese e re në Nevermore. Nëse Lady Gaga është “Ophelia”, hyrja e saj mund të sjellë shumë zbulime të reja rreth familjes Addams dhe Nevermore.
Pjesa e dytë do të dalë më 3 shtator 2025. -

Benigni: Të jesh gru asht një mister që na burrat nuk e kuptojmë!
(Nga Roberto Benigni gjatë marrjes së çmimit të Luanit të Artë në Festivalin e Filmit në Venecia. Një fjalim falënderues për partneren e tij të jetës, Nicoletta Braschi.)
“Në këtë moment dua t’i kushtoj një mendim Nicoletta Braschi, e cila asht këtu në sallë. Ne kemi ba gjithçka së bashku për 40 vjet. Unë di vetëm një mënyrë për me matë kohën: me ty ose pa ty. Tash a ta ndajmë këtë Luan, unë po marr bishtin, kështu të tregoj gëzimin tem, gëzimin tem tuj e tundë bishtin tem dhe ti merr pjesën tjetër; Mbi të gjitha mendoj se krahët janë të tutë, sepse nëse ndonjëherë kam fluturuar në çdo punë temen, kjo ishte veç falë teje, talentit tand, misterit, sharmit, bukurisë, feminitetit, fakti i të kenunit gru.Të jesh gru asht një mister që na burrat nuk e kuptojmë. Groucho Marx kishte të drejtë kur tha se “burrat janë gra që nuk ia kanë dalë”. Dhe kjo asht e vërteta. Nuk mund të isha si ti, Nicoletta. Nëse diçka të bukur dhe të mirë e kam ba në jetën teme kjo asht realizu gjithmonë falë dritës tande. E jona ishte një dashni me shikim të parë, në të vërtetë me shikim të përjetshëm”.
Përktheu: Arjola Zadrima
ObserverKult
————————–
Kliko edhe:
ROBERTO BENIGNI: DASHUROHUNI, NËSE NUK DASHURONI ËSHTË GJITHÇKA E VDEKUR
-

Mister zhdukja e biznesmenit të njohur turk, 43-vjeçari ishte nisur me jaht luksoz për në Mykonos, por…
Një mister i madh ka përfshirë zhdukjen e biznesmenit të njohur turk, Halit Yukay, i cili rezulton i humbur prej katër ditësh, që nga mbrëmja e së shtunës, kur ishte nisur me jahtin e tij luksoz “Graywolf” nga qyteti turk Yalova drejt ishullit grek Mykonos.
Jahti i 43-vjeçarit, themelues dhe pronar i kompanisë së njohur turke “Mazu Yachts”, u gjet i shkatërruar në ujërat pranë ishullit Prokonisos, në detin e Marmarasë, të martën në mesditë nga Roja Bregdetare turke.
Familja e Yukay kishte ngritur alarmin për zhdukjen e tij pasi nuk kishte asnjë kontakt që nga nisja. Autoritetet turke janë informuar zyrtarisht për rastin të hënën në orën 23:40, ndërsa një anije tregtare raportoi të martën, rreth orës 14:30, për mbetje të një mjeti lundrues në det, që më vonë rezultoi të ishte jahti “Grayëolf”.
Që nga momenti i konfirmimit të ngjarjes, në operacionin e kërkimit janë përfshirë helikopterë, anije të rojes bregdetare dhe ekipe zhytësish, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e biznesmenit të zhdukur.
Halit Yukay, i lindur në vitin 1982, njihej si një prej emrave më të spikatur në industrinë e jahteve në Turqi. Ai themeloi “Mazu Yachts” në vitin 2011, pas një karriere të gjatë në industrinë detare. Kompania e tij është e njohur për ndërtimin e jahteve luksoze me dizajn modern dhe teknologji të avancuar.