Tag: misri

  • 520 ton misër nga Serbia i  bllokuar në doganën e Hanit të Hotit, AKU: Rezultoi me aflatoksinë

    520 ton misër nga Serbia i bllokuar në doganën e Hanit të Hotit, AKU: Rezultoi me aflatoksinë

    pamje nga misri i bllokuar

    SHKODËR- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër ka bllokuar një sasi prej 520 ton misri, e cila vinte nga Serbia, është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në doganën e Hanit të Hotit. Kontrolli është pjesë e një aksioni të shtuar pas dyshimeve se misri mund të përmbajë aflatoksinë B1, një substancë tepër e rrezikshme për shëndetin e kafshëve.
    Drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi, bëri me dije se janë marrë 21 mostra nga sasia e bllokuar, ndërsa rezultatet priten të dalin ditëve në vijim. Haderi njoftoi se janë në pritje të përgjigjes së analizave dhe më pas do të vendoset asgjësimi i mallit.

    “Është bllokuar e gjithë sasia deri në pritje të analizave zyrtare. Me përgjigjet e analizave më pas do të ketë një vendimmarrje ose për asgjësimin e plotë të misrit për bagëtitë ose në kthimin e mallit në vendet e origjinës”, tha Ramir Haderi, Drejtor AKU Shkodër.
    Ndërkohë një rast tjetër u regjistrua më parë në fshatin Trush, ku u bllokua një fermë që furnizohej me misër blegtoral nga i njëjti subjekt i ndaluar në doganë. AKU ka bllokuar gjithashtu një sasi prej 50 tonësh misër rifuxho për bagëti në Elbasan, e ardhur nga Serbia./ZËRI

  • Misri serb, bllokohen 520 ton të tjera në doganën e Hanit të Hotit

    Misri serb, bllokohen 520 ton të tjera në doganën e Hanit të Hotit

    Një tjetër sasi prej 520 ton misër, i ardhur nga Serbia, është bllokuar në doganën e Hanit të Hotit, këtë të hënë.
    Sipas AKU-së, kjo sasi misri ka rezultuar me nivel të lartë të aflatoksinës që e bën të dëshmshëm për kafshët.
    Misri ishte porositur nga disa kompani shqiptare të cilat më pas do ta shpërndanin  në fermat blegtorale.
    Ndërkohë që ky është rasti i tretë brenda pak kohësh i bllokimit të misrit. Dy sasi të tjera janë bllokuar pak ditë më parë, njëra në Elbasan dhe tjetra po në Han të Hotit. Shkak ka qënë prania e aflatoksinës, një substancë tejet e rrezikshme, kancerogjene që infekton jo vetëm kafshët, por dhe njerezit që konsumojnë mishin e qumështin. Aflatoksina demton mëlçine dhe organe të tjera jetësore.

  • Bllokohen 520 ton misër në doganën e Hanit të Hotit, rrezikonte shëndetin e kafshëve

    Bllokohen 520 ton misër në doganën e Hanit të Hotit, rrezikonte shëndetin e kafshëve

    Një sasi prej 520 ton misri, e cila vinte nga Serbia, është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në doganën e Hanit të Hotit. Kontrolli është pjesë e një aksioni të shtuar pas dyshimeve se misri mund të përmbajë aflatoksinë B1, një substancë tepër e rrezikshme për shëndetin e kafshëve.
    Drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi, bëri me dije se janë marrë 21 mostra nga sasia e bllokuar, ndërsa rezultatet priten të dalin ditëve në vijim. Kontrolli i sasisë është rritur ndjeshëm për të garantuar që asnjë mall i kontaminuar të mos hyjë në zinxhirin ushqimor të vendit.
    “Proçedura që po ndiqet me këtë sasi misri do të jetë e rreptë, duke respektuar të gjitha standardet e sigurisë ushqimore,” – tha Haderi.
    Sipas tij, ky aksion lidhet edhe me një rast tjetër të regjistruar më parë në fshatin Trush, ku u bllokua një fermë që furnizohej me misër blegtoral nga i njëjti subjekt i ndaluar në doganë. Autoritetet po vijojnë hetimet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të kafshëve në të gjithë vendin.

  • Çervish me Miell Misri dhe Pulë – Receta e Vjetër me Shije të Veçantë

    Çervish me Miell Misri dhe Pulë – Receta e Vjetër me Shije të Veçantë

    Një recetë e vjetër shqiptare e cila në qytete të ndryshme përgatitet në mënyra të ndryshme.

    Disa e përgatisin me miell gruri e disa të tjerë me miell misri, disa e pjekin e disa e përgatisin më të lëngshëm çervishin.
    Por ajo që nuk ndryshon asnjëherë është shija perfekte e kësaj pjate tradicionale.
    Mishi i pulës i përgatitur në këtë mënyrë është shumë i butë dhe plot lëng.
    Salca e çervishit nga ana tjetër i jep dhe shijen karakteristike kësaj recete.
    Perfekte për të shoqëruar orizin e thjeshtë, sallatat me perime të freskëta apo ato të pjekura.
    Në vetëm pak hapa dhe do të mrekulloheni vërtetë me aromën dhe shijen e saj.
    Përbërësit

    1 pulë
    5 lugë gjelle me gjalpë
    Një filxhan çaji me miell misri
    3-4 thelpinj hudhër
    Kripë
    Piper i zi
    Piper i kuq
    Ujë
    Majdanoz i freskët

    Përgatitja
    AgroWeb.org ju këshillon që pasi të keni pastruar mishin e pulës, priteni atë në copa.
    Në zjarr vendosni një tigan dhe aty hidhni 2-3 lugë gjalpë që të shkrijë.
    Kur gjalpi të jetë ngrohur vendosni thelat e pulës për t’u skuqur.
    Sigurohuni që t’i ktheni nga të dyja anët në mënyrë që skuqja të jetë e njëjtë.
    Hidhini kripë dhe piper në mënyrë që pula të marrë shijen e duhur.
    Pasi ta keni skuqur largojini nga tigani dhe futini në një tenxhere dhe mbulojini me ujë.
    Tenxheren vendoseni në zjarr dhe lëreni të ziejë derisa mishi i pulës të jetë zbutur.
    Ndërkohë tek tigani shtoni edhe gjalpin e mbetur dhe filloni të skuqni miellin e misrit.
    Kini kujdes që të mos digjet pasi do të hidhërojë shijen e çervishit.
    Duke përdorur një garuzhde AgroWeb.org ju sugjeron që të merrni pak nga lëngu i mishit të pulës dhe ta hidhni tek tigani.
    Kini kujdes që të përzieni mirë salcën e formuar që të mos digjeni.
    Qëroni thelpinjtë e hudhrës dhe shtojini në tigan.
    Shtoni lëngun e mishit dalë ngadalë dhe më pas edhe thelat e mishit dhe lërini pak të avullojë lëngu.
    Ndizni furrën në 200 gradë dhe kalojeni të gjithë masën e përgatitur në një tavë qelqi ose balte.
    Futeni për ta pjekur derisa pula të ketë marrë një ngjyrë të artë të thellë dhe çervishi të jetë mpiksur.
    Nëse nuk e dëshironi shumë të trashë, mund edhe të mos e fusni në furrë për ta pjekur por ta zieni plotësisht në tenxhere.
    Pasi të jetë pjekur, nxirreni tavën nga furra dhe spërkateni me majdanoz të freskët të grirë për më shumë shije./AgroWeb.org

  • Pispili me Djathë – E Thjeshtë me Shije të Mrekullueshme

    Pispili me Djathë – E Thjeshtë me Shije të Mrekullueshme

    Shumë fantastike për t’u shijuar në çdo kohë.

    Një recetë e thjeshtë, e lehtë që kërkon shumë pak kokë në përgatitje e që shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me gatime të ndryshme.
    AgroWeb.org ju sjell më poshtë mënyrën e lehtë të përgatitjes së pispilisë me miell misri dhe djathë.
    Pispili me miell misri dhe djathë është një gatim i shijshëm që mund të konsumohet e ngrohtë kurdoherë.
    Por sigurisht, ajo është një ide e shkëlqyer për të kombinuar gatime të ndryshme në çdo vakt të ditës.
    Përgatitja e Pispilisë me Djathë
    Përbërësit

    300 gr djathë i thërrmuar
    3 filxhanë çaji me miell misri
    2 filxhanë kafeje me vaj ulliri
    1 lugë gjalpë i freskët
    1 kokërr vezë
    2 gota qumësht
    Kripë

    Përgatitja
    Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
    Merrni tavën apo tepsinë (mesatare) ku do përgatisni pispilinë, lyejeni me gjalpë dhe spërkateni me disa pika vaj ulliri.
    Ndërkohë nisni me përgatitjen e masës së pispilisë.
    Në një enë të madhe, hidhni të gjithë përbërësit bashkë, djathin e thërrmuar, miellin e misrit, vajin e ullirit, vezën e rrahur, qumështin dhe kripën.
    Përzjeini të gjitha bashkë derisa masa të bëhet homogjene.
    Shtrojeni masën e njëtrajtshme në tavën e lyer me gjalpë, përhapeni mirë në të gjithë sipërfaqen dhe lëreni të piqet derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë të kuqërremtë.
    Para se të fikni furrën e sobës, për më shumë shije sipërfaqen e pispilisë lyejeni me pak gjalpë, lëreni për pak minuta dhe më pas fikeni furrën.
    Pispilija me miell misri dhe djathë kombinohet me shumë gatime të ndryshme. Ajo mund të shoqërohet me kos apo dhallë, por mund të shoqërojë edhe supa apo gjelle të ndryshme.
    Kjo recetë mund të përgatitet edhe me përbërës të tjerë në vend të djathit, me hithra, spinaq, presh, qepë të njoma, kungulleshka etj./AgroWeb.org

  • Sekreti i Përgatitjes së Llokumeve të Shtëpisë

    Sekreti i Përgatitjes së Llokumeve të Shtëpisë

    Llokumet janë një ëmbëlsirë delikate, ato vijnë në një larmi ngjyrash dhe shijesh. Zakonisht forma e tyre është në kubik, megjithatë mund të bëhen në formë role e priten në feta, ose mund të përgatiten në formë topthash të vegjël.

    Në mënyrë tipike, llokumet përgatiten duke bashkuar niseshtenë e misrit, ujin, sheqerin dhe lëngun e limonit në një tenxhere dhe duke i lënë në valë, derisa përzierja të trashet.

    Më pas, përzierja pasurohet me aromatizues si uji i trëndafilit ose lëngu i frutave, ngjyrues ushqimorë dhe përbërës si arrat apo fistëkët. Zgjedhjet janë në varësi të dëshirës tuaj.

    Por sot AgroWeb.org ju njeh me kjo recetën klasike të përgatitjes së llokumeve me përbërës si niseshte misri, sheqer, lëng limoni dhe ujë trëndafili, ndërsa përdorimi i xhelatinës është një shtesë moderne.

    Përbërësit

    25 g sheqerpluhur

    100 g niseshte misri (e ndarë në: 25 g + 75 g)

    700 gr sheqer

    lëngui i 1 limoni

    500 ml ujë (i ndarë: 400 ml + 100 ml)

    3 lugë gjelle xhelatinë pluhur

    Ngjyrues ushqimi i kuq ose rozë, sipas dëshirës

    2 lugë gjelle ujë trëndafili

    Përgatitja

    Filloni duke veshur një tavë me madhësi rreth 20×20 me qese plastike.

    Pas kësaj bashkoni në një tas të vogël duke në sitë 25g niseshte misri dhe sheqerin pluhur. Përziejini mirë përbërësit sa të bashkohen.

    Përdorni pak nga kjo përzierje për të spërkatur bazën dhe anët e tepsisë së pjekjes.

    Ngrohni 700 gsheqer, lëngun e limonit dhe 400ml ujië në një tigan të madh në zjarr të ulët, por mos i lini të ziejnë.

    Në një tas të veçantë, bashkoni 100 ml ujë të ftohtë me 75 g niseshte misri. Shtoni këtë përzierje në tiganin me shurupin e sheqerit që përgatitët më parë.

    Shtoni gradualisht edhe xhelatinën pluhur dhe përziejeni derisa të përftoni një masë të njëtrajtshme dhe pa gunga.

    Vendoseni tiganin në zjarr të lartë derisa të vlojë. Kur të vlojë uleni nxehtësinë në mesatare dhe gatuajeni për 20 minuta të tjera, duke e përzier vazhdimisht, derisa masa të trashet dhe të marrë ngjyrë të verdhë të zbehtë.

    Lëreni mënjanë përzierjen e lokumeve. Nëse dëshironi të shtoni ngjyrë, shtoni disa pika ngjyrues ushqimesh dhe lëreni masën të pushojë për 5 minuta. Në fund shtoni ujë trëndafili.

    Hidheni masën në tavë dhe lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës në një vend të freskët.

    Të nesërmen, pudrosni sipërfaqen e punës me miell misri dhe sheqer pluhur.

    Hiqni masën nga tava, priteni në kubikë dhe e spërkateni me miell misri dhe përzierjen e sheqerit pluhur. /AgroWeb.org