Tag: misioni

  • “Misioni i OPDAT do ndërpritet në dhjetor”/ Karamuço: SPAK, mbështetje nga agjencitë e BE

    “Misioni i OPDAT do ndërpritet në dhjetor”/ Karamuço: SPAK, mbështetje nga agjencitë e BE

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka informacione se deri në fund të vitit 2025, misioni i OPDAT do ndërpritet.
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se SPAK ka mbështetje nga agjencitë e BE, FBI dhe DEA.
    “Ka një informacion që deri në fund të vitit do ndërpritet fondi që është dhënë, do kthehen ato që janë këtu dhe punojnë. Por a është ky misioni i vet që mbështetet SPAK? Jo. Janë 5 misione të tjera që mbështesin SPAK, kanë të bëjnë edhe me vende të BE, edhe me vende si Britania e Madhe, Holanda e kështu me radhë. Po ashtu, përveç tyre, janë edhe skuadrat e përbashkëta. Skuadrat e përbashkëta një nga gjëra më të rëndësishme të SPAK, janë për hetime konkrete. Janë 18 skuadra që ne kemi. Këto projekte, nëse do duan prokuror amerikan, ta paguajnë dhe ta sjellin. Nëse ka një suport që duhet për SPAK, aty ke agjentët e FBI. FBI dhe DEA nuk ikin, janë aty. DASH e rinënvizoi faktin që lufta kundër korrupsionitr dhe krimit të organizuar, në Ballkanin Perëndimor është prioritet. Nuk kishin përditësuar dhe sofistikuar passwordet. Nuk ka të bëjë vetëm prokurori këtu, ka të bëjë edhe IT”, theksoi ai.

  • Anila Denaj: Ky udhëtim dhe kjo garë është misioni ynë i përbashkët, për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë

    Anila Denaj: Ky udhëtim dhe kjo garë është misioni ynë i përbashkët, për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë

    Ky udhëtim dhe kjo garë në fushatën e sapoçelur për zgjedhjet në Parlamentin e Shqipërisë 🇦🇱 nuk është vetëm udhëtimi dhe gara ime.Ky është udhëtimi ynë për Shqipërinë Evropiane 🇪🇺, për ëndrrën e shqiptarëve të kthyer në realitet.🤝🏻 Ky është misioni ynë i përbashkët, dhe #bashkë do t’ia dalim ta fitojmë, për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Për këtë jam besimplotë.

    Shqipëria ka ndryshuar, dhe këtë e ndiejmë të gjithë, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, dhe e gjitha kjo është rezultat i vizionit të jashtëzakonshëm të Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, të cilin e falënderoj për mundësinë, mbështetjen dhe besimin për kandidimin në Qarkun e Tiranës.Ndihem krenare për rrugëtimin dhe kontributin tim në Partinë Socialiste 🌹 dhe në qeverinë shqiptare, e cila, nën drejtimin e Kryeministrit, ka përballuar sfida të njëpasnjëshme si tërmeti dhe pandemia, dhe ka dalë më e fortë.Përgjatë 30 ditëve të ardhshme do të jem me JU, në çdo shqetësim tuajin dhe në një bashkëbisedim të sinqertë për të ardhmen tonë, duke kërkuar edhe votëbesimin tuaj që t’ju përfaqësoj në parlamentin e ardhshëm 🗳️. Për një rrugëtim 4-vjeçar në mbrojtje të interesave tuaja, në zgjidhjen e problematikave dhe mbi të gjitha, për të çuar përpara zhvillimin e mëtejshëm të kryeqytetit tonë evropian.Pas një mandati 4-vjeçar në Qarkun Vlorë, për të cilin falënderoj çdo votues dhe çdo banor që shoqëroi jetën time në këto 4 vite plot emocion, tani jam në Tiranë.Në vendin ku linda dhe jetoj me familjen time, me miqtë dhe të afërmit e mi, aty ku zemra rreh veç për të mirën dhe zhvillimin e një Kryeqyteti Evropian.Më 11 Maj, #bashkë do të jemi krah për krah të bashkuar që Numrin 5 ta shumëfishojmë ✋ në qindra mijëra vota që do t’i japin Partisë Socialiste dhe Edi Ramës mandatin për shqiptarët dhe Shqipërinë Evropiane 🇦🇱🇪🇺.✅🗳️ Voto Anila Denaj

  • OSBE/ODIHR reagon për 11 Majin: 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër! Do të vlerësohet edhe zbatimi i rekomandimeve

    OSBE/ODIHR reagon për 11 Majin: 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër! Do të vlerësohet edhe zbatimi i rekomandimeve

    Ambasadori Lamberto Zannier, gjatë një konference për media, është shprehur se sot ka nisur zyrtarisht misioni i OSBE-ODIHR në Tiranë, për vëzhgimin e zgjedhjeve të 11 majit.
    Zannier: Sot hapim zyrtarisht misionin e vëzhgimit në zgjedhjeve. Misioni vjen pas ftesës ë autoriteteve vendase dhe do të përbehet nga një ekip ekspertësh prej 12 vitesh. Do të jetë 26 vëzhgues afatgjatë dhe do kërkohet 300 vëzhgues afatshkurtër afër ditës së zgjedhjeve.
    Ashtu sikurse ka qenë misioni i OSBE edhe ndër vite, objektivi i misionit të vëzhgimet të zgjedhjeve është të vlerësojë mënyrën sesi do kryen këto zgjedhje, nëse do të jetën në përputhje me angazhimet që ka marrë Shqipëria lidhur me OSBE si dhe me detyrimet dhe standarde të tjera ndërkombëtare që rregullojnë zgjedhje demokratike. Sigurisht është nëse janë në përputhje me legjislacionin vendas.
    Për arritjen e këtij objektivi, do të përfshihen zhvillime para dhe pas zgjedhjeve. Disa fusha me interes për misionin përfshijnë; zbatimin e kuadrit ligjor; zhvillimi i fushatës; përfshirë atë në rrjete sociale; Puna e administratës zgjedhore në të gjitha zgjedhjet; zgjidhja e mosmarrëveshjeve lidhur me zgjedhjet, dhe mbulimi mediatik. Vëzhguesit do të vlerësojnë gjithashtu rekomandimet e mëparshme
    Pjesë e këtij procesi do të jenë edhe takime. Dje pata disa takime me ministrinë e jashtme, komisionerin e zgjedhje etj, që ishin konstruktive.

  • NATO rrit praninë në Kosovë, KFOR-i përforcohet me ushtarë nga Shqipëria, Bullgaria e Greqia

    NATO rrit praninë në Kosovë, KFOR-i përforcohet me ushtarë nga Shqipëria, Bullgaria e Greqia

    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se trupat shqiptare, bullgare, greke dhe rumune nga Rezervat Operacionale kanë nisur dislokimin e tyre në mbështetje të këtij misioni.
    Sipas njoftimit, këto përforcime, rrisin aftësinë e KFOR për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi përkatës të situatës së sigurisë, në përputhje me mandatin e tij. Batalioni i Forcës Shumëkombëshe të Rezervës Operacionale (ORF) mori përsipër detyrat nga Batalioni i Forcës Operacionale të Rezervës turke, sipas një plani rotacioni të forcave të mbikëqyrur nga Komanda e Forcës së Përbashkët të NATO-s në Napoli (Itali).
    Ai ka një forcë prej rreth 270 ushtarësh dhe do të operojë në mënyrë të përkohshme, përkrah 200 forcave të rezervës tashmë të dislokuara nga brigada italiane “Sassari.”
    KFOR-i tha se vazhdon të kontribuojë për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

  • NATO përforcon praninë në Kosovë

    NATO përforcon praninë në Kosovë

    Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se në vend janë dislokuar edhe afër 270 paqeruajtës nga rezervat operacionale të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë.
    KFOR-i tha se personeli i dislokuar do të operojë në bazë të përkohshme, së bashku me 200 forca rezervë që veçse janë dislokuar në Kosovë nga brigada italiane “Sassari”.
    “Këto përforcime – së bashku me trupat e KFOR-it – rrisin aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të rëndësishëm të situatës së sigurisë në përputhje me mandatin që buron nga Kombet e Bashkuara, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, u tha në njoftim.

    KFOR-i përsëriti qëndrimin se vazhdon të kontribuojë për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
    KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Misioni i NATO-s, veç tjerash, është përgjegjës për sigurinë e vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
    KFOR-i ka rritur praninë sa herë që situata ka qenë e tensionuar në Kosovë, sikurse ishte sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023.
    Kur u dislokua për herë të parë në Kosovë, pas përfundimit të luftës, KFOR-i kishte 50.000 trupa, ndërkaq sot ky numër është afër 4.600 ushtarë./REL