Tag: misionarë

  • Berisha dhe LaCivita me të rinjtë: Shqipërisë sot i duhen misionarë! Programi i ‘Shqipërisë Madhështore’ do bëjë realitet ëndrrat tuaja

    Berisha dhe LaCivita me të rinjtë: Shqipërisë sot i duhen misionarë! Programi i ‘Shqipërisë Madhështore’ do bëjë realitet ëndrrat tuaja

    Berisha dhe LaCivita me të rinjtë: Shqipërisë sot i duhen misionarë! Programi i ‘Shqipërisë Madhështore’ do bëjë realitet ëndrrat tuaja

    Kryetari i PD, Sali Berisha i shoqëruar dhe nga strategu i fushatës së demokratëve për zgjedhjet parlamentate të 11 majit, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e FRPD, në Tiranë.

    Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Berisha teksa iu referua atyre, shprehu nevojën për misionarë, që sipas tij, sot i duhen vendit më shumë se kurrë.

    Lideri demokrat, Sali Berisha premtoi se programi i PD dhe i aleatëve, është një program që synon të bëjë realitet ëndrrat e të rinjve.

    Një program për të rinjtë, i cili nënkupton shkollim cilësor dhe të drejë shkollimi për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Nënkupton, një përpjekje të shoqërisë për suksesin e të rinjve shqiptarë në jetë, punësimin e tyre, krijimin e familjes, mbështetja e madhe për suksesin e biznesit’, u shpreh Berisha.

    Së pari, ju përshëndes dhe ju falënderoj shumë për ndihmesën shumë të madhe që ju po jepni në këtë fushatë. Siç kam theksuar, e theksoj, kjo fushatë e ka jetike që të ketë si fytyrë të vetën fytyrën tuaj.

    Ju, do të ishit dhe do të jeni imazhi më i bukur, më njerëzor, më i besueshëm i fushatës elektorale.

    Ndaj dhe, ju ftoj të mendoni me kreativitet, me entuziazëm, për të gjithë fushatë, e cila kërkon që ne tek qytetarët të mos shkojmë si politikanë, por të shkojmë si misionarë. Dhe nuk ka misionarë më bindës se sa të rinjtë.

    Shqipërisë sot i duhen misionarë. Në situatën në të cilën ajo ndodhet, atë e shpëtojnë veëm misionarët. Kështu që, ju siguroj se programi i PD dhe aleatëve do të jetë një program që synon të bëjë realitet ëndrrat tuaja.

    Ëndrra ‘Shqipëria Madhështore’, projektin më të shkëlqyer e ka në emrin tuaj, në ëndrrat tuaja të ditës (e ka ëndrra dite, ka ëndrra nate), të ditës janë ato për të cilat ne punojmë. Ndaj dhe, një program për të rinjtë, i cili nënkupton shkollim cilësor dhe të drejë shkollimi për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Nënkupton, një përpjekje të shoqërisë për suksesin e të rinjve shqiptarë në jetë, punësimin e tyre, krijimin e familjes, mbështetja e madhe për suksesin e biznesit.

    Pra, të gjitha këto janë elementë thelbësorë se, Shqipëria nuk mund të jetë kurrë Shqipëri madhështore pa rininë e saj madhështore, pa ëndrrën të bërë realitet të të rinjve të saj.

    Ndaj dhe unë, nuk po flas gjatë.

  • “Bota drejtohet nga ata që ngrihen”, LaCivita dhe Berisha me të rinjtë: Shqipërisë sot i duhen misionarë, zëri juaj duhet të dëgjohet

    “Bota drejtohet nga ata që ngrihen”, LaCivita dhe Berisha me të rinjtë: Shqipërisë sot i duhen misionarë, zëri juaj duhet të dëgjohet

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me kryestrategun e fushatës së PD, Chris LaCivita, kanë marrë pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD-së.
    Në nisje të fjalës së tij, Berisha tha se është jetike që fushata të ketë si fytyrë, fytyrën e të rinjve, pasi ata janë imazhi më i bukur dhe i besueëshëm i fushatës.
    Berisha: Ju ftoj të mendoni me kreativitet, me entuziazëm, për të gjithë fushatë, e cila kërkon që ne tek qytetarët të mos shkojmë si politikanë, por të shkojmë si misionarë. Dhe nuk ka misionarë më bindës se sa të rinjtë. Shqipërisë sot i duhen misionarë. Në situatën në të cilën ajo ndodhet, atë e shpëtojnë veëm misionarët. Kështu që, ju siguroj se programi i PD dhe aleatëve do të jetë një program që synon të bëjë realitet ëndrrat tuaja. Ëndrra ‘Shqipëria Madhështore’, projektin më të shkëlqyer e ka në emrin tuaj, në ëndrrat tuaja të ditës (e ka ëndrra dite, ka ëndrra nate), të ditës janë ato për të cilat ne punojmë.

    Ndaj dhe, një program për të rinjtë, i cili nënkupton shkollim cilësor dhe të drejë shkollimi për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Nënkupton, një përpjekje të shoqërisë për suksesin e të rinjve shqiptarë në jetë, punësimin e tyre, krijimin e familjes, mbështetja e madhe për suksesin e biznesit. Pra, të gjitha këto janë elementë thelbësorë se, Shqipëria nuk mund të jetë kurrë Shqipëri madhështore pa rininë e saj madhështore, pa ëndrrën të bërë realitet të të rinjve të saj.
    Nga ana tjetër, Chris LaCivita tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme që në politikë, qoftë në Shtetet e Bashkuara apo këtu në Shqipëri, të rinjtë dhe votuesit e rinj të përfshihen dhe të marrin në dorë fatin e qeverisjes së tyre. LaCivita vlerësoi politikat e Berishës për të rinjtë.
    LaCivita: Unë mendoj se politikat e 12 viteve të fundit e kanë bërë shumë vështirë të ardhmen dhe për mundësitë për të rinjtë. Por shumë nga politikat që sjell Dr. Berisha, synojnë pikërisht që ju të mund të qëndroni këtu, të gjeni mundësi, të keni sukses, dhe të ndihmoni në ndërtimin e vendit. Për fushatën është thelbësore që t’i japë mesazhet aty ku ndodhen votuesit. Shumica prej jush nuk e merrni informacionin nga burimet tradicionale, si media klasike. Ju informoheni përmes rrjeteve sociale, përmes internetit dhe platformave të ndryshme. Kështu që, është shumë e rëndësishme që ne të komunikojmë me të gjithë ju. Por po aq e rëndësishme është që edhe ju të angazhoheni, të shprehni mendimin tuaj, dhe të siguroheni që miqtë dhe familjarët tuaj të dalin dhe të votojnë.
    E gjithë kjo fushatë ka të bëjë me çështjen më të rëndësishme: ekonominë dhe të ardhmen. Dhe ju djema, e keni plotësisht në dorë ta ndryshoni të ardhmen dhe drejtimin e këtij vendi. Por nuk mund ta bëni këtë nëse nuk ngriheni. Ka një shprehje të vjetër në Amerikë: “Bota drejtohet nga ata që ngrihen.” Dhe është shumë, shumë e rëndësishme që ju të merrni pjesë dhe të bëni që zëri juaj të dëgjohet./vizionplus.tv 

  • “Programi i PD bën realitet ëndrrat tuaja”/ Berisha me të rinjtë e FRPD: Shqipërisë sot i duhen misionarë

    “Programi i PD bën realitet ëndrrat tuaja”/ Berisha me të rinjtë e FRPD: Shqipërisë sot i duhen misionarë

    Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha gjatë takimit me të rinjtë e FRP, ku i pranishëm ishte edhe drejtuesi i fushatës Chris LaCivita, doli për programin e PD.

    “Së pari, ju përshëndes dhe ju falënderoj shumë për ndihmesën shumë të madhe që ju po jepni në këtë fushatë. Siç kam theksuar, e theksoj, kjo fushatë e ka jetike që të ketë si fytyrë të vetën fytyrën tuaj.
    Ju, do të ishit dhe do të jeni imazhi më i bukur, më njerëzor, më i besueshëm i fushatës elektorale.
    Ndaj dhe, ju ftoj të mendoni me kreativitet, me entuziazëm, për të gjithë fushatë, e cila kërkon që ne tek qytetarët të mos shkojmë si politikanë, por të shkojmë si misionarë. Dhe nuk ka misionarë më bindës se sa të rinjtë.
    Shqipërisë sot i duhen misionarë. Në situatën në të cilën ajo ndodhet, atë e shpëtojnë vetëm misionarët. Kështu që, ju siguroj se programi i PD dhe aleatëve do të jetë një program që synon të bëjë realitet ëndrrat tuaja.
    Ëndrra ‘Shqipëria Madhështore’, projektin më të shkëlqyer e ka në emrin tuaj, në ëndrrat tuaja të ditës (e ka ëndrra dite, ka ëndrra nate), të ditës janë ato për të cilat ne punojmë. Ndaj dhe, një program për të rinjtë, i cili nënkupton shkollim cilësor dhe të drejë shkollimi për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Nënkupton, një përpjekje të shoqërisë për suksesin e të rinjve shqiptarë në jetë, punësimin e tyre, krijimin e familjes, mbështetja e madhe për suksesin e biznesit.
    Pra, të gjitha këto janë elementë thelbësorë se, Shqipëria nuk mund të jetë kurrë Shqipëri madhështore pa rininë e saj madhështore, pa ëndrrën të bërë realitet të të rinjve të saj”-u shpreh Berisha.

    Top Channel

  • “SPAK të veprojë”, Avokati: Berisha dhe Meta janë misionarë të grupimeve ruse, greke dhe serbe

    “SPAK të veprojë”, Avokati: Berisha dhe Meta janë misionarë të grupimeve ruse, greke dhe serbe

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë “misionarë dhe kusarë”, që u shërbejnë interesave të Serbisë, Rusisë dhe Greqisë.
    Kështu u shpreh avokati i njohur Idajet Beqiri, në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News. Ai theksoi se Sali Berisha është agjent i rekrutuar nga shërbimet e Serbisë dhe punon kundër interesave kombëtare.
    “Ata nuk kanë turp dhe as nuk skuqen as nuk verdhen, sepse turpi nuk skuqet. Ne kemi të bëjmë me një absurd të madh në Shqipëri dhe kjo ndodh vetëm në Shqipëri, që konkurrimi për në 11 maj, nuk e bëjnë forcat politike qe të jenë shqiptarë dh. Janë shqipfolës, por nuk janë shqiptarë, Berisha dhe Meta përfaqësojnë realisht një grupim, që unë do ta quaja misionarë dhe kusarë. Kur them misionarë të Rusisë, Serbisë dhe Greqisë. Janë bërë bashkë dhe thonë do fitojnë. Po konkurrojnë partitë serbo-ruso-grekët kundër shqiptarëve”, tha ai.
    Ai theksoi se Meta dhe Berisha kanë mbi 12 miliardë euro pasuri. Sipas tij, Meta ka blerë një minierë ari në Kongo si dhe i janë zbuluar pasuri në Londër dhe një bllok pallatesh me 12 godina në Bukuresht të Rumanisë.
    “Kanë dalë 51 asete të Metës që ka në Angli dhe vende të tjera. Në Bukuresht ka bërë 12 godina. Ilir Metën nuk po i sekuestron vilën në Lalëz, jo vetëm këtu, nuk shkojnë tek te tjerat. Meta dhe Berisha kanë pasuri 12 miliardë euro. SPAK duhet të veprojë”, tha ai.
    Ai pohoi se strategu i fushatës së PD për 11 majin, Chris LaCivita paguhet nga paratë e pista të Sali Berishës.
    “SHBA s’mund t’i heqë non gratën Sali Berishës. La Civita po mbahet me paratë të pista të Sali Berishës. Para serbe, greke, ruse janë futur vazhdimisht dhe vazhdojnë të futen”, tha ai.
    Avokati shtoi se Sali Berisha bashkë me tre persona të tjerë vendosën të shkatërrojnë industrinë shqiptare dhe për këtë kamë marrë një shpërblim prej 17 milionë dollarë në ambasadën e Serbisë në Francë.
    “Sali Berisha, Azem Hajdari, Ali Spahia dhe Pjetër Arbnori, në 1994, pasi nxori Berisha vendimin që doli të hidheshin për skrap mbi 200 fabrika, Shkriu industrinë shqiptare. Ne i kishim hekurudhat, Pse i shkatërruan hekurudhat? Për këtë, kjo katërshe ka marrë 17 milionë dollarë, në ambasadën e Serbisë në Francë”, tha ai.