Tag: mision

  • Santosi mbijetoi, mision i kryer për Neymar: Tani do të pushoj, pastaj vjen operacioni në gju

    Santosi mbijetoi, mision i kryer për Neymar: Tani do të pushoj, pastaj vjen operacioni në gju

    8 Dhjetor 2025

    9:51

    Alfred Lleshi

    Santos siguroi mbijetesën, evitoi rënien nga kategoria në fund të kampionatit brazilian, duke mundur Cruzeiro 3-0, me Neymar që luajti 90 minuta, pavarësisht dhimbjes në gjurin e majtë. Ai deklaroi: “Kam ardhur këtu për ta ndihmuar skuadrën sa më mirë. Javët e fundit kanë qenë të vështira, isha përtokë moralish, por falenderoj ata që më kanë mbështetur dhe Zotin. Tani është koha për të pushuar dhe më pas bërë operacionin”.
    Pas një dëmtimi në kofshën e djathtë në shtator, Neymar ishte rikthyer në nëntor, realizoi një “hat-trick” kundër Juventude, që e ndihmoi Santosin të mbijetonte. Ai shtoi: “Santosi meriton më shumë dhe gjithmonë duhet të jetë lart”. E ardhmja e tij mbetet e pasigurt, me kontratën që skadon në janar.
    Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, nuk e përjashton pjesëmarrjen e tij në Botërorin 2026, nëse do të jetë në formë më të mirë se të tjerët. Neymar, megjithatë, thekson se zemra e tij i përket gjithmonë Santosit, duke përfunduar një sezon të vështirë dhe siguruar kualifikimin në “Copa Sudamericana”.

  • Berisha: Kemi një mision dhe ky mision është të bindim shqiptarët që të ngrihemi, të largojmë Edi Ramën dhe të votojmë të lirë si qytetarë

    Berisha: Kemi një mision dhe ky mision është të bindim shqiptarët që të ngrihemi, të largojmë Edi Ramën dhe të votojmë të lirë si qytetarë

    Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, gjatë deklaratës së tij, theksoi se misioni kryesor i Partisë Demokratike sot nuk lidhet me pushtetin, por me rikthimin e votës së lirë për qytetarët shqiptarë.

    Ai u ndal te kërkesat për dorëheqje, duke theksuar se në kushte të zgjedhjeve normale ai vetë do të ishte larguar me kohë nga drejtimi, por farsa elektorale dhe shtypja e pluralizmit e bëjnë të domosdoshme vijimin e betejës.

    Sipas tij, opozita nuk mund të vijë kurrë në pushtet për sa kohë Edi Rama kontrollon procesin zgjedhor, institucionet dhe mediat, ndaj detyra e PD-së është të bindë shqiptarët të ngrihen dhe të largojnë këtë regjim. Berisha deklaroi se pas zgjedhjeve të 11 majit ndihet më i motivuar se kurrë për të çuar përpara këtë mision të tij politik.

    Fjala e tij:

    Tani, relative kjo. Ata që kërkojnë dorëheqjen kanë të drejtën e tyre të kenë çdo kërkesë. Por theksoj edhe njëherë, në mënyrë absolute nuk ka njeri në Shqipëri të ketë dhënë dorëheqjen më shumë se unë. 

    Ju garantoj se kurrë nuk e kam patur një akt aq të vështirë dhe të dhimbshëm dorëheqjen, jo. Në rast se zgjedhjet do të ishin zhvilluar në kushtet e një kuadri normal, të vlerësuara jo vetëm nga ne, por dhe nga komuniteti ndërkombëtar, ju siguroj se javën e 3 maksimumi të 4 pas tyre, Sali Berisha nuk do hynte më në këtë zyrë. 
    Unë i kam faktuar këto. Por në kushtet e një farse elektorale, për Sali Berishën ka një mision dhe ky mision është të bëjë çdo përpjekje, për të bindur shqiptarët që të ngrihemi, të largojmë Edi Ramën dhe të votojmë të lirë si qytetarë. 
    Këtu gërshetohen shumë. Së pari janë altoparlamentët e qeverisë, të cilët e dinë se problemi absolut i Edi Ramës është Sali Berisha. Dhe në fakt unë do të vazhdoj të jem problemi i tij me të gjithë forcën tim. Edhe i narkoshtetit edhe i krimit, sepse nuk bëj kompromis me këto.
    Në fakt sot pas këtyre zgjedhjeve ndihem më i motivuar se kurrë në këtë betejë. Pse ndihem. Sepse është një mision nuk është një mision për pushtet, duhet ta dijë çdo demokrat. Po nuk larguam Edi Ramën, opozita në pushtet nuk vjen kurrë. 
    Shtroni pyetjen secili prej jush, cili do ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit në rast se, nuk do ishin arrestuar dy liderët e partive kryesore opozitare në vitin elektoral dhe i dhënë tjetrit për ndjekje penale. 
    Në rast se nuk do ishin organizuar me paratë e taksë paguesve në kundërshtim me ligjin, në periudhën e ndaluar me ligj, për të ndikuar tek zgjedhësit 4530 aktivitete.
    Në rast se qeveria nuk do të kontrollonte 90% të mediave. 
    Në rast se punonjësit e administratës publike që duhet të jenë shërbëtorë të qytetarëve shqiptarë nuk shndërrohen në plaçkitës dhe policë të votës së tyre. 
    Në rast se me fondet tuaja nuk do ti jepej çdo pensionist 100 euro për të marrë votën.
    Në rast se nuk do të faleshin 1 miliardë e 700 milionë euro gjoba dhe kamata të viteve të fundit.
    Në rast se nuk do të bëheshin punësime të përkohshme dhe të jepeshin dhjetëra mijëra leje ndërtimi, legalizimi, certifikata pronësie, të gjitha këto në kundërshtim me ligjin. 
    Në rast se nuk të licencohej mbjellja e 28 mijë hektarë kanabis nga 200 hektarë.
    Tani unë e di që ka njerëz që duan ti rrafshojnë, ti bëjnë të paqena këto, por këta janë mjeranë. Ua them këtyre të cilët e bëjnë me qëllim këtë, këta janë skllevër, janë mjeranë, janë shërbëtorë me lek apo pa lek të një regjimi të urryer për shqiptarët. 
    Ata që nuk e kanë të qartë ata duhet ti lexojnë dhe duhet të dinë se në këto rrethana zgjedhje nuk ka, ka farsa elektorale dhe kjo është arsyeja që Sali Berisha vazhdon më i motivuar se kurrë këtë betejë, me besimin e madh që do të ja dalim të largojmë këtë të keqe të madhe nga pushteti dhe shqiptarët të votojnë të lirë.
    Beteja ime është një betejë për liritë më themelore të shqiptarëve.

    Faleminderit!

  • “Nëse je burrë…”/ Kur do të largohesh nga Partia Demokratike? Ja si përgjigjet Sali Berisha

    “Nëse je burrë…”/ Kur do të largohesh nga Partia Demokratike? Ja si përgjigjet Sali Berisha

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale (Facebook) në lidhje me çështjet më të nxehta politike të javëve të fundit, nga rasti i zv/kryeministres Belinda Balluku, që është marrë e pandehur nga SPAK dhe me masë shtrënguese nga GJKKO për tenderët abuzive, te situata në parti dhe protestat opozitare.
    I pyetur nga një prej komentuesve se përse nuk e jepte dorëheqjen nga PD pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, kreu i selisë blu shpjegoi se në një situatë të tillë, pas zgjedhjeve farsë të 11 majit, ky akt do i shërbente vetëm Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
    Berisha pranoi se nëse zgjedhjet do ishin me votë të lirë, dorëheqja do ishte një akt i shëndoshë dhe ai do e kishte bërë.
    “PD e përcakton fatin e drejtuesve të saj dhe përfaqësuesve nëpërmjet votës. Humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë i dorëheqjes së atyre që drejtojnë, por në kushtet kur zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje normale, një akt i tillë do i shërbente diktatorit dhe atyre që shpikin pluralizmin, do i shërbente diktatorin”, u shpreh ai.
    Berisha ftoi ndjekësin në fjalë dhe të tjerët që të garojnë për strukturat drejtuese, pasi vota dhe gara ishin të lira. Në fund ai tha se opozita është mision dhe ky mision realizohej nëpërmjet votës.
    “Unë të ftoj që të marrësh pjesë në të gjitha garat e kësaj partie. Qëndrimi në opozitë është mision dhe largimi nga ky mision bëhet vetëm nëpërmjet votës”, tha kreu i PD-së.

  • A do të largohesh nga drejtimi i PD? Berisha: Strukturat e partisë zgjidhen me votë

    A do të largohesh nga drejtimi i PD? Berisha: Strukturat e partisë zgjidhen me votë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale në lidhje me çështjet më të nxehta politike të javëve të fundit.
    I pyetur nga një prej komentuesve se përse nuk e jepte dorëheqjen nga PD pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, kreu i selisë blu shpjegoi se në një situatë të tillë, pas zgjedhjeve farsë të 11 majit, ky akt do i shërbente vetëm Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
    Berisha pranoi se nëse zgjedhjet do ishin me votë të lirë, dorëheqja do ishte një akt i shëndoshë dhe ai do e kishte bërë.
    “PD e përcakton fatin e drejtuesve të saj dhe përfaqësuesve nëpërmjet votës. Humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë i dorëheqjes së atyre që drejtojnë, por në kushtet kur zgjedhjet janë farsë dhe jo zgjedhje normale, një akt i tillë do i shërbente diktatorit dhe atyre që shpikin pluralizmin, do i shërbente diktatorin”, u shpreh ai.
    Berisha ftoi ndjekësin në fjalë dhe të tjerët që të garojnë për strukturat drejtuese, pasi vota dhe gara ishin të lira. Në fund ai tha se opozita është mision dhe ky mision realizohej nëpërmjet votës.
    “Unë të ftoj që të marrësh pjesë në të gjitha garat e kësaj partie. Qëndrimi në opozitë është mision dhe largimi nga ky mision bëhet vetëm nëpërmjet votës”, tha kreu i PD-së.

  • Protesta e opozitës, Berisha: Misioni ynë do të vijojë deri në largimin e qeverisë

    Protesta e opozitës, Berisha: Misioni ynë do të vijojë deri në largimin e qeverisë

    Prej orës 18:00 ka nisur protesta e thirrur nga opozita para Kryeministrisë. Në fjalën e tij kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar këtë protestë nisjen e një misioni historik.
    “Edvin je i pashpresë, fundi yt nga ky shesh do të vijë. Të dashur miq, ne jemi në një regjim i cili dhunon votën e lirë, i cili shtyp opozitën, i cili në të vërtetë është i kalbur nga koka tek këmbët dhe nuk pritet gjë tjetër vetëm qëndrimi ynë, beteja jonë, vendosmëria jonë për ta arkivuar në histori këtë regjim që mendon se do të mbahet në këmbë me SPAK-un e partisë, që do të mbahet në këmbë me dhunë, terror, me blerje, shitje dhe pazare. Idealët janë forcë nukleare e njeriut. Janë forcë së cilës asgjë nuk i reziston. Ju ftoj në këtë mision të vazhdojmë betejën tonë si misionarë”, tha Berisha.
    Më tej kryedemokrati tha se ky mision do të vijojë deri në largimin e qeverisë dhe rikthimin e votës së lirë.

    “Ne do të vijmë këtu deri në largimin e tyre, deri në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Nuk ka mision më të shenjtë, nuk ka forcë në botë që do të na ndalojë ne pa përmbushur këtë mision”, u shpreh Berisha.

  • Protesta e sotme/ Berisha: Ne nisim një mision të ri të vërtetë! Një foltore ku do flasin deputetët dhe qytetarët

    Protesta e sotme/ Berisha: Ne nisim një mision të ri të vërtetë! Një foltore ku do flasin deputetët dhe qytetarët

    Një mision të ri dhe të vërtetë, e ka cilësuar lideri demokrat, Sali Berisha, nisjen e protesës së kësaj të hënë, pasditen e 17 nëntorit.

    Duke folure në komunikimin me gazetarët, Berisha tha se foltorja që do të ngrihet përballë kryeministrisë, do të jetë një zë për deputetët dhe qytetarët.

    ‘I ftoj të vijnë sepse çelim siparin e një përpjekje të re të madhe në përputhje me idealet tona për rikthimin e votës së lirë, në një mision të ri të vërtetë’, theksoi Berisha.

    Jo, nuk ka një plan.

    Ora është e mjaftueshme.

    Nuk ka një plan.

    Kjo është foltore në të cilën do flasin deputetët, do flasin qytetarët dhe qëllimi i saj është të ftojmë shqiptarët dhe të bindim shqiptarët se rruga e vetme për ata që duan të votojnë të lirë është protesta.

    Nuk është një punë e thjeshtë.

    Nuk është një moment.

    Jo.

    Ne hapim siparin e protestave.

    Do punojmë fort për protesta të mëdha, për protesta kombëtare, për protesta të qëndrueshme.

    Ky është vetëm hapi i parë në këtë alternativë që është e vetmja.

    Nuk ka një alternativë të dytë.

    Ndaj dhe ata që vijnë sot, unë i falënderoj me shumë mirënjohje dhe i ftoj të vijnë sepse çelim siparin e një përpjekje të re të madhe në përputhje me idealet tona për rikthimin e votës së lirë, në një mision të ri të vërtetë.

    Ne nisim një mision të ri të vërtetë.

    Çdo njeri që vjen do mendojë se është misionar.

    Siç ishin misionarë ata që nuk u lodhën, por shkuan 46 protesta tek bashkia gjersa Lali Vjedhësi përfundoi aty ku e ka vendin.

    Edi Rama e ka shumë më tepër vendin atje, por kjo nuk bëhet përnjëherësh.

  • Protesta e sotme/ Berisha: Ne nisim një mision të ri të vërtetë! Një foltore ku do flasin deputetët dhe qytetarët

    Protesta e sotme/ Berisha: Ne nisim një mision të ri të vërtetë! Një foltore ku do flasin deputetët dhe qytetarët

    Një mision të ri dhe të vërtetë, e ka cilësuar lideri demokrat, Sali Berisha, nisjen e protesës së kësaj të hënë, pasditen e 17 nëntorit.

    Duke folure në komunikimin me gazetarët, Berisha tha se foltorja që do të ngrihet përballë kryeministrisë, do të jetë një zë për deputetët dhe qytetarët.

    ‘I ftoj të vijnë sepse çelim siparin e një përpjekje të re të madhe në përputhje me idealet tona për rikthimin e votës së lirë, në një mision të ri të vërtetë’, theksoi Berisha.

    Jo, nuk ka një plan.

    Ora është e mjaftueshme.

    Nuk ka një plan.

    Kjo është foltore në të cilën do flasin deputetët, do flasin qytetarët dhe qëllimi i saj është të ftojmë shqiptarët dhe të bindim shqiptarët se rruga e vetme për ata që duan të votojnë të lirë është protesta.

    Nuk është një punë e thjeshtë.

    Nuk është një moment.

    Jo.

    Ne hapim siparin e protestave.

    Do punojmë fort për protesta të mëdha, për protesta kombëtare, për protesta të qëndrueshme.

    Ky është vetëm hapi i parë në këtë alternativë që është e vetmja.

    Nuk ka një alternativë të dytë.

    Ndaj dhe ata që vijnë sot, unë i falënderoj me shumë mirënjohje dhe i ftoj të vijnë sepse çelim siparin e një përpjekje të re të madhe në përputhje me idealet tona për rikthimin e votës së lirë, në një mision të ri të vërtetë.

    Ne nisim një mision të ri të vërtetë.

    Çdo njeri që vjen do mendojë se është misionar.

    Siç ishin misionarë ata që nuk u lodhën, por shkuan 46 protesta tek bashkia gjersa Lali Vjedhësi përfundoi aty ku e ka vendin.

    Edi Rama e ka shumë më tepër vendin atje, por kjo nuk bëhet përnjëherësh.

  • Sylvinho për “Corriere”:Arritja në Kupën e Botës me Shqipërinë është bërë një mision

    Sylvinho për “Corriere”:Arritja në Kupën e Botës me Shqipërinë është bërë një mision

    Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, foli për ‘Corriere.it’ duke thënë se Kupa e Botës 2026 me Shqipërinë është bërë një mision. Në prag të ndeshje kundër Andorrës (nesër në orën 20:45), kuqezinjtë janë pranë fazës play-off dhe trajneri kërkon vetëm tri pikë.
    Shkrimi i plotë:
    Nëse keni vënë re ndonjë grafiti të ri në muret pranë shtëpisë suaj, në kapakun e një makine me pluhur ose në asfalt mëngjesin e 12 tetorit, ndoshta ishte në shqip dhe festonte me ngjyra kuqezi fitoren e ekipit kombëtar të Sylvinhos në ndeshjen jashtë fushe kundër Serbisë.
    “Tani duhet të fitojmë në Andorra”, shpjegon trajneri brazilian, ish-ndihmës i Mancinit te Interi dhe i Tites në Brazil. “Nëse e bëjmë këtë dhe Serbia nuk merr tre pikë në Angli, do të jemi në fazën tjetër. Tre vjet më parë, ishte një ëndërr dhe është bërë një qëllim, madje një mision, shpresa për të shkuar në një Kupë Bote për herë të parë për Shqipërinë është diçka e madhe, një emocion që përfshin të gjithë popullsinë, brenda vendit dhe në të gjithë botën.”
    -Shqipëria e kishte vënë Italinë në telashe në Kampionatin Evropian, duke barazuar me Kroacinë dhe duke humbur ngushtësisht ndaj Spanjës. Rritja e tyre ka vazhduar.
    Po, toka është pjellore dhe ishte përgatitur në vitet e mëparshme nga trajnerë italianë si De Biasi, Reja dhe Panucci. Të mos harrojmë se shumë lojtarë janë stërvitur në vendin tuaj dhe unë vetë kam studiuar për pesë vjet në ‘Coverciano’, të dish italisht në Shqipëri është një avantazh.
    Ne kemi ambiente të mira, kemi bërë një punë të shkëlqyer duke vëzhguar fëmijët e diasporës dhe kemi organizuar një ekip teknik që luan me peshën e fanellës së tyre. Kjo gjithashtu bën diferencën.
    -A është Asllani ndër ata që kanë bërë një hap të madh në cilësi?
    Po, ai kishte nevojë të luante gjatë gjithë kohës, të ishte titullar. Dhe largimi nga Interi për në Torino e ndihmoi të rritej, ai është një lloj tjetër lojtari, gjithmonë brenda dinamikës së lojës sonë, qoftë si një organizator i thellë apo si mesfushor. Ai na ndihmon të balancojmë dy fazat e sulmit dhe mbrojtjes, që është forca më e madhe e ekipit tonë.
    -A ishte fitorja në Serbi më shumë sesa thjesht një ndeshje futbolli?
    Po, kjo është e vërtetë, megjithëse performanca jonë më e mirë ishte barazimi 0-0 kundër serbëve në ndeshjen e parë. Nuk ishte e lehtë në fushën e tyre, por kishte respekt midis dy ekipeve, pavarësisht situatës themelore gjeopolitike. Kur u kthyem në Tiranë, gjetëm një vend që festonte, të gëzuar pa masë.
    -Ju thatë se në një shkallë nga 1 deri në 10, ndiheni shqiptar me 8.5. Dhe sa afër ndiheni me eliminatoret në një shkallë nga 1 deri në 10?
    Kemi një avantazh, një ‘match ball’ dhe ndiej që nuk do të na ‘dridhet dora’ në momentin vendimtar. Por gjithçka mund të ndodhë ende, sepse jo gjithçka varet nga rezultati ynë. Nëse Shqipëria arrin në fazën play-off, nuk do të jetë në vazon 4, që do të jetë kundërshtari i parë i Italisë.
    -Kjo është mirë për Gattuson dhe për ty gjithashtu…
    Po e marrim hap pas hapi, ndërsa Italia tashmë e ka të siguruar të paktën fazën play-off. Shpresojmë që me Gattuson të kthehet në Kupën e Botës, por pa u përballur me Shqipërinë në finalen eventuale…
    Nëse gjërat vazhdojnë kështu, ata do të ngrenë një statujë në Tiranë…
    Ajo që bëri diferencën ishte zgjedhja ime për të jetuar atje menjëherë, për të kaluar kohë me njerëzit që më falenderojnë në rrugë, për të marrë frymë në atmosferën e vendit. Unë dhe stafi im ndiheshim sikur ishim njerëzit e duhur, në vendin e duhur, në kohën e duhur.
    -A është ende një ëndërr apo një qëllim shkuarja në Kupën e Botës?
    Do të ishte një ëndërr e përjetshme, por ne e dimë se asgjë nuk vjen lehtë për ne. Siç u them gjithmonë lojtarëve të mi, le të qëndrojmë gjallë, le të qëndrojmë në lojë. Dhe do të shohim se si do të përfundojë”. / Corriere.it

  • “Armiqtë e mi janë…“/ Profesor Pilinçi mohon kërcënimet: E njoh spiunazhin, kam 50 vite në mision!

    “Armiqtë e mi janë…“/ Profesor Pilinçi mohon kërcënimet: E njoh spiunazhin, kam 50 vite në mision!

    Pak ditë më parë, u përhap një lajm se profesor Pilinçi ishte kërcënuar nga shërbimet e huaja dhe Soros, ndërkohë që ky lajm u pasqyrua nga një pjesë e medias, përfshi edhe gazetën ‘TemA’, si pasojë e një statusi nga Pëllumb Pilinçi në rrjetet sociale.
    Nëpërmjet një video-mesazhi, drejtuesi i qeverisë hije, Pëllumb Pilinçi, i ka mohuar këto lajme, duke u shprehur se ai nuk ndihet i kërcënuar, pavarësisht se ka 50 vite në mision.
    “Ajo nuk është e vërtetë. As nuk kam shkruar, as nuk e kam ndjerë ndonjëherë veten të rrezikuar, pavarësisht se unë kam në mision 50 vjet. Jam në vendin e duhur dhe e njoh mirë politikën dhe spiunazhin, jo vetëm evropian, por, pothuaj, dhe botëror. Pra, unë nuk ndiej asnjë rrezik, sepse jam në vendin tim, jam në tokën time, jam në Shqipërinë e kufijve natyror”, shprehet ai.
    Më tej profesor Pilinçi ka treguar se kush janë armiqtë e tij:
    “Armiq kam shumë. Unë armiq kam francezët, unë armiq kam serbët, unë armiq kam englezët, për arsye se këta janë të tre që na kanë coptuar me shekuj.”/TemA

  • SYRI TV/ Berisha: Deputeti mision, jo punë. Në Kuvend përcillni zërin e zgjedhësve

    SYRI TV/ Berisha: Deputeti mision, jo punë. Në Kuvend përcillni zërin e zgjedhësve

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në programin e trajtimit të PD, për deputetë, në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer. Në fjalën e tij, lideri i opozitës, duke ju drejtuar deputetëve deklaroi se gjëja më ë rendësishme në këtë mision është të ruajë marrëdheniet me elektoratin dhe të ngrejë zërin për problemet e zgjedhësve.

    Syri TV
    Fondacioni Konrad Adenauer ka zhvilluar një trajtim për deputetët e ri të Partisë Demokratike, ku mbajti një fjalë dhe kryetari i PD, Sali Berisha. Berisha e cilësoi pozicionin e deputetit si një mision për të ndikuar në jetën e qytetarëve. Ai kishte një mesazh për të gjithë deputetët e ri ku u shpreh që ato në asnjë moment të mos shkëpusin lidhjen me qytetarët.

    Berisha foli dhe rritjen e rrogave të deputetëve teksa tha që më mirë do ishte që deputetëve t’u ofrohej mundësia të kishin staf për asistencë.