Tag: mishit

  • Cila pjesë e pulës është më e shëndetshme për organizmin?

    Cila pjesë e pulës është më e shëndetshme për organizmin?

     

    Shpendët dhe pula në veçanti është një nga mishrat më të konsumuar në Shqipëri.

    Mishi i pulës konsiderohet si një zgjedhje më praktike, ekonomike dhe e pasur ushqimore në krahasim me produktet e tjera shtazore.
    Më të rekomandueshme janë pulat e vendit. Kjo për faktin se pulat e importit kanë qenë shpesh pjesë e pasigurisë, veçanërisht rastet e fundit me pulat e Brazilit.

    Kur vjen puna tek përzgjedhja e mishit të pulës, konsumatori përballet gjithnjë me një dilemë.
    Gjoksi apo kofshët e pulës, cilat janë më të mira e më të shëndetshme?
    Përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetje, është e udhës të flasim për pulën.

    Në aspektin e mirëqenies dhe shëndetit, mishi i pulës rekomandohet gjithnjë si një zgjedhje shumë e mirë.
    Pula përmban proteinë që ju pajis me shumë energji.

    Për më tepër, mishi i pulës ka shumë vitamina dhe minerale përfshirë ato të kompleksit B, të cilat mbrojnë sistemin imunitar dhe balancojnë nivelet e kolesterolit.

    Përmbajtja yndyrore: Gjoksi apo Kofshët e Pulës?
    Nëse do t’i krahasonim këto pjesë të pulës, duke marrë për bazë përmbajtjen e yndyrës, duhet të dini se kofshët kanë më shumë yndyrë se pjesa e gjoksit.
    Kofshët kanë një mish më të yndyrshëm. Kjo për fat të keq u ka dhënë atyre reputacionin e një produkti jo të shëndetshëm.
    Pjesa e gjoksit nga ana tjetër është e bardhë dhe perceptohet si më e shëndetshme.
    Megjithatë yndyra në fjalë është e mirë. Ajo është mono-e-pangopur e cila ndihmon në rënien në peshë, për kontrollin e kolesterolit dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
    Një sasi prej 85 gramësh të mishit të pjekur të gjoksit të pulës përmban 7 gramë yndyrë të plotë dhe 2 gramë yndyrë të ngopur që përkthehet në 10 përqind të dozës së rekomanduar ditore.
    Kofshët e pulës nga ana tjetër përmbajnë 13 gramë yndyrë të plotë dhe 3.5 gramë të ngopur ose 20 përqind e dozës së rekomanduar ditore.
    Përmbajtja e yndyrës së këtyre pjesëve të mishit të pulës mund të pakësohet duke hequr lëkurën.
    Pavarësisht kësaj, të dyja pjesët e pulës kanë të njëjtën sasi hekuri dhe kolesteroli të mirë.

    Një sasi prej 85 gramësh me mish të bardhë, apo mish nga këmbët dhe kofshët e pulës përmban 21 gramë proteinë. Sasia e rekomanduar e proteinës është 46 gramë ditë për gratë dhe 56 gramë në ditë për burrat.
    Karbohidratet
    Mishi i gjoksit, këmbëve dhe kofshëve nuk përmbajnë karbohidrate, ndaj të treja janë një variant ideal për një regjim ushqimor me pak karbohidrate.
    Kolesteroli
    Të gjitha pjesët e mishit të pulës përmbajnë sasi të moderuara të kolesterolit.
    Në një sasi prej 85 gramë të mishit të gjoksit përmban 70 miligram kolesterol ose 24 përqind të dozës së rekomanduar ditore.
    Kofshët nga ana tjetër përmbajnë 80 përqind kolesterol ose 26 përqind të dozës së rekomanduar ditore.
    Kaloritë
    Në një sasi prej 85 gramësh të mishit të gjoksit gjenden 170 kalori, ndërsa e njëjta sasi e mishit të kofshës përmban 210 kalori.
    Hekuri
    Në lidhje me mineralin e rëndësishëm të hekurit, të dyja pjesët e mishit të pulës përmbajnë sasi pothuajse të barabartë të këtij minerali.
    Në aspektin e shijes, pjesa e kofshës ka një shije më aromatike dhe intensive.
    Ndërsa në aspektin ekonomik, nuk është çudi që kofshët dhe këmbët e pulës kushtojnë më pak se pjesa e gjoksit.
    Kjo pjesë, për hir të të vërtetës është më e preferuar nga konsumatorët.
    Siguria
    Siguria është shumë e rëndësishme në përpunimin dhe gatimin e mishit të shpendëve.
    AgroWeb.org ju rekomandon të tregoni kujdes në shmangjen e sëmundjeve të ndryshme që vijnë nga shpendët.
    Siç thamë më lart, pulat e freskëta të vendit janë më të preferuara për sa i përket sigurisë ushqimore.
    Por edhe kujdesi në përgatitje duhet të jetë i lartë.
    Lajini duart përpara dhe pasi të keni prekur mishin e pulës apo të shpendëve të tjerë.
    Përdorni enë dhe pajisje të veçantë kuzhine për larjen e mishit të pulës dhe vendoseni në një enë tjetër për ta gatuar./

  • Pasojat e konsumit të tepruar të mishit: Nga lodhja te floku i dëmtuar

    Pasojat e konsumit të tepruar të mishit: Nga lodhja te floku i dëmtuar

    Siç dihet proteinat janë të pazëvendësueshme dhe shumë të rëndësishme për një organizëm të balancuar. Proteinat gjenden me shumicë tek mishi dhe sidomos tek ai i kuqi, i cili preferohet edhe më shumë se të tjerët. Gjithsesi pavarësisht këtyre vlerave sipas ekspertëve konsumimi i tepërt i këtij ushqimi mund të kthehet në një problem për organizmin.

    Lodhje e tepërt
    Proteinat janë të njohura për vlerat dhe energjinë që i dhurojnë trupit për gjatë gjithë ditës. Janë një mënyrë e mirë për të stimuluar fokusimin dhe përqendrimin e trurit. Mirëpo pavarësisht kësaj, ndjesia e përgjumjes dhe e lodhjes kur konsumoni shumë mish të kuq përkthehet në një sasi shumë të madhe të proteinave në trup. Këto proteina sidomos kur keni edhe një sasi të madhe fibrash në organizëm, shkaktojnë dhimbje koke, irritim e për pasojë edhe lodhje.

    Flokë dhe lëkurë e dëmtuar
    Ekzagjerimi me mishin e kuq do të thotë mungesë vitamine C, e cila nuk gjendet me shumicë tek mishi i kafshëve. Kjo vitaminë është e rëndësishme veçanërisht për flokët dhe lëkurën, pasi ndihmon në formimin e kolagjenit në trup që është edhe proteina baze për rritjen e flokëve dhe rininë e lëkures.

    Kështu që, nëse shikoni që flokët, lëkura apo thonjtë tuaj janë të dëmtuar arsyeja mund të jetë mishi që konsumoni në përditshmëri. Kur të konsumoni një racion mish kujdesuni ta shoqëroni me një larmishmëri perimesh si spinaqi, kungujt, patatet apo lakrat e egra.

    Problemet me tretjen

    Problemet me tretjen e mirë të ushqimeve janë shumë prezente sidomos me kalimin e viteve tek çdo njeri. Konstipacioni është një ndër shenjat e para që trupi jep kur ka mungesë të fibrave. Duke qenë se mishi nuk përmban fare fibra, nëse zë pjesën më të madhe të dietës tuaj me shumë mundësi do të keni probleme me tretjen.

    Rrit kolesterolin e keq
    Duke qenë i pasur me yndyrna dhe dhjamë, konsumimi i tepërt i mishit rrit edhe kolesterolin e keq. Kjo do të thotë një risk i shtuar për trupin pasi mund të zhvillohen sëmundje kardiovaskulare.

    Aroma e keqe e gojës
    Konsumimi i tepërt i mishit të kuq sipas mjekëve mund të shkaktojë aromë të keqe të gojës. Kjo ndodh pasi kur trupi nuk ka më karbohidrate, fillon të përdorë dhjamin si burim kryesor për të funksionuar. Nën këtë proces formohen disa përbërje organike të cilat shkaktojë aromë të keqe dhe shije të hidhur të gojës.

    Shtim në peshë
    Mishi i kuq është i pasur me yndyrna dhe dhjamë. Këto yndyrna shtojnë peshën trupore dhe janë shumë të vështira për t’u djegur nga metabolizmi. Prandaj është e rëndësishme të mos e teproni me këtë ushqim.

    Mjekët rekomandojnë një sasi të caktuar të konsumimit të mishit të kuq në javë e cila nuk do të dëmtojë organizmin tuaj. Përafërsisht rekomandohet 70 gramë mish i kuq i gatuar në ditë dhe rreth 400-500 gr në javë.

     

  • FAO: Çmimet botërore të ushqimeve në nivelin më të lartë në 2 vitet e fundit

    FAO: Çmimet botërore të ushqimeve në nivelin më të lartë në 2 vitet e fundit

    Çmimet botërore të mallrave ushqimore u rritën në korrik në nivelin më të lartë në mbi dy vite, pasi një kërcim i çmimeve të vajrave bimore dhe nivelet rekord të mishit tejkaluan rënien e çmimeve të drithërave, bulmetit dhe sheqerit, tha Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO).Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve i FAO-s, që shërben si tregues global për çmimet e mallrave ushqimore, mesatarisht arriti në 130.1 pikë në korrik, një rritje 1.6% nga qershori, sipas FAO-s. Ky ishte niveli më i lartë që nga shkurti 2023, megjithëse indeksi ishte 18.8% më poshtë se kulmi i arritur në mars 2022, pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.Indeksi i çmimeve të mishit i FAO-s arriti një rekord të ri 127.3 pikë, me një rritje 1.2% nga kulmi i mëparshëm në qershor, pasi kërkesa e fortë e importit nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara rriti çmimet e mishit të viçit dhe mishit të deles, tha agjencia. Importet amerikane të mishit të viçit janë rritur pasi thatësira shkaktoi një rënie të numrit të gjedhit në vend. Kina importoi sasi rekord të mishit të viçit vitin e kaluar mes rritjes së popullaritetit të këtij lloji mishi, megjithëse një hetim zyrtar mbi mishin e viçit të importuar ka rritur pasigurinë mbi kërkesën kineze.Në tregjet e tjera të mishit, çmimet e shpendëve u rritën lehtë pas rifillimit të importeve të pulës braziliane nga blerësit kryesorë, pasi Brazili rifitoi statusin zyrtar si “vend pa gripin e shpendëve” pas masave të marra ndaj shpërthimit të parë. Në kontrast, çmimet e mishit të derrit ranë për shkak të furnizimeve të mjaftueshme dhe kërkesës më të ulët, veçanërisht në Bashkimin Europian, shtoi FAO.Indeksi i vajrave bimore i FAO-s u rrit në 166.8 pikë, 7.1% më shumë se muaji i kaluar dhe në nivelin më të lartë në tre vitet e fundit. Kjo rritje u nxit nga çmimet më të larta për vajin e palmës, sojës dhe lulediellit, për shkak të kërkesës së fortë globale dhe furnizimeve në tkurrje, megjithëse çmimet e vajit të rapës ranë me ardhjen e prodhimit të ri në Europë.Treguesi i çmimeve të drithërave i FAO-s zbriti në nivelin më të ulët në gati pesë vjet, duke reflektuar presionin sezonal të furnizimeve nga korrjet e grurit në Hemisferën Veriore. Indeksi i veçantë për orizin ra me 1.8% muajin e kaluar, i nxitur nga furnizimet e bollshme për eksport dhe kërkesa e dobët e importit.Çmimet e bulmetit ranë lehtë për herë të parë që nga prilli 2024, me rëniet e çmimeve për gjalpin dhe qumështin pluhur, që kompensuan rritjet e mëtejshme për djathin.Indeksi i çmimeve të sheqerit i FAO-s ra për të pestin muaj radhazi, për shkak të pritshmërive për rritje të prodhimit në Brazil dhe Indi, pavarësisht shenjave të rikuperimit të kërkesës globale për import të sheqerit/ Reuters Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • VIDEO/ Bulmeti dhe mishi pa fatura, Rama tregon bilancin: 32 ton të sekuestruara në 6 ditë

    VIDEO/ Bulmeti dhe mishi pa fatura, Rama tregon bilancin: 32 ton të sekuestruara në 6 ditë

    Kryeministri Edi Rama tregon pamje nga mallrat blegtorale dhe të mishit, që janë sekuestruar nga inspektorët tatimorë pasi janë gjetur pa faturë tatimore.
    Në 6 ditët e para të këtij aksioni, janë sekuestruar 32 tonë mallra ushqimore, qumësht, djathë, mish pa faturë tatimore. Për të ky aksion do të vazhdojë deri në fund.

    “Vijon papushim sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë! Deri në fund”, shkroi Rama.
    Ky aksion ka nxjerrë në pah nevojën për formalizim të plotë të këtij sektori, si një element thelbësor për cilësinë e produkteve dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
    Një aksion që sipas autoriteteve, do të vazhdojë me zero tolerancë ndaj kujdo që shkel ligjin.

  • “Deri në fund”, Rama poston pamje nga sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë

    “Deri në fund”, Rama poston pamje nga sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë

    Prej më shumë se dy javësh në të gjithë territorin ka nisur aksioni kundër paligjshmërisë, duke nisur nga lirimi i hapësirave publike e deri te mallrat pa faturë.

    Ashtu siç edhe apti paralajmëruar kryeministri Edi Rama, inspektorët tatimorë kanë zbritur në terren dhe po sekuestrojnë çdo produkt ushqimor pa faturë.
    Kryeministri Rama ka postuar në rrjetet sociale pamje nga sekuestrimi i i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë.

    Postimi i Ramës:
    Vijon papushim sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë! Deri në fund

  • “Aksioni për sigurinë ushqimore, i rëndësishëm”, Zusi: Rasti i rigonit? Nuk është e gabuar të kërkohet faturë

    “Aksioni për sigurinë ushqimore, i rëndësishëm”, Zusi: Rasti i rigonit? Nuk është e gabuar të kërkohet faturë

    Kreu i shoqatës eksportuese, Alban Zusi vlerësoi aksionin e ndërmarrë për sigurinë ushqimore, ndonëse i vonuar. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, ai përmendi si problem faktin se shumë biznese të vogla nuk lëshojnë fatura për të mos kaluar të ardhurat që më pas mund të tatohen.
    “Problemi kryesor sot është se bizneset korrekte, që prodhojnë në mënyrë të sigurt dhe të ligjshme, e kanë te dyqani që s’ju merr faturën apo restoranti. Po të shkosh tek të gjithë dyqanet që tregtojnë produkte ushqimore, do t’i gjesh maksimumi me 30 % të faturave. Një vendimmarrje sërish shumë e drejtë, për të mos e tatuar biznesin e vogël deri 80 në 100 milionë lekë, por mënyra se si është ndërtuar është bërë e tillë se biznesi i vogël po shpërdoron këtë favor duke mos pranuar të marrë fatura sepse thotë kaloj 80 mln dhe futem te biznesi i madh dhe fillojnë tatimet. Kjo ka vënë në kryeqëzim bizneset e mëdha, serioze që duan të rriten e respektojnë ligjin.”, u shpreh ai.
    Zusi thotë se fermeri nuk duhet taksuar, por edhe ndihmuar me mbështetje financiare.
    “Unë jam i bindur se ne nuk duhet ta taksojmë fermerin, sa herë na fut një produkt në treg, duhet t’i japim ca para mbrasht atij dhe do të dalim më të fituar. Sepse 5 lekë në hallkën e parë të zinxhirit që është fermeri ne na kthehet në 15 në hallkën e fundit. T’i japim edhe ca para që të mos japë as edhe një kg pa faturë dhe në momentin që pritet fatura e parë për një produkt, ajo do e shoqërojë deri në fund. Dhe është vetë zinxhiri që e vetërregullon.”, thotë ai.
    Komentoi edhe rastin në Sarandë, ku një tregtare përplaset me një inspektor pasi i kërkon që të shënojë tek pakoja e rigonit se cili është prodhuesi i produktit. Sipas tij, ndonëse duket shaka, nuk është e gabuar që të kërkohet kontroll edhe për rigonin pasi sipas tij, në shumicën e rasteve nuk ndiqen rregullat e duhura për sigurinë.
    “Duket si shaka. Por nuk është aspak gabuar edhe të kërkosh faturë për rigonin. Ai rigoni mblidhet edhe ndoshta në 2 mijë metra lartësi. Fermeri shkon me thes për ta futur brenda dhe një ndër arsyet e kthimeve të produkteve të bimëve medicinale, kthehen 500 ton në vit, është se edhe pse janë mbledhur në 2 mijë metër lartësi ju dalin me pesticide. Kërkesa kryesore që kshiin këto grumbulluesit e bimëve medicinale para disa vitesh ‘na jepni thashë që t’jua japim fermerëve se po na ndosin produktet me të’. Ky fermeri e merr rigonin dhe bimët medicinale që i marrim në çaj, ai për ta tharë këtë e shtron në oborrin e shtëpisë së tij. Në oborr shëtit pula, qeni dhe ai aty do e hedhë. Këto ndotës mund të shkojnë te rigoni. E treta, në ditë si puna e djeshme që rrezikonte të binte shi, fermeri e mbledh dhe e fut në plasmas, fillon myku i cili lëshon toksina. Ne e marrim për bio këtë. Prandaj edhe rigoni duhet të ketë linjë të kontrollit. Ajo zonja mund ta marrë rigonin për shtëpinë e vet, për kur ma shet mua minimalisht duhet ta kontrollë dikush që është agronomi. Duhet ta shohë procesin se si ka ardhur ai rigon. “, tha ai.
    Sipas tij, turizmi duhet të shërbejë me produktin vendas dhe paratë që vijnë nga sektori i turizmit, duhet të shkojnë përveç hotelierëve, edhe tek fermeri et dhe të krijohet një zinxhir vendas.
    “Në një studim që kam bërë pa u thelluar shumë, më rezultoi se ishte mbi 35-40% GDP e lidhur me ushqimin. Gjithë fabrikat që e përpunojnë, restorantet ku janë. Kemi 40% të GDP, 40% të njerëzve të lidhur me produktin e ushqimit, 20% në industri, të tjerë që prodhojnë ambalazhe e etiketa për këto industri. Pra mund të kemi edhe mbi 50% të popullsisë që punon te industria e ushqimit.”, u shpreh ai.
    Për tregun e mishit, ai përmendi rastin e Rumanisë. Zusi thotë se mund ta bëjmë tregun vendas konkurrues, jo vetëm për të zëvendësuar importin, por edhe për eksport.
    “Ne kemi 300 mln euro treg të mishit që nuk e furnizojmë se 300 mln euro janë importet e mishit, dhe asnjëri s’ma mbush mendjen që nuk e prodhjojmë këtu. Rumania para 25 vitesh nuk ishte fare në hartën e prodhimit të derrit. 30 euro për derr, kush e prodhon 30 euro i ka neto subvencione nga shteti. Sot të gjitha gjithë kompanitë e mëdha të përpinimit të mishit duan një stabiliemnt në rumani se mund të ketë mbi 25 mln krerë. Neve kemi mbi 300 mln euro vetëm importe mishi, kemi 500 mln euro importe produktesh të tjera ushqimore. E ke tregun këtu. Të nxisim disa të tjerë që të prodhojnë produktet e mbrojtjes, bëjmë edhe kërkim shkencor dhe kur ulim me 10-15 % koston bëhet konkurrues. Jo vetëm që zëvendëson importin por del edhe në eksport”, shtoi Zusi.

  • Paralajmërimi i Ramës për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

    Paralajmërimi i Ramës për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë tregtarët që shesin prodhime bulmeti, qumësht dhe mish pa faturë. Kreu i qeverisë ka deklaruar se duke nisur nga java e ardhshme do të sekuestrohen.
    Rama thekson se produktet e bulmetit apo mishit pa faturë përbëjnë një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm, deklaroi ai.
    Postimi i Edi Ramës:
    “STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë
    Nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm.
    Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade.
    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj dhe Ministri i Financave Petrit Malaj në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm.”
    Ndërkohë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilluan në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm.

  • Kryeministri: STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

    Kryeministri: STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

    “STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë
    Nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm

    Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade
    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj dhe Ministri i Financave Petrit Malaj në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm”-shkruan kryeministri këtë të shtunë.

  • Fatura ose gjobë/ Qeveria ‘shpall luftë’ ndaj tregtimit informal të bulmetit dhe mishit

    Fatura ose gjobë/ Qeveria ‘shpall luftë’ ndaj tregtimit informal të bulmetit dhe mishit

    Rama thekson se produktet e bylmetit apo mishit pa faturë përbëjnë një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm, deklaroi ai.
    “Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade”, theksoi Kryeministri.
    Ndërkohë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilluan në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm.
    Postimi i Edi Ramës:
    🔴STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë🧾
    ✋Nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm👊
    ⛑️Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade🍗🍖🥚🥛
    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj dhe Ministri i Financave Petrit Malaj në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm🤝🇦🇱