Tag: mishin

  • Mish me Lëng në Furrë – Receta e Veçantë me Shije Speciale

    Mish me Lëng në Furrë – Receta e Veçantë me Shije Speciale

    Një ide fantastike për të përgatitur drekën dhe për ta shijuar atë bashkë me familjen.

    Një recetë e thjeshtë por e plotë me shijen e mrekullueshme të saj.
    Shoqërohet në mënyrë fantastike me sallatat të freskëta të stinës, perime të pjekura apo të marinuara, turshi shtëpie, djathra të ndryshëm etj.
    AgroWeb.org ju sjell më poshtë hapat që duhet të ndiqni për të përgatitur këtë recetë të mrekullueshme lehtë dhe thjeshtë në shtëpi.
    Përgatitja e Mishit me Lëng në Furrë
    Përbërësit

    500 gr mish viçi tul
    Vaj ulliri
    Kripë
    Piper
    Dy speca të kuq
    1 qepë mesatare
    2-3 domate
    1 lugë gjelle salcë domatesh
    Koper

    Përgatitja
    Si fillim AgroWeb.org ju udhëzon që mishin e viçit ta ndani në thela të vogla dhe ta marinoni me kripë, vaj ulliri e pak piper.
    Lërini të marinohen bashkë për 1 orë.
    Më pas, mishin e marinuar vendoseni në një tavë të vogël shtoni dy gota me ujë dhe futeni në furrë të parangrohur.
    Ndërkohë përgatisni salcën.
    Në një tigan skuqni me vaj ulliri qepën e grirë hollë, më pas shtoni specat e grira e më pas domatet e grira në rende bashkë me salcën e domateve.
    Shtojini një lugë gjelle me uthull dhe pak ujë.
    Lërini të ziejnë derisa masa të krijohet në formën e salcës e lëngshme. Shtojini salcës kripë dhe piper.
    Lëreni mishin të piqet duke e kontrolluar herë pas here dhe duke e lyer me lëngun e vet në mënyrë që të mos thahet.
    Kujdesuni që kur të piqet mishi të mbetet me pak lëng.
    Më pas, salcën shtojeni në tavë, përzjeheni me mishin dhe lërnei në furrë edhe për 5 minuta.
    Në fund spërkateni me kopër të freskët të grirë hollë dhe shijojeni./AgroWeb.org

  • Pas mishit të pulës, fileto derri me salmonelë! “Frigo ALBA” e futi në treg, AKU e fsheh

    Pas mishit të pulës, fileto derri me salmonelë! “Frigo ALBA” e futi në treg, AKU e fsheh

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Skandali me mishin me salmonelë vijon të thellohet. Në Shqiperi ka hyrë 4516.75 kg fileto derri me salmomelë. Subjekti importues i mishit është “Frigo ALBA”me administrator Luan Jazexhiu dhe Ledio Koka. Skandali i publikuar “u tentua të zbutet” nga AKU me arsyetimin se ky mish do të asgjësohet.
    Por çfarë ka ndodhur konkretisht?
    Nga një investigim i ‘Ora News’ rezulton se AKU po tenton të fshehë destinacionin final të mishit me salmonelë. Në një përgjigje nga ky institucion bëhet me dije se asgjësimi është kryer në datën 23 prill, ndërkohë që në datën 29 prill AKU shprehej se ky proces nuk ka përfunduar.
    Praktikisht dy përgjigje të ndryshme për të njëjtën procedurë. AKU refuzon t’i vendosë në dispozicion medias dhe publikut foto dhe video nga groposja e mishit me salmonelë. Skandali vijon të thellohet kur AKM njofton zyrtarisht se subjekti “Frigo ALBA” nuk ka bërë asnjë kërkesë për asgjësimin e mishit me salmonelë.
    Inspektorë e Mjedisit duhet të jenë prezent në këtë procedurë për të vërtetuar që mishi është asgjësuar, por ato nuk kanë dijeni për groposjen e 4516.75 kg fileto derri me salmomelë. Zyrtarisht nuk ka prova se ky mish është asgjësuar. Burime shprehen se janë bërë tentativa për ta hedhur mishin me salmonelë në treg duke e shitur nën kosto.
    Teksa ende nuk dihet ku ka përfunduar mishi me salmonelë, raste të konsumatorëve të infektuar janë bërë publike. Së fundmi 17 fëmijë që frekuentonin kopështin nr.1 në Gramsh ku dhe ndodhi helmimi masiv, rezultojnë të jenë të infektuar me salmonelë. Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se nga analizat e kryera ndaj 79 fëmijëve, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me ‘Salmonella Enteritidis’.
    Raportimi vjen dy muaj pasi u zbulua skandali me mishin e pulës me salmonelë, ku 15.000 kilogramë u konsumua nga qytetarët. Gati 20 tonë mish pule e importuar nga Brazili mbërriti në Portin e Durrësit më 11 Mars, dhe pas analizave të kryera pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë më 21 Mars, u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm në mishin e ngrirë të pulës. Mishi u shpërnda në treg nga kompania “diMal” dhe ‘AMG FOOD’. Sipas analizave të kryera në ISUV, u zbulua se mishi ishte infektuar me “Salmonella Typhimurium”, por që në këtë kohë, mishi ishte shitur. 

  • Dyshime për salmonelë në mishin e bardhë, AUV-ja në pritje të rezultateve

    Dyshime për salmonelë në mishin e bardhë, AUV-ja në pritje të rezultateve

    Një bakterie e gjetur në mishin e bardh në Shqipëri, alarmoi edhe Kosovën.
    Është fjala për salmonelën e gjetur në llojin e mishit të bardh “Copacol” në shtetin fqinj.
    E të menjëhershëm ishin edhe reagimet në Kosovë, ku filluan kontrolle të rrepta nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për mishin që importohet nga Brazili.
    “Menjëherë pas raportimit në media mbi incidentin për mishin e bardh me origjinë nga Brazili, ne kemi ngrit masat e kontrollit por deri më tani nuk ka asnjë fakt që lidh incidentin e ndodhur në Shqipëri me produktet në Kosovë. Ne kemi marr konfirmim edhe nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të Shqipërisë se nuk ka pasur asnjë ri-eksport të ngarkesave nga Shqipëria në drejtim të Kosovës”, tha zëdhënësi i AUV-së, Lamir Thaçi.
    Tutje, Thaçi tregoi se janë duke pritur rezultatet nga mostrat e mishit që janë marrë në Kosovë.
    “Mbi bazën e kësaj ne menjëherë e kemi ngritur masat e kontrollit duke mostruar secilën ngarkesë që vjen në import, dhe deri më tani kanë ardh shtatë, të gjitha janë mostruar dhe pritet që të dal rezultati. Këto ngarkesa qëndrojnë të bllokuara deri sa të vjen rezultati i analizave, po ashtu në kontrollin e brendshëm kemi kryer kontrollet në pikat shitëses dhe në depon e importuesit të njërit lloj të produktit. Edhe tek depoja edhe tek pikat shitëse është urdhëruar tek pikat shitëse tërheqja nga tregu. Ndërsa tek depoja është urdhëruar që të mos dalin në treg asnjë produkt i cili është në stok”.
    Bakteria salmonelë që është gjetur në mishin e bardh në Shqipëri shkakton disa simptoma, si: diarre, ethe e dhembje barku.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Prokuroria e Tiranës nis hetimet për mishin e pulës me salmonelë

    Prokuroria e Tiranës nis hetimet për mishin e pulës me salmonelë

    Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me mishin e pulës që u konstatua me salmonele.
    Hetimet po vijnë për dy vepra penale atë të shpërdorimit të detyrës dhe importimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.
    Hetuesit janë duke verifikuar mbi procedurën që kanë ndjekur punonjës të AKU, nga momenti i hyrjes së mishit në vendin tonë dhe daljen e përgjigjes së analizave që u deshën të paktën 10 ditë për të mësuar se mishi që u importua nga Brazili ishte i infektuar me salmonele një pjesë e të cilit u shit dhe nuk u tërhoq dot nga tregu nga agjentet e AKU.
    Hetimet nisën pas referimit të rastit nga Policia e Shtetit që ka shpallur në kërkim edhe pronarin e kompanisë që ka importuar sasinë e mishit, por edhe kallëzimit të AKU për disa punonjës të tyre për “shpërdorim detyre”.
    Më 21 Mars nga analizat e kryera nga AKU u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm te mishi i pulës në një sasi prej 7.8 ton e importuar nga Brazili. AKU sekuestroi 5.2 ton mish tek importuesi, por 2.6 ton të tjera janë shpërndarë në tregun shqiptar dhe mund të jenë konsumuar.

  • Skandali/ Kontrolle në Vlorë, kapen gjashtë subjekte që tregtonin mish pule me salmonelë

    Skandali/ Kontrolle në Vlorë, kapen gjashtë subjekte që tregtonin mish pule me salmonelë

    6 subjekteve në Vlorë u janë gjendur në ambientet e tyre mish pule me salmonelë gjatë kontrolleve të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Bëhet fjalë për disa markete dhe restorante të cilat tregtonin mish pule me praninë e salmonelës për klientët.
    Lidhur me këtë situatë mësohet se nga nga Vlora është tërhequr një sasi e konsiderueshme e mishit të pulës me salmonelë ndërsa dyshohet se numri i subjekteve që kanë tregtuar apo servirur mishin me salmonelë, mund të jetë edhe më i madh.
    Skandali me mishin e pulës me salmonelë
    Një tjetër skandal ka një vend në lidhje me mishin e importuar nga Brazili. Më 11 mars të vitit në portin e Durrësit janë futur 27.000 kg mish pule i importuar nga Brazili. Kjo mish dyshohet është hedhur në treg, pa pritur përgjigjen e analizave. Ndërkohë që kur kanë dalë analizat, është gjetur që është gjithë mishi i importuar është i infektuar me bakterin e salmonelës.
    Nga analizat e kryera në ISUV, tregohet se një sasi prej 27 ton mish pule ka rezultuar me salmonelë. Ndërkohë pas denoncimit të skandalit në media, ka reaguar edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. AKU tha se ka referuar rastin në Prokurorinë e Tiranës, për veprimet e mëtejshme të procedimit, për sa i përket elementeve të veprës penale për mosrespektimin e kritereve të informacionit të dhënies së informacionit. Në qendër të kësaj historie qëndron kompania Dimal Inc.
    Nga të dhënat e mjekësisë, disa kompania nuk mori asnjë nismë për të pezulluar analizën e produktit deri në konfirmimin zyrtar të analizave. Mishi erdhi me probleme, u gjet me probleme dhe u shit në çdo rrjet ku kompania ka gjetur. Salmonela është një bakter që është helmim i rëndë i ushqimit, sidomos për fëmijët, të rriturit dhe personat me imunitet të dobët.

  • Skandali me mishin e pulës! PD: Qeveria dhe ministrja Denaj të largohen menjëherë!

    Skandali me mishin e pulës! PD: Qeveria dhe ministrja Denaj të largohen menjëherë!

    Skandali me mishin e pulës! PD: Qeveria dhe ministrja Denaj të largohen menjëherë!

    DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, GRIGELS MUÇOLLARI

    As 32 pesticidet e dëmshme për shëndetin të ndaluara në BE, por që qarkullojnë lirisht në Shqiperi, as salmonela helmuese nuk e bëjnë qeverinë, Ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, dhe AKU të lëvizin nga vendi.

    Opinioni publik është tronditur dje nga zbulimi i faktit se në fillim të këtij muaji, 27 ton fileto pule e prekur nga salmonela, ka hyrë në Portin e Durrësit.

    Këtë e konfirmon zyrtarisht dhe AKU. Kjo agjenci, pretendon se ka rënë në gjurmë të salmonelës që në doganen e portit. Por, nuk ka kryer detyrën për bllokimin e menjëhershëm.

    Pra, një pjesë e madhe e kesaj sasie ka hyrë në treg.

    Ka pasur dje gjithë ditën raportime për këtë situatë. Për shkak të mungesës së transparencës dhe papërgjegjshmërisë kriminale të Ministres Denaj, versionet janë të ndryshme.

    Por, askush nuk e mohon që mishi me lëndën helmuese, ka mbërritur ne marketet dhe shtëpitë e qytetarëve.

    Ky është një skandal shumë i rëndë. Autoritetet tona së pari kanë reaguar me vonesë për analizat finale, dhe më e keqja, e kanë lejuar produktin të konsumohet.

    Meqënëse as demtimi i shëndetit të qytetarëve nuk është arsye për zonjën Denaj të mbajë përgjegjësi, të bëjë transparencë e të largohet një orë e më parë nga ajo detyrë, ne i themi sot Prokurorisë, që nëse vertetë kërkon të bëjë punën e të mbrojë qytetarët, të heqë dorë nga ndjekja e keqbërësve të vegjël, por të shkojë drejt e në zyrën e Ministres së Bujqësisë.

    Siguria ushqimore do të vendoset me 11 Maj me votën e qytetarëve, por ndërkohë do të kerkojmë transparencë të plotë të këtyre ngjarjeve dhe vënien para Drejtesisë të çdo qeveritari.

    Partia Demokratike e konsideron sigurinë ushqimore si çështje të Sigurisë Kombëtare.

    Partia Demokratike do të angazhojë specialistët më të mirë dhe gjithë burimet e duhura për ta garantuar produkin ushqimor, për fëmijët tanë, për prindërti tanë, përmes një platforme që parashikon përmbysje totale të gjendjes aktuale, që nga ndërhyrjet ligjore e deri tek ofrimi i standarteve europiane në analizimin dhe trajtimin e rasteve. PD do të rrisë kapacitetet në burime njerëzore dhe në infrastukrurë, për të bërë të mundur parandalimin e rasteve.

  • Salmonelë te filetot e pulave, AKU bllokon mishin

    Salmonelë te filetot e pulave, AKU bllokon mishin

    Një sasi e konsiderueshme fileto pule e importuar nga Brazili, është bllokuar, pasi u konfirmua prania e salmonelës në mish.
    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se në një mostër nga filetoja e ngrirë u gjet Salmonella Typhimurium.
    AKU thotë se ka ndërhyrë me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit në fjalë, megjithatë nuk dihet ngarkesa e hedhur në treg.

    Çështja i ka kaluar për hetim e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale, për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të pasaktë.

  • Skandali me mishin e pulës në Shqipëri, Lutfi Dervishi: Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane

    Skandali me mishin e pulës në Shqipëri, Lutfi Dervishi: Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane

    Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar me ironi pas skandalit të publikuar lidhur me mishin e pulës me salmonelë që ka hyrë në tregun shqiptar. Dervishi ka përdorur një postim në rrjetet sociale për të lidhur këtë ngjarje me fushatën e kryeministrit Edi Rama për pasaportën europiane, duke theksuar se ndërkohë që Shqipëria ëndëron për anëtarësim në BE, problemet me sigurinë ushqimore dhe shkeljet mjedisore vazhdojnë të rriten.
    Në postimin e tij, Dervishi shkruan:
    “Mishin e servirim me salmonelë, mandarinat i spërkasim me pesticide dhe mbi 50 lloje helmesh të ndaluara në Bashkimin Evropian përdoren lirshëm në bujqësi, por ne vazhdojmë të ëndërrojmë BE-në. Jo si standard, por si pasaportë. Ëndrra jonë europiane ka erë pesticide.”
    Gazetari vazhdon të akuzojë për korrupsion dhe indiferencë ndaj sigurisë dhe shëndetit publik, duke sugjeruar se fondet e BE për bujqësinë që ishin ndarë për fermerët shqiptarë, duket se janë përdorur për fermerët brazilianë. Ai shpreh shqetësimin se fondet janë ndërprerë, pasi SPAK nuk ka treguar gatishmëri për të hetuar skandale të tilla, që janë provuar nga hetimet ndërkombëtare.
    Dervishi thekson se Shqipëria po vazhdon me propagandën e “succesit” të prodhimeve “të freskëta shqiptare” që përfundojnë në treg si mallra të rrezikshme për shëndetin publik.
    Ai mbyll postimin e tij me një pyetje ironike:
    “Edhe 5 vjet dhe marrim pasaportën. Por a do jemi gjallë për ta përdorur?”
    POSTIMI:
    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane
    Mishin e servirim me salmonelë, mandarinat i spërkasim me pesticide dhe mbi 50 lloje helmesh të ndaluara në Bashkimin Evropian përdoren lirshëm në bujqësi, por ne vazhdojmë të ëndërrojmë BE-në. Jo si standard, por si pasaportë. Ëndrra jonë europiane ka erë pesticide. Dhe nuk është ndonjë sekret. Institucione ndërkombëtare, organizata të shëndetit publik, raportimet e medias dhe të qytetarëve, të gjithë e kanë ngritur alarmin. Por çfarë bëjmë ne? Shtojmë dozën. Pse?
    Sepse i fusim një mendje të lehtë: “Hë mo, s’na gjen gjë!”Një mantrë kolektive, një justifikim i përbashkët për të helmuar tokën, trupin dhe fëmijët tanë.Pis fermer që përdor helme për të shtuar prodhimin, pis shtet që nuk kontrollon asgjë, pis konsumator që i blen pa pyetur, pa refuzuar dhe pa reaguar. Pra, në fund të ditës: pis milet.
    Po të ishte kjo thjesht çështje padije, do kishte zgjidhje. Por është çështje indiference dhe babëzie, e ushqyer me arrogancën e mosndëshkimit. Të mos harrojmë: në vendet ku janë ndaluar këto pesticide, janë ndaluar sepse vrasin. Dhe në ketu, jo vetëm që përdoren, por promovohen si “sekret suksesi”.
    Fondet e IPARD që u dhanë për bujqit dhe blegtoret shqiptare mesa duket realisht kanë shkuar për fermerët braziliane. Fondet e BE për bujqesine janë ndërprerë sepse SPAK nuk ka këllqe të hetojë atë që është provuar nga hetimet në Bruksel. Ne vijojmë me helmin e sheqerosur të propagandës.
    Në vend të ndalim helmin, kemi ndaluar logjikën. Në vend të zbatojmë rregulla, bëjmë statuse krenare për eksportin e produkteve “të freskëta shqiptare” që pastaj kthehen mbrapsht si mall i rrezikshëm për shëndetin publik. Tani le të hapim krahët për BE-në. Le t’i tregojmë që jemi gati për integrim. Me mushkëri të skuqura, me veshka të lodhura dhe një sistem që nuk mbron as veten e vet. Edhe 5 vjet dhe marrim pasaportën. Por a do jemi gjallë për ta përdorur?

  • Mënyra Perfekte e Përgatitjes së Mishit të Kecit plot Shije

    Mënyra Perfekte e Përgatitjes së Mishit të Kecit plot Shije

    Mishi i kecit përmban nivele të ulëta yndyre dhe kolesteroli.

    Ai është i pasur me hekur dhe proteinë duke u bërë kështu një zgjedhje e shkëlqyer për ata që konsiderohen si dashamirës të mishit.
    Ky mish nuk ka dhjamë dhe është zgjedhja më e shëndetshme në krahasim me pulën, viçin dhe qengjin.
    Një sasi prej 100 gramë mish keci ofron  124 kalori, 2.6 gramë yndyrë, 0.8 nga të cilat e ngopur, 25 gramë proteinë dhe 64 mg kolesterol.
    Proteina është e rëndësishme sepse ju mban të ngopur gjatë dhe përbën një sistem mbështetës për riparimin e qelizave.
    Mishi i kecit është shumë i butë, kërkon të piqet ngadalë që të nxjerrë në pah madhështinë e vet, ka një aromë të fortë dhe përbën një nga gatimet më të mira në vendin tonë.
    Përpos të tjerave, ky mish është më i freskët dhe më i pasur në vlera, duke qenë se dhitë kullosin të lira gjithmonë në natyrë, duke marrë më të mirat e mundshme prej saj.
    Në AgroWeb.org do të mësoni si të piqni sa më shijshëm mishin e kecit me erëza.
    Mish Keci i Pjekur Me Erëza
    Merrni pjesën e kofshës së kecit dhe spërkateni me spec djegës, piper të kuq, hudhër, vaj ulliri, piper të zi dhe lëng limoni.
    Fërkojeni mishin mirë që të përthithë erëzat, mbështilleni tepsinë me qese plastike dhe mbajeni në frigorifer (jo në zonën e ngrirjes) gjatë gjithë natës.
    Të nesërmen, nxirreni mishin nga frigoriferi të paktën 30 minuta përpara gatimit.
    Ndizeni furrën në 150°C dhe mishin fërkojeni me kripë.
    Mbusheni gjysmën e tepsisë me ujë dhe mbulojeni atë me letër pjekjeje në shtresë të dyfishtë.
    Sigurohuni që ta mbështillni fort dhe më pas futeni në furrë.
    Piqeni mishin për rreth 4 orë dhe herë pas here spërkateni pjesën e sipërme të mishit me lëngun e tij.
    Kur mishi të jetë gatuar, do të shkëputet lehtë nga kocka.
    Lëreni tepsinë në temperaturë ambienti për 20 minuta. Hiqeni mishin me copa dhe servireni me salcë kosi, sallatë e turshi./AgroWeb.org