Tag: mishi

  • Si të Dalloni Nëse Pula që Blini Është e Skaduar

    Si të Dalloni Nëse Pula që Blini Është e Skaduar

    Informaliteti në sektorin e prodhimit të mishit të pulës në vend është i lartë sipas Institutit Evropian të Statistikave, Eurostat.

    Të dhënat e Eurostat të publikuara më herët këtë vit tregojnë se shqiptarët konsumojnë zyrtarisht vetëm 1.6 kg mish pule për frymë në vit.
    Mesatarja e konsumit të mishit të pulës në vendet e Bashkimit Evropian është 29 kg për frymë në vit.
    Sasia e prodhuar e mishit të pulës nga thertoret dhe pularitë e regjistruara përgjatë vitit 2018 ishte thuajse 5000 ton ose në rënie me 6.8 përqind në terma vjetorë.
    Natyrisht në këto statistika nuk rezultojnë të dhënat e thertoreve të vogla të cilat tregëtojnë mishin e pulës në mënyrë jo formale, gjë që nxjerr në pah problemin madhor të sigurisë ushqimore.
    Ekspertët e Shërbimit të Sigurisë Ushqimore në Departamentin Amerikan të Bujqësisë kanë publikuar një listë këshillash për konsumatorin që të jetë në gjendje të përcaktojë nëse mishi që blen është i mirë apo i skaduar.
    Mënyrat për dallimin e freskisë së mishit të pulës janë tepër të thjeshta.
    Ruajtja Afatgjatë Në Frigorifer
    Ekspertët paralajmërojnë se mishi i pulës duhet konsumuar një ose dy ditë pas blerjes.
    Mishi që qëndron në frigorifer për një periudhë shumë të gjatë, ose mbi një vit humbet cilësinë dhe ka tendencën të thahet.
    Ndaj nëse blini mish pule përpiquni ta dalloni sa kohë ka qëndruar në ngrirje ose në frigorifer .
    Tjetërsimi i Aromës
    Nëse pula që bleni në treg ka një lëkurë të ngjitshme, të rrëshqitshme dhe me aromë të çuditshme, atëherë më mirë hidheni në plehra.
    Këto janë shenjat parësore që tregojnë cilësinë e mishit të pulës dhe jo vetëm.
    Ndryshimi i Ngjyrës Së Lëkurës Së Mishit Të Pulës.
    Mishi i pulës mund të ndryshojë ngjyrë herë pas here.
    Ndodh që lëkura nxihet ose zbehet si pasojë e ekspozimit të substancave të saj ndaj oksigjenit.
    Ngjyra tjetërsohet edhe nga ngrirja.
    Por për sa kohë ndryshimi i ngjyrës nuk shoqërohet me shenjat e përmendura më lart, atëherë mishi i pulës është i sigurt për konsum dhe nuk është i skaduar.
    Kujdes Me Të Verdhën
    Ka amvisa që besojnë se nëse mishi i pulës ka nuanca të verdha sidomos tek gjymtyrët, atëherë mishi është shumë i mirë.
    Megjithatë, ka ekspertë që besojnë se shumë kompani të prodhimit të mishit të pulës përdorin një tretësirë boje të verdhë ku e zhysin mishin e pulës që të marrë ngjyrë.
    Një bojë e tillë është e rrezikshme për shëndetin sepse përdoret për të ngjyrosur lëkurën dhe produktet e drurit.
    Ndërkohë që amvisat besojnë se pula të tilla kanë një shije më të mirë dhe se janë ushqyer me misër, e vërteta qëndron krejt ndryshe në disa raste./AgroWeb.org

  • Shishqebap Shtëpie – I Shijshëm Sipas Traditës Shqiptare

    Shishqebap Shtëpie – I Shijshëm Sipas Traditës Shqiptare

    Në doni të shtroni një shije fantastike në tryezë e të mblidhni menjëherë gjithë familjen rreth saj, përgatisni shishqebap shtëpie sipas traditës së vjetër të kuzhinës shqiptare.

    Dikur ka qenë një nga gatimet më speciale e më të veçanta mes gjithë recetave të përgatitjes së mishrave. Por edhe sot shija e tij të mrekullon njëlloj.
    Përtej origjinës orientale, shishqebabi është një gatim aq i vjetër shqiptar sa vendlindja e tij nuk ka më rëndësi.
    Shishqebapi përgatitet me të gjitha mishrat, dashi, qengji, viçi të njomë, patjetër edhe pule.
    AgroWeb.org sugjeron më poshtë recetën tipike të përgatitjes së shishqebapit në shtëpi, një gatim fantastik në shije, që me siguri do kënaqë gjithë familjen.
    Përgatitja e Shishqebapit të Shtëpisë
    Përbërësit
    (Përbërësit më poshtë për 4-5 persona)

    500 gr mish tul (Përzgjedhja e mishit sipas preferencës, nëse do përdorni mish viçi atëherë mishi duhet të jetë shumë i njomë)
    1-2 kokrra qepë mesatare
    2-3 lugë gjelle me vaj ulliri
    2 lugë gjelle me uthull
    2 gjethe dafine
    Kripë
    Piper
    Rigon

    Përgatitja

    Tuli i pastruar i mishit pritet në kubikë mesatarë (2.5 – 3 cm), vendoset në një tas dhe marinohet me uthull, vaj ulliri, piper, majdanoz, gjethe dafine dhe qepë të prera në rrathë 1 centimetër.
    Të gjitha këto përzihen dhe lihen në frigorifer (jo në ngrirje) për 3-4 orë, në mënyrë që mishi të marinohet plotësisht me të gjithë përbërësit.
    Zakonisht, në këto raste nuk hidhet kripë, sepse mishi lëshon lëng dhe forcohet.
    Shishqebapi përgatitet në çast, disa minuta para ngrënies.
    Mishi kalohet në një shufër druri të hollë (gjenden në çdo supermarket). Si fillim kalohet një nga kubikët e mishit, një rrathë qepe (nga qepët që i janë hedhur mishit gjatë marinimit me erëza), përsëri një nga kubikët e mishit dhe kështu me rradhë. Nëse preferoni, gjatë përgatitjes së shishqebapit mund të shtoni edhe perime të ndryshme të prera në rrathë ose kubikë.
    I hidhet kripë, rigon dhe piqet në zgarë të vendosur mbi sobë ose mbi prush.
    Shishqebapi shërbehet i ngrohtë dhe shoqërohet me sallata të ndryshme, speca të pjekur, qepë të grira hollë, lakër e bardhë turshi, patate furre apo të fërguara etj./AgroWeb.org

  • Shqetësimet për salmonelën, AUV konfirmon se mishi i bardhë i importuar në Kosovë është i sigurt

    Shqetësimet për salmonelën, AUV konfirmon se mishi i bardhë i importuar në Kosovë është i sigurt

    Bakteria salmonelë e gjetur në mishin e bardhë në Shqipëri ditë më parë ka alarmuar edhe Kosovën. Kontrollet u ashpërsuan në Kosovë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për këtë mish që importohet nga Brazili. Gjetja e bakteres salmonelë në mishin e bardhë të importuar në Shqipëri, ngriti alarmin edhe në Kosovë.Kjo baktere ishte gjetur në llojin e mishit të bardh “Copacol”. Megjithatë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar se mishi i bardh që tregtohet në Kosovë është i sigurt.Në një njoftimin për media AUV ka theksuar se kjo ka ardhur pas rezultateve të analizave.“Të gjitha rezultatet e analizave konfirmojnë, mishi i bardhë i pulës qe tregtohet në Kosovë është i sigurte. Pas ngritje se dyshimeve se mishi i pulës me origjinë nga Brazili kishte rezultuar pozitiv në Shqipëri. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte ndërmarre e veprimeve për të hequr dyshimet për konsumatorin kosovarë. Me një gjurmim të potë, duke vendosur masa shtesë kontrolli duke përfshi edhe marrjen e mostrave. Kufizime të shitjes deri në konfirmim përmes rezultateve të analizave laboratorike”.AUV thotë se mishi i plotëson kriteret ligjore për tregtim.“Sot janë nxjerrë rezultatet, të cilat kanë konfirmuar, se mishi i cili ka qen duke u tregtuar dhe ai qe ishte duke u importuar, është i sigurte për konsum dhe i plotëson kriteret ligjore për tregtim.Mostrat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili janë testuar në aspektin mikrobiologjik, në parametrat e prezencës se Salmonella Typhimurium dhe Salmonella Enteritidis. Testet janë kryer me ANSR metodë e avancuar për amplifikimin e ADN-së se Salmonelles spp. Të njëjtat janë konfirmuar edhe me metodën klasike e bazuar në ISO 6579-1. Limitet të përcaktuara sipas rregullores për kriteret mikrobiologjike në produktet ushqimore Nr. 27/2012 , si dhe plotësim ndryshimit 09/2018”, thuhet në njoftim.Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka theksuar se gjithmonë do të veprojë konform legjislacionit në fuqi, për të hequr dyshimet e konsumatorit mbi çdo pasiguri në produkte.“Po punojmë çdo ditë qe për sigurinë e ushqimit në vend, të besohet si fakt dhe si perceptim”.Javën e kaluar, nga AUV thanë  se kishin ndërmarrë veprime shtesë për të hequr dyshimet për këtë lloj mishi me origjinë nga Brazili.AUV kishte thënë se ishin bllokuar shtatë ngarkesa në import, deri në daljen e rezultateve nga mostrat e marra nga secila.Përveç këtyre, kontrolle kishte pasur edhe te operatori ekonomik importues, të cilit AUV-i i kishte vënë edhe masë ndalesë të përkohshme për nxjerrjen në treg të produktit, derisa të kishte rezultate përfundimtare.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • A Duhet Larë Mishi i Pulës Përpara Gatimit

    A Duhet Larë Mishi i Pulës Përpara Gatimit

    Hapi më i arsyeshëm përpara gatimit të mishit të pulës duket larja e tij në ujë të ftohtë e të bollshëm.

    Ky hap tingëllon i arsyeshëm kryesisht për shkak të shqetësimeve për pastërtinë dhe higjenën.
    Megjithatë, ekspertët e kuzhinës si dhe Qendra Për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se mishi i pulës nuk duhet larë kurrë përpara gatimit.
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mishi i pulës nuk duhet larë sepse rrit rrezikun e ndotjes në kuzhinë.
    Piklat e ujit që bien në kontakt me mishin e pulës mund të shpërndajnë baktere të rrezikshme siç është Salmonela, jo vetëm në lavaman e banak të kuzhinës, por edhe në mjetet e gatimit.
    Nëset këto të fundit nuk pastrohen mirë, atëherë këto sipërfaqe mund të shpërndajnë bakteret në ushqime të tjera dhe të nxisin helmimin.
    Uji Nuk I Vret Bakteret e Mishit të Pulës
    Sipas ekspertëve, uji nuk i eliminon bakteret në lëkurën e mishit të pulës.
    Në momentin kur ky i fundit bie në kontakt me mishin, bakteret përhapen në lavaman, duar, rroba dhe kuzhinë.
    Bakteret që shkaktojnë sëmundje mund të përhapen deri në një metër distancë nga lavamani.
    Pjesa më e rrezikshme është se bakteret nuk shihen me sy të lirë.
    Ndaj është e pamundur për një amvisë që të pastrojë hapësirat e kuzhinës siç duhet.
    Në këtë mënyrë, rreziku i sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet dhe bakteret është më i lartë.
    Mënyra Më e Mirë e Përpunimit Të Mishit Të Pulës
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, bakteret që ndodhen tek lëkura e mishit të pulës shkatërrohen menjëherë sapo ekspozohen në temperatura të larta.
    Mishi i pulës duhet gatuar në temperaturë më të lartë se 80 gradë në mënyrë që të shkatërrohen të gjitha bakteret.
    Si Të Sterilizoni Ambientet e Gatimit
    Ekspertët sugjerojnë që të përdorni një pëzjerje sodë buke dhe limon.
    Me këtë solucion ju mund të fërkoni të gjitha ambientet e gatimit për një pastrim sa më të mirë.
    Pas prekjes së mishit të gjallë, duhet të lani duart menjëherë që të shmangni përhapjen e baktereve./AgroWeb.org

  • Mishi me salmonelë, Milva Ekonomi ia merr në kthesë Spiropalit: Ndodh në gjithë botën dhe…

    Mishi me salmonelë, Milva Ekonomi ia merr në kthesë Spiropalit: Ndodh në gjithë botën dhe…

    Pasi e cilësoi Edi Ramën brand, Milva Ekonomi duket se është e vendosur t’i zërë vendin për lavde ndaj shefit, Elisa Spiropalit, dhe një gjë të tillë e ka bërë sonte në studion e “Off the Record”, kur u vendos përballë faktit se qytetarët në Shqipëri kanë konsumuar një ngarkesë mishi të pulës me salmonelë, e ardhur nga Brazili, pasi i shpëtoi filtrave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

    Ekonomi, të cilës mesa duket nuk i plas për shëndetin e shqiptarëve ka dhenë një argument skandaloz, njëjtë si Spiropali që thoshte vrasjet që ndodhin në Shqipëri ndodhin kudo dhe bëhen edhe filma, teksa ka thënë se mish me salmonelë ka kudo.

    Ajo që e bën më të rëndë justifikimin skandaloz të Ekonomit është fakti se ajo ka qenë edhe ministre e Bujqësisë. Pra mendojeni si ka dretuar ajo gjatë kohës së saj këtë ministri.

    Teksa përpiqet të minimizojë skandalin, ajo shprehet se kjo gjë ndodh në çdo vend.

    “Unë besoj që këto raste nuk janë raste që ti nuk i shikon edhe në vende të tjera. Janë raste që i shikon në Shqipëri edhe në vende të tjera”, u përgjigj Ekonomi.

  • Mishi i pulave me salmonelë/ Policia ndalon administratorin e kompanisë dhe më pas procedohet në gjendje të lirë

    Mishi i pulave me salmonelë/ Policia ndalon administratorin e kompanisë dhe më pas procedohet në gjendje të lirë

    Policia e Tiranës ka ndaluar dhe më pas ka lënë të lirë, administratorin e kompanisë importuese të 7.8 ton mish pule nga Brazili, ngarkesë e cila rezultoi e kontaminuar me salmonelë.Sipas uniformave blu mësohet se shtetasi A. G., 50 vjeç, ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njërzëve“.
    Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi.Kujtojmë se mishi i kontaminuar përfundoi në treg duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe ende nuk është tërhequr e gjithë sasia.
    “Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. G., 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njërzëve“. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

  • Mishi me salmonelë u tregtua në restorante dhe markete! AKU aksion në Vlorë

    Mishi me salmonelë u tregtua në restorante dhe markete! AKU aksion në Vlorë

    FOTO ILUSTRUESE

    VLORË-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur prej disa ditësh një aksion të befasishëm në dhjetëra biznese të qytetit të Vlorës. Kontrolli vjen pasi u verifikua se 6 subjekte në qytetin bregdetar, kanë pasur dhe kanë tregtuar mish pule me salmonelë. 
    Sipas informacioneve, kontrollet janë shtrirë në subjektet private në fshatra dhe brenda lagjeve, për shkak të rrezikut të shpërndarjes së këtij produkti. Në hyrje të subjekteve private janë vendosur tabela informuese për klientët, të cilat evidentojnë produktet që përmbajnë salmonelë. Njëkohësisht, përmes tabelave u bëhet thirrje qytetarëve që, nëse kanë blerë këtë produkt, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në subjektin ku e kanë blerë.
    Mishi me salmonelë në 6 subjekte në Vlorë
    Mishi i kontaminuar është gjetur në markete, por edhe në restorante e “fast foode” afër shkollave dhe në qytet. Ndërkohë që 6 subjektet ku janë evidentuar sasi të pulës me salmonelë janë marrë masa administrative që varjojnë nga gjoba të ulëta, deri në vlera të konsiderueshme. Por nuk janë bërë me dije se cilat janë këto subjekte, në mënyrë që qytetarët që kanë konsumuar ushqim aty, të marrin masa. 

    27 ton mish pule me salmonelë u importuan këtë muaj nga Brazili në vendin tonë. Mishi me salmonelë është futur në vendin tonë nga Brazili dhe është shpërndarë në treg nga kompania “diMal”. Sipas analizave të kryera në ISUV, u zbulua se mishi ishte infektuar me “Salmonella Typhimurium”, por që në këtë kohë, mishi ishte shitur.
    Gjithsej, nga 27 ton, janë shitur 13.5 mijë kilogramë; shumica në qarkun e Kukësit, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë nëpër marketet e gjithë vendit. Në lidhje me rastin në kërkim është shpallur Arben Goxha, administratori i kompanisë, ndërsa në hetim është i vëllai, Mond Goxha, pronar i ‘dimal’ dhe 3 inspektorët e AKU-së, Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari./ZËRI

  • Mishi i pulës me salmonelë në Shqipëri, Kosova rrit masat e kontrollit

    Mishi i pulës me salmonelë në Shqipëri, Kosova rrit masat e kontrollit

    Pas dyshimeve për praninë e salmonelës në mishin e pulës me origjinë nga Brazili në Shqipëri, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka nisur kontrolle të rrepta për këtë produkt.
    Autoritetet kanë urdhëruar testime mikrobiologjike për të gjitha ngarkesat e mishit të pulës (fileto) që vijnë nga Brazili. Deri në daljen e rezultateve, ngarkesat do të mbeten të bllokuara në pikat kufitare.
    Po ashtu, janë kryer inspektime në disa pika shitjeje brenda vendit, ku janë marrë mostra për analiza të mëtejshme. Deri më tani, nuk ka pasur raportime për probleme shëndetësore të lidhura me këtë mish në Kosovë.

  • Skandali me salmonelën/ Mjeku veterinar: Ja si ta kuptojmë që mishi është i kontaminuar

    Skandali me salmonelën/ Mjeku veterinar: Ja si ta kuptojmë që mishi është i kontaminuar

    Në një intervistë televizive mjeku veterinar, Rushan Vrapi, foli në lidhje me temat më aktuale dhe më të përfolura, për mishin me salmonelë.
    Mjeku nënvizoi rëndësinë e respektimit të kushteve higjeno-sanitare jo vetëm në thertore që duhet të jenë brenda standardeve, duke u ndalur edhe tek zinxhiri i ftohjes.“Zinxhiri i ftohjes është shumë i rëndësishëm. Mishi pas therjes së kafshës duhet të mbahet për rreth 48 orë në temperatura nën 0, zakonisht minus 4 gradë celcius. Kjo ndikon në uljen e ngarkesës mikrobike, jo 100 për qind, por që ndikon. Kjo është rëndësishme pasi edhe mënyra se si reagon trupi ynë varet nga ngarkesë mikrobike”, u shpreh ai. Mjeku ka renditur edhe disa nga indikatorët që mund të na bëjë të kuptojmë nëse mishi të cilin po blejmë është i kontaminuar apo jo.
    “Në lidhje me pamjen, një mish i freskët duhet të ketë një ngjyrë të kuqe në rozë, vëmendje duhet t’i kushtojmë edhe aromës së mishit apo lëngjet me ngjyra të ndryshme që mishi mund të ketë rreth e qark. Sa i ëprket strukturës së mishit, ai nuk duhet të jetë as xhelatinoz dhe as i fortë”, tha ai. Vrapi vuri theksin edhe në rrezikshmërinë që paraqet përdorimi i antibiotikëve tek kafshët dhe ndikimin që kjo ka tek organizmi i njeriut.
    “Problem është edhe pjesa e përdorimit të antibiotikëve në kafshë, pasi nuk shkatërrohet me gatimin, as në temperatura të larta,100 gradë. Antibiotikët janë një nga problemet më të mëdha të botës kjo edhe për faktin sepse krijohet rezistencë ndaj antibiotikëve”’, tha ai.