Tag: mishi

  • Çmimet në rritje për produktet e bulmetit dhe të mishit!

    Çmimet në rritje për produktet e bulmetit dhe të mishit!

    Çmimet e produkteve me origjinë shtazore po rriten ndjeshëm, duke rënduar gjithnjë e më shumë buxhetin e qytetarëve shqiptarë. Krahasuar me vitin 2013, një kilogram djathë lope kushton sot 133% më shumë, djathi i deles është shtrenjtuar me 136%, ndërsa çmimi i gjalpit të freskët është dyfishuar, me një rritje prej 100%.
    “Në vitin 2013 djathin e lopës e gjenim me 300 lekëkg, ndërsa sot kushton 700 lekëkg. Djathi i deles ka qenë 550lekëkg ndërsa sot kushton 1200-1300 lekëkg. Djathi i freskët ka qenë 500 lekëkg, tani kushton 1100 lekëkg”-, shprehet Artan Hazizaj, tregtar.
    Të mbarështosh gjë të gjallë në Shqipëri është e mundimshme dhe aspak fitimprurëse, në mungesë të produkti vendas industria e përpunimit të qumështit dhe bizneset e mishit furnizohen me produkte importi. Nëse qumështi vjen nga Serbia, mishi ka si origjinë nga Rumaninë dhe Bullgarinë. E gjithë kjo ka bërë që një kg mishi viçi për konsumatorin vendas të kushtojë 71% më tepër. Edhe pse mishi i derrit vazhdon të jetë më i liri në treg, ai ka pësuar ndryshimin më të madhe të çmimit përgjatë këtij dhjetëvjeçari, duke shkuar 128% më shumë.“Mishi në 2013 ka qenë me 700 lekëkg , tani ka arritur 1100-1200. Mishi I gicit dikur kushtonte 350 lekëkg, por sot kushton 800 lekë kg”-, shton më tej tregtari.
    Tregtarë e qytetarë, të gjithë janë në kërkim të shijes shqiptare, por për ta siguruar këtë është tepër e vështirë.“Ne mundohemi që t’i gjejmë të gjithë këtu produktet por është shumë e vështirë. Imagjino në një fshat mund të gjesh vetëm një viç”-, përfundoi Artan Hazizaj, tregtar.
    Nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT, në këtë 10 vjeçar të fundit numri i lopëve, deleve dhe dhive është përgjysmuar. Në vitin 2013 kishim mijë gjedhë, ndërsa në 2013 263 mijë. Të imta në 2013 kishim 2.725.000 nga 1.846.000 që janë regjistruar në 2023.

  • Prodhimet blegtorale, rriten ndjeshëm çmimet në treg për produktet e bulmetit, por edhe të mishit

    Prodhimet blegtorale, rriten ndjeshëm çmimet në treg për produktet e bulmetit, por edhe të mishit

    Shqiptarëve produktet me origjinë shtazore po u kushtojnë gjithnjë e më tepër.

    Nëse bëjmë një krahasim të çmimeve të bulmetit nga viti 2013 e deri më tani, një kilogram djathë lope kushton 133% më tepër, djathi i deles 136% më shumë, kurse gjalpi i freskët ka pësuar 100% rritje të çmimit.
    “Në vitin 2013 djathin e lopës e gjenim me 300 lekëkg, ndërsa sot kushton 700 lekëkg. Djathi i deles ka qenë 550lekëkg ndërsa sot kushton 1200-1300 lekëkg. Djathi i freskët ka qenë 500 lekëkg, tani kushton 1100 lekëkg”,shprehet Artan Hazizaj, tregtar.
    Të mbarështosh gjë të gjallë në Shqipëri është e mundimshme dhe aspak fitimprurëse, në mungesë të produkti vendas industria e përpunimit të qumështit dhe bizneset e mishit furnizohen me produkte importi. Nëse qumështi vjen nga Serbia, mishi ka si origjinë  nga Rumaninë dhe Bullgarinë. E gjithë kjo ka bërë që një kg mishi viçi për konsumatorin vendas të kushtojë 71% më tepër. Edhe pse mishi i derrit vazhdon të jetë më i liri në treg,  ai ka pësuar ndryshimin  më të madhe të çmimit përgjatë këtij dhjetëvjeçari, duke shkuar 128% më shumë.
    “Mishi në 2013 ka qenë me 700 lekëkg , tani ka arritur 1100-1200. Mishi I gicit dikur kushtonte 350 lekëkg, por sot kushton 800 lekë kg”, shton më tej tregtari.
    Tregtarë e qytetarë, të gjithë janë në kërkim të shijes shqiptare, por për ta siguruar këtë është tepër e vështirë.
    “Ne mundohemi që t’i gjejmë të gjithë këtu produktet por është shumë e vështirë. Imagjino në një fshat  mund të gjesh vetëm një viç”, përfundoi Artan Hazizaj, tregtar.
    Nëse i referohemi të dhënave nga INSTAT në këtë 10 vjeçar të fundit numri I lopëve, deleve dhe dhive është përgjysmuar.
    Në vitin 2013 kishim mijë gjedhë, ndërsa në 2013 263 mijë. Të imta në 2013 kishim 2.725.000 nga 1.846.000 që janë regjistruar në 2023.

    Top Channel

  • Ngrënia e sasive të mëdha të këtij ushqimi shkakton kancerin

    Ngrënia e sasive të mëdha të këtij ushqimi shkakton kancerin

    Mishi i kuq është ndërlidhur me kancerin për dekada të tëra, me hulumtimet që sugjerojnë se ngrënia e sasive të mëdha të mishit të derrit, viçit ose qengjit e rrit rrezikun e tumoreve vdekjeprurëseor.

    Për herë të parë shkencëtarët mendojnë se e dinë se çfarë e shkakton efektin, trupi, me sa duket, e sheh mishin e kuq si një pushtues të huaj dhe e ndez një reagim toksik imunitar.

    Hulumtuesit kanë qenë gjithmonë në mëdyshje rreth asaj se si gjitarët e tjerë mund të hanë shumë mish të kuq pa pasoja shëndetësore negative.

    Tani ata kanë zbuluar se mishi i derrit, viçit dhe qengjit e përmban një sheqer që prodhohet natyrshëm nga mishngrënësit e tjerë, por jo njerëzit.

    Kjo do të thotë se kur njerëzit hanë mish të kuq, trupi e shkakton një reagim imunitar ndaj sheqerit të jashtëm, duke prodhuar antitrupa të cilat ndezin inflamacion, dhe eventualisht kancerin.

    Mishi i kuq është një burim i mirë i proteinave, vitaminave dhe mineraleve, por gjithnjë e më shumë hulumtime sugjerojnë se sasitë e tepërta janë të këqija për shëndetin afatgjatë.

    Ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë të mos hahet më shumë se 70g në ditë, ekuivalentja e tre fetave të proshutës, një kotlet qengji ose dy feta pjekje viçi në ditë.

  • Sllovakia miraton ligjin: Do shitet mishi i ariut të murrmë në treg për konsum

    Sllovakia miraton ligjin: Do shitet mishi i ariut të murrmë në treg për konsum

    Një ligj i ri, i çuditshëm, e qartësisht kundër asaj se çka lejon Bashkimi Evropian, do të hyjë në fuqi në Sllovaki, shitja e mishit të ariut të murrmë, në mënyrë që të konsumohet në gatim.
    Sipas qeverisë sllovake, arsyeja e këtij ligji nuk vjen vetëm nga fakti që mishi i ariut të murrmë është i ngrenshëm sipas saj, por dhe për shkak të rritjes së sulmeve të këtyre kafshëve ndaj njerëzve, raporton BBC. Më herët, kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është shprehur se qeveria e tij do të vrasë të paktën 350 arinj të murrmë, pas një sulmi vdekjeprurës të kësaj kafshe ndaj një personi në muajin prill.
    Shqipëria, e jo vetëm, nuk e koncepton dot shitjen e mishit të ariut për konsum si diçka normale. Vetë Bashkimi Evropian e ka cilësuar këtë kafshë të mbrojtur nga unioni, për shkak të kërcënimit të mundshëm të zhdukjes së tij.
    Duket se Sllovakia i ka dalë kundër ligjeve të BE-së, teksa thekson në ligjin e miratuar se mishi i therur i ariut do të shitet vetëm nën përmbushjen e të gjitha kushteve higjenike dhe ligjore. tvklan.al

  • Sllovakia miraton shitjen e mishit të ariut të murrmë

    Sllovakia miraton shitjen e mishit të ariut të murrmë

    Foto ilustruese

    SLLOVAKI- Mishi i arinjve të murrmë, një specie e mbrojtur në Bashkimin Europian, së shpejti mund të jetë i disponueshëm për t’u ngrënë në Sllovaki. Kjo pasi qeveria miratoi ligjin për shitjen e tij. Muajin e kaluar, kabineti autorizoi një plan për të vrarë rreth një të katërtën e 1,300 arinjve të murrmë të vendit si “përgjigje” të disa sulmeve që kanë ndodhur kohët e fundit. Therja e autorizuar nga shteti është kritikuar nga ambientalistët dhe politikanët e opozitës, përfshirë Parlamentin Evropian. Ariu i murrmë është listuar si një specie “pothuajse e kërcënuar” në BE nga Unioni Botëror i Konservimit.
    Megjithatë, qeveria e Sllovakisë po ecën përpara me planin dhe këtë javë njoftoi se mishi i arinjve do t’i shitet publikut për të parandaluar shpërdorimin e ushqimit. Nga java e ardhshme, organizatat në varësi të ministrisë së mjedisit mund ta ofrojnë mishin për shitje, me kusht që të përmbushen të gjitha kushtet ligjore dhe higjienike.
    Ministri i Shtetit Filip Kuffa tha se kafshët ishin dërguar më parë në objektet e asgjësimit të kufomave, ishin shpërdoruar, gjë që tani nuk do të ndodhte më.
    “Ne do të lirojmë çdo kafshë të qëlluar që plotëson kushte të caktuara për konsum. Pse? Sepse mishi i ariut është i ngrënshëm,”- tha ai.
    Arinjtë janë bërë një çështje politike në Sllovaki pas një numri në rritje të takimeve me njerëzit, përfshirë sulmet fatale. Sllovakia renditet e dyta në Evropë, pas Rumanisë dhe vlerësohet të ketë rreth 13,000 arinj të murrmë. Vendi raportoi gjithsej 54 sulme nga arinjtë nga viti 2000 deri në vitin 2020. Shifrat e përafërta sugjerojnë se numri mesatar i sulmeve është rritur gjithashtu me nga 10 në vit.
    Në prill, një burrë u sulmua për vdekje ndërsa po ecte në një pyll në Sllovakinë Qendrore. Menjëherë pas kësaj ngjarje, kryeministri Robert Fico njoftoi aksionin për vrasjen e arinjve, duke thënë: Nuk mund të jetojmë në një vend ku njerëzit kanë frikë të shkojnë në pyll.
    Ai tha se qeveria e tij do të vriste deri në 350 arinj të murrmë – një shifër ekuivalente me të gjithë popullatën e këtij lloji në Spanjë. Fico pretendon se mbipopullimi i arinjve po sjell sulme. Megjithatë, grupet mjedisore dhe kritikët thonë se fokusi duhet të jetë te parandalimi.
    Arinjtë mbrohen në mënyrë strikte sipas direktivave të BE-së dhe mund të vriten vetëm në raste të jashtëzakonshme – siç janë kërcënimet për sigurinë publike – kur nuk ekzistojnë alternativa të tjera. Mishi i ariut nuk hahet zakonisht në Evropë dhe konsiderohet një delikatesë vetëm në disa rajone, siç janë pjesë të Evropës Lindore dhe vendet nordike. Në shumicën e shteteve anëtare të BE-së, rregullat e rrepta të gjuetisë dhe statusi i mbrojtur i arinjve nënkuptojnë se mishi është shumë i rrallë. Por për konsumin e mishit të ariut, zyrtarët e shëndetësisë paralajmërojnë për rrezikun e trichinella-s- një parazit që mund të shkaktojë sëmundje serioze tek njerëzit.
    Rregullorja e Bashkimit Evropian për Sigurinë Ushqimore kërkon që i gjithë mishi i ariut të testohet për larvat e Trichinella-s përpara se të shitet. Po ashtu, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA kërkon që mishi të gatuhet në një temperaturë gatimi prej të paktën 70 gradë Celsius për të vrarë parazitin. Ngrirja, tymosja ose tharja e mishit nuk e bën të sigurt./ZËRI

  • U raportua se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi, reagon AKU: Sasia 4.5 ton nga Brazili është bllokuar që në 28 janar, e kemi asgjësuar!

    U raportua se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi, reagon AKU: Sasia 4.5 ton nga Brazili është bllokuar që në 28 janar, e kemi asgjësuar!

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas lajmeve të publikuara në media se mishi i derrit me salmonelë shitej në fshehtësi.
    Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky institucion i quan të pavërteta këto lajme dhe sqaron se bëhet fjalë për 4,516.75 kg fileto mish derri, të cilat u bllokuan që më 28 janar 2025 pas konstatimit të kontaminimit me salmonella spp përmes analizave laboratorike.
    Sipas AKU-së, sasia e mishit qëndroi e bllokuar në magazinat e subjektit importues deri më 16 prill, kur kompania kërkoi zyrtarisht asgjësimin e saj pranë autoriteteve kompetente, përfshirë Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Drejtorinë Rajonale AKU Tiranë.
    AKU siguron “konsumatorët se sasia prej 4516, 75 kg fileto mish derri është asgjësuar në prani të të gjithë përfaqësuesve të autoriteteve kompetente të lartpërmenduara” dhe thotë se “është në gatishmëri të plotë për garantimin e sigurisë ushqimore, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorit”.

  • Pas mishit të pulës, fileto derri me salmonelë! “Frigo ALBA” e futi në treg, AKU e fsheh

    Pas mishit të pulës, fileto derri me salmonelë! “Frigo ALBA” e futi në treg, AKU e fsheh

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Skandali me mishin me salmonelë vijon të thellohet. Në Shqiperi ka hyrë 4516.75 kg fileto derri me salmomelë. Subjekti importues i mishit është “Frigo ALBA”me administrator Luan Jazexhiu dhe Ledio Koka. Skandali i publikuar “u tentua të zbutet” nga AKU me arsyetimin se ky mish do të asgjësohet.
    Por çfarë ka ndodhur konkretisht?
    Nga një investigim i ‘Ora News’ rezulton se AKU po tenton të fshehë destinacionin final të mishit me salmonelë. Në një përgjigje nga ky institucion bëhet me dije se asgjësimi është kryer në datën 23 prill, ndërkohë që në datën 29 prill AKU shprehej se ky proces nuk ka përfunduar.
    Praktikisht dy përgjigje të ndryshme për të njëjtën procedurë. AKU refuzon t’i vendosë në dispozicion medias dhe publikut foto dhe video nga groposja e mishit me salmonelë. Skandali vijon të thellohet kur AKM njofton zyrtarisht se subjekti “Frigo ALBA” nuk ka bërë asnjë kërkesë për asgjësimin e mishit me salmonelë.
    Inspektorë e Mjedisit duhet të jenë prezent në këtë procedurë për të vërtetuar që mishi është asgjësuar, por ato nuk kanë dijeni për groposjen e 4516.75 kg fileto derri me salmomelë. Zyrtarisht nuk ka prova se ky mish është asgjësuar. Burime shprehen se janë bërë tentativa për ta hedhur mishin me salmonelë në treg duke e shitur nën kosto.
    Teksa ende nuk dihet ku ka përfunduar mishi me salmonelë, raste të konsumatorëve të infektuar janë bërë publike. Së fundmi 17 fëmijë që frekuentonin kopështin nr.1 në Gramsh ku dhe ndodhi helmimi masiv, rezultojnë të jenë të infektuar me salmonelë. Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se nga analizat e kryera ndaj 79 fëmijëve, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me ‘Salmonella Enteritidis’.
    Raportimi vjen dy muaj pasi u zbulua skandali me mishin e pulës me salmonelë, ku 15.000 kilogramë u konsumua nga qytetarët. Gati 20 tonë mish pule e importuar nga Brazili mbërriti në Portin e Durrësit më 11 Mars, dhe pas analizave të kryera pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë më 21 Mars, u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm në mishin e ngrirë të pulës. Mishi u shpërnda në treg nga kompania “diMal” dhe ‘AMG FOOD’. Sipas analizave të kryera në ISUV, u zbulua se mishi ishte infektuar me “Salmonella Typhimurium”, por që në këtë kohë, mishi ishte shitur. 

  • Mishi me salmonelë po shitet në fshehtësi? Publikohet dokumentin që “gropos”AKU! “Frigo ALBA” hesht

    Mishi me salmonelë po shitet në fshehtësi? Publikohet dokumentin që “gropos”AKU! “Frigo ALBA” hesht

    Televizioni “Ora News” ka denoncuar faktin se ne Shqiperi ka hyrë 4516.75 kg fileto derri me salmomelë.
    Subjekti importues i mishit është “Frigo ALBA”me administrator Z. Luan Jazexhiu dhe Ledio Koka.
    Skandali i publikuar “u tentua të zbutet” nga AKU me arsyetimin se ky mish do të asgjësohet.
    Por çfarë ka ndodhur konkretisht? Kanë kaluar 3 muaj nga bllokimi i mishit me salmonelë dhe i kemi kërkuar AKU-t informacion nëse është asgjësuar kjo sasi mishi?
    Ky institucion, në 29 prill, shprehet se subjekti importues “Frigo ALBA” ka njoftuar DRAKU në Tiranë për të kryer procedurën e asgjësimit të mishit dhe jemi në pritje të përfundimit të procesit.
    Nga një investigim më i thelluar i ‘Ora News’ rezulton se AKU po tenton të fshehë destinacionin final te mishit me salmonelë.
    Në një përgjigje të dytë nga ky institucion na bëhet me dije se asgjësimi është kryer në datën 23 prill, ndërkohë që në datën 29 prill AKU shprehej se ky proces nuk ka përfunduar.
    Praktikisht dy përgjigje të ndryshme për të njëjtën procedurë. AKU refuzon t’i vendosë në dispozicion medias dhe publikut foto dhe video nga groposja e mishit me salmonelë.
    Skandali vijon të thellohet kur AKM na njofton zyrtarisht se subjekti “Frigo ALBA” nuk ka bërë asnjë kërkesë për asgjësimin e mishit me salmonelë.
    Inspektorë e Mjedisit duhet të jenë prezent në këtë procedurë për të vërtetuar që mishi është asgjësuar, por ato nuk kanë dijeni për groposjen e 4516.75 kg fileto derri me salmomelë.
    Zyrtarisht nuk ka prova se ky mish është asgjësuar. Burime për Tv “Ora News” shprehen se janë bërë tentativa për ta hedhur mishin me salmonelë në treg duke e shitur nën kosto.
    Pyetja që duhet të ngrejë në këmbë institucionet është se ku përfundoi mishi me salmonelë?
    A ka lidhje helmimi i fëmijëve në kopshtin shtetëror me futjen në treg të këtij mishi?/ Ora News

  • Mish i kalbur shitet duke u kthyer në sallam!

    Mish i kalbur shitet duke u kthyer në sallam!

    Mishi i kalbur i hedhur në tokë, jashtë çdo kushti higjieno-sanitar përpunohet dhe kthehet në sallam, për t’ju tregtuar më pas qytetarëve shqiptarë. Në këto pamje të siguruara ekskluzivisht nga “Ora News” shihet mishi që ka dukshëm ngjyrë të kafe të errët i cili përpunohet për t’u kthyer më pas në sallam.
    Mishi i mykur shpesh i hedhur në tokë bëhet brum për sallam duke u vendosur ne këto kova plastike pjesërisht të çara. Burime për gazetaren e “Ora News”, Alketa Çeku, bëjnë me dije se kjo fabrike sallami ndodhet në Tiranë. Përveç mishit, në arka ka edhe disa lloje sallami te mykur . Mënyra se si vepron kjo fabrikë është sa e frikshme aq edhe manipuluese.

    Kjo pasi sallami i mykur dhe mishi i cili nuk mbahet në frigorifer grihen dhe përpunohen, me pas për të dhënë idenë e mishit të freskët përzierjes i hidhet ngjyrues dhe shumë erëza. Te këto kova, sallami me myk dhe mishi kanë ndryshuar plotësisht ngjyrë, vetëm me anë të ngjyruesit. Nuk dihet se çfarë përbërësish të tjerë hidhen brenda sallamit dhe qofteve, por këto pamje janë vërtet tronditëse.
    Pas këtij skandali qëndron një pronar fabrike, i cili për të rritur fitimet nuk kursen abuzimin dhe shëndetin e konsumatorit. Por alarmi më i madh ngrihet për faktin se inspektorët e AKU-së kanë lejuar që ky subjekt të vijojë aktivitetin. Ato kanë mbyllur sytë para këtij krimi ushqimor, sepse pronari i biznesit ka “hapur kuletën” për t’i “mbyllur gojën”. /Marrë nga Ora News

  • Pamje të TMERRSHME brenda fabrikës sallamit në Tiranë: Mishi i kalbur dhe sallami i mykur përpunohen me ngjyrues

    Pamje të TMERRSHME brenda fabrikës sallamit në Tiranë: Mishi i kalbur dhe sallami i mykur përpunohen me ngjyrues

    Mishi i kalbur i hedhur në tokë, jashtë çdo kushti higjieno-sanitar përpunohet dhe kthehet në sallam, për t’ju tregtuar më pas qytetarëve shqiptarë.
    Në këto pamje të siguruara ekskluzivisht nga “Ora News” shihet mishi që ka dukshëm ngjyrë të kafe të errët i cili përpunohet për tu kthyer më pas në sallam.
    Mishi i mykur shpesh i hedhur në tokë bëhet brum për sallam duke u vendosur ne këto kova plastike pjesërisht të çara.
     
    Burime për gazetaren e “Ora News”, Alketa Çeku, bëjnë me dije se kjo fabrike sallami ndodhet në Tiranë.
    Përveç mishit, në arka ka edhe disa lloje sallami te mykur . Mënyra se si vepron kjo fabrikë është sa e frikshme aq edhe manipuluese.
    Kjo pasi sallami i mykur dhe mishi i cili nuk mbahet në frigorifer grihen dhe përpunohen, me pas për të dhënë idenë e mishit të freskët përzierjes i hidhet ngjyrues dhe shumë erëza.

    Te këto kova, sallami me myk dhe mishi kanë ndryshuar plotësisht ngjyrë, vetëm me anë të ngjyruesit.
    Nuk dihet se çfarë përbërësish të tjerë hidhen brenda sallamit dhe qofteve, por këto pamje janë vërtet tronditëse
    Pas këtij skandali qëndron një pronar fabrike, i cili për të rritur fitimet nuk kursen abuzimin dhe shëndetin e konsumatorit.
    Por alarmi më i madh ngrihet për faktin se inspektorët e AKU-së kanë lejuar që ky subjekt të vijojë aktivitetin.
    Ato kanë mbyllur sytë para këtij krimi ushqimor, sepse pronari i biznesit ka “hapur kuletën” për t’i “mbyllur gojën”