Tag: mirlind

  • Sulmuesi kuqezi Mirlind Daku uron për 28 Nëntor: Gëzuar Ditën e Flamurit

    Sulmuesi kuqezi Mirlind Daku uron për 28 Nëntor: Gëzuar Ditën e Flamurit

    Për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët dita e sotme është shumë e veçantë. 28 Nëntor 1912 Shqipëria do të shpallte pavarësinë, duke dalë kështu një shtet i lirë dhe Sovran.
    Ditën e sotme festojmë 113-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ku Ismail Qemali në Vlorë ngriti lart flamurin kuqezi. E në këtë ditë historike dhe të rëndësishme urimet janë të shumta.
    Mirlind Daku është nga të parët futbollistë shqiptarë që ka bërë një postim për Ditën e Pavarësisë. Sulmuesi kuqezi ka shkruar: “Urime 28 Nëntor, Dita e Flamurit”.

     

  • Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku së shpejti prindër, zbulohet gjinia e bebit

    Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku së shpejti prindër, zbulohet gjinia e bebit

    Vesa Vllasaliu dhe futbollisti Mirlind Daku pritet të bëhen prindër për herë të parë dhe sipas burimeve mediatike, çifti është në pritje të një vajze. Lajmi i ëmbël ka nisur të qarkullojë prej ditësh, edhe pse të dy protagonistët kanë zgjedhur të mos e konfirmojnë publikisht ende.
    Muaj më parë, ishte “Prive” në Klan Kosova që zbuloi për herë të parë shtatzëninë e Vesës, duke e vënë çiftin në qendër të interesit të publikut. Tani, sipas IndeksOnline, burime pranë çiftit tregojnë se Vesa dhe Mirlindi po presin një vajzë, duke shtuar edhe një emocion më shumë në këtë periudhë të veçantë të jetës së tyre.
    Edhe pse çifti ka qenë i rezervuar në deklarata, Vesa ka ndarë së fundmi disa fotografi në rrjetet sociale ku barku i saj i rrumbullakosur shihej qartë një tjetër detaj që i ka bindur fansat se lajmi është mëse i vërtetë.
    Sipas informacioneve data e parashikuar e lindjes është diku në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit, duke e bërë këtë fundvit edhe më të veçantë për çiftin.
    Për momentin, mbetet të shihet nëse Vesa dhe Mirlindi do të vendosin ta konfirmojnë vetë së shpejti, por një gjë është e sigurt: fansat e tyre janë tashmë duke pritur me padurim ardhjen e vogëlushes.

  • Mirlind Daku rikthehet te goli, i jep fitoren Rubinit

    Mirlind Daku rikthehet te goli, i jep fitoren Rubinit

    Kjo e shtunë padiskutim ka qenë një ditë mjaftë e mirë për legjionarët shqiptarë. Pas Arbër Hoxhës i cili ka shënuar dy gola ditën e sotme, Anis Mehmetaj me 3 asisit, ka shënuar edhe Mirlind Daku, i cili ëhstë rikthyer te goli.
    Sulmuesi i kombëtares shqiptare i ka dhënë fitoren skuadrës së tij Rubinit përballë Akhmatit.
    Daku ka shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 75-të. Ky ëhstë goli i tij i nëntë këtë sezon në Rusi. Sulmuesi kuqezi riktheht aps gati 2 muajsh mungese te goli.

  • S’ka më dilema, Vesa poston foto të ëmbla me Mirlind Dakun

    S’ka më dilema, Vesa poston foto të ëmbla me Mirlind Dakun

    Showbiz E Hënë, 20 Tetor 2025 18:34
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu shumë e komentuar për lidhjen me futbollistin Mirlind Daku, për herë të parë ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta. Edhe pse lidhjen e kanë mbajtur të fshehtë nga vëmendja publike, për muaj me radhë është folur për romancën mes tyre.
    Sot Vesa ka publikuar disa fotografi të reja në rrjetet sociale, ku shihet pranë futbollistit në momente të ëmbla. Në njërën prej fotove, ajo shfaqet duke e puthur të dashurin, ndonëse ka zgjedhur të mos e zbulojë plotësisht portretin e tij, duke ruajtur disi privatësinë e lidhjes.

    Postimet e saj sugjerojnë se çifti po feston një moment të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre me shumë gjasë përvjetorin e lidhjes, duke qenë se paraprakisht ajo ndau në Instagram edhe një dhuratë në formën e një buqete me lule.

     

  • VIDEO/ Mirlind Daku humb duelin me portierin, forca nuk u mjafton për të shënuar penalltinë

    VIDEO/ Mirlind Daku humb duelin me portierin, forca nuk u mjafton për të shënuar penalltinë

    Rubin Kazani është duke humbur ndaj Baltika Kaliningradit me shifrat 0-2. Mirlind Daku pati shansin e artë për të ndryshuar rrjedhën e takimit, por nuk ia doli përballë portierit kundërshtar. Rubini fitoi të drejtën e një 11 metërshi në minutën e 52-të dhe pranë topit shkoi pikërisht sulmuesi shqiptar për të gjuajtur.
    Goditja e Dakut ishte mjaft e fuqishme, por as forca nuk mjaftoi për të mposhtur portierin kundërshtar. Ky i fundit arriti ta kuptonte krahun dhe ia doli ta priste me sukses topin, duke i mohuar kështu golin lojtarit të Kombëtares shqiptare./Sport Ekspres/

  • Daku flet për suksesin te Rubin Kazani rus: Paguhem për të shënuar gola

    Daku flet për suksesin te Rubin Kazani rus: Paguhem për të shënuar gola

    Adriatik BALLA
    Mirlind Daku po kalon një moment shumë të mirë në Rusi, aty ku me Rubin Kazanin është kthyer në protagonist absolut duke shënuar gola në mënyrë të vazhdueshme. Sulmuesi i Kombëtares ka dhënë një intervistë për “Telegrafi”, aty ku ka folur për karrierën e tij në Rusi si edhe për Kombëtaren, që në tetor ka një ndeshje shumë të rëndësishme. “Për të shënuar paguhem dhe atë po bëj. Jam shumë i fokusuar te ndeshjet një nga një. Mundohem gjithmonë të jap maksimumin tim, të ndihmoj ekipin dhe pse jo të bëj edhe statistika më të mira se sezonin e kaluar, sepse tashmë e njoh shumë më mirë ligën dhe kundërshtarët. Nuk kemi atë presionin e madh të titullit, thjesht përqendrohemi të nxjerrim më të mirën në çdo ndeshje dhe pastaj ecim hap pas hapi.
    Objektivat
    Daku foli më pas për ambiciet e tij me Rubin Kazanin në kampionatin rus. Ai kujtoi se objektivi i tij kryesor është të shënojë gola dhe të ndihmojë sa mundet në suksesin e ekipit të tij. “Për mua nuk ka objektiv personal të caktuar, përveçse të jap gjithmonë maksimumin në fushë. Si sulmues, obligimi im është të shënoj gola dhe të jem aty kur ekipi ka më shumë nevojë për mua. Në fund, gjithçka që dua është t’i ndihmoj skuadrës të arrijë rezultatet që kërkon”, shtoi ai.
    Ofertat në merkato
    Daku nuk la jashtë vëmendjes edhe ofertat ë i kanë ardhur nga klube të ndryshme brenda e jashtë Rusisë në merkaton e verës, por që ai vendosi të mbetet në kampionatin rus me skuadrën e tij. “Është e vërtetë që ka pasur shumë oferta nga klube të ndryshme, por vendosa të vazhdoj me Rubinin. Ata kanë treguar besim tek unë që në ditën e parë kur erdha dhe nuk desha t’ua kthej shpinën. Normalisht, pati edhe diskutime rreth kushteve, për çmimin dhe marrëveshjen, por nuk arritëm të gjejmë gjuhën e përbashkët me disa klube. Megjithatë, e gjitha ishte shumë korrekte dhe pjesë e futbollit. Vendimi im ishte të qëndroj këtu”, theksoi kosovari.
    Prania në Superligën ruse
    Mirlind Daku duket se është përshtatur mjaft mirë në Superligën e Rusisë. Edhe pse klubeve ruse dhe përfaqësueseve të këtij vendi në çdo sport u është bllokuar çdo pjesëmarrje ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë, sërish brenda Rusisë garat sportive zhvillohen. Dhe Daku duket se ka gjetur vetveten aty. “Rusia është e ndryshme nga shumë shtete të tjera të Evropës, por këtu ndjehem jashtëzakonisht mirë. Në klub më duan aq shumë sa që më duket sikur jam tek Llapi ose Ballkani, pra ndihem si në shtëpi. Këtë e kam falë edhe presidentit, trajnerit dhe gjithë lojtarëve që më kanë mbështetur prej ditës së parë. Edhe tifozët e qytetit më kanë pritur në mënyrën më të mirë dhe kjo më ka bërë të ndihem shumë i respektuar”, nënvizoi Daku
    Ëndrra për të shkuar në Botëror
    Sulmuesi Mirlind Daku mendon se Shqipëria ka shanse dhe është ende në rrugën e duhur të kualifikimit dhe se dueli me Serbinë është i rëndësishëm, një duel vendimtar. “Tani na presin ndeshje shumë të rëndësishme me Kombëtaren. Jemi ende në garë për të shkuar në Botëror dhe do të luftojmë deri në fund për ta arritur këtë objektiv. Është një ëndërr dhe një dëshirë e secilit prej nesh dhe do të japim gjithçka që të bëhet realitet”, përfundoi ai.

  • VIDEO/ Mirlind Daku shënon një nga golat më të bukur të karrierës, tund rrjetën për herë të 8 në kampionat

    VIDEO/ Mirlind Daku shënon një nga golat më të bukur të karrierës, tund rrjetën për herë të 8 në kampionat

    Mirlind Daku ka tundur rrjetën për të 8-n herë në 9 ndeshje të zhvilluara në kampionatin rus. Sulmuesi shqiptar ka krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer me golin, teksa tashmë prin edhe listën e golashënuesëve më të mirë në Rusi. Daku ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 54-t kundër Akron Toliatit, duke ngushtuar shifrat në 2-1.
    Lojtari i Rubin Kazanit shmangu bukur kundërshtarin në afërsi të zonës dhe sapo është rrotulluar në krahun e tij të majtë ka shkarkuar të djathtën e tij potente. Gjuajtja e tij mjaft e fuqishme nuk i ka dhënë asnjë mundësi portierit për të reaguar. Një gol që padyshim mund të cilësoet si ndër më të bukurit në karrierën e tij./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Mirlind Daku nuk ndalet së shënuari, i jep fitoren Rubinit me golin e tij

    VIDEO/ Mirlind Daku nuk ndalet së shënuari, i jep fitoren Rubinit me golin e tij

    Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin rus. Sulmuesi shqiptar nuk ndalet së shënuari, teksa ka tundur rrjetë për të 7-n herë gjatë këtij sezoni të ri futbollistik. Lojtari i Kombëtares kuqezi vendosi fatin e ndeshjes kundër Dinamo Makashkalës.
    Takimi përfundoi me shifrat e ngushta 1-0 falë golit të shënuar nga Daku. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 27 pas gjuajtjes së një penalltie. Kështu Rubin Kazani ka shtuar 3 pikë të tjera në tabelën e renditjes, ndërsa Mirlind Daku ka shtuar një gol më shumë në statistikat e tij./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ Mirlind Daku nuk përmbahet, tund rrjetën 2 herë në pjesën e parë

    VIDEO/ Mirlind Daku nuk përmbahet, tund rrjetën 2 herë në pjesën e parë

    Mirlind Daku ka realizuar dy golat e radhës në Rusi. Rubin Kazan luajti në transfertën e Orenburg dhe ishte Daku që tundi rrjetën në minutën e 16-të dhe më pas dyfishoi shifrat po në pjesën e parë.
    Goli i Dakut zhbllokoi takimin e vlefshëm për javën e 7 të elitës ruse. Dhe sulmuesi i Kombëtares shpërtheu menjëherë në lot.

    Diçka që duket se lidhet me ndarjen nga jeta të gjyshit të tij, pasi dje postoi në rrjetet sociale për të. Daku ndërkohë është ftuar për ndeshjet e shtatorit me Kombëtaren, teksa pret të japë kontributin e tij.
    Pas dy golave të shënuar, Daku shkon në kuotën e 6 golave. Kjo shifër e regjistruar pas 7 javëve kampionat.
    ()

  • Mirlind Daku shënon dy gola në Rusi, emocionon me lotët për gjyshin e ndjerë

    Mirlind Daku shënon dy gola në Rusi, emocionon me lotët për gjyshin e ndjerë

    Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku, ka shkëlqyer sot me dy gola në barazimin 2:2 që Rubin Kazan mori në transfertë ndaj Orenburgut, në kuadër të javës së shtatë të Premier League ruse.

    Në qendër të vëmendjes ishte sidomos goli i parë i Dakut, i cili erdhi nga një goditje e fuqishme nga distanca. Por më shumë se bukuria e golit, emocionoi dedikimi i tij: ai ia kushtoi golin gjyshit të ndjerë, i cili ndërroi jetë vetëm një ditë më parë. Pas shënimit, Daku shpërtheu në lot në fushë, skenë që u pasqyrua gjerësisht në media.

    Portali boshnjak Sportsport shkroi: “Lotët e shqiptarit udhëtojnë nëpër botë!”, duke theksuar momentin e veçantë të golit dhe dhimbjen e futbollistit.

    Me këtë paraqitje, Daku konfirmoi edhe një herë formën e tij të lartë, duke qenë lojtari kryesor i ekipit në këtë ndeshje dhe një nga sulmuesit më premtues të kampionatit rus./KultPlus.com