Tag: mirkoviç

  • Zyrtare: Stojkoviç jep dorëheqjen pas humbjes me Shqipërinë, Mirkoviç merr drejtimin e Serbisë

    Zyrtare: Stojkoviç jep dorëheqjen pas humbjes me Shqipërinë, Mirkoviç merr drejtimin e Serbisë

    Pas humbjes mbrëmë ndaj Shqipërisë në Leskovac, trajneri i Serbisë, Dragan Stojković “Pixi”, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit kombëtar. Zoran Mirković do të marrë drejtimin e përkohshëm të këmbestrës serbe.
    Lajmi u konfirmua fillimisht nga vetë Stojkoviç në konferencën për shtyp, ku ai deklaroi se nuk do të udhëtojë me ekipin për sfidën ndaj Andorrës.
    Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) njoftoi zyrtarisht sot se Zoran Mirković, aktualisht trajner i ekipit U-21 të Serbisë, do të udhëheqë ekipin A në ndeshjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës.
    “Zoran Mirković iu bashkua kombëtares në Nish të dielën në mëngjes së bashku me stafin teknik,” njoftoi FSS.
    Ai do të shoqërohet nga ndihmësit Strahinja Pandurović, Lazar Tomić, Aleksandar Kirovski, Dejan Odavič dhe Bogdan Milićević.

  • Stuhia e shkarkimeve i prek të gjithë, Serbia i besohet ish lojtarit të Juves, Mirkoviç

    Stuhia e shkarkimeve i prek të gjithë, Serbia i besohet ish lojtarit të Juves, Mirkoviç

    Fitorja e Shqipërisë në Leskovac shkarkon “tëmet” te kampi serb, ekipi i besohet trajnerit të të rinjëve.

    Dorëheqja e Dragan Stojkoviç është pranuar nga FFS, që do të thotë se ish legjenda e futbolit të luajtur nuk do të udhëtojë sot drejt për ndeshjen me Andorrën. Madje jo vetëm ‘Piksi’ por dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë nuk do të shoqërojnë skuadrën.

    Edhe pse ish trajneri njoftoi se Goran Doroviç do të jetë në stolin e Serbisë për ndeshjen në Andorra, as asistenti i tij i parë nuk do të jetë në avion. Kjo është arsyeja pse lista e pasagjerëve u riorganizua në mes të natës dhe ekipi kombëtar serb do të drejtohet nga Zoran Mirkoviç, trajneri i ekipit të të rinjve. Së paku për këtë takim./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin