Tag: mirëpritur

  • Ministri Blendi Gonxhja ndan shifrat e vizitorëve të huaj që kanë hyrë në vendin gjatë dhjetë muajve: Nga janari Shqipëria ka mirëpritur…

    Ministri Blendi Gonxhja ndan shifrat e vizitorëve të huaj që kanë hyrë në vendin gjatë dhjetë muajve: Nga janari Shqipëria ka mirëpritur…

    Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka publikuar shifrat e vizitorëve që kanë vizituar vendin në 10 muajt e këtij viti.

    Në një postim në Facebook ministri Gonxhja ka bërë me dije së në 10 muajt e vitit 2025 Shqipëria ka mirëpritur 11,137,328 vizitorë të huaj.
    Postimi i plotë:
    Shqipëria ka mirëpritur 11,137,328 vizitorë të huaj nga Janari deri në Tetor 2025, ose 7% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Vetëm në Tetor 2025 janë regjistruar 908,642 vizitorë, një ritëm që dëshmon transformimin e turizmit gjithëvjetor, duke lënë pas modelin sezonal dhe afirmuar Shqipërinë si një destinacion në zhvillim të qëndrueshëm dhe tërheqës në çdo stinë.

    Top Channel

  • “Po Veliaj? Hetimet vijojnë”/ Dumani ‘ftesë’ Ahmetajt: I mirëpritur nëse do të bashkëpunosh me SPAK

    “Po Veliaj? Hetimet vijojnë”/ Dumani ‘ftesë’ Ahmetajt: I mirëpritur nëse do të bashkëpunosh me SPAK

    altin dumani

    TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në lidhje me hetimet për inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit. Lidhur me pyetjen për ish-ministrin Arben Ahmetaj, Dumani ‘e ftoi’ në bashkëpunim, teksa u shpreh se nëse është i mirëpritur nëse dëshiron të bashkëpunojë me drejtësinë. Ndërsa, sa i përket Erion Veliajt, se përse nuk është marrë ende si i pandehur, Dumani deklaroi se hetimet paraprake nuk kanë përfunduar dhe vijojnë akoma për inceneratorin e Tiranës.
    “SPAK ka hetuar, në kuadër të këtyre hetimeve, 71 persona të të gjitha niveleve; disa janë në vendime të formës penale të prerë, disa janë në proces hetimi. Lidhur me pyetjen që bëhet për ta trajtuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, këto dy procedime penale i kanë kaluar të gjitha fazat e hetimit gjyqësor dhe i kanë gjetur të drejtë kualifikimin ligjor të bërë nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Lidhur me pyetjen pse nuk e kam marrë ende, hetimet paraprake nuk kanë përfunduar, por vazhdojnë akoma. Lidhur me pyetjen për ish-ministrin Arben Ahmetaj, deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti. Për ne ai është një person në kërkim në lidhje me inceneratorët. Në rast se një person dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është mëse i mirëpritur”, tha Dumani.

  • Rama i bindur: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje është i mirëpritur

    Rama i bindur: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje është i mirëpritur

    Në Londër po zhvillohet një tryezë me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

    Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te procesi i integrimit europian, duke theksuar se Shqipëria dhe vendet e rajonit duhet të kenë një status të ri në raport me Bashkimin Europian, edhe nëse kjo nënkupton përfshirje pa të drejtë vetoje.
    “E kam thënë më parë, kam qenë avokat i kësaj gjëja. Avokat i dy gjërave. E para që procesi s’mund të jetë gjithçka ose asgjë. Sa kohë je vetëm kandidat nuk ke asgjë.
    Nga kjo shtysë që ne bëmë ia dolëm të gjejmë vesh që na dëgjuan për të pasur para shtesë për të financuar reformat. Ka një dëshpërim shumë të artë mes vendeve të BE, atyre të mëdha sa i përket barazisë rreth tryezës që duhet të arrijnë konsensus. Kur të na shihni ne do thonë ‘Oh Zot, kemi më shumë nga ata që sjellin telash’e dhe në fund thua ‘jo, jo’. Pastaj vendimi ka veto, kanë të drejtë jo për veton por për faktin që janë kaq të frustuar. Marrja jonë si anëtar me një staus ndryshe është e mirëpritur, pa të drejtë vetoje, votimi për sa kohë BE do të reformojë veten. Kjo reformë ka qenë kryefjalë për kaq shumë dekada. Është e vështirë të reformosh mekanizma. Kur vjen fjala për të vendosur ne jemi linjë dhe ndjekim. Kur dënojë ndonjë bela e madhe askush nuk mund të na fajësojë, ndërsa kur ka sukses, jemi pjesë e suksesit.”, u shpreh ai.

  • Rama nga Londra: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje është i mirëpritur

    Rama nga Londra: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje është i mirëpritur

    Nga Londra, ku do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për Bashkimin Europian. Nn panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, Rama tha se procesi i integrimit në BE nuk mund të jetë gjithçka, ose asgjë. Kreu i qeverisë, tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE, pa të drejtë vetojë është i mirëpritur. 
    “Procesi nuk mund të jetë gjithçka ose asgjë, derisa të bëhesh anëtar, dhe sa kohë je kandidat nuk ke asgjë. Shtete anëtare, këtu po flas për shtetet anëtare përreth nesh, marrin nga BE kontribut prej rreth 4500 euro për frymë, ndërsa kur bëhet fjalë për ne, kontributi është 160-170 euro për frymë. Kjo është e pamundur. Kemi avokatuar për këtë gjë dhe nga kjo nxitje që ne bëmë ja dolëm të gjejmë veshë që na dëgjuan për të pasur planin e rritjes dhe para shtesë për të financuar reformat, që nuk është aspak e krahasueshme me pjesën tjetër, por është pak ndryshe. 
    Ka një dëshpërim shumë të artë mes vendeve të BE, atyre të mëdha sa i përket barazisë rreth tryezës që duhet të arrijnë konsensus. Kur të na shihni ne do thonë ‘Oh Zot, kemi më shumë nga ata që sjellin telash’e dhe në fund thua ‘jo, jo’. Pastaj vendimi ka veto, kanë të drejtë jo për veton por për faktin që janë kaq të frustuar. Marrja jonë si anëtar me një staus ndryshe është e mirëpritur, pa të drejtë vetoje, votimi për sa kohë BE do të reformojë veten. Kjo reformë ka qenë kryefjalë për kaq shumë dekada. Është e vështirë të reformosh mekanizma. Kur vjen fjala për të vendosur ne jemi linjë dhe ndjekim. Kur dënojë ndonjë bela e madhe askush nuk mund të na fajësojë, ndërsa kur ka sukses, jemi pjesë e suksesit”, tha Rama. 

  • Rama në Londër: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje është i mirëpritur

    Rama në Londër: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje është i mirëpritur

    Në Londër po zhvillohet një tryezë me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

    Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te procesi i integrimit europian, duke theksuar se Shqipëria dhe vendet e rajonit duhet të kenë një status të ri në raport me Bashkimin Europian, edhe nëse kjo nënkupton përfshirje pa të drejtë vetoje.
    “E kam thënë më parë, kam qenë avokat i kësaj gjëja. Avokat i dy gjërave. E para që procesi s’mund të jetë gjithçka ose asgjë. Sa kohë je vetëm kandidat nuk ke asgjë.
    Nga kjo shtysë që ne bëmë ia dolëm të gjejmë vesh që na dëgjuan për të pasur para shtesë për të financuar reformat. Ka një dëshpërim shumë të artë mes vendeve të BE, atyre të mëdha sa i përket barazisë rreth tryezës që duhet të arrijnë konsensus. Kur të na shihni ne do thonë ‘Oh Zot, kemi më shumë nga ata që sjellin telash’e dhe në fund thua ‘jo, jo’. Pastaj vendimi ka veto, kanë të drejtë jo për veton por për faktin që janë kaq të frustuar. Marrja jonë si anëtar me një staus ndryshe është e mirëpritur, pa të drejtë vetoje, votimi për sa kohë BE do të reformojë veten. Kjo reformë ka qenë kryefjalë për kaq shumë dekada. Është e vështirë të reformosh mekanizma. Kur vjen fjala për të vendosur ne jemi linjë dhe ndjekim. Kur dënojë ndonjë bela e madhe askush nuk mund të na fajësojë, ndërsa kur ka sukses, jemi pjesë e suksesit.”, u shpreh ai.

    Top Channel

  • ‘Nuk ndihemi të mirëpritur’, Familjet hebreje vendase reagojnë ndaj sulmit në sinagogë

    ‘Nuk ndihemi të mirëpritur’, Familjet hebreje vendase reagojnë ndaj sulmit në sinagogë

    Teksa hetimi për sulmin e djeshëm vazhdon, ne kemi folur me anëtarë të komunitetit hebre që jetojnë pranë sinagogës në Crumpsall.

    Zippi i tha BBC 5 Live se ajo dhe fëmijët e saj ecin rregullisht në atë rrugë për të vizituar familjen në mbrëmjet e së premtes.

    Ajo thotë se me vajzën e saj që po bëhet adoleshente dhe po fillon të dalë vetëm nëpër rrugë, tani do të “rimarrë në konsideratë nëse ka një të ardhme për ne si familje… sepse nuk ndihemi të mirëpritur.”

    “Djali im pesëvjeçar më pyeti dje, kur kishim katër helikopterë mbi kokë gjatë gjithë ditës: ‘kështu ndodh çdo Jom Kipur?’ Unë i thashë jo, kjo nuk është normale,” tregon ajo.

    “Duhet të përpiqesh t’ua shpjegosh se kjo nuk është normale dhe se kjo nuk është mënyra si duhet të jetojmë.”

     

  • Hamasi pozitiv ndaj planit të Trump për paqe në Gaza, do të përgjigjet të mërkurën

    Hamasi pozitiv ndaj planit të Trump për paqe në Gaza, do të përgjigjet të mërkurën

    Grupi palestinez Hamas ka mirëpritur planin e Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe pritet t’ia paraqesë përgjigjen ndërmjetësve egjiptianë dhe atyre nga Katari të mërkurën, thanë burime për CBS News.
    Plani, të cilin Trump e paraqiti në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, është një propozim me 20 pika.
    Ai kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe një numri të të burgosurve palestinezë në Izrael, rritjen e ndihmës humanitare dhe më pas transferimin e kontrollit të Gazës te një administratë kalimtare teknokratësh palestinezë.

    Kjo administratë do të mbikëqyret nga një “Këshill Paqeje” ndërkombëtar i kryesuar nga Presidenti Trump, i cili do të përfshijë edhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

    Sipas burimeve diplomatike, zyrtarët egjiptianë dhe të Katarit i kanë dorëzuar Hamasit një kopje të propozimit. Plani përcakton që Izraeli do të mbajë kontrollin e sigurisë mbi kufirin e Gazës.
    Autoriteti Palestinez, në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve WAFA, shprehu mbështetje për planin, duke nënvizuar “rëndësinë e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara për të arritur paqen”.
    Ai gjithashtu përsëriti angazhimin e tij për reformat politike, të tilla si mbajtja e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare brenda një viti nga përfundimi i luftës, dhe theksoi se dëshiron “një shtet palestinez modern, demokratik dhe të çmilitarizuar”.
    Reagimet ndërkombëtare
    Propozimi mori mbështetje të menjëhershme nga udhëheqësit e vendeve myslimane, përfshirë Jordaninë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indonezinë, Pakistanin, Turqinë, Arabinë Saudite dhe Katarin.
    Në një deklaratë të përbashkët, ata theksuan besimin e tyre në aftësinë e Presidentit Trump për të “gjetur rrugën drejt paqes”, duke mirëpritur qëllimin e tij për të rindërtuar Gazën, për të parandaluar zhvendosjen e palestinezëve dhe për të bllokuar aneksimin e Bregut Perëndimor.
    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa , tha se ishte “optimist për përgjigjen pozitive nga Kryeministri Netanyahu”, duke theksuar se “të gjitha palët duhet ta shfrytëzojnë momentin dhe t’i japin paqes një shans të vërtetë”.

  • “Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur”, në Angli bëhen gati për rikthimin e bujshëm të Harry Kane

    “Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur”, në Angli bëhen gati për rikthimin e bujshëm të Harry Kane

    24 Shtator 2025

    19:04

    Telesport

    Pavarësisht super formës që ka treguar dhe statistikave në anën e tij, Harry Kane mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern Munich.
    Në kontratën që nënshkroi kur u largua nga Tottenham te Bayern, ka një pikë në të cilën thuhet se sulmuesi mund të largohet pas sezonit të tretë për kluazolën 65 milionë euro.
    Mediat angleze raportojnë se Harry Kane do të rikthehet në Angli dhe më shumë mundësi tek ish-ekipi i tij, te Tottenham. Trajneri aktual i Spurs, Thomas Frank, nuk hezitoi të shprehte qëndrimin e tij mbi këtë mundësi që po përflitet shumë në ditët e fundit.
    Në një prononcim për mediat vendase, trajneri danez komentoi se “Kane do të jetë gjithmonë i mirëpritur” dhe shtoi se, megjithëse nuk beson se sulmuesi do të largohet nga Gjermania, “nëse vendos të kthehet, do të jetë më shumë se i mirëpritur”.

  • Donald Trump drejt Britanisë së Madhe, protesta të mëdha në vend: Nuk je i mirëpritur këtu

    Donald Trump drejt Britanisë së Madhe, protesta të mëdha në vend: Nuk je i mirëpritur këtu

    Dhjetëra njerëz janë mbledhur sot në Windsor për të protestuar kundër vizitës shtetërore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump i cili do të qëndrojë në Britani dy ditë në kuadër të nënshkrimit të një marrëveshjeje 10 miliardë-dollarëshe me kryeministrin Keir Starmer.

    Ndërkohë që pritet ulja e avionit të Presidentit të shoqëruar nga gruaja e tij Melania, protestuesit e kanë shoqëruar kryengritjen e tyre me sloganin: “Thuajeni me zë të lartë, thuajeni qartë, Donald Trump nuk është i mirëpritur këtu”.
    Protesta të mëtejshme priten gjithashtu nesër, me Koalicionin Stop Trump, i cili përfshin 50 sindikata dhe organizata bamirësie, duke thënë se do të organizojnë një demonstratë kombëtare në Londër kundër vizitës shtetërore.

    Top Channel

  • “Ai nuk është i mirëpritur këtu”/ Reagimi i banorëve të Alaskës pak orë para takimit Putin-Trump

    “Ai nuk është i mirëpritur këtu”/ Reagimi i banorëve të Alaskës pak orë para takimit Putin-Trump

    Në një shtëpi të gjelbër me korniza druri, në një lagje të qetë të Alaskës, korrespondentja e Sky News, Martha Kelner, takoi Meg Leonard, një ish-republikane që tani e përshkruan veten si një “never Trumper”.
    Në pemën përpara shtëpisë së saj, valëvitet flamuri ukrainas, një akt solidariteti që nisi pas një takimi të tensionuar televiziv mes Zelenskyt dhe Trump.
    “Putini nuk duhet të marrë tokë që nuk është e tij”, thotë ajo me bindje. Meg është e zemëruar që presidenti ukrainas nuk është i ftuar në bisedimet mes Trump dhe Putin. “Zelensky duhet të ketë një zë. Është vendi i tij“.
    Vetëm pak kilometra më tej, në qytetin port të Whittier-it, dëgjohen mendime të tjera. Tim Colley, një fotograf i jetës së egër nga New Yorku, beson se Trump është një negociator i nënvlerësuar dhe i vendosur për paqe.
    “A ka kuptim të vriten edhe më shumë njerëz“, pyet ai. Sipas tij, liderët me ego të mëdha si Trump dhe Putin mund të arrijnë një marrëveshje, nëse të tjerët, përfshirë Zelenskyn, nuk nxisin tensione të mëtejshme.