Tag: mirëpret

  • BE si ODIHR për “11 majin”, Ambasadori Gonzato: Bashkimi Evropian mirëpret procesin gjithëpërfshirës në reformën zgjedhore

    BE si ODIHR për “11 majin”, Ambasadori Gonzato: Bashkimi Evropian mirëpret procesin gjithëpërfshirës në reformën zgjedhore

    Në prag të ngritjes të Komisionit të Reformës zgjedhore kreu i delegacionit të BE, Silvio Gonzato shfrytëzoi tryezën e organizuar për digjitalizimin e proceseve zgjedhore për ti bërë një apel klasës politike.

    “Ngritja e një Komisioni të Përbashkët Parlamentar për Reformën Zgjedhore, së bashku me nisma të tjera që synojnë trajtimin e mjedisit të përgjithshëm zgjedhor (jo vetëm kuadrin legjislativ), çka mund të ndikojë në fushën e barabartë të lojës e cila, sipas OSBE/ODIHR-it mungonte në zgjedhjet e vitit 2025 – pasqyron një njohje të fortë kombëtare të nevojës për të trajtuar sfidat e së kaluarës dhe për të forcuar integritetin zgjedhor. BE-ja i mirëpret të gjitha këto hapa dhe inkurajon një proces gjithëpërfshirës dhe të bazuar në prova, të udhëhequr nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias”, tha Gonzato.
    E ndërsa politikës i duhet të shkruajë  rregulla të reja që e bëjnë fushën e lojës së barabartë, Komisioni Qendror i Zgjedhje po teston  numërimin e votave me inteligjence artificiale. Testi i parë janë zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, por inteligjenca artificiale është ende herët për të zëvendësuar numëruesit e partive.
    “Më 9 nëntor të këtij viti do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetarë të disa bashkive të vendit. Stafi i KQZ-së po punon për të aplikuar, për herë të parë, përdorimin e AI-së në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit dhe në nxjerrjen e rezultateve. Ky projekt do të shërbejë si test dhe, për momentin, nuk do të zëvendësojë procedurën manuale të numërimit dhe vlerësimit të votave, e cila mbetet mënyra zyrtare e referimit”, deklaroi Celibashi.
    Diella mesa duket nuk do jete krijesa e vetme virtuale ne vend, ajo do ketë edhe binjaken e saj ne Komisionin Qendror të  Zgjedhjeve. Por më parë pritet te shihet nëse do e kaloje provën e pare me sukses.
     
     

    Top Channel

  • Thethi, perla e Alpeve Shqiptare, po mirëpret vizitorë nga e gjithë bota (VIDEO)

    Thethi, perla e Alpeve Shqiptare, po mirëpret vizitorë nga e gjithë bota (VIDEO)

    “Thethi, perla e Alpeve Shqiptare, po mirëpret vizitorë nga e gjithë bota me hapësirat e rikthyera publike në identitet e në harmoni me peizazhin, ku ata mahniten me pamjet përrallore, mikpritjen tradicionale, me ujin e kristaltë e me ajrin e pastër që të falin qetësi dhe energji pozitive”, shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamje nga ky destinacion turistik mjaft i preferuar.

  • Sot nis Sunny Hill Festival

    Sot nis Sunny Hill Festival

    Prishtina mirëpret sot mijëra vizitorë për Sunny Hill Festival, që do të zgjasë nga 1 deri më 3 gusht 2025 në lokacionin, Sunny Hill Festival Park, pranë fshatit Bërnicë e Poshtme.

    Nata e parë hapet me një performancë të shumëpritur nga Dua Lipa, e cila rikthehet në vendlindjen e saj si pjesë e turneut botëror “Radical Optimism”. Pas saj, skena e muzikës elektronike “C4” do të ndizet nga legjenda britanike Fatboy Slim, duke garantuar një natë plot ritëm dhe energji.

    Gjatë tre netëve të festivalit, publiku do të ketë mundësinë të shijojë performanca nga artistë të mëdhenj si dhe shumë emra ndërkombëtarë dhe vendorë.

    Me skena të mëdha, produksion modern dhe atmosferë festive, Sunny Hill Festival 2025 është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajon. Prishtina është e rezervuar thuajse plotësisht, duke treguar impaktin dhe rëndësinë që ky festival ka fituar në skenën ndërkombëtare./KultPlus.com

  • TIA mirëpret fluturimin e parë nga Jordania, linjë e re me Amanin

    TIA mirëpret fluturimin e parë nga Jordania, linjë e re me Amanin

    Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.

  • Bremer mirëpret Ancelotti në kombëtare: Një trajner italian që e njeh Serie A, pres të më grumbullojë

    Bremer mirëpret Ancelotti në kombëtare: Një trajner italian që e njeh Serie A, pres të më grumbullojë

    2 Korrik 2025

    12:08

    Telesport

    I rikthyer nga dëmtimi i gjatë, mbrojtësi brazilian Gleison Bremer pret me padurim vjeshtën për të zbritur sërish në fushë, si me Juventus ashtu dhe me kombëtaren braziliane. Ai e mirëpret ardhjen e Carlo Ancelotti si trajner, që për Bremer është një lajm shumë pozitiv.
    “Unë mendoj se do të kemi një avantazh. Tani më duhet vetëm të kthehem në formë dhe të jap më të mirën për Juventus dhe Seleçao. Kemi një trajner italian, një nga më të mirët në botë. Më duhet vetëm të bëj punën time, të kthehem në maksimumin tim dhe thirrja do të vijë”, deklaroi Bremer.
    Më tej, ai thja: “Meqenëse të gjithë trajnerët e mëparshëm ishin brazilianë, prioriteti i tyre ishte Premier League. Tashmë me një trajner italian do të ketë më shumë rëndësi në fazën e mbrojtjes dhe sigurisht që kampionatin italian do ta shikojë me një fokus tjetër”.
    “Seria A nuk ishte parë si kampionatet e tjera më parë. Në Torino u rrita shumë, si sportist dhe si njeri. U përshtata me kulturën evropiane dhe taktikat e futbollit italian. Jam bërë një profesionist i vërtetë në Itali dhe kjo më ka ndihmuar shumë. Shpresoj që të më ndihmojë edhe në kombëtare”, tha Bremer.

  • Korça mirëpret karnavalet! Çel sezonin, rrugët mbushen me kostume shumë ngjyrëshe

    Korça mirëpret karnavalet! Çel sezonin, rrugët mbushen me kostume shumë ngjyrëshe

    Korça mirëpriti edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një ngjarje kulturore që mblodhi grupe artistike nga Shqipëria dhe rajoni.
    Parada shumëngjyrëshe përshkoi bulevardin “Republika” dhe kulmoi në Pazarin e Vjetër, ku muzika, ngjyrat dhe atmosfera festive u pritën me entuziazëm nga qytetarët dhe turistët.
    Drejtoresha e Kulturës, Zamira Kita, e cilësoi këtë edicion si të veçantë për pjesëmarrjen e gjerë dhe krijimtarinë artistike, veçanërisht në kostumografi.
    Bashkë me karnavalet, Korçë çeli dhe siparin e sezonit turistik.

  • Meloni mirëpret Viktor Orban

    Meloni mirëpret Viktor Orban

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona