Tag: mirëpresim

  • Gonzato: Përgëzoj Klodian Brahon për detyrën e re, mirëpresim bashkëpunimin

    Gonzato: Përgëzoj Klodian Brahon për detyrën e re, mirëpresim bashkëpunimin

    Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka përgëzuar prokurorin Klodian Braho për zgjedhjen si kreu i ri i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
    Në një komunikim për mediat, Gonzato u shpreh se SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, teksa shtoi se pret bashkëpunim me drejtuesin e ri.
    “Kemi ardhur këtu të tregojmë mbështetjen tonë për KLP, por edhe për të treguar interes në procedurën e emërimit. SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

    Është një nga kërkesat kyce për në BE. Dje thamë që ajo që kërkojmë është një kryetar që do të vijojë punën e SPAK, dhe ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet. Uroj z.Braho dhe që mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim“, tha Gonzato.
    Braho do të jetë pasuesi i Altin Dumanit në krye të SPAK pas 7 votave të marra në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. I gjithë procesi që prej fillimit e deri më sot është ndjekur nga afër nga ndërkombëtarët./vizionplus.tv

  • Procesi i kontrollit të vizave nga SHBA, ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin: Po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm

    Procesi i kontrollit të vizave nga SHBA, ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin: Po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm

    Pasi SHBA-të lajmëruan se do të kontrollonin vizat dhe do të ishin selektiv në dhënien e tyre, Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh në Facebook.

    “Ne po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm”, shkruhet në postimin e ambasadës.
    Që nga ardhja në pushtet e Trump, ndalimi i emigracionit të paligjshëm ka qenë kryefjala e administratës së re.
    Postimi i plotë
    Ne po mbrojmë Amerikën dhe mirëpresim udhëtarët e ligjshëm. Ne ruajmë standardet më të larta të kontrollit në procesin e vizave amerikane dhe përshtatemi ndaj kërcënimeve të reja përmes një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet agjencive së qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

    Top Channel