Tag: mirela

  • SYRI TV/ Sulmet ndaj Elsa Gjelit, Bogdani: Kritika normale…

    SYRI TV/ Sulmet ndaj Elsa Gjelit, Bogdani: Kritika normale…

    Për drejtuesen e KLP, Mirela Bogdani sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve janë kritika normale. Në një raportim në Parlamentin e Shqipërisë e pyetur në lidhje me këtë çështje, Bogdani duke justifikuar dhe mosreagimin e institucionit që drejton tha se kritikat sipas saj. Ndërkohë në lidhje me sulmet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndaj Olsi Dados ajo tha se institucioni reagoi.

    Syri TV

    Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani ka raportuar punën e institucionit që drejton në Parlament. E pyetur në lidhje me linçimet e kryeministrit Edi Rama ndaj Prokurores, Elsa Gjeli, drejtuesja e KLP, nuk gjeti guximin të dilte mbi deklaratat e kryeministrit, duke i quajtur ato si komente normale dhe duke justifikuar në këtë mënyrë mosreagimin e institucionit që drejton.

    Por Mirela Bogdani përdori një tjetër standard në lidhje me sulmet ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado nga Erion Veliaj.

    3 vite pas implementimit të hartës së re gjyqësore, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk ka një analizë mbi impaktin që ajo ka pasur në sistem por dhe tek qytetarët. Një komision vlerësimi tha ajo do të ngrihet vitin që vjen.

    Drejtuesja e KLP foli dhe për organikën e prokurorëve në të gjithë vendin. Ajo tha se në total janë 341 prokurorë, por aktiv në sistem aktualisht janë 284. 57 vakanca tha ajo janë të përhershme dhe 39 të përkohshme.

  • E bija postoi video me Cartier, shkarkohet prokurorja Mirela Zavalani

    E bija postoi video me Cartier, shkarkohet prokurorja Mirela Zavalani

    Kolegji i Posaçëm i Apelit (KPA) ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Mirela Zavalani, duke konstatuar “deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cenim të besimit të publikut”.
    Vendimi rrëzoi atë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), që në qershor e kishte konfirmuar në detyrë. Gjatë procesit të vetingut u zbuluan kontradikta dhe burime të paqarta në pasuritë e bashkëshortit dhe familjarëve të saj, përfshirë të ardhura nga prona, biznese e qira.
    Por historia e Zavalanit mori vëmendje publike pak ditë më parë, kur një prokuror anonim denoncoi kontrastin e madh brenda vetë sistemit të drejtësisë.
    Ai përmendi konkretisht vajzën e prokurores, Anxhela Zavalanin, e cila shfaqej në video në TikTok me aksesorë luksi Cartier, duke simbolizuar një realitet shumë larg atij të kolegëve që jetojnë me dy paga.
    Denoncimi nuk ishte pjesë zyrtare e procesit të vetingut, por u bë reflektim i një ndjenje të përhapur: se besimi publik në drejtësi nuk humbet vetëm për shkak të bilanceve të paqarta, por edhe për shkak të arrogancës së luksit që shfaqet në sytë e publikut.
    Me këtë vendim, KPA mbyll një kapitull të gjatë për një prokurore që, për një pjesë të opinionit, mishëronte pikërisht hendekun mes “drejtësisë me pagë” dhe “drejtësisë me Cartier”./ JOQ

  • KPA ndryshon vendimin e KPK, shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

    KPA ndryshon vendimin e KPK, shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

    Kolegji i Posaçëm i Apelit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Tiranës, Mirela Zavalani  për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe për cenim të besimit të publikut.
    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Mirela Zavalanin më datë 15 qershor pas një seance dëgjimore ku u evidentuan më së shumti gjetjet për pasurinë e vjehrrit të saj. Po ashtu, u trajtua edhe e ardhura e përfituar nga dhënia me qira kunatit, të një objekti në pronësi të bashkëshortit dhe babait të tij, deklaruar si një ndër burimet për një apartament në Tiranë.
    Shkarkimin nga detyra të Zavalanit e ka kërkuar Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për mosdeklarim të mjaftueshëm të pasurisë si dhe cenim të integritetit.

  • KPA ndryshon vendimin e KPK, shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës, Mirela Zavalani

    KPA ndryshon vendimin e KPK, shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës, Mirela Zavalani

    Kolegji i Posaçëm i Apelit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Tiranës, Mirela Zavalani  për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe për cenim të besimit të publikut.
    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Mirela Zavalanin më datë 15 qershor pas një seance dëgjimore ku u evidentuan më së shumti gjetjet për pasurinë e vjehrrit të saj. Po ashtu, u trajtua edhe e ardhura e përfituar nga dhënia me qira kunatit, të një objekti në pronësi të bashkëshortit dhe babait të tij, deklaruar si një ndër burimet për një apartament në Tiranë.
    Shkarkimin nga detyra të Zavalanit e ka kërkuar Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për mosdeklarim të mjaftueshëm të pasurisë si dhe cenim të integritetit.

  • KPA ndryshon vendimin e KPK/ Shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

    KPA ndryshon vendimin e KPK/ Shkarkon nga detyra prokuroren e Tiranës Mirela Zavalani

    Kolegji i Posaçëm i Apelit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Tiranës, Mirela Zavalani  për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe për cenim të besimit të publikut. 
    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Mirela Zavalanin më datë 15 qershor pas një seance dëgjimore ku u evidentuan më së shumti gjetjet për pasurinë e vjehrrit të saj. Po ashtu, u trajtua edhe e ardhura e përfituar nga dhënia me qira kunatit, të një objekti në pronësi të bashkëshortit dhe babait të tij, deklaruar si një ndër burimet për një apartament në Tiranë. 
    Shkarkimin nga detyra të Zavalanit e ka kërkuar Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për mosdeklarim të mjaftueshëm të pasurisë si dhe cenim të integritetit. 

  • ‘Ligjet’/ KLP për Kodin Penal: S’kemi qëndrim pa analizuar draftin! Kreu i SPAK? Bogdani: Nuk ka presione!

    ‘Ligjet’/ KLP për Kodin Penal: S’kemi qëndrim pa analizuar draftin! Kreu i SPAK? Bogdani: Nuk ka presione!

    Mirela Bogdani

    TIRANË-Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka diskutuar në Komisionin e Ligjeve mbi raportin vjetor. Drejtuesja e KLP, Mirela Bogdani u pyet edhe për një qëndrim për draftin e Kodit të ri Penal. Ajo tha se KLP ende nuk ka një qëndrim të qartë për sa kohë nuk ka mundësinë infrastrukturore për ta analizuar.
    Mirela Bogdani: Ky ka qenë një proces tërësisht i iniciuar nga Ministria e Drejtësisë. Kemi pritur të kemi një material të cilin mund ta gjykojmë. Kemi pasur një diskutim informal për qëndrimin që ne si Këshill mund të mbajmë, për qasjen pro apo kundër kodit apo seksioneve të veçanta të tij, sepse duhet një punë e jashtëzakonshme për të analizuar të gjitha ato nene, për të parë direktivat e Bashkimit Europian dhe se si përjashtohen. Kërkon një ekspertizë të gjerë në kohë dhe burime njerëzore që Këshilli për momentin nuk i ka. Ka nevojë për një vlerësim dhe vendimmarrje për t’u analizuar në detaje.
    Ndërkohë e pyetur për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Bogdani tha se roli që ka KLP, në këtë proces është formal, dhe vetëm pret emrin e përzgjedhur nga SPAK dhe Komisioni i Posaçëm për këtë qëllim, që ta emërojë.
    Mirela Bogdani: Ne jemi duke pritur nga Prokuroria e Posaçme që të sjellë propozimin për ta caktuar sipas ligjit. Ndoshta mund të jetë momenti që Këshilli të ketë një rol më aktiv të procedurës së ndjekur, por roli i Këshillit është vetëm formal. Ne e kemi diskutuar gjatë këtë dhe arritëm në përfundimin që nuk mund të dalim nga parashikimet e legjislacionit. Ne do të presim emrin nga SPAK dhe komisioni. Sa i përket drejtuesit të SPAK, unë e përmenda pak më parë që kemi miratuar kushtet dhe kriteret formale për prokurorët që kanë aplikuar. Këshilli më pas do të vijojë me verifikimin e platformës, dosjeve që kanë sjellë, analizë dhe konkluzion përfundimtar në seancën dëgjimore, intervistën dhe votimin. Ka sugjerime, nuk ka presione.
    Në Komision është ngritur edhe problemi për dosjet stok dhe numrin e prokurorëve. Në lidhje me këtë çështje anëtari i KLP-së Vatë Staka gjatë raportimi në Kuvend, ka deklaruar se duhet të shtohet numri i prokurorëve. Sipas tij, ka disa prokurorë që nuk e ushtrojnë dot detyrën e prokurorit për shkak të Reformës në Drejtësi. Nga ana tjetër drejtuesja e KLP, tha se i kanë kërkuar në mënyrë informale BE-së një studim për numrin e prokurorëve./ZËRI

  • Problematikat e KLP-së, Mirela Bogdani-deputetëve: Të organizohet një forum informal për të gjetur “kurën”

    Problematikat e KLP-së, Mirela Bogdani-deputetëve: Të organizohet një forum informal për të gjetur “kurën”

    Gjatë replikës me deputetin e PS-së Fatmir Xhafa, kryetarja e KLP-së Mirela Bogdani, tha se institucioni që ajo drejton po funksionon edhe në kushte presioni kur i kërkohet që të japë rezultate. 
    “Ky është një realitet i ri i mënyrës që Këshilli po fillon të funksionojë edhe në kushte presioni kur duhet të japë rezultate, qoftë edhe kur duhet të japë vlerësimi etiko-profesional apo për procedurat e tjera. Ndoshta ky lloj skaloni me prokurorë shumë të lartë dhe me profesionistë shumë të mirë, ndoshta kërkon një lloj zbutje menaxheriale. Duke qenë kaq të aftë dhe kaq ekspertë, kërkojnë që të kenë zërin e tyre që të dominojë në një vendimmarrje të Këshillit. Besoj se një koordinim më i mirë i punës brenda komisionit mund të ndihmojë”, tha Bogdani. 
    Ndërsa po ashtu, Bogdani i bëri thirrje deputetëve se duhet të organizohet një forum pa praninë e kamerave, në mënyrë që të diskutohen problematikat e KLP-së dhe të gjendet ‘kura’. 
    “Ndoshta do të ishte mirë që në një forum më komod doja të thoja dhe jo në prezencën e kamerave, do doja të diskutonim se cilat janë realisht problematikat tona, që të gjejmë edhe kurën e duhur. Ndoshta në një diskutim informal, mund të gjejmë një qasje që të lehtësojë edhe punën tonë, edhe tuajën. Ne jemi të hapur për kritika, saqë ndonjëherë harrojmë menaxhimin e vetes, të komisionit, apo edhe të punës në Këshill. Ne shpenzojmë shumë kohë për procesin e vlerësimit, pavarësisht se numri i mbledhjeve është 38, koha fizike e shpenzuar është e gjatë”, tha ajo. 

  • Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? VanHorn “zbarkon” në KLP

    Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? VanHorn “zbarkon” në KLP

    Mirela Bogdani dhe Nancy VanHorn

    TIRANË-E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, ku në fokus të diskutimit ka qenë zgjedhjet e kreut të ri të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit.
    Lajmi u bë i ditur nga vetë ambasada amerikane në Tiranë përmes rrjeteve sociale, ku theksohej se në fokus të takimit ishte procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK. VanHorn ka qenë e qartë në mesazhin e saj drejtuar kryetares së KLP-së, ku është shprehur se procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK është thelbësor për bashkëpunimin mes SHBA dhe Shqipërisë në fokus luftën ndaj krimit të organizuar dhe forcimin e sigurisë mes dy vendeve.
    “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill. Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona,”– shkruan Ambasada.
    Gara për kreun e ri të SPAK tashmë është hapur dhe kandidatët kanë afat deri në 8 tetor për aplikimin. Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.
    Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash./ZËRI

  • Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Amerikanët shkojnë në KLP, VanHorn takim me kryetaren Bogdani

    Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Amerikanët shkojnë në KLP, VanHorn takim me kryetaren Bogdani

    E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.
    Ambasada e SHBA ka zbardhur sot detaje nga takimi ku thuhet se është “diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill”.“Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.
    Postimi
    E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill. Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona.Chargé d’Affaires Nancy VanHorn met yesterday with Chairwoman of the High Prosecutorial Council Mirela Bogdani to hear about important upcoming events at the Council. The integrity of the SPAK Chief Special Prosecutor process is crucial to continued U.S.-Albania cooperation to fight transnational organized crime and strengthen our countries’ security.

     

     
     
     
     

  • Mirela Kumbaro në krye të Ministrisë së Arsimit

    Mirela Kumbaro në krye të Ministrisë së Arsimit

    Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P
    Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.