Tag: miraton

  • Kuvendi miraton qeverinë e re “Rama 4” me 82 vota pro

    Kuvendi miraton qeverinë e re “Rama 4” me 82 vota pro

    Kuvendi miraton qeverinë e re “Rama 4”  me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
    Mes tensioneve të opozitës, Kuvendi ka miratuar paraditen e sotme programin e qeverisës për katër vitet e ardhshme.

    Menjëherë pas fjalës së shkurtër të Kryeministrit Rama, deputetët e opozitës krijuan tensione në sallë dhe për këtë arsye seanca që ishte parashikuar të zgjaste rreth dy ditë, zgjati vetëm 25 minuta.

    Opozita bllokoi foltoren dhe diskutimet u mbyllën.

    Kështu, pas kundërshtive të opozitës për të dëgjuar fjalën e Ramës, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kërkoi që procesi të kalonte direkt në votim.
    Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi hodhi në votim programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të ministrave, i cili u miratua me 82 vota pro, ndërkohë që opozita nuk mori pjesë në votim.

  • Kuvendi miraton kryesitë e komisioneve parlamentare, opozita nuk dorëzon emrat

    Kuvendi miraton kryesitë e komisioneve parlamentare, opozita nuk dorëzon emrat

    Pasditen e sotme është zhvilluar seanca plenare për miratimin e projektvendimit për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit.
    Projektvendimi për 11 komisionet e përhershme parlamentare u miratua me 77 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim.
    vijon…

  • Këshilli i Europës miraton ndihmën e dytë, 15 mln euro për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

    Këshilli i Europës miraton ndihmën e dytë, 15 mln euro për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

    Këshilli i Europës ka miratuar paketën e dytë të ndihmës në mbështetje të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me vlerë 15 milionë euro.
    Kjo masë e re do të rrisë kontributin në operacionet në BE dhe koalicionet ndërkombëtare, për të forcuar bashkëpunimin dypalësh.

    “Këshilli i Europës miraton masën e dytë të ndihmës në mbështetje të Forcave të Armatosura Shqiptare me një shumë totale prej 15 milionë eurosh. Masa e re e ndihmës do të rrisë kontributin në operacionet e CSDP-së të BE-së dhe koalicionet ndërkombëtare, duke forcuar bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar nga zyrat qendrore në rrjetin social X.
    Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Sivlio Gonzato.
    Diplomati e cilëson një hap tjetër të rëndësishëm të forcimit të bashkëpunimit në siguri dhe mbrojtje, duke e cilësuar Shqipërinë një partner të qëndrueshëm të BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë.
    “Një hap tjetër i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit në sigurinë dhe mbrojtjen. Shqipëria është një partner i ngushtë dhe i qëndrueshëm i BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë”, shprehet Gonzato në postimin e tij në rrjetin X.

  • Qeveria miraton rregulla të reja për adresën/ Nga Veliaj te Meta, si i prek ligji i ri: Pas tre muajsh…

    Qeveria miraton rregulla të reja për adresën/ Nga Veliaj te Meta, si i prek ligji i ri: Pas tre muajsh…

    Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime të reja në procesin e regjistrimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit, me qëllim thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave.

    Vendimi parashikon që deklarimi, ndryshimi apo saktësimi i adresës të bëhet vetëm në mënyrë elektronike, përmes portalit qeveritar “e-Albania”.
    Qytetarët duhet të ngarkojnë dokumente që vërtetojnë të drejtën e qëndrimit në adresën e deklaruar, si akt pronësie, kontratë qiraje apo marrëveshje përdorimi. Në rastet kur një shtetas kërkon të bashkohet me një familje ekzistuese, kërkesa dhe miratimi bëhen online nga kryefamiljari.
    Gjithashtu, çdo anëtar i një familjeje duhet të ketë të njëjtën adresë të regjistruar. Anëtarët madhorë që ndryshojnë adresën, duhet më parë të veçohen nga familja ekzistuese në regjistër.
    Rregulla të veçanta janë parashikuar edhe për shtetasit që ndodhen në burgje, paraburgime apo institucione shëndetësore për më shumë se tre muaj. Institucionet përkatëse duhet të njoftojnë gjendjen civile brenda afateve të përcaktuara, nëpërmjet platformës së ndërveprimit.

  • Seanca e fundit! Maxhoranca miraton e vetme pr.ligjet, vetëm Braçe abstenon

    Seanca e fundit! Maxhoranca miraton e vetme pr.ligjet, vetëm Braçe abstenon

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

    Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

    Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III).
    Teksa Shqipëria po hedh hapa të mëtejshme për integrimin e saj në unionin evropian, kjo marrëveshje do të ndihmojë në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale e ekonomike, që kërkohen për të qenë në linjë me vlerat e BE-së.
    Po kështu, parashikohet që të përafrojë gradualisht Shqipërinë me rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së, me qëllim anëtarësimin tonë në union.

  • Bullgari, BERZH miraton planin e ri strategjik pesëvjeçar

    Bullgari, BERZH miraton planin e ri strategjik pesëvjeçar

    Bordi i Drejtorëve të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka miratuar një strategji të re për Bullgarinë, e cila do të udhëheqë investimet dhe angazhimet e saj në politika për pesë vitet e ardhshme, deri në vitin 2030.Manuela Naessl, drejtore e BERZH për Bullgarinë, deklaroi se tre shtyllat kryesore të punës së Bankës në vend për pesëvjeçarin e ardhshëm përputhen me prioritetet e …

  • WSJ: Trump miraton planin për sulmin ndaj Iranit, por nuk dha urdhrin përfundimtar

    WSJ: Trump miraton planin për sulmin ndaj Iranit, por nuk dha urdhrin përfundimtar

    The Wall Street Journal raporton se Presidenti Trump u tha ndihmësve të lartë të martën vonë se ai miratoi planet e sulmit ndaj Iranit, por po priste për të parë nëse Teherani do të braktiste programin e tij bërthamor.

    Objekti i pasurimit të uraniumit Fordow i Iranit, i mbrojtur mirë, është një objektiv i mundshëm i SHBA-së, ai është varrosur nën një mal.
    I pyetur nëse kishte vendosur nëse do të sulmonte objektet bërthamore të Iranit, Trump tha: “Mund ta bëj, mund të mos e bëj.”

    Dhe përsëriti këmbënguljen e tij për dorëzimin pa kushte të Iranit: “Java e ardhshme do të jetë shumë e rëndësishme, ndoshta më pak se një javë.”
    Udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, tha më parë se vendi i tij nuk do të dorëzohej dhe paralajmëroi se çdo ndërhyrje ushtarake e SHBA-së do të sillte pasoja të pariparueshme.
    Ushtria amerikane ka grumbulluar forca në Lindjen e Mesme ditët e fundit. Ndërsa Pentagoni tha se grumbullimi ushtarak është thjesht mbrojtës, ai e pozicionon më mirë SHBA-në nëse Trump vendos t’i bashkohet sulmeve izraelite ndaj Iranit. Mund të jetë gjithashtu një taktikë për të ushtruar presion mbi Iranin që të kapitullojë ose të bëjë lëshime.
    Izraeli dhe Irani kanë vazhduar të shkëmbejnë zjarr dhe numri i të vdekurve në Iran është rritur mbi 639 persona, sipas një grupi për të drejtat e njeriut. Në Izrael, 24 persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve iraniane./vizionplus.tv

  • Para 11 majit Rama vendos / KKT miraton lejen e zhvillimit të resortit të Kushner në Sazan

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • PPE miraton unanimisht Rezolutë Urgjente: Zgjedhjet dhe demokracia në Shqipëri janë të kërcënuara nëse nuk ndërhyjnë BE dhe institucionet e tjera

    PPE miraton unanimisht Rezolutë Urgjente: Zgjedhjet dhe demokracia në Shqipëri janë të kërcënuara nëse nuk ndërhyjnë BE dhe institucionet e tjera

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona