Tag: miraton

  • Senati amerikan miraton marrëveshjen që synon t’i japë fund mbylljes së qeverisë

    Senati amerikan miraton marrëveshjen që synon t’i japë fund mbylljes së qeverisë

    Senati amerikan ka çuar përpara një projektligj që synon hapjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, dhe përfundimin e mbylljes 40-ditore që ka prekur pagat e shumë punëtorëve federalë, i ka vonuar ndihmat ushqimore dhe e ka penguar udhëtimin ajror.
    Senatorët kanë miratuar një projektligj të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, i cili do të amendamentohet për ta financuar Qeverinë deri më 30 janar, dhe përfshin një paketë të tri projektligjeve për financim të agjencive federale.
    Nëse Senati e miraton dokumentin me ndryshime, ai duhet të miratohet sërish nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe duhet t’i dërgohet presidentit amerikan, Donald Trump për nënshkrim, proces që mund të marrë disa ditë.

    Nën marrëveshjen e arritur me disa demokratë, që janë ndarë nga partia për këtë çështje, republikanët janë pajtuar të votojnë në dhjetor për t’i vazhduar subvencionet për sigurimet shëndetësore për një kategori të shoqërisë.
    Këto subvencione, të cilat u ndihmojnë amerikanëve me të ardhura të ulëta për të paguar sigurim shëndetësor privat, skadojnë në fund të vitit, dhe kanë qenë në krye të betejës së demokratëve për financim të Qeverisë.
    Dokumenti të dielën në Senat ka përparuar me votim të thjeshtë – 60 vota.
    “Duket se jemi shumë afër përfundimit të mbylljes së Qeverisë”, u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para se të mbahej votimi.
    Projektligji do t’ua pamundësonte agjencive federale që të largonin nga puna punëtorë deri më 30 janar, një fitore kjo për sindikatat e punëtorëve dhe aleatët e tyre.
    Kur senatorët të mblidhen të hënën, liderët republikanë do të tentojnë të arrijnë marrëveshje dypartiake për t’i shmangur disa rregulla të Senatit dhe për ta çuar përpara në shpejtësi projektligjin.
    Përndryshe, Senatit do t’i duhet edhe java tjetër për t’i përmbushur të gjitha procedurat para votimit përfundimtar, që do t’i jepte fund mbylljes fundjavën tjetër.
    Nëse Qeveria amerikane do të mbetet e mbyllur për një periudhë më të gjatë, rritja ekonomike mund të marrë drejtim negativ në çerekun e katërt, sidomos nëse trafiku ajror nuk i kthehet normalitetit deri për Festën e Falënderimeve, sipas këshilltarit ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hasset.
    Festa e Falënderimeve shënohet këtë vit më 27 nëntor.

  • Kuvendi miraton në parim projektligjin për barazinë gjinore

    Kuvendi miraton në parim projektligjin për barazinë gjinore

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Deri 13 orë në ditë/ Parlamenti miraton projektligjin për zgjatjen e orarit të punës, sindikata në grevë

    Deri 13 orë në ditë/ Parlamenti miraton projektligjin për zgjatjen e orarit të punës, sindikata në grevë

    Parlamenti grek ka miratuar të enjten një projektligji që u lejon punëdhënësve të sektorit privat të zgjasin orarin e punës. Ky projektligj është miratuar pavarësisht protestive të punëtorëve që tashmë po përballen me krizën e kostos së jetesës.
    Tashmë, punëdhënësit u mundësohet zbatimi i 13 orëve në një ditë punë, në vend të 8 orë.
    Parlamenti grek miraton zgjatjen e orarit të punës mes protestash dhe krizës së kostos së jetesës
    Qeveria konservatore e Greqisë thotë se qëllimi është të bëhet tregu i punës më fleksibël dhe më efektiv, raporton BBC.
    Ky projektligj ka shkaktuar pakënaqësi në rradhët e punëtorëve, duke ngritur dy greva të përgjithshme vetëm brenda këtij muaj. Sindikatat dhe protestuesit e shohin ligjin si një hap prapa për të drejtat e punës, përderisa pagat janë të ngrira dhe çmimet e ushqimit dhe qerave janë në rritje.
    “Kur pjesa tjetër e Evropës është në diskutime për të ulur orët e punës, në Greqi ne i rrisim ato”, tha baristi 41-vjeçar Themis Lytras, i cili shtoi se qiraja e tij ishte dyfishuar gjatë dy viteve të fundit.
    Sipas të dhënave të BE-së, Greqia ka një ndër oraret me të gjata të punës përgjatë javës në rang kontinental, me rreth 40 orë në javë.

  • UEFA miraton “ligjin” për ndeshjet e Serie A e La Liga në Australi e SHBA

    UEFA miraton “ligjin” për ndeshjet e Serie A e La Liga në Australi e SHBA

    Hipoteza se UEFA do të dilte kundër, është shuar. Institucioni i futbollit në Europë, miratoi ndeshjet e La Ligës dhe Serie A që do të luhen në Shtetet e Bashkuara dhe Australi.

    Janë ndeshjet e La Liga-s Vijareal- Barcelona e planifikuar të zhvillohet në Majemi të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Serie A ndërmjet Komos dhe Milanit për t’u luajtur në Perth të Australisë.

    Në argumentimin e kësaj lëvizjeje UEFA vuri në dukje se kjo situatëe re me skuadra europiane që luajnë jashtë kontinentit një duel kampionati është i jashtëzakonshëm e jo një precedent./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Në garë për karrigen e Holta Zaçes! KED miraton kandidatët për vendin vakant në Kushtetuese

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Kandidatët janë:
    1) Asim Vokshi 89.5 pikë
    2) Naureda Llagami 89.3 pikë
    3) Florian Ballhysa 77.83 pikë
    4) Alma Faskaj  77.77 pikë
    5) Genta Tafa (Bungo) 75.44 pikë
    6) Alban Toro 74.22 pikë
    Pas kësaj faze, KED përmbush detyrimin ligjor për të përcjellë këto akte pranë organit të emërtesës dhe bërjen e tyre publike.

  • Italia miraton ligjin e ri, dënim me 5 vite kush krijon ‘deepfake’ me Inteligjencë Artificiale

    Italia miraton ligjin e ri, dënim me 5 vite kush krijon ‘deepfake’ me Inteligjencë Artificiale

    Italia është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që miraton një ligj gjithëpërfshirës për Inteligjencën Artificiale, ligj i cili konsiston në dënim me burg për ata që përdorin teknologjinë për të shkaktuar dëm të tilla si ‘deepfakes’.

    Kryeministria Giorgia Meloni është shprehur se legjislacioni, i cili përputhet me Aktin historik të BE-së për Inteligjencën Artificiale, është një hap vendimtar në mënyrën e përdorimit të Inteligjencës Artificiale.
    Projektligji prezanton dënime me burgim nga një deri në pesë vjet për përhapjen e paligjshme të përmbajtjes së gjeneruar ose të manipuluar nga Inteligjenca Artificiale .
    Ligji parashikon dënime më të ashpra për përdorimin e teknologjisë për të kryer krime, duke përfshirë mashtrimin dhe vjedhjen e identitetit, si dhe rregulla më të rrepta për transparencën dhe mbikëqyrjen njerëzore që rregullojnë mënyrën se si përdoret teknologjia në vendet e punës
    Sipas kryeministres, qëllimi i ndryshimit është të promovohet përdorimi i Inteligjencës Artificiale i përqendruar te njeriu, transparent dhe i sigurt”, duke theksuar “inovacionin, sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e privatësisë”.
    Për më tepër, fëmijët nën moshën 14 vjeç do të kenë nevojë për miratimin e prindërve për të aksesuar inteligjencën artificiale.
     

    Top Channel