Tag: miratojë

  • ‘Duhet të kishte bërë një marrëveshje një vit më parë’/Plani i SHBA-së për Ukrainën, Trump: Zelensky ta miratojë, përndryshe të vazhdojë luftën

    ‘Duhet të kishte bërë një marrëveshje një vit më parë’/Plani i SHBA-së për Ukrainën, Trump: Zelensky ta miratojë, përndryshe të vazhdojë luftën

    Donald Trump u pyet në lidhje me planin e paqes të propozuar nga SHBA-të në Kiev për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë pas takimit të tij me kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Nju Jorkut, Zohrab Mammani.

    Një gazetar e pyeti nëse kishte folur me Volodymyr Zelensky-n për planin me 28 pika, dhe Trump u përgjigj: “Ne kemi një plan. Është e tmerrshme ajo që po ndodh [domethënë lufta]. Është një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë.”
    “Ne besojmë se kemi një mënyrë për të bërë paqe. Ai duhet ta miratojë atë,” tha ai.
    Në një pyetje tjetër në lidhje me kritikat ndaj planit, Trump u përgjigj: “Do të thuash që Zelensky-t nuk i pëlqen? Atij duhet t’i pëlqejë, dhe nëse nuk i pëlqen, mendoj se atëherë ata duhet të vazhdojnë të luftojnë.”
    Ai shtoi se “[Zelensky] duhet të kishte bërë një marrëveshje një vit më parë, dy vjet më parë,” shtoi Trump.
    Por Trump tha për presidentin ukrainas se “në këtë moment, ai do të duhet të pranojë diçka. Ju kujtohet në Zyrën Ovale, pak kohë më parë, i thashë, ‘Nuk i keni dokumentet’. “E trashëgova këtë luftë. Mendova se ai duhet të kishte bërë një marrëveshje një vit më parë, dy vjet më parë”, përfundoi ai.

    Top Channel

  • Balla: Rezolutën për gjenocidin pasi ta miratojë Kosova, mbështetja për UÇK-në e pakundërshtueshme

    Balla: Rezolutën për gjenocidin pasi ta miratojë Kosova, mbështetja për UÇK-në e pakundërshtueshme

    Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mbështetja ndaj komandantëve të UÇK-së nuk vihet në dyshim dhe është një qëndrim i palëkundur i mazhorancës.
    Ai theksoi se Shqipëria është e gatshme të miratojë një rezolutë në mbështetje të luftës çlirimtare, sapo Kuvendi i Kosovës të miratojë i pari një dokument të tillë.
    “Duke e bërë për turp Kuvendin e Shqipërisë, këtë nuk mund ta lejojmë! Sapo Kuvendi i Kosovës të bëjë detyrën që i takon, të miratojë një rezolutë ku të shprehet qartë se liria e Kosovës sot ka një emër: është meritë e popullit të Kosovës, meritë e UÇK-së dhe rezistencës së Ibrahim Rugovës, meritë e aleatëve, SHBA-ve dhe vendeve të tjera të NATO-s që bënë të mundur çlirimin e Kosovës. Është e papranueshme që të hidhet baltë nga disa dëshmitarë që janë më shumë se qesharakë. Dhe sapo Parlamenti i Kosovës të flasë, atëherë edhe ne, sepse në bazë të atij vendimi është ngritur dhe institucioni për hetimin e tyre, pastaj kemi detyrimin, si moral ashtu edhe institucional, të miratojmë një rezolutë të dytë në Shqipëri. Këtë ka thënë edhe kryeministri Rama, qëndrimi i të cilit mbetet i njëjtë dhe i qëndrueshëm me kalimin e kohës.”, tha deputeti socialist, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me kërkesën e opozitës, për miratimin e një rezolute për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.
    Balla po ashtu theksoi se përpjekjet për të denigruar luftën e UÇK-së nga dëshmitarë të pabesueshëm janë të papranueshme, dhe kërkoi distancim të qartë nga shkelësit e embargos ndërkombëtare gjatë luftës. Ai gjithashtu kujtoi se në kohën kur liderët e Kosovës ishin në negociata në Rambuje, në Tiranë zhvilloheshin protesta që minonin përpjekjet për çlirim.
    “Që ne i mbështesim komandantët e UÇK-së, nuk ka asnjë pikë dyshimi dhe kjo është e qartë. Edi Rama ka qenë shumë i qartë. Ka dhe një pjesë në opozitë që nuk flet. Këtu, para jush, në katërvjeçarin e shkuar, nuk e di sa herë kam folur për këtë çështje. Gjenocidi është dënuar, është dënuar gjithmonë. Shqiptarët e dinë se kur Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova shkonin në Rambuje për të diskutuar me aleatët, dikush tjetër në Tiranë bënte protesta çdo ditë dhe bllokonte rrugët.
    Kompania Shqiponja furnizonte me naftë, duke thyer embargon ndërkombëtare të vendosur ndaj makinerisë vrasëse të Millosheviçit. Duhet ndalim dhe distancim i qartë nga çdo shkelje e embargos. Dhe këtu, jam i gatshëm të bëj një diskutim me ju edhe për këtë çështje.”, tha Balla.

  • Sot seancë maratonë/ Rama merr fjalën i pari, Kuvendi do miratojë dekretet për ministrat e rinj

    Sot seancë maratonë/ Rama merr fjalën i pari, Kuvendi do miratojë dekretet për ministrat e rinj

    Sot në Kuvendin e Shqipërisë zhvillohet një seancë maratonë, ku do të prezantohet programi i ri qeverisës.
    Kryeministri Edi Rama do të marrë fjalën i pari për të paraqitur prioritetet e qeverisë në mandatin e katërt, me fokus tek integrimi europian, zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i mirëqenies sociale.
    Çdo deputet do të ketë në dispozicion 10 minuta për diskutim. Kuvendi pritet të miratojë dekretet për ministrat e rinj, ndërsa më pas ata do të betohen në Presidencë.
    Në këtë seancë maratonë do të prezantohet programi qeverisës. Në program parashihen një sërë temash si integrimi europian, forcimi ekonomik dhe zhvillimi i turizmit, si dhe politikat ekonomike e sociale që qeveria do të ndërmarrë, për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe për të rritur mirëqeniën e qytetarëve. I pari do të marrë fjalën do të jetë kryeministri Edi Rama, që do të prezantojë programin. Çdo deputet do të flasë për 10 minuta. Kuvendi do të miratojë dekretet për ministrat e rinj. Pas kësaj, do të nisë betimi në Presidencë dhe më pas qeveria nis punën për mandatin e katërt.

  • “Kodi i ri Penal vjen nga një skutë e errët, Kuvendi nuk duhet ta miratojë!”

    “Kodi i ri Penal vjen nga një skutë e errët, Kuvendi nuk duhet ta miratojë!”

    Prezantimi i Kodit të ri Penal ka hasur në kundërshti të forta nga institucionet e vendit dhe jo vetëm.
    Avokati Sokol Hazizaj, tha se që para një viti ka patur zëra për një Kod të tillë, të cilin siç tha ai e kanë kundërshtuar që në momentin e parë. Ai e cilësoi Kodin e ri një rrethim për qytetarët.
    “Ky draft ka një vit e gjysmë që qarkullon ën sirtarët apo xhepat e atyre që e kanë formatuar këtë. Kur ka dalë para një viti, ne e kemi kundërshtuar atë. Na erdhi në vesh, që po përgatitej një Kod Penal, që e rrethonte njeriun jo më 360 gradë, por e dyfishonte rrethimin. Është një vrimë e zezë, e cila ëstë krijuar nga pamaturia ose për shkak të cinizmit dhe servilizmit të atyre njerëzve që e kanë formatuar këtë gjë”, tha ai
    Ai u shpreha në “Real Story”, se Kuvendi i Shqipërisë nuk duhet ta miratojë këtë Kod të ri Penal.
    “Uroj që të jetë një stuhi në ditë behari, që mos të miratohet nga Kuvendi, sepse edhe rruga procedurale nga ka ardhur ai, të paktën deri tashmë, asnjë nuk ka mbajtur autorësinë e këtij kodi. Kemi vetëm një shtrëngim duarsh të ministritë drejtësisë dhe drejtorit të shkollës së magjistraturës.
    Vjen nga një skutë e errët. Vjen nga njerëz “no name”, që nuk dihet kush janë, tregon që kemi epuar shumë lart në rrethin sasior dhe cilësore drejt një diktature të padukshme, në konceptim tim. Janë reduktuar në maksimum dënimet alternative, janë gjithëpërfshirë të gjitha profesionet brenda kodit penal. Janë përfshirë të gjithë kundërvajtjet administrative dhe janë bërë s faje penale.”, tha ai.