Tag: miratohet

  • Miratohet tek “Ekonomia”, buxheti 2026 “rrëshqet” pa pengesa drejt Kuvendit

    Miratohet tek “Ekonomia”, buxheti 2026 “rrëshqet” pa pengesa drejt Kuvendit

    Me shtatë vota pro e asnjë kundër, është miratuar sot, 9 dhjetor, buxheti i shtetit për vitin 2026, nen për nen në Komisionin e Ekonomisë, Punësimin dhe Financat.
    “Kemi nevojë që në një mënyrë mbase informale të bëjmë ca diskutime për këto ide që kemi. Kemi nevojë të ulemi me ju për këto gjëra, urime dhe suksese që të zbatojmë projektbuxhetin me atë rritje ekonomike që kemi parashikuar”, tha drejtuesja e këtij komisioni, Milva Ekonomi, në mbyllje të mbledhjes.
    Gjatë mbledhjes, pati diskutime të thelluara pasi deputeti socialist Erion Braçe propozoi që “çdo e ardhur shtesë nga politikat për sigurimet shoqërore të përdoret për politikë pensionesh”.
    Tanimë pritet që buxheti të miratohet nen për nen në sallën e Kuvendit, në seancën plenare të 11 dhjetorit.

    Këtë të martë u miratua edhe projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”.
    Kujtojmë se në parim, pas një seance maratonë, buxheti 8.8 miliardë euro dhe paketa fiskale u miratuan në orët e para të mëngjesit të datës 20 nëntor 2025.
    Ky projektbuxhet, parashikon rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve. Të ardhurat buxhetore për vitin 2026 llogariten në rreth 823 miliardë lekë, 6.8% më shumë në krahasim me 2025-ën, ose me rreth 52.9 miliardë lekë më shumë.
    Po ashtu, parashikohet rritje e fondeve për sektorët socialë, investimet publike dhe rritjen e kapaciteteve institucionale. Në fushën e pensioneve dhe mbrojtjes sociale, parashikohen fonde shtesë, përfshirë bonusin për pensionistët dhe indeksimin, duke synuar mbështetjen e grupeve në nevojë dhe përballimin e efekteve të inflacionit.

  • ‘Ligj për financimin e partive të miratohet brenda dhjetorit’, Celibashi: Reforma Zgjedhore të sigurojë transparencë

    ‘Ligj për financimin e partive të miratohet brenda dhjetorit’, Celibashi: Reforma Zgjedhore të sigurojë transparencë

    Financimi i partive politike ka qenë në fokus të një tryezë diskutimi midis Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, IDEA dhe Qendrës për Sundimin e Ligjit në Universitetin e Helsinkit.
    I pranishëm në konferencë, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato tha se ky është një moment kritik për Shqipërinë dhe ndryshimet duhet të bëhen me transparencë.
    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në fjalën e tij bëri bilancin me problematikat e hasura  dhe bëri thirrje që ligji i ri për financimin e partive politike të miratohet brenda dhjetorit.
    Dy bashkëkryetarët e Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore, socialisti Damian Gjiknuri dhe demokrati Oerd Bylykbashi thanë se reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse, por konsensusi është i vështirë.
    Sipas të dhënave, në vitin 2024, 84 nga 135 nuk dorëzuan raport financiar, prandaj edhe sugjerohet që financimi nga buxheti i shtetit dhe pjesëmarrja në zgjedhje do të bëhet për ato parti të cilat kanë impakt real.

  • Miratohet projektligji i buxhetit faktik 2024, 5 vota pro dhe 2 kundër

    Miratohet projektligji i buxhetit faktik 2024, 5 vota pro dhe 2 kundër

    Këtë të martë u mbajt mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku u votua miratimi i buxhetor faktik të vitit 2024.

    Ky projektligj u votua me 5 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim.
    Nenet 1 dhe 2 të këtij projektligji morën 5 vota pro dhe 2 kundër, po ashtu edhe votimi në tërësi.

    Top Channel

  • Buxheti 2026 miratohet nga qeveria, ja çfarë do diskutohet në Kuvend më 19 nëntor

    Buxheti 2026 miratohet nga qeveria, ja çfarë do diskutohet në Kuvend më 19 nëntor

    Qeveria ka dhënë dritën jeshile për projektbuxhetin e vitit 2026 në mbledhjen e saj të sotme të pasdites. Dokumenti financiar pritet t’i dorëzohet Kuvendit, ku do të nisë procesi i shqyrtimit dhe diskutimit parlamentar. Bëhet me dije se të mërkurën, gjatë Konferencës së Kryetarëve, do të përcaktohet axhenda për shqyrtimin e projektbuxhetit në komisionet përkatëse.
    Sipas kalendarit të parashikuar, debati në parim për projektbuxhetin do të zhvillohet më 19 nëntor, ndërsa diskutimi nen për nen në seancë plenare është planifikuar për datën 11 dhjetor.

  • Miratohet në parim akti normativ për ndryshimet në Buxhetin 2025/ Manja-Blushit në Komisionin e Ligjeve: Përgjigjet me shkrim, mund të vish…

    Miratohet në parim akti normativ për ndryshimet në Buxhetin 2025/ Manja-Blushit në Komisionin e Ligjeve: Përgjigjet me shkrim, mund të vish…

    Ditën e sotme Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ka diskutuar rreth aktit normativ për ndryshimet ligjore në Buxhetin 2025.

    Ulsi Manja: Shqetësimi se çfarë ndodh nëse akti nuk miratohet nga Kuvendi dhe rrëzohet brenda 45 ditëve, këtë qytetarët e kanë zgjidhur më 11 maj, me 83 mandatet që i kanë dhënë kësaj maxhorance. Kemi jo vetëm për të kaluar aktin normativ bota, por mund ta bëjmë edhe nga e para një ligj me 3/5 dhe e çojmë atje në Kuvend. Lajmi i mirë është kompensimi financiar i të përndjekurve politik, një proces që duhet të ecte me një ritëm tjetër.
    Shto këtu edhe ndryshimet e ligjit për të rritur masën nga 1 mln, në 3 mln. Siç edhe unë kam të drejtën, sepse më iku një legjislaturë dhe nuk e bëmë dot atë ndryshimin e ligjit për t’i vendosur në afat 3500 dosje, por kërkojmë mirëkuptim për faturën financiare.  Lajmi i mirë janë pensionet, bonusi i fundvitit, të gjithë ata që e kanë deri në 200 mijë të vjetra, do të kenë bonus 150 mijë lek, ata që e kanë mbi 200 mijë lek të vjetra do të kenë bonus 100 mijë lek. Zoti ministër, përpara se t’ia hedhim në votim aktin
    Ministri i Financave: Në lidhje me çështjen e ish-të përndjekurve, në 3100 dosjet e para që janë paguar, është gati gjysma e fondit që kemi vendosur në dispozicion. 52 miliardë lek ose 520 milionë euro është në dispozicion. 250 mln euro janë paguar dhe Kanë ngelur vetëm 270 mln euro, që përbën pjesën e dosjeve të mbetura.
    Akti normativ i datës 8 tetor për ndryshimet dhe shtesat në ligjin, për buxhetin e vitit 2025, u miratua 8 vota pro dhe 5 kundër. Pas kësaj u dëgjuan zhurma në sallë, me kundërshtime nga opozita.
    Ulsi Manja: Zotit Blushi (Tedi Blushi), ju lutem përgjigjet me shkrim, ose nëse ka për të ardhur kohë mund të vijë t’i marri tek Komisioni Financave, është i lirë të vijë edhe atje.

    Top Channel

  • Miratohet akti normativ për ndryshimet në Buxhetin 2025/ Manja-Blushit në Komisionin e Ligjeve: Përgjigjet me shkrim, mund të vish…

    Miratohet akti normativ për ndryshimet në Buxhetin 2025/ Manja-Blushit në Komisionin e Ligjeve: Përgjigjet me shkrim, mund të vish…

    Ulsi Manja: Shqetësimi se çfarë ndodh nëse akti nuk miratohet nga Kuvendi dhe rrëzohet brenda 45 ditëve, këtë qytetarët e kanë zgjidhur më 11 maj, me 83 mandatet që i kanë dhënë kësaj maxhorance. Kemi jo vetëm për të kaluar aktin normativ bota, por mund ta bëjmë edhe nga e para një ligj me 3/5 dhe e çojmë atje në Kuvend. Lajmi i mirë është kompensimi financiar i të përndjekurve politik, një proces që duhet të ecte me një ritëm tjetër.
    Shto këtu edhe ndryshimet e ligjit për të rritur masën nga 1 mln, në 3 mln. Siç edhe unë kam të drejtën, sepse më iku një legjislaturë dhe nuk e bëmë dot atë ndryshimin e ligjit për t’i vendosur në afat 3500 dosje, por kërkojmë mirëkuptim për faturën financiare.  Lajmi i mirë janë pensionet, bonusi i fundvitit, të gjithë ata që e kanë deri në 200 mijë të vjetra, do të kenë bonus 150 mijë lek, ata që e kanë mbi 200 mijë lek të vjetra do të kenë bonus 100 mijë lek. Zoti ministër, përpara se t’ia hedhim në votim aktin
    Ministri i Financave: Në lidhje me çështjen e ish-të përndjekurve, në 3100 dosjet e para që janë paguar, është gati gjysma e fondit që kemi vendosur në dispozicion. 52 miliardë lek ose 520 milionë euro është në dispozicion. 250 mln euro janë paguar dhe Kanë ngelur vetëm 270 mln euro, që përbën pjesën e dosjeve të mbetura.
    Akti normativ i datës 8 tetor për ndryshimet dhe shtesat në ligjin, për buxhetin e vitit 2025, u miratua 8 vota pro dhe 5 kundër. Pas kësaj u dëgjuan zhurma në sallë, me kundërshtime nga opozita.
    Ulsi Manja: Zotit Blushi (Tedi Blushi), ju lutem përgjigjet me shkrim, ose nëse ka për të ardhur kohë mund të vijë t’i marri tek Komisioni Financave, është i lirë të vijë edhe atje.

    Top Channel

  • Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, miratohet ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

    Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, miratohet ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

    Miratohet ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve.

    Miratimi i këtij Komisioni do të bëhet me parashikimin që puna të nisë në ditën kur publikohet raporti i OSBE-ODIHR-it.
    Gjithashtu, do të rishikohet pika 3, në mënyrë që përfaqësimi në komision të bëhet mbi bazën e grupeve parlamentare dhe jo mbi bazën e partive parlamentare.
     

    Top Channel

  • “Anëtarësimi do të na miratohet në Paris.. ”, Rama batuta në konferencën me Von der Leyen: Do thoja Londra, por ka ikur në drejtim të paditur

    “Anëtarësimi do të na miratohet në Paris.. ”, Rama batuta në konferencën me Von der Leyen: Do thoja Londra, por ka ikur në drejtim të paditur

    “Anëtarësimi do të na miratohet në Paris.. ”, Rama batuta në konferencën me Von der Leyen: Do thoja Londra, por ka ikur në drejtim të padituKryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në një konferencë të përbashkët me presidentin e KE, Ursula von der Leyen. 
    Ndërsa liste për procesin e anëtarësimit në Union, Rama u shpreh se anëtarësimi do të miratohet në kryeqytetet e kontinentit, si Berlin apo Paris. 
    Më tej ai shtoi se në këto kryeqytete nuk mund të rendiste Londrën, sepse “ka ikur në drejtim të paditur”, duke iu referuar Brexit dhe daljes së Britanisë nga BE. 
    “Detyrat nuk i bëjmë se na i kërkojnë apo se duam të kënaqim ata që nesër do na miratojmë anëtarësimin ën Paris Apo Berlin, se Londra ka ikur në drejtim të paditur. I bëjmë detyrat për veten tonë sepse na bën më funksional si shtet. Për në procesi i integrimit është proces shtetbërje demokratike”, tha ai. 
     

  • Opozita bllokon Foltoren, nuk lejon kryeministrin të flasë, Peleshi mbyll seancën! Miratohet programi dhe kabineti i ri qeveritar

    Opozita bllokon Foltoren, nuk lejon kryeministrin të flasë, Peleshi mbyll seancën! Miratohet programi dhe kabineti i ri qeveritar

    Seanca plenare, e cila ishte parashikuar të ishte maratonë, pasi kryeministri Rama do të prezantonte programin qeverisës, është mbyllur pas 30 minutash. Shkak është bërë opozita, e cila bllokoi Foltoren e Kuvendit, dhe nuk lejoi kreun e qeverisë që të fliste.
    Pas kësaj, kreyministri Rama  u largua nga Foltorja, ndërsa Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi kalimin në votim.
    Kreu i Kuvendit Niko Peleshi, kaloi për votim projktvendimet për miratimin e programit politik dhe përbërjes së këshillit të ministrave.

    Peleshi: Kush është pro pogramit të qeverisë dhe përbërjes së minisitrave të tij? Hapet votimi…82 vota pro, zero kundër, zero abstenim. Vendimi miratohet, seanca mbyllet këtu, seanca tjetër miratohet./vizionplus.tv