Kuvendi në fundin e seancës së sotme plenare ka miratuar ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare bipartizane që kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore dhe tjetra me atë Territoriale.
Të dyja votimet u miratuan me 105 vota pra nga të dyja kahet dhe një kundër, votë e Erald Kaprit të Partisë Mundësia.
Dy komisionet e shumëpërfolura pritet të ndryshojnë ndarjen territoriale në vend, sa i përket edhe numrit të bashkive, ndërkohë me interes priten ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Tag: miratohen
-

PS dhe PD ‘bashkohen’ në Kuvend! Miratohen me 105 vota komisionet e ‘Zgjedhores’ dhe ‘Territoriales’
-

“Të miratohen anëtarët e ‘Rregullatorit’”/ Kalon kërkesa e grupit të PS për ndryshimin e rendit të ditës, Këlliçi: Nuk jemi dakord sepse ende s’i kemi emrat
Grupi i Parlamentar i PS ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës, ku ndër të tjera kërkohet që ditën e sotme të miratohen edhe emrat e anëtarëve të Komisionit Rregullator.
Pas hedhjes në votim, propozimi i kalua me votat e PS, ndërsa opozita nuk u shpreh dakord.
“Ne jemi kundër se nuk i kemi ende emrat, nëse doni të kaloni vetëm emrat tuaj, kalojini”, tha deputeti i PD Belind Këlliçi.Top Channel
-

Miratohen tarifat, tuneli i Llogorasë bëhet me pagesë
Kanë hyrë në fuqi tarifat për kalimin nga tuneli i Llogarasë. Sipas udhëzimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, pagesa do nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5 mijë lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për autoveturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje.
Tarifat100 lekë-Mjetemotorike me karakteristika motoçiklete, motorcikletë me tre rrota dhe katerçikletë.
250 lekë-Mjete motorike me dy boshte dhe lartësi 1.30 m, e matur te boshti i parë, përfshirë autobuzë dhe kamione me shumë rimorkio.
-

Ndalohen telefonat, kujdes ndaj dhunës dhe…/ Miratohen udhëzimet, për vitin e ri shkollor
Miratohen udhëzimet e reja për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2025–2026 në sistemin arsimor parauniversitar.
Udhëzimi është botuar në Fletoren Zyrtare. Pjesa e rëndësishme e rregullores lidhet me detyrimet për regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore, ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla, si dhe parandalimin e dhunës dhe bullizmit në institucionet arsimore.