Tag: miqve

  • Spiropali në takimin e miqve të Ballkanit Perëndimor: Zgjerimi dhe bashkimi i Europës garanton të ardhmen e të rinjve tanë

    Spiropali në takimin e miqve të Ballkanit Perëndimor: Zgjerimi dhe bashkimi i Europës garanton të ardhmen e të rinjve tanë

    Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mori pjesë në tryezën e grupit të miqve të Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Vjenë me ftesë të Ministres së jashtme austriake, Beate Meinl-Reisinger.
    Në takim mori pjesë Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, si dhe Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje Hercegovinës, Greqisë, Kroacisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.
    Mesazhi i Spiropalit:

    Me ftesë të Ministres së Jashtme austriake Beate Meinl-Reisinger dhe me Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, në takimin e grupimit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, për procesin e zgjerimit të BE si investim për të ardhmen europiane.
    Zgjerimi dhe bashkimi i Europës garanton zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve, shtimin e sigurisë europiane, të ardhmen e të rinjve tanë.
    Kjo është koha e Shqipërisë, dhe ne jemi gati të ecim më shpejt!

  • Nën shoqërinë e dy miqve të ngushtë/ Si dukej Fatos Nano një vit para ndarjes nga jeta

    Nën shoqërinë e dy miqve të ngushtë/ Si dukej Fatos Nano një vit para ndarjes nga jeta

    Ish-lideri dhe ish-kryeministri socialist, pas largimit nga politika, mbajti një profil të ulët publik.

    Janë të pakta fotot dhe pamjet filmike gjatë viteve të fundit të njeriut që modernizoi Partinë Socialiste dhe i dha ton politikës shqiptare.
    Gazetari Muhamed Veliu, ka mundur të sigurojë këtë foto të zotit Nano, shkrepur një vit më parë. Ai është fiksuar në këtë foto pas një dreke me Taulant Ballën dhe Gramoz Ruçin, dy prej miqve të tij më të afërt.
    Edhe pse Fatos Nano e kishte ngushtuar në maksimum rrethin e personave me të cilët takohej, nuk kanë munguar asnjëherë takimet e shpeshta me Ballën dhe Ruçin.

  • Ndarja nga jeta e Fatos Nanos/ Reagon Ilir Meta nga burgu: Ngushëllime familjes, miqve dhe…

    Ndarja nga jeta e Fatos Nanos/ Reagon Ilir Meta nga burgu: Ngushëllime familjes, miqve dhe…

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
    Për ish-bashkëpunëtorin e tij në kohët e Partisë Socialiste, Meta shkruan: “Fatos Nano u prehtë në paqe! Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe simpatizantëve të tij!”.
    Kujtojmë se Meta dhe Nano kanë pasur mes tyre një marrëdhënie dashuri-urrejtje gjatë karrierës politike. Ata kanë qenë dy nga figurat kryesore të PS dhe bashkëpunëtorë, deri në momentin e krisjes së madhe para zgjedhjeve të vitit 2005, kur Meta krijoi Lëvizjen Socialiste për Integrim

  • Herman Hesse: Ika nga ti…

    Herman Hesse: Ika nga ti…

    Ika nga ti, pas miqve u hodha, pas verës,se më shtinin frikë sytë e tu të errët,me dashuri u mora, dëgjoja muzikëdhe ty të harrova, unë biri yt besnik.

    Ti pas kudo më ndoqe, në heshtje, me durim.Më ishe në verën, që pija me dëshpërim,ishe në afshin e netëve të dashurisë,më ishe në ckërmitjet, që bëja prej mërzisë.

    Tani që më fërkon gjymtyrët e cfiliturdhe në prehrin tënd kokën time ke pritur,tani që nga udhëtimet u ktheva moj nënë,shoh, ky mundim, rrugë drejt teje paska qënë.

    shqipëroi: Maksim Rakipaj

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    HERMANN HESSE: UNË, BIRI I PABESË, TË TRADHTOJA…

    Poezi nga Hermann Hesse

    Ty tu përvodha …dhe miqve …edhe verësI trembesha për vdekje unë shikimit tënd therrës!Veç n’krahë të dashurisë e tingull të lahutës të harroja…Unë, biri i pabesë, të tradhtoja!Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ——————————————————————————————

    MEHMET ELEZI: DJEGIA E TEATRIT

    Nga Mehmet Elezi

    1.

    Djegia e teatrit qe lajmi më i keq në këtë fillimvjeshtë. Ngrehinë me arkitekurë të stilit italian, ndërtuar në kohë të mbretit, me oborr plot lule dhe pemë tërë motin të gjelbra. Aty Eskili kish sfiduar zotat me Prometeun e zjarrit e të dritës dhe Shekspiri kish trandur botën me mëdyshjen e lashtë “me qenë a mos me qenë”. Aty kishin parakaluar dramaturgët vendas, në një maratonë skene, që gati po mbushte qindvjetëshin.  Dhe si në një shtrat të nxehtë lulesh, aty kishin çelur në kulm të dimrit artistë të denjë për Hollivudin, sipas shprehjes së gazetarit të kronikës kulturore në një televizion të vogël privat.

    Për çiftet e reja të saponjohura, ndjekja e një shfaqjeje në teatër qe bërë  thuajse traditë. Me të filluar sezoni teatror, edhe çifte të moshuara nxirrnin prej garderobës teshat e modës së shkuar, visheshin me nge, duke u këshilluar me shoqi-shoqin më mirë këtë këmishë ose atë fustan, dhe niseshin krah për krah, herë-herë dorë për dorë.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Dy viktima në atentatin ku ishte shënjestër, Erogen Vaso reagon nga spitali: Ngushëllime! Asnjë koment për autorin

    Dy viktima në atentatin ku ishte shënjestër, Erogen Vaso reagon nga spitali: Ngushëllime! Asnjë koment për autorin

    TIRANË- Erogen Vaso (Brajoviç), shënjestra e atentatit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku 2 persona humbën jetën, dhe një kamariere u plagos bashkë me të ka dalë me një deklaratë publike.
    Deklarata:
    Unë Erogen Millan Vaso (Brajovic) e bej kete reagim per mediat dhe opinionin publik. Ne keto momente te veshtira jo vetem per mua i shpreh ngushellimet e ndjera familjareve te 2 miqve te mi qe ishim sebashku sot ne mengjes ne nje kafe ne qender te Shkodres. Ata ishin qytetare model te Shkodres, familjare te respektuar nga gjithe komuniteti. Dora e pabesise te nje vrasesi i shkeputi sot nga jeta teksa ishim sebashku dhe per mua personalisht eshte dhimbje e rende dhe plage qe nuk mbyllet! Kjofshin ne paqe me zotin Armando dhe Geridoni! Zoti ju dhente force familjeve te tyre! Gjithashtu i uroj sherim te shpejte vajzes te plagosur ne kete ngjarje. Distancohem plotesisht nga informacione qe lidhin personin tim me emra dhe grupe te caktuara ne Shkoder.
    Jam sipermarres ne disa biznese, nje pjese trasheguar nga babai im gjithashtu ai sipermarres deri ne fund te jetes, ish-futbollist i Shkodres dhe kombetares shqiptare.
    Une kam qene per shkak edhe te tradites familjare, ish-futbollist i ekipit te Vllaznise, ish-President i klubit te futbollit Terbuni te Pukes. Familja ime ka patur nje histori persekutimi politik para viteve ‘90, por dhe vite me pas per shkak se ka perfaqesuar komunitetin malazez ne Qarkun e Shkodres. Per interesa te ketij komuniteti dhe Shkodres kam sherbyer me korrektesi per disa vite anetar i keshillit bashkiak te qytetit tim ashtu sikurse kishte sherbyer njeri prej miqve te mi te afert qe humbi jeten sot. Jam informuar ne spital qe autori eshte ndaluar dhe shpresoj te zbardhen sa me shpejt motivet e ketij akti te rende tragjik! Sa per lidhje te tjera qe aludohen ne media sqaroj se duhen lene institucionet e ligjit te trajtojne keto ceshtje!

  • Një i plagosur/ Sherri mes miqve përfundon në të shtëna me armë në Borsh

    Një i plagosur/ Sherri mes miqve përfundon në të shtëna me armë në Borsh

    Një plagosje me armë zjarri pistoletë dyshohet se ka ndodhur në fshatin turistik të Borshit mëngjesin e kësaj të enjteje. Sipas informacioneve nga burimet e policisë është plagosur një i ri, të cilin fatmirësisht plumbi e ka kapur në pjesën e dorës, sepse mund të ishte edhe fatal për të.

    Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku dy shokë po konsumonin alkool. Ata kanë debatuar të ulur në tavolina dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe e ka goditur. Më pas autori është arratisur nga vendi i ngjarjes. Viktima është transportuar ne spital ku po merr ndihmën mjekësore.

    Policia ka identifikuar autorin dhe më pas e ka vënë atë në pranga.

    Autori është arrestuar shoqëruar në komisariatin e Himarës ku ka dhënë edhe dëshminë e tij për ngjarjen.

  • Telepatia midis miqve: Kjo është arsyeja pse truri ynë është i lidhur me ata që duam

    Telepatia midis miqve: Kjo është arsyeja pse truri ynë është i lidhur me ata që duam

    Kur dy miq janë shumë në harmoni me njëri-tjetrin, neuronet e tyre të trurit punojnë gjithashtu së bashku, të sinkronizuara, dhe sjelljet e tyre janë aq të ngjashme, saqë ata mund të parashikojnë edhe qëllimet e blerjes së njëri-tjetrit. Kjo sugjerohet nga një studim i udhëhequr nga Jia Jin i Universitetit të Studimeve Ndërkombëtare të Shangait, i botuar në Journal of Neuroscience. 

    Puna shqyrton se si marrëdhëniet e ngushta ndikojnë në sjelljen dhe aktivitetin nervor të njerëzve. Përmes një kombinimi të eksperimenteve afatgjata të sjelljes me 175 pjesëmarrës dhe të dhënave neuroimazherike nga 47 pjesëmarrës, studiuesit hedhin dritë mbi mënyrën se si miqësitë nxisin ngjashmërinë nervore dhe të sjelljes . 

    Pjesëmarrësit vlerësuan disa produkte që u paraqiteshin atyre më shumë si miq sesa si të huaj. Ndërsa miqtë u afruan me kalimin e kohës, kjo ngjashmëri u bë edhe më e fortë. Neuroimazheria zbuloi se kur miqtë shikonin reklama së bashku, ata shfaqnin aktivitet të sinkronizuar nervor të lidhur me perceptimin e objektit, vëmendjen, kujtesën, gjykimin social dhe përpunimin e shpërblimeve. 

    Së fundmi, ekspertët zbuluan se aktiviteti i trurit të pjesëmarrësve në studim, mund të parashikonte jo vetëm qëllimet e tyre të blerjes, por edhe ato të miqve të tyre. Sipas autorëve, kjo punë thellon kuptimin tonë se si marrëdhëniet dinamike shoqërore mund të ndikojnë në sjellje, duke sugjeruar që marrëdhëniet e ngushta mund të formësojnë në mënyrë të parashikueshme mënyrën se si veprojnë njerëzit./ Rai News.