Adriatik BALLA
Ndeshja me Gjibraltarin, edhe pse ndaj një kundërshtari modest, u pa si një takim frytdhënës për skuadrën kombëtare, pasi luhej para ndeshjes zyrtare ndaj Letonisë. Pra miqësorja shërbente stafit për të parë gjendjen e futbollistëve, për të bërë eksperimente he për të rritur ndjeshmërinë ndaj grupit. por miqësoja e 14 tetorit kundër Jordanisë, planifikuar në Tiranë, kujt i nevojitet? Kjo pyetje shtrohet për faktin se miqësorja luhet pas duelit zyrtar me Serbinë, planifikuar më 11 tetor në orën 20:45. Pra një miqësore sa për statistikë, ku me sa duket ka ndikuar bashkëpunimi që presidenti Duka ka homologun e tij jordanez. Gjithsesi, miqësorja i vlen një njeriu, trajnerit Silvinjo, ndoshta për të përmirësuar statistikat e tij si trajner i Shqipërisë.
Zyrtarizimi i miqësores
E pranon edhe vetë faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit: Kombëtarja do të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin tetor kundër Jordanisë. FSHF ka arritur marrëveshjen me homologët jordanezë që takimi të luhet më 14 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në ora 19:00. Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy ekipeve përfaqësuese. Sfida e parë është zhvilluar më 10 tetor 2018 në “Elbasan Arena” dhe është mbyllur në barazim pa gola. Data 14 tetor është e lirë sipas kalendarit të FIFA-s, pasi Shqipëria bën pjesë në një grup me pesë ekipe në kualifikueset e Botërorit 2026. Po në këtë muaj (11 tetor), kuqezinjtë do të zbresin në fushë edhe për ndeshjen kualifikuese ndaj Serbisë në Beograd”, shkruhet në njoftimin e federatës.
Miqësorja e dytë me Jordaninë
Shqipëria do të presë më 14 tetor në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00, Jordaninë për të zhvilluar një miqësore. Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy ekipeve përfaqësuese. Sfida e parë u zhvillua më 10 tetor 2018 në “Elbasan Arena” dhe u mbyll pa gola. Por sa kanë ndryshuar gjërat në 7 vite te kombëtarja dhe kush lojtarë janë akoma në skuadër? Asaj kohe 11-shja titullare ishte Berisha, Mavraj, Gjimshiti, Mihaj, Xhaka, Ramadani, Lila, Binaku, Gavazaj, Grezda dhe Manaj. Ndërsa aktualisht sot luajnë vetëm Gjimshiti, Ramadani dhe Manaj. Në atë ndeshje debutonte dhe Myrto Uzuni i cili luajti për herë të parë me Kombëtaren. Përsa Elseid Hysaj, u aktivizua gjatë ndeshjes nga Kristian Panuçi. Mavraj, Xhaka, Binaku, Gavazaj janë tërhequr nga kombëtarja, ndërsa Berisha dhe Mihaj nuk janë thirrur në ndeshjet e fundit nga Silvinjo.
Dobësitë nga ndeshja me Letoninë
Shqipëria fitoi me Letoninë 1-0 dhe mori tre pikë me vlerë për rrugëtimin e saj në këto eliminatore. Kuqezinjtë i vret më shumë barazimi në transfertë me letonezët, pasi tani do të kishin 10 pikë dhe do të ishin më afër ëndrrës kualifikuese. Edhe pse fitorja e fundit e përmbushi qëllimin, pra trepikëshin, ajo nuk shkëlqeu. Kjo bëhet e dukshme kur mendon se sulmi ka probleme dhe nuk arrin të konkretizojë. Broja, Manaj, Bajrami, Asani, Daku, Hoxha e ndonjë tjetër vijojnë “shterpësinë” e tyre para portave kundërshtare.
Somario
“Edhe pse fitorja e fundit e përmbushi qëllimin, pra trepikëshin, ajo nuk shkëlqeu. Kjo bëhet e dukshme kur mendon se sulmi ka probleme dhe nuk arrin të konkretizojë. Broja, Manaj, Bajrami, Asani, Daku, Hoxha e ndonjë tjetër vijojnë “shterpësinë” e tyre para portave…”