Tag: miqësore

  • “Silvinho: ‘Nuk besoj në miqësore, luajmë për fitore! Nëntori është vendimtar për Play-Off-in’”

    “Silvinho: ‘Nuk besoj në miqësore, luajmë për fitore! Nëntori është vendimtar për Play-Off-in’”

    Shqipëria do përballet me Jordaninë në miqësore të martën në “Air Albania”, në ndeshjen që fillon në orën 19.00.
    Para kësaj sfide, në konferencë doli trajneri i Kombëtares, Sylvinho.
    “Nuk besoj në miqësore, sepse ti futesh në çdo ndeshje për të fituar. Është pak më e vështirë për t’i vlerësuar lojtarët se si janë prezantuar në ndeshje. Në mëngjes besoj se do të kemi 11-shen. Do të shohim si kombinohen me njëri-tjetrin. Kemi lojtarë që kanë 6 muaj me ne, por kanë bërë vetëm një ndeshje. Do të ketë hapësirë për të gjithë. Cake dhe Gripshi më kanë pëlqyer në stërvitje, por do të shohim për 11-shen që do të hedhim në fushë.
    “Në fakt unë nuk besoj në miqësore, unë besoj se ne çdo ndeshje duhet të futemi per fitore. Jemi duke punuar shumë dhe që nesër në mëngjes do kemi lojtarët që do luajnë.
    Theksoj që kemi lojtarë që kanë gjashtë muaj ose 1 vit me ne, por që nuk kanë luajtur, Cake dhe Gripshi më pëlqejnë shumë.
    “Jam pak i lodhur. E kemi thënë edhe më përpara nuk ishte një ndeshje normale. Llogaritë që duhet të bëjmë janë ndeshjet në nëntor, është hera e parë në histori që kombëtarja luan çdo gjë për kualifikimin dhe për herë të parë mund të shkojë në Play Off.
    “Sa i përket mesazhit për tifozët, dua të jap një mesazh për lojtarët, secili mund të jetë në fushë, secili mund të jetë në stol. Mendoj për hapin tjetër, që është i rëndësishëm, vjen në nëntor. Tifozët të mbështesin kombëtaren, pasi kam një skuadër që lufton me gjak. Asnjëherë nuk i ka munguar gjaku kësaj skuadre, kërkojmë mbështetjen.
    Urimi më i bukur? Shumë komplimente dhe urime. Të gjitha të rëndësishme. Por 10 ditë më parë kam pasur bisedë telefonike me video, ishin bashkë edhe stafi afër me Roberto Mançinin. Pas ndeshjes me Serbinë më ka shkruar bravo Silvio ke bërë shumë mirë, por sigurisht të gjitha mesazhet janë të rëndësishme.
    Play-off? Duhet të jem i sinqertë, nuk kam parë asnjë kundërshtar  që na shfaqet përpara për play-off. E njoh veten shumë mirë, koka është kthyer te kjo gjë e rëndësishme në nëntor. Kemi ndeshje në nëntor, i kam thënë djemve që nga e nesërmja nuk e shoh si miqësore, por si mundësi. Ekipi Kombëtar është këtu dhe koka është te hapi i radhës në kualifikueset e nëntorit. Jo, nuk kam parë asgjë për më para.
    Kërkohej largimi dhe tani jo? Unë kam pasur një jetë futbollisti 15-vjeçare. Si trajner për 5-6 vite. Ne jemi përgatitur, unë e thashë shembullin e Rei Manajt, e njoh që nga 2014. E kam njohur te Interi, është golashënuesi më i mirë i Kombëtares tonë tani, i cili ka respektin e të gjithëve dhe një ditë nuk shënon.
    Pra nuk shërben. Shënon, pra shërben. Por ne jemi mësuar me këtë vlerësim, është jeta, nuk ndryshon. Jam mësuar, si lojtar vlen apo nuk vlen, edhe si trajner vlen dhe nuk vlen. Unë e kam thënë që mendoj vetë për të ardhmen. Nuk kam asnjë problem. Nuk flitet për këto gjëra, kemi shumë gjëra të rëndësishme, duhet të jemi inteligjentë. Flasim për ndeshjen ndaj Letonisë që ishte shumë e rëndësishme, pastaj Serbia, pastaj kemi të rëndësishme në nëntor. Nuk flasim për këtë, nuk ka asnjë problem”, tha Silvinjo”- tha ai.

  • “Ndeshja e nesërme nuk është miqësore”, Sylvinho ka një thirrje për gjithë tifozët kuqezi

    “Ndeshja e nesërme nuk është miqësore”, Sylvinho ka një thirrje për gjithë tifozët kuqezi

    Në prag të sfidës miqësore ndaj Jordanisë, që do të luhet nesër në ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”, trajneri Silvinjo dhe mbrojtësi Klinsman Cake dolën në konferencën zyrtare për media. Trajneri Silvinjo theksoi se, edhe pse ndeshja është miqësore, ajo nuk do të trajtohet si e tillë.
    Si trajneri Silvinjo, ashtu edhe Klisman Cake i bënë një thirrje të veçantë tifozëve për të mbushur stadiumin “Air Albania”, për t’i mbështetur kuqezinjtë në ndeshjen ndaj Jordanisë dhe për të festuar së bashku fitoren ndaj Serbisë.
    Trajneri Silvinjo tha se ekipi është i fokusuar te ndeshja ndaj Jordanisë dhe te dy sfidat e rëndësishme të nëntorit, duke theksuar se nuk e sheh këtë takim si miqësor, por si një mundësi për të përmirësuar skuadrën. Ai kërkoi mbështetjen e tifozëve dhe vlerësoi përkushtimin e lojtarëve në çdo ndeshje.
    A do t’i jepet mundësia lojtarëve të rinj nesër të luajnë? – Ndeshjen e nesërme nuk e shoh si miqësore, sepse në çdo ndeshje futemi për të fituar. Nuk mendoj as për një formacion apo një 11-she që nuk kanë luajtur bashkë. Po punojmë shumë dhe nesër në mëngjes do të kemi 11-shen që do të jetë në fushë. Do të shohim edhe si kombinohen me njëri-tjetrin. Kemi lojtarë që kanë 6 muaj apo 1 vit me ne, por kanë bërë vetëm një ndeshje. Gripshi dhe Cake më pëlqejnë shumë si lojtarë, për personalitetin dhe për atë që kanë bërë deri tani në ekip.
    Ndeshja me Serbinë dhe a keni filluar t’i bëni llogaritë për play-off-in? – Kthimi pas ndeshjes ishte i vështirë, erdhëm vonë dhe kishte shumë njerëz në aeroport. E dija që nuk ishte ndeshje normale. Por eksperienca që kemi fituar, që lojtarët kanë fituar gjatë Europianit, ndikoi që ta menaxhonim ndeshjen ndaj Serbisë. Llogaritë tona janë ndeshjet tona, kemi dy ndeshje të rëndësishme në nëntor. Të lumtur, po. Për herë të parë Shqipëria shkon të luajë dy ndeshjet e fundit me shanse që të jetë në play-off, është e bukur. Ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme, llogaritë janë për ndeshjet tona.
    Sa e ndjeni veten shqiptar dhe a keni mesazh për tifozët? – Pas kualifikimit në Europian, ndihesha 7. Pas kësaj fitoreje, ndihem 8 e gjysmë, gati 9. Në të dyja ndeshjet kemi bërë mirë, në fushë luhet futboll. E kuptoj rëndësinë e ndeshjes, për tifozët dhe për të gjithë. Mesazh për 24 lojtarët, secili mund të jetë në fushë apo në pankinë. Unë nuk besoj në miqësore, mendoj për hapin tjetër që është i rëndësishëm dhe vjen në nëntor.
    Mesazhi për tifozët? – Përsa i përket tifozëve, të mbështesin Kombëtaren sepse lufton me zemër, gjak dhe shpirt. Mund të humbasësh, por asnjëherë nuk i ka munguar gjaku, shpirti dhe zemra. E dimë që nuk ka rrugë tjetër, përveçse të ecim përpara. Kërkojmë mbështetjen e tifozëve.
    Urimi më i bukur pas ndeshjes me Serbinë? – Shumë komplimente dhe urime, të gjitha të rëndësishme. Por 10 ditë më parë kam pasur një bisedë telefonike me video, ishin bashkë edhe stafi afër me Roberto Mançinin. Pas ndeshjes me Serbinë, më ka shkruar: “Bravo Silvio, ke bërë shumë mirë.” Por sigurisht, të gjitha mesazhet janë të rëndësishme.
    Faza play-off e Botërorit? – Duhet të jem i sinqertë, nuk kam parë asnjë kundërshtar që mund të na shfaqet përpara për play-off. E njoh veten shumë mirë, tani mendojmë për ndeshjen e nesërme dhe për dy takimet e rëndësishme të nëntorit. I kam thënë djemve që ndeshjen e nesërme nuk e shoh si miqësore, por si mundësi. Ekipi Kombëtar është këtu dhe mendja është te hapi i radhës në kualifikueset e nëntorit. Jo, nuk kam parë asgjë më përpara.
    Komentet para dhe pas ndeshjes me Serbinë, si i gjykoni? – Unë kam pasur karrierë 15-vjeçare si futbollist, si trajner për 5-6 vite. Ne jemi përgatitur, unë e thashë shembullin e Rey Manajt. E njoh që nga viti 2014, e kam njohur te Interi, është golashënuesi më i mirë i Kombëtares tonë tani, i cili ka respektin e të gjithëve. Një ditë nuk shënon – nuk shërben. Shënon – shërben. Por ne jemi mësuar me këtë vlerësim, është jeta, nuk ndryshon. Jam mësuar si lojtar vlen apo nuk vlen, edhe si trajner vlen apo nuk vlen. Unë e kam thënë që mendoj vetë për të ardhmen. Nuk kam asnjë problem. Nuk flitet për këto gjëra, kemi shumë gjëra të rëndësishme, duhet të jemi inteligjentë. Flasim për ndeshjen ndaj Letonisë që ishte shumë e rëndësishme, pastaj Serbia, pastaj kemi ndeshje të rëndësishme në nëntor. Nuk flasim për këtë, nuk ka asnjë problem.

  • Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Inter dhe Atletico Madrid e luajtën miqësoren mes tyre në Libi

    Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Inter dhe Atletico Madrid e luajtën miqësoren mes tyre në Libi

    Ditën e djeshme, Inter dhe Atletico Madrid u përballën në një ndeshje miqësore prej tyre, e cila në mënyrë të habitshme për pjesën më të madhe të tifozëve u luajt në Libi.
    “Corriere della Sera” raporton se vendimi për ta luajtur ndeshjen miqësore në Libi, në vend të Italisë apo Spanjës, ishte kryesisht për shkak të arsyeve financiare. Ndeshja u financua nga Fondi i Zhvillimit dhe Rindërtimit të Libisë dhe mendohet se dy ekipet fituan nga 4 milionë euro për këtë takim.
    Me një pjesë të mirë të lojtarëve të angazhuar me kombëtaret e tyre, Cristian Chivu kishte disa emra të rregullt nga ekipi i parë si Yann Bisseck, Francesco Acerbi, Matteo Darmian, Andy Diouf, Henrikh Mkhitaryan dhe Ange-Yoan Bonny, por nuk mungoi edhe aktivizimi i lojtarëve nga U23. E njëjta gjë edhe për Diego Simeonen, i cili e nisi takimin me emra me peshë si Griezman, Gallagher, Koke, Ruggeri, Pubil, Gimenez etj.
    Përsa i përket rezultatit, koha e rregullt përfundoi 1-1. Madrilenët kaluan të parët në avantazh me Carlos Martin, ndërsa zikaltrit barazuan në pjesën e dytë me Yan Bisseck. Nga pika e bardhë e penalltisë, Atletico Madrid u tregua më e saktë. Për Interin gabuan Luis Henrique dhe Acerbi.

  • Miqësore U21/ Dodaj e Fetai golat kuqezi në testin me San Marinon

    Miqësore U21/ Dodaj e Fetai golat kuqezi në testin me San Marinon

    Shqipëria e moshës deri në 21 vjeç, luajti sot në “Air Albania” ndeshjen miqësore me modestët e San Marinos U21. Në këtë takim trajneri Shqipërisë ‘Shpresa’ Alban Bushi i dha mundësi thuajse të gjithë futbolistëve në dispozicion për të kontribuar në këtë test të dominuar nga kuqezinjtë e vegjël e fituar 2-0.

    Golat u shënuan nga Kevin Dodaj dhe Fetah Fetai respektivisht në minutat 22′ dhe 52′. Në këtë ndeshje të gjykuar nga Juxhin Xhaja, Fetai humbi një penallti.

    Shqipëria U21: Veliaj (64′ Taho); Ramaj, Marku (46′ Bashi), Fikaj (64′ Ad. Kurti), Kurti (71′ Daka), Përndreca (64′ Selimaj), Fetai, Shehu, Brruti (46′ Kote), Maksuti (46′ Rama), Dodaj (64′ Toma).Tr: Alban Bushi

    Vazhdo leximin

  • Anglia fiton 3-0 në miqësore, trajneri Tuchel e ka me tifozët: Të heshtur, ishte e trishtueshme

    Anglia fiton 3-0 në miqësore, trajneri Tuchel e ka me tifozët: Të heshtur, ishte e trishtueshme

    10 Tetor 2025

    9:35

    Telesport

    Anglia fitoi 3-0 ndaj Uellsit në një miqësore të luajtur të enjten në mbrëmje në Wembley (Rogers, Watkins e Saka autorët e tri golave), por trajneri Thomas Tuchel ka mbetur i pakënaqur nga mbështetja e tifozëve të tij.
    Ai i quajti tifozët e Anglisë “të heshtur” dhe tha se mund t’i dëgjonte vetëm tifozët e Uellsit për pjesën më të madhe të ndeshjes. “Mund të kishim udhëhiqnim 5-0 që në pjesën e pare, por stadiumi ishte i heshtur. Nuk morëm asnjë energji nga tribunat. Bëmë gjithçka për të fituar”, tha Tuchel.
    “Po prisnim më shumë nga tifozët. Çfarë më shumë mund të japësh në 20 minuta? Nuk i lamë të iknin. Nëse dëgjon vetëm tifozë të Uellsit për gjysmë ore, është e trishtueshme sepse skuadra meritonte më shumë mbështetje”, shtoi trajneri i “3 luanëve”.
    “I dua tifozët anglezë të futbollit dhe mbështetjen që ata japing, por atmosfera nuk përputhej me performancën në fushë në këtë miqësore. Mund të na kishte ndihmuar në disa momente në pjesën e dytë, por e di se do të kemi mbështetje maksimale në Letoni”, tha Tuchel.

  • Kombëtarja U-17 humbet miqësoren e parë ndaj Sllovenisë

    Kombëtarja U-17 humbet miqësoren e parë ndaj Sllovenisë

    Shqipëria U-17 zhvilloi sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Sllovenisë, e cila u luajt në “Shtëpinë e Futbollit”.
    Kuqezinjtë u mposhtën në këtë takim me rezultatin 3-1.
    Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Lleshi, Mezani, Varesis, Pierro, Marku, Vata, Qosja, Allasufi, Luka, Himallari dhe Mali.
    Pjesa e parë ishte e luftuar, me raste nga të dyja skuadrat, por pa gola.
    Në fraksionin e dytë, Sllovenia zhbllokoi rezultatin në minutën e 54-t me Koren Tian, ndërsa pas katër minutash Deen Okanovic realizoi golin e dytë.
    Skuadra mike vulosi fitoren në minutën e 72-t, me golin e tretë të shënuar nga Tristan Kotar.
    Pavarësisht disavantazhit, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe ngushtuan diferencën me golin e Mattias Allasufit.
    Shqipëria U-17 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Sllovenisë më 11 tetor, në orën 11:00, në “Shtëpinë e Futbollit”.

  • Kombëtarja U-17 luan ndeshjen e parë miqësore ndaj Sllovenisë në “Shtëpinë e Futbollit”

    Kombëtarja U-17 luan ndeshjen e parë miqësore ndaj Sllovenisë në “Shtëpinë e Futbollit”

    Shqipëria U-17 zhvilloi sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Sllovenisë, e cila u luajt në “Shtëpinë e Futbollit”.
    Kuqezinjtë u mposhtën në këtë takim me rezultatin 3-1.

    Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Lleshi, Mezani, Varesis, Pierro, Marku, Vata, Qosja, Allasufi, Luka, Himallari dhe Mali.
    Pjesa e parë ishte e luftuar, me raste nga të dyja skuadrat, por pa gola. Në fraksionin e dytë, Sllovenia zhbllokoi rezultatin në minutën e 54-t me Koren Tian, ndërsa pas katër minutash Deen Okanovic realizoi golin e dytë.
    Skuadra mike vulosi fitoren në minutën e 72-t, me golin e tretë të shënuar nga Tristan Kotar.
    Pavarësisht disavantazhit, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe ngushtuan diferencën me golin e Mattias Allasufit.
    Shqipëria U-17 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Sllovenisë më 11 tetor, në orën 11:00, në “Shtëpinë e Futbollit”.
    © BalkanWeb

  • I kishte premtuar Edi Ramës se do ta vizitonte Shqipërinë, kryebashkiaku i New York-ut: Një vend i mrekullueshëm me njerëz miqësorë

    I kishte premtuar Edi Ramës se do ta vizitonte Shqipërinë, kryebashkiaku i New York-ut: Një vend i mrekullueshëm me njerëz miqësorë

    Kryebashkiaku i New York-ut Eric Adams gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri,  ka vlerësuar zhvillimin e turizmit dhe sigurinë në vend, duke e quajtur Shqipërinë “një vend të mrekullueshëm me njerëz miqësorë.

    “Disa vite më parë, djali im erdhi të performonte këtu dhe më tha se ishte një vend shumë i bukur. Gjatë kohës që kam qenë në detyrë, kam qenë gjithashtu në kontakt me Kryeministrin dhe i kisha premtuar se do të vija për të parë zhvillimin e turizmit dhe për të diskutuar çështje që lidhen me sigurinë publike dhe tema të tjera të ngjashme. Kjo ndodhi rreth një vit më parë, por atëherë nuk ishte koha e duhur.
    Sot shoh se turizmi ka ecur përpara, por ne dëshirojmë ta përmirësojmë edhe më tej dhe të sjellim risi përmes bashkëpunimit tonë. New York-u është si ‘Shqipëria e Amerikës’. Vendi juaj është i mrekullueshëm dhe njerëzit tuaj janë shumë miqësorë, keni një ndjenjë sigurie të jashtëzakonshme. Mund të ecësh natën në rrugë pa asnjë problem.
    Aktualisht po shqyrtojmë disa vende me të cilat mund të zgjerojmë bashkëpunimin, dhe do të dëshironim shumë të krijonim një linjë të drejtpërdrejtë ajrore mes New York-ut dhe Shqipërisë, ashtu siç kemi bërë me Azerbajxhanin. Vlora është një qytet i bukur dhe një vend ideal për shkëmbim përvojash. Ju ftoj të vini në New York, ashtu si edhe ne do të vijmë me kënaqësi në vendin tuaj”, është shprehur kryebashkiaku.
    Eric Adams shtoi se bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe inovacionit është një mundësi e re për të forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës
    “New York-u është si Shqipëria e amerikaneve pasi në New York kemi një popullsi te madhe shqiptarësh”, përfundoi ai.

    Top Channel

  • I kishte premtuar Ramës se do ta vizitonte Shqipërinë, kryebashkiaku i New York-ut: Një vend i mrekullueshëm me njerëz miqësorë

    I kishte premtuar Ramës se do ta vizitonte Shqipërinë, kryebashkiaku i New York-ut: Një vend i mrekullueshëm me njerëz miqësorë

    Kryebashkiaku i New York-ut Eric Adams gjatë një vizite zyrtare në Shqipëri,  ka vlerësuar zhvillimin e turizmit dhe sigurinë në vend, duke e quajtur Shqipërinë “një vend të mrekullueshëm me njerëz miqësorë. 
    “Disa vite më parë, djali im erdhi të performonte këtu dhe më tha se ishte një vend shumë i bukur. Gjatë kohës që kam qenë në detyrë, kam qenë gjithashtu në kontakt me Kryeministrin dhe i kisha premtuar se do të vija për të parë zhvillimin e turizmit dhe për të diskutuar çështje që lidhen me sigurinë publike dhe tema të tjera të ngjashme. Kjo ndodhi rreth një vit më parë, por atëherë nuk ishte koha e duhur. 
    Sot shoh se turizmi ka ecur përpara, por ne dëshirojmë ta përmirësojmë edhe më tej dhe të sjellim risi përmes bashkëpunimit tonë. New York-u është si ‘Shqipëria e Amerikës’. Vendi juaj është i mrekullueshëm dhe njerëzit tuaj janë shumë miqësorë, keni një ndjenjë sigurie të jashtëzakonshme. Mund të ecësh natën në rrugë pa asnjë problem. 
    Aktualisht po shqyrtojmë disa vende me të cilat mund të zgjerojmë bashkëpunimin, dhe do të dëshironim shumë të krijonim një linjë të drejtpërdrejtë ajrore mes New York-ut dhe Shqipërisë, ashtu siç kemi bërë me Azerbajxhanin. Vlora është një qytet i bukur dhe një vend ideal për shkëmbim përvojash. Ju ftoj të vini në New York, ashtu si edhe ne do të vijmë me kënaqësi në vendin tuaj”, është shprehur kryebashkiaku. 
    Eric Adams shtoi se bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe inovacionit është një mundësi e re për të forcuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës 
    “New York-u është si Shqipëria e amerikaneve pasi në New York kemi një popullsi te madhe shqiptarësh”, përfundoi ai. 
     
  • I kishte premtuar Edi Ramë-s se do ta vizitonte Shqipërinë, kryebashkiaku i New York-ut: Një vend i mrekullueshëm me njerëz miqësorë

    I kishte premtuar Edi Ramë-s se do ta vizitonte Shqipërinë, kryebashkiaku i New York-ut: Një vend i mrekullueshëm me njerëz miqësorë