Tag: miqësore

  • 12 milionë euro për një miqësore luksi, Argjentina dhe Messi pranojnë ofertën e çmendur

    12 milionë euro për një miqësore luksi, Argjentina dhe Messi pranojnë ofertën e çmendur

    31 Tetor 2025

    13:36

    Alfred Lleshi

    Një miqësore luksi, ashtu siç mund të quhet, duke parë 12 milionë eurot që Angola ka paguar për të sjellë kampionët e botës në Luanda më 14 nëntor. Federata e Futbollit të Angolës e ka njoftuar zyrtarisht ndeshjen përmes kanaleve të saj, e cila do të shërbejë për të festuar 50-vjetorin e pavarësisë së vendit nga kolonizimi portugez, më 11 nëntor 1975.
    Kontrata parashikon pjesëmarrjen e Leo Messit, gjë që sipas mediave afrikane justifikon pagesën rekord të garantuar për përfaqësuesen argjentinase. Messi nuk ishte përfshirë në grumbullimet e tetorit nga trajneri Lionel Scaloni, por pritet të kthehet për këtë ndeshje miqësore. Ditët e fundit, ai ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, nëse gjendja fizike do t’ia lejojë deri në atë kohë.
    Sipas “L’Équipe”, edhe Maroku kishte kërkuar të organizonte një miqësore me Argjentinën në nëntor, me kushtin që Messi të ishte në fushë, por hoqi dorë për shkak të kërkesës prej 10 milionë eurosh nga federata argjentinase.
     

  • Kombëtarja e vajzave/ Zyrtarizohen dy ndeshje miqësore kundër Turqisë, do të luhen në Stamboll

    Kombëtarja e vajzave/ Zyrtarizohen dy ndeshje miqësore kundër Turqisë, do të luhen në Stamboll

    Pas suksesit në fazën play-out të UEFA Nations League ndaj Qipros, ku Kombëtarja e vajzave siguroi qëndrimin në Ligën B, skuadra shqiptare do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Turqisë.

    Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes FSHF-së dhe Federatës Turke, është rënë dakord që të dyja ndeshjet të zhvillohen në Stamboll më 28 nëntor dhe 1 dhjetor.

    Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Necmi Kadıoğlu”, më 28 nëntor në ora 14:00 ndërsa përballja e dytë do të luhet në të njëjtën orë, më 1 dhjetor në stadiumin “Yusuf Ziya Öniş”.

    Turqia konsiderohet një rivale direkte për ekipin tonë kombëtar. Për këto miqësore, stafi teknik kuqezi synon të afrojë disa futbolliste të reja me origjinë shqiptare që aktivizohen jashtë vendit.

    Turqi vs Shqipëri28 nëntor, 14:00 (CET), Stadiumi “Necmi Kadıoğlu”

    Turqi vs Shqipëri1 dhjetor, 14:00 (CET), Stadiumi “Yusuf Ziya Öniş”

    Vazhdo leximin

  • Zyrtare/ Kombëtarja U21 luan miqësore ndaj Moldavisë e Ukrainës në nëntor

    Zyrtare/ Kombëtarja U21 luan miqësore ndaj Moldavisë e Ukrainës në nëntor

    Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.

    Kuqezinjtë e trajnerit Alban Bushi do të përballen me Moldavinë U-21 dhe Ukrainën U-21.

    Takimi i parë, Moldavi U-21 – Shqipëri U-21, është programuar më 13 nëntor, në orën 15:00, dhe do të luhet në Tiraspol, në “Sports Complex Sheriff”.

    Ndeshja e dytë, Shqipëri U-21 – Ukrainë U-21, do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, më 17 nëntor, në orën 18:00.

    Këto dy miqësore do të shërbejnë si një test i rëndësishëm për trajnerin Bushi dhe stafin teknik, për të parë nga afër gjendjen e skuadrës dhe për të vlerësuar futbollistët që nuk kanë pasur shumë minuta me Kombëtaren U-21.

    Vazhdo leximin

  • Rikthimi i Jasharit në fushë, flet Allegri

    Rikthimi i Jasharit në fushë, flet Allegri

    Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka folur së fundmi për procesin e rikuperimit të Jasharit, duke u ndalur te rikthimi i mundshëm në fushë.
    “Sa i përket Jasharit, mendoj se ai mund të ribashkohet ngadalë me ekipin duke filluar nga e mërkura. Do t’i duhet kohë. Gjatë pushimit, do të përpiqemi të organizojmë një miqësore sepse, sidoqoftë, të mos harrojmë se ai mbërriti në fillim të gushtit, luajti vetëm 45 minuta në një miqësore në Dublin dhe më pas u lëndua.
    Ai praktikisht ka qenë jashtë futbollit për tre muaj e gjysmë. Kështu që ai duhet të rikthehet në ritmin e gjërave dhe do të duhet pak kohë. Por vetëm rikthimi i tij në ekip është i rëndësishëm, veçanërisht për të, sepse është një djalë që dëshiron të kthehet. Por do të duhet kohë për ta riintegruar dhe, mbi të gjitha, që ai të rifitojë formën e tij të mirë fizike”- tha Allegri.

  • Qytetet më miqësore në botë në 2025

    Qytetet më miqësore në botë në 2025

    Në botën e udhëtimeve, mikpritja shpesh vlen po aq sa bukuria e një vendi. Në Çmimet e Lexuesve 2025, lexuesit e medias Conde Nast Traveller zgjodhën dhjetë qytetet më miqësore në botë, ato që të bëjnë të ndihesh si në shtëpi, pavarësisht gjuhës apo kulturës.Nga qytetet historike të Azisë deri te metropolet e ndritshme të Europës e Oqeanisë, kjo renditje përmbledh destinacionet ku buzëqeshjet janë pjesë e përditshme.Në vendin e dhjetë renditet Kioto në Japoni, qyteti i tempujve, sakurave dhe mikpritjes tradicionale japoneze, ku respekti dhe rregullat e mirësjelljes janë pjesë e kulturës.Më tej, në vend të tetë ndajnë pikët Edinburgu dhe Lisbona: kryeqyteti skocez i festivalit “Fringe” dhe atmosferës së gëzueshme, dhe metropoli portugez që pret vizitorët me ndjenjën e ngrohtë familjare, rrugicat me pllaka karakteristike dhe tingujt nostalgjikë të fados.LisbonNë vendin e shtatë gjendet Sidnej, simbol i stilit të lirë australian dhe i buzëqeshjeve pa stres që të ndjekin nga plazhet në baret buzë oqeanit.Vetëm pak më sipër është Melburni, më artistik dhe më europian në shpirt, me kafene plot jetë, rrugë me arte murale dhe njerëz të thjeshtë që e bëjnë qytetin një nga më të jetueshmit në botë.Në vendin e katërt ndajnë podiumin Firence dhe Singapori. Qyteti italian i artit dhe kulturësmbetet një nga më mikpritësit në Europë, ndërsa metropoli aziatik, me pastërtinë, sigurinë dhe qytetarinë e tij të admirueshme, tregon se mikpritja mund të bashkëjetojë me modernitetin.Kepi i Shpresës së Mirë, ose Cape Town, ngjitet në vendin e tretë. Me kombinimin mahnitës të detit, maleve dhe kulturave, qyteti afrikan spikat për atmosferën plot gjallëri dhe për njerëzit e tij plot energji e shpresë, që shohin përtej plagëve të historisë.Në vend të dytë renditet Vjena, qyteti i muzikës dhe elegancës, ku ndërthurja e pallateve baroke me kafene të ngrohta pasqyron po aq mirë karakterin e njerëzve të saj: të kulturuar, të përzemërt dhe të qetë.Fituesi surprizë i vitit 2025 është Kito, kryeqyteti i Ekuadorit. I vendosur mes Andeve, ky qytet me rrugë koloniale, kisha të arta dhe frymë të gjallë artistike, u vlerësua për autenticitetin dhe ngrohtësinë e banorëve të tij.Një nga qytetet më të vjetra të Amerikës së Jugut dhe një nga të parat të shpallura trashëgimi botërore nga UNESCO, Kito mishëron mikpritjen që sfidon kufijtë kulturorë.Renditja e qyteteve më miqësore në botë (2025):Kito, EkuadorVjenë, AustriCape Town, Afrikë e JugutFirence, ItaliSingaporMelburn, AustraliSidnej, AustraliEdinburg, SkociLisbonë, PortugaliKioto, Japoni/ CN, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin?!”/ Rama: Ishte shaka miqësore, u mërzita që u përdor për të sulmuar presidentin në SHBA

    “Si nuk më urove për paqen me Azerbajxhanin?!”/ Rama: Ishte shaka miqësore, u mërzita që u përdor për të sulmuar presidentin në SHBA

    Gjatë dialogut me moderatorin Ali Asllan nga Berlini, kryeministri Edi Rama komentoi shakanë e bërë për “marrëveshjen e paqes midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”.

    Kreu i qeverise deklaroi se shakaja ishte miqësore, ndërsa shtoi se u mërzit që u përdor në Shtetet e Bashkuara për të sulmuar presidentin Donald Trump.
    “Ishte një shaka miqësore. Duke qenë një shaka shumë miqësore, ishte vërtetë shumë mirë që shiheshim pas kaq mundjeje dhe përpjekjesh për të vrarë njëri tjetrin. Kjo shaka miqësore u bë virale në Europë është argëtuese, fakti që në SHBA u përdor për të sulmuar Trump ishte diçka që më mërziti shumë. Kjo për demokratët, sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton”, u shpreh ai.
     

    Top Channel

  • VIDEO/ Spektakël kuqezi, Shqipëria dëfrehet ndaj Jordanisë, fiton me përmbysje në miqësore

    VIDEO/ Spektakël kuqezi, Shqipëria dëfrehet ndaj Jordanisë, fiton me përmbysje në miqësore

    Shqipëria argëtohet ndaj Jordanisë në “Air Albania”, duke fituar 4-2 në miqësore.
    Sfida nisi me ritëm të lartë, me mysafirët që u shfaqën disi më kërkues në zonën e kuqezinjve. Pas çerek ore lojë, një top i kthyer keq i jep mundësinë jordanezëve të shënojnë, por Dajsinani bëri heroin, duke i mohuar golin Tamarit. Pak më vonë, Al Rashdan zhbllokoi shifrat me kokë. Ekipi i Silvinjos barazoi shifrat në fund të pjesës së parë, falë një autogoli, me Bajramin që detyrojë kundërshtarin të shënojë në portën e tij.

     

     
     
     

    Në fillimin e pjesës së dytë, skuadrat u treguan të kujdesshme, duke mos rrezikuar shumë. Një asist magjik i Asllanit gjen Brojën i cili nuk fali, me sulmuesin e sapo future në lojë, që takohet kështu përsëri me golin pas një periudhe të gjatë. Asgjë nuk kishte mbaruar ende, pasi një kryevepër e Arbër Hoxhës thelloi shifrat. Emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Bajrami, me një gol në minutat e fundit.
    Jordania e mbylli sfidën me golin e Oluan, në shtesë.
    Shqipëria do rikthehet në fushë në nëntor, ku do kërkojë të sigurojë matematikisht një vend në Play Off.
     

     
     
     
     
     
    © BalkanWeb

  • “Miqësore miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon”, Rama uron Kombëtaren për fitoren me Jordaninë

    “Miqësore miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon”, Rama uron Kombëtaren për fitoren me Jordaninë

    Pas fitores bindëse të Kombëtares shqiptare ndaj Jordanisë me rezultatin 4-2, Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një mesazhi urimi në rrjetet sociale.
    “Miqësore miqësore, po kjo Shqipëri të gëzon”, shkroi Rama në Facebook, duke vlerësuar paraqitjen e skuadrës kuqezi në sfidën miqësore të zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

  • Miqësore/ Shqipëri-Jordani testi i ‘suksesit’, formacionet zyrtare

    Miqësore/ Shqipëri-Jordani testi i ‘suksesit’, formacionet zyrtare

    Miqësore: Shqipëri-Jordani 0-0 (kohë reale)

    Shqipëri-Jordani miqësore luksi në ‘Air Albania ‘. Kuqeizijnë në këtë takim pas firores historike 0-1 me Serbinë, ndërsa Jordania si e kualifikuar për herë të parë në një Botëror.

    Formacionet zyrtare:

    Vazhdo leximin

  • Kuqezinjtë zbresin sërish në fushë, ja zviceriani që do të gjykojë sfidën miqësore me Jordaninë

    Kuqezinjtë zbresin sërish në fushë, ja zviceriani që do të gjykojë sfidën miqësore me Jordaninë

    Shqipëria luan sot një miqësore ndaj Jordanisë në stadiumin “Air Albania”, duke përfituar nga fakti se renditet në një grup me 5 skuadra dhe nuk do të ketë ndeshje zyrtare. Për këtë takim, kuqezinjtë do të gjykohen nga një treshe zvicerane, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.
    Kryesori i takimit, është përcaktuar Lukas Fandrish, i ndihmuar nga Jonas Erni dhe Nikolas Myler. Gjyqtari kryesor, është një emër i njohur për Kombëtaren tonë, pasi ka gjykuar në ndeshjen kualifikuese për Botërorin e 2022, kundër San Marinos në “Elbasan Arena”, ndeshje kjo e fituar nga kuqezinjtë me rezultatin e thellë 5-0.
    Gjyqtari zviceran, nuk kishte shumë punë për të bërë në atë takim, duke akorduar vetëm një karton të verdhë për miqtë.