Tag: miqësore

  • Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948

    Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948

    Egnatia ka planifikuar dy ndeshje miqësore në Bullgari si pjesë e fazës përgatitore për sfidën e rëndësishme në Ligën e Kampioneve kundër Breidablik.
    Sot në orën 18:00, kampionët e Shqipërisë do të përballen me CSKA 1948, një ekip i fortë i elitës bullgare, që pritet t’i ofrojë një test serioz skuadrës së Tetovës në aspektin fizik dhe taktik. Pesë ditë më vonë, më 29 qershor, Egnatia do të masë forcat me Farul Konstanta, një ekip me eksperiencë europiane nga Rumania.

    Këto dy duele miqësore janë menduar me kujdes nga stafi teknik, për të vlerësuar gjendjen e grupit, për të integruar afrimet e reja dhe për të provuar skema të ndryshme para ndeshjes së parë zyrtare kundër Breidablik, e cila do të përcaktojë rrugëtimin europian të skuadrës këtë sezon.
    Në miqësoren e parë përballë kampionëve të Gjeorgjisë, Iberias, rrogozhinasit u ndalën në barazim 2-2. Atmosfera tek Egnatia është pozitive dhe të gjithë presin që ta kalojnë me sukses turin e parë.

  • Shqipëria U-15 luan nesër ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut

    Shqipëria U-15 luan nesër ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut

    23 Qershor 2025

    16:39

    Telesport

    Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë nesër ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-15. Pas takimit të parë të luajtur në Ohër, përballja e dytë do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë, duke nisur nga ora 11:00.
    Kuqezinjtë kanë përfunduar përgatitjet dhe janë gati për këtë sfidë. Të gjithë lojtarët janë në formë të mirë dhe në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen e radhës.
    Pas humbjes në ndeshjen e parë, Shqipëria U-15 synon të reagojë dhe të arrijë një rezultat pozitiv në përballjen e nesërme.

  • Shqipëria U-15 luan nesër ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut në stadiumin “Skënderbeu”

    Shqipëria U-15 luan nesër ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut në stadiumin “Skënderbeu”

    Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë nesër ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-15. Pas takimit të parë të luajtur në Ohër, përballja e dytë do të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë, duke nisur nga ora 11:00.
    Kuqezinjtë kanë përfunduar përgatitjet dhe janë gati për këtë sfidë. Të gjithë lojtarët janë në formë të mirë dhe në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen e radhës.
    Pas humbjes në ndeshjen e parë, Shqipëria U-15 synon të reagojë dhe të arrijë një rezultat pozitiv në përballjen e nesërme

  • Kombëtarja U-15 luan nesër ndeshjen e parë miqësore me Maqedoninë e Veriut

    Kombëtarja U-15 luan nesër ndeshjen e parë miqësore me Maqedoninë e Veriut

    Kombëtarja shqiptare U-15 do të luajë nesër ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut. Takimi do të zhvillohet në Ohër, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”, në orën 17:00.
    Ekipi është grumbulluar prej së premtes në Korçë dhe është përgatitur në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”. Përgatitjet kanë shkuar mirë dhe të gjithë lojtarët janë në dispozicion të trajnerit Armand Dama për këtë përballje.
    Takimi i parë mes Shqipërisë U-15 dhe Maqedonisë së Veriut U-15 do të luhet më 22 qershor në Ohër, ndërsa sfida e dytë do të zhvillohet më 24 qershor, në orën 11:00, në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.

  • E papritur/ Anulohet sfida miqësore e Partizanit, zbulohet arsyeja

    E papritur/ Anulohet sfida miqësore e Partizanit, zbulohet arsyeja

    Ndeshja miqësore e planifikuar për këtë të premte mes Partizanit dhe Ballkanit në qytetin e Ohrit është anuluar.
    Klubi kryeqytetas njoftoi se kushtet e vështira atmosferike, me reshje të dendura shiu, e bënë të pamundur zhvillimin e takimit.
    “Njoftojmë se ndeshja miqësore mes Ballkanit dhe Partizanit e programuar të luhej sot në Ohër, nuk është zhvilluar për arsye të kushteve të rënduara atmosferike. Reshjet e dendura të shiut kanë bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

  • Dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut/ Kombëtarja U-15 nis grumbullimin, trajneri Dama publikon listën me 19 lojtarë

    Dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut/ Kombëtarja U-15 nis grumbullimin, trajneri Dama publikon listën me 19 lojtarë

    Kombëtarja shqiptare U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-15, më 22 dhe 24 qershor.
    Trajneri Armand Dama ka publikuar listën me 19 futbollistët e grumbulluar për këto përballje. 6 lojtarë vijnë nga klube jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatin vendas dhe janë pjesë e Akademisë së FSHF-së, “Elite Youth”.
    Kuqezinjtë kanë nisur grumbullimin për këto dy ndeshje miqësore.
    Takimi i parë do të luhet më 22 qershor, në orën 17:00, në Ohër, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”. Sfida e dytë do të zhvillohet më 24 qershor, në orën 11:00, në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”.
    Më poshtë lista e ekipit Kombëtar U-15:

  • Dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut/ Kombëtarja U-14 nis grumbullimin, trajneri Vitobello fton 20 lojtarë

    Dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut/ Kombëtarja U-14 nis grumbullimin, trajneri Vitobello fton 20 lojtarë

    Kombëtarja shqiptare U-14 nis grumbullimin të dielën, në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-14, që do të luhen më 17 dhe 19 qershor.
    Trajneri i Kombëtares U-14, Francesco Vitobello, ka grumbulluar 20 lojtarë. Vetëm 4 futbollistë vijnë nga klube jashtë vendit si Atromitos FC, Empoli, Lazio dhe Padova, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë janë pjesë e akademisë së FSHF-së “Elite Youth Development Academy”.
    Ndeshja e parë Shqipëri U14 – Maqedoni e Veriut U14 është programuar të luhet më 17 qershor, në orën 17:00, në stadiumin “Skënderbeu”, Korçë. Ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 19 qershor, në orën 11:00, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”, Ohër.
    Më poshtë lista e ekipit Kombëtar U-14:

  • Kombëtarja U-15 zyrtarizon dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut

    Kombëtarja U-15 zyrtarizon dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut

    Edhe Kombëtarja shqiptare U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-15. Të dyja federatat kanë rënë dakord që sfidat të zhvillohen më 22 dhe 24 qershor.
    Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Armand Dama, do të luajnë ndeshjen e parë më 22 qershor, në orën 17:00, në Ohër, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”. Takimi i dytë do të zhvillohet më 24 qershor, në orën 11:00, në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”.
    Këto dy përballje vijnë pas miqësoreve të suksesshme në fillim të muajit qershor, ku Shqipëria U-15 mposhti dy herë Zvicrën U-15.
    Shqipëri U15 – Maqedoni e Veriut U15, 22.06.2025, ora 17:00, stadiumi “”SRC Biljanini Izvori”, Ohër
    Shqipëri U15 – Maqedoni e Veriut U15, 24.06.2025, ora 11:00, stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

  • Kombëtarja shqiptare U-14 do të luajë dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut

    Kombëtarja shqiptare U-14 do të luajë dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut

    Kombëtarja shqiptare U-14 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-14, më 17 dhe 19 qershor. Të dyja sfidat do të zhvillohen në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.
    Ndeshja e parë është programuar të luhet më 17 qershor, në orën 17:30, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet më 19 qershor, në orën 11:00.
    Në ditët në vijim, trajneri i Kombëtares U-14, Francesco Vitobello, do të bëjë publike listën me futbollistët e grumbulluar për këto dy përballje.
    Këto miqësore shërbejnë si një mundësi e mirë për të testuar lojtarët e rinj dhe për të vlerësuar grupin e futbollistëve të akademisë së FSHF, “Elite Youth”.
    Shqipëri U14 – Maqedoni e Veriut U14, 17.06.2025, ora 17:30 – stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
    Shqipëri U14 – Maqedoni e Veriut U14, 19.06.2025, ora 11:00 – stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

  • Veprim i papritur nga Argjentina, kampionët e Botës do të zhvillojnë një miqësore me… Rusinë

    Veprim i papritur nga Argjentina, kampionët e Botës do të zhvillojnë një miqësore me… Rusinë

    Kampionët e Botës, Argjentina, raportohet se mund të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndërkombëtare kundër Rusisë në nëntor, për herë të parë që nga përjashtimi i Rusisë nga garat ndërkombëtare.

    Sipas burimeve nga Rusia dhe gazetarit argjentinas Gastón Edul, po përgatitet një marrëveshje që do ta çonte ekipin argjentinas në stadiumin Luzhniki të Moskës, mes datave 10 dhe 18 nëntor. Stadiumi është rezervuar për atë periudhë dhe raportohet se është arritur një marrëveshje paraprake.
    Megjithatë, ka pak gjasa që emra të mëdhenj si Lionel Messi të marrin pjesë në ndeshje, për shkak të presionit të mundshëm nga sponsorët perëndimorë, të cilët nuk do të ndiheshin rehat me pjesëmarrjen në një takim të tillë në Rusi.
    Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, Rusia është përjashtuar nga të gjitha garat e FIFA-s dhe UEFA-s. Ndeshja e fundit garuese e përfaqësueses ruse ka qenë më 14 nëntor 2021, një humbje 1-0 ndaj Kroacisë. Që atëherë, Rusia ka zhvilluar 16 ndeshje miqësore, kryesisht në Moskë, kundër ekipeve si Katari, Iraku, Kameruni dhe Serbia.
    Në një zhvillim të ndërlidhur, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një bisede me kreun e FIFA-s Gianni Infantino, shfaqi habi për përjashtimin e Rusisë dhe sugjeroi që pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026 mund të shërbejë si nxitje për paqe.
    “Pesë mijë të rinj vriten çdo javë – kjo nuk është as e besueshme,” deklaroi Trump, duke shtuar: “Ne duam t’i bëjmë ata të ndalen. Ne duam që ata të ndalen.”
    Nëse miqësorja mes Argjentinës dhe Rusisë zhvillohet, ajo pritet të jetë një ndeshje me rëndësi jo vetëm sportive, por edhe politike, për shkak të simbolikës dhe situatës aktuale ndërkombëtare.

    Top Channel