Gjatë podcastit “East Side Stories”, kryeministri Edi Rama komentoi edhe projektin e dhëndrit të presidentit të SHBA, Jared Kushner në ishullin e Sazanit në Shqipëri. Rama tha se miqësia e tyre nuk është çështje politike, dhe se do të “mbijetojë” edhe përtej mandatit të Donald Trump si president.
“Nuk është se e di saktësisht si ndodhi, por ndodhi. Ata erdhën, vizituan, e duan këtë vend, u kthyen dhe pastaj filluan të mendojnë se si të bëjnë diçka. Mendoj se ky është një investim dhe kjo është një miqësi që zgjat shumë kohë, prandaj do të mbijetojë edhe pas Trump-it, kështu që nuk është aspak një miqësi politike. Kjo ishte ajo që thashë atëherë, dhe kjo është ajo që po them tani”, tha Rama.
Tag: miqësia
-

Rama komenton projektin në Sazan: Miqësia do të zgjasë edhe përtej mandatit të Trump
-

“Miqësia, më e fortë se çdo protokoll”! Diplomaci me byrek e kos: Orban shkon në Suboticë për të ndihmuar Vuçiç
orban-vuçiç
SERBI- Kryeministri hungarez Viktor Orban vizitoi Serbinë dhe u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Suboticë, në një kohë kur vendi po ‘vuan’ sanksionet e SHBA-së mbi industrinë serbe të naftës. Burime brenda takimit, të konfirmuara nga shefi i kabietit të kryeministrit Orban, bënë me dije se temë diskutimi ka qenë blerja e aksioneve të NIS nga kompania hungareze MOL.
Ka qenë vetë Vuçiç, ai i cili ka ndarë pamje nga takimi i tyre, ndryshe nga ç’jemi mësuar t’i shohim. Në një tavolinë, duke ngrënë byrek, është kjo pamje e takimit mes Orban dhe Vuçiç, për të treguar marrëdhënien e ngushtë mes dy vendeve. “Jam i lumtur që e freskuam këtë takim me një bisedë të mirë dhe një byrek edhe më të mir”, shkruan mes tjerash kryeministri serb.
“Thonë se partneritetet strategjike diskutohen në tryeza të mëdha, por unë dhe @orbanviktor vendosëm ta bënim këtë me byrek të nxehtë, sepse miqësia midis Serbisë dhe Hungarisë është bërë prej kohësh më e fortë se të gjitha protokollet. Jam i lumtur që e freskuam këtë takim me një bisedë të mirë dhe një byrek edhe më të mirë”, shkroi Vuçiç.Serbia ndodhet në një moment kritik, pasi që nga fillimi i tetorit, Serbia është përpjekur të gjejë një mënyrë për të hequr sanksionet e SHBA-së që po dobësojnë kompaninë kryesore të naftës në vend, NIS, aksionarët kryesorë të së cilës janë rusë. Burimë bëjnë me dije se vizita e Orban lidhet pikërisht me këtë, me qëllimin për të ndihmuar Serbinë të përballojë krizën energjetike. Por, për këtë mësohet se Orban do të kërkojnë ndihmën e Rusisë, në një takim të ardhëm në Moskë./ZËRI
-

Osmani takohet me Trump: Miqësia me SHBA-të, boshti i pathyeshëm i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, janë takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, gjatë qëndrimit të tyre në Nju Jork.
Presidentja Osmani ka bërë të ditur se biseda me Presidentin Trump ishte e gjatë dhe përmbajtësore.
“Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi për rolin e pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe,” shkroi Osmani në një postim në rrjetet sociale.
Ajo theksoi gjithashtu se marrëdhëniet me SHBA-të mbeten thelbësore për shtetin e Kosovës.
“Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë,” shkroi Osmani, duke shtuar se “takimi vjen në një kohë kur liderë të ndryshëm botërorë ndodhen në Nju Jork për sesionin e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, theksoi Osmani.
-

Begaj takon Trump: Miqësia shqiptaro-amerikane, lidhje e pathyeshme
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si Kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidenti Begaj mori pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që u zhvillua në Nju Jork në datat 22 – 27 shtator 2025.
Në këtë kuadër, Presidenti Begaj së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj morën pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Zonja e Parë e SHBA, Melanie Trump.
Begaj u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, miqësia shqiptaro-amerikane është një lidhje e fortë dhe e pathyeshme.
“Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”, shkroi Begaj.
Gjatë kësaj jave, Kreu i Shtetit mbajti fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, ku prezantoi qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.
Agjenda e Presidentit Begaj përfshiu, gjithashtu, pjesëmarrjen në disa aktivitete të rëndësishme shumëpalëshe.
Kreu i Shtetit zhvilloi edhe takime dypalëshe me homologë të tij dhe përfaqësues të lartë të OKB-së.
Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj ishin edhe takimet me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vizita në shkollat ku fëmijët e Diasporës mësojnë gjuhën amtare. -

Begaj takohet me Trumpin: Miqësia shqiptaro-amerikane e pathyeshme
Presidenti Bajram Begaj dhe Armanda Begaj-Presidenti Donald Trump dhe melania trump
SHBA- Presidenti Bajram Begaj, së bashku me zonjën e parë Armanda Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe zonjën e parë Melania Trump. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ndau foto nga takimi, duke theksuar se miqësia shqiptaro-amerikane është një lidhje e fortë dhe e pathyeshme.
“Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike,” shkroi Begaj në postimin e tij.Presidenti Begaj ndodhet prej disa ditësh në Neë York, ku së bashku me liderë të tjerë botërorë po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Një ditë më parë, Begaj zhvilloi gjithashtu një takim të rëndësishëm me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres./ZËRI
-

Begaj takon Trump: Miqësia shqiptaro-amerikane, një aleancë e pathyeshme
Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me Presidentin amerikan Donald Trump. Takimi është shoqëruar edhe me një fotografi zyrtare, ku të dy liderët shfaqen së bashku me Zonjat e Para.
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj ka ndarë momentet nga ky takim, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike,” shkruan presidenti Begaj.
Ky takim ka ndodhur gjatë punimeve të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku Presidenti Bajram Begaj po ndjek nga afër punimet.
Gjithashtu gjatë qëndrimit në Nju Jork, Begaj ka zhvilluar disa takime të nivelit të lartë, ku fokusi i bisedës ka qenë në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë.
Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA vijojnë të jenë të ngushta të bazuara në bashkëpunim strategjik në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe zhvillimit rajonal. -

Presidenti Begaj takohet me Presidentin Trump: Miqësia shqiptaro-amerikane e pathyeshme
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me zonjën e parë Armanda Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe zonjën e parë Melania Trump.
Takimi u shoqërua me një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, duke reflektuar lidhjet e hershme dhe të forta ndërmjet dy vendeve.
Presidenti Begaj ndau foto në rrjrtet sociale nga ky moment, duke theksuar vlerën e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA.
“Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike,” shkroi ai në postimin e tij. -

A vazhdon pas “BBVA” miqësia mes Livias dhe Rozana Radit?
Rozana Radi ka uruar publikisht mikeshën e saj, Livia Brunga, me një dedikim për ditëlindjen. Ajo kujtoi se miqësia e tyre nisi brenda shtëpisë së Big Brother, si një lidhje që nuk kërkohet, por të gjen papritur, dhe që i mbijetoi sfidave e zhurmave sepse ishte ndërtuar mbi diçka të vërtetë.
“Ti je uragani im i vogël, me energjinë dhe zjarrin që të rrëmben pa paralajmërim. Më ke mësuar të shoh botën ndryshe, me më shumë ndjeshmëri dhe forcë,” shkruan Rozana, duke e quajtur Livia-n një bekim që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, por ndjehet në heshtje, në praninë e saj.
Ajo shton se vitet mund të ndryshojnë shumë gjëra, por shpreson që Livia të mos humbasë “maninë” e saj për të kundërshtuar, duke e cilësuar si pjesë të bukurisë së saj. -

A ekziston miqësia e përjetshme? Ja çka thotë Pablo Neruda
Nga Pablo NerudaNdonjëherë në jetë hasim një miqësi krejt të veçantë: dikë që befas hyn në jetën tonë dhe gjithçka e ndryshon tërësisht.Është dikush që të bën të qeshësh pareshtur; dikush që të bën të besosh se në këtë botë paskësh mirëfilli gjëra të mira.Dikush që të bind se një derë pret të hapet prej teje. Kjo është miqësia e përjetshme…Kur ndihesh i trishtë dhe bota të duket e mugët dhe e djerrë, kjo miqësi e përjetshme ta ngroh zemrën duke e shndërruar botën e mugët dhe të djerrë papritmas në diç të shndritshme dhe kuptimplotë.Kjo miqësi e përjetshme të ndihmon në çastet e vështira, në trishtime dhe turbullirat e jetës.Edhe nëse largohesh, kjo miqësi e përjetshme të ndjek ngaherë.Nëse e humbet rrugën, kjo miqësi e përjetshme bëhet ylli yt polar dhe ta ngazëllon shpirtin.Kjo miqësi e përjetshme të merr për dore duke të thënë se gjithçka do të shkojë mirë.Kur njeriu has një miqësi të tillë, gjithnjë ndihet i lumtur plot hare, ngaqë asgjëje nuk i druhet më.Sepse kjo miqësi do të zgjasë përgjatë tërë jetës, ngase miqësia e përjetshme nuk ka fund.
Përktheu: Elvi Sidheri
*Titulli i origjinalit: “Disa miqësi janë të përjetshme”
ObserverKult
Lexo edhe:
PABLO NERUDA: KAM URI PËR GOJËN, ZËRIN, FLOKËT E TUA…
Vdes për gojën tënde, zërin tënd, flokët e tua.I heshtur nëpër rrugë dhe i uritur endem.S’më ngop buka, gjithë ditën menata më bën të vuajpër lëngun e hapave tënde po rrekem.
Kam uri për të qeshurën tënde të ëndërrtPër ngjyrën e duarve të tua, të një fruti të egër,uri për gurët e thonjve të tu të zbehtë.Dua të ta ha lëkurën, si një bajame e tërë…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU
