Tag: minxhozi

  • “Berisha kopjon Trump”/ Minxhozi: Kreu i PD vazhdon të vuajë një raport problematik me ndërkombëtarët

    “Berisha kopjon Trump”/ Minxhozi: Kreu i PD vazhdon të vuajë një raport problematik me ndërkombëtarët

    Analisti Skënder Minxhozi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, foli për zhvillimet politike në vend, duke komentuar edhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, si edhe marrëdhëniet e këtij të fundit me ndërkombëtarët.
    Gjatë intervistës, Minxhozi u shpreh se Berisha në mendjen e tij ka një skenar që i ngjason SHBA, të kopjuara nga presidenti amerikan Trump. Gjithashtu u shpreh se kreu i PD, po vazhdon të ketë një raport problematik me ndërkombëtarët.
    “Berisha këto muaj ka thënë shumë gjëra që janë të kopjuara nga presidenti amerikan. E dini që Trump ka pasur mbi 90 akuza gjatë fushatës dhe ka pasur shanse që të ndëshkohej rëndë nëse nuk do të kishte fituar presidencën. Në të kundërt atij i ranë akuzat, dhe persona të tjerë sidomos për ngjarjen e 6 janarit në Capitol Hill, Trump i fali dhe bëri çmos të linin qelitë. Kam përshtypjen se në mendjen e tij Berisha ka një skenar që i ngjan SHBA. Pafajësinë penale duhet ta pranoj gjykata. Ndërsa votat që merr si përfaqësues politik tregon diçka tjetër, por kjo nuk zhbën përgjegjësitë që mund të kesh mbi ligjin. Publiku është ai që i dëgjon të gjitha dhe ka provuar me kalimin e viteve. Ka ditur t’ja vendosë notën me votë apo me ndjesi të ndryshme që ka transmetuar. Ka ditur t’ja vërë notën elitës politike me shumë mençuri. Lufta politike që bën në lidhje me hetimet e SPAK, opozita sot numëron më shumë dëshira apo i bën komplimente prokurorëve për hetime kur është fjala për qeverinë. Por kur bëhet fjalë për ta, apo tre krerë të opozitës së sotme që janë ose në burg apo të hetuar reagimet janë ndryshe. Mendoj se kur t’i shan kundërshtarin duhet të shihesh në pasqyrë dhe të shohësh nëse mban të njëjtat probleme si kundërshtari yt dhe në këtë sens ka shumç pak për të folur. Për politikën e jashtme do të thoja se sidomos në këtë pikë, marrëdhënies me ndërkombëtarët apo edhe më tej, është një terren ku Rama ndjehet shumë mirë. Edhe Samiti që mbahet në Tiranë është një ngjarje që për Ramën është më e mirëpritura. Nga ana tjetër kemi kontrastin me palën tjetër, ku Berisha po vazhdon të vuajë një raport shumë problematik me perëndimin, me ndërkombëtarët. Pra në rrafshin e politikës së jashtme nuk ka krahasim mes dy palëve. Edhe hapat për negociatat me BE po ecin me një ritëm që askush nuk e priste. Ajo pasaporta që Rama e tund gjithandej në Shqipëri mendoj që është një akt i detyrueshëm që për vendin tonë sot është i volitshëm”, tha ndër të tjera Minxhozi.

  • Minxhozi: Ja çfarë e dallon Arlind Qorin nga “fytyrat” e tjera të reja që tentojnë të hyjnë në Parlament

    Minxhozi: Ja çfarë e dallon Arlind Qorin nga “fytyrat” e tjera të reja që tentojnë të hyjnë në Parlament

    Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story” komentoi ideologjinë që prezanton Arlind Qorit dhe programin e Lëvizjes Bashkë, e cila garon e vetme në zgjedhjet e 11 majit.
    Ai theksoi se Qori në krahasim me kandidatët e tjerë të partive të reja, që synojnë të hyjnë në Parlament, përfaqëson një mëvetësi qartësisht të dallueshme.
    “E kam parë si politikan të ri, me të vërtetat e veta. E kam parë të sinqertë në atë që thotë, pavarësisht se në atë që thotë bie dakord me të ose jo.
    Besoj se në panoramën e fytyrave të reja që tentojnë të futen në Parlament dhe po tentojnë të marrin dhe pushtet politik, mendoj se Qori përfaqëson një mëvetësi. Pse? Sepse, ndërkohë që zotërinjtë e tjerë, përpiqen të korrigjojnë këtë sistem që kemi tani, Qori paraqet një thyerje në këtë logjikë.
    Pra, një ofertë e cila është goxha më e ndryshme. Të tjerët do t’i shihja si zgjatime që tentojnë të korrigjojnë atë që unë e kam quajtur në këtë studio si një partitokraci, e cila ka krijuar një situatë kokëposhtë, ku partia e djathë flet në mënyrë hipokrite për varfërinë dhe të drejtat e punëtorëve, ndërsa partia majtë është drejtuar rreth interesit financiar, interesave të pushtetit dhe ka 12 vjet që qeveris Shqipërinë dhe më thënë të drejtën dhe bashkë e kemi thënë me shaka ose pa shaka, që ka shumë pak të majtë brenda kësaj partie të majtë që qeveris Shqipërinë.
    Për shkak të kësaj, ajo që është goditur më shumë është vetëdija e shtetit dhe e shoqërisë shqiptare dhe këtu dalim te sindikatat, studentët, gjithë këto komunitete njerëzish, është humbur ajo që njihet si vetëdija sociale”, tha ai.

  • Tarifat ‘Trump’ trazojnë botën/ Minxhozi: Amerika po përgatitet për një betejë epokale. Trump kërkon të ndajë Rusinë nga Kina

    Tarifat ‘Trump’ trazojnë botën/ Minxhozi: Amerika po përgatitet për një betejë epokale. Trump kërkon të ndajë Rusinë nga Kina

    Ashtu siç kishte paralajmëruar, Trump njoftoi dje tarifat e reja për eksportet drejt SHBA ku vendi ynë ‘penalizohet’ me 10 për qind.
    Për analistin Skënder Minxhozi, Amerika po përgatitet për një betejë epokale me fuqinë tjetër të botës, Kinën. Më tej në analizën e tij Minxhozi tha se Trump mendon se i duhet Rusia për ta ndarë nga Kina, për burimet dhe ndikimin e tij në Evropë.
    “Fenomeni Trump, është një produkt i një Amerike që po pregatitet për një betejë epokale për nr 1 të podiumit të botës me fuqinë tjetër që po ngrihet. Vetë fraza ‘Make America great again’ tregon që kemi një ndikim dhe një hall, sepse po vjen një fuqi tjetër që po na bën të dukemi jo të mëdhenj. Në kuadrin e garës me Kinën, Trump po zbaton diplomacionë e ping pongut.
    Trump nuk ka çuar ekipe ping pongu në Japoni, por mendon se më duhet Rusia për ta ndarë nga Kina, për burimet dhe për ndikim në Europë. Kina dhe Rusia filluan të bisedonin për një bashkëpunim ekonomik gjatë Covid. Me nisjen e luftës në Ukrainë, nafta ruse shkoi në Kinë dhe në Indi aq sa BE bleu naftë ruse duke e etiketuar si indiane. Unë kontestoj mënyrën si ai do të arrij gjërat.”

  • “Nuk e meritojmë integrimin”, Minxhozi për deklaratën e Berishës: Mbyllja e negociatave në 2027, goditje për të

    “Nuk e meritojmë integrimin”, Minxhozi për deklaratën e Berishës: Mbyllja e negociatave në 2027, goditje për të

    Analisti Skënder Minxhozi thotë se mbyllja e negociateve me BE në vitin 2027, e ka gjetur në pozitë të keqe kreun e PD, Sali Berisha, sipas së cilit, vendi nuk e meriton integrimin.
    Në emisionin “Real Story”, Minxhozi u shpreh se reagimi i Berishës, është i rreshtuar në distancë me presidentin amerikan, Donald Trump, pasi aktualisht, marrëdhëniet SHBA-Evropa janë të këqija.
    “Së pari, ka të bëjë shumë me deklaratën e komisioneres së zgjerimit, që piketoi vitin 2027, që realisht, as Berisha, as vetë Rama, askush nuk e kishim parë as në ëndërr që procesi të merrte këtë përshpejtim, i cili ishte i papritur. Kjo e ka gjetur keq Berishën, sepse e di që një avancim i tillë në kohë zgjedhjesh është karburant elektoral për kundërshtarin. Së dyti, reagimin e Berishës, e shoh të rreshtuar në distancë me sherifin. Amerika dhe Europa kanë marrëdhënia të këqija. Kjo Europë e institucioneve, konsiderohet çerdhja e fundit e Sorosit. Në Amerikë i pastruam. Mendoj që Berisha, në mënyrë të gabuar, sepse Shqipëria, pa harruar rolin e SHBA në fushën e sigurisë, nuk duhet të humbasë ekulibrin. Berisha gjuan pak edhe nga gjuha e trampistit, duke kujtuar se i jep një goditje kësaj çerdhjeje soroiste. Mendoj që edhe ndaj Europës, Berisha e bën me intitutë këtë shumatore, por nuk të nxjerr diku. Nuk është produktive”, theksoi ai.