Tag: minxhozi

  • Mandati i katërt i socialistëve/ Minxhozi: Rama nuk ka bërë asnjë emër publik për kabinetin e tij, pritet të…

    Mandati i katërt i socialistëve/ Minxhozi: Rama nuk ka bërë asnjë emër publik për kabinetin e tij, pritet të…

    Këto ditë do jenë proces analize dhe vendosje edhe në radhët e Partisë Socialiste.
    Kryeministri Edi Rama, para nisjes së sesionit të ri parlamentar duhet të kompozojë përbërjen e kabinetit qeveritar “Rama 4”, por deri tani nuk është bërë asnjë emër publik.
    Gazetari dhe analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në një emision televiziv, tha se është kurioz të shikojë se cila do jetë zgjedhja e kryeministrit, sa i takon emrave që do përbëjnë kabinetin qeveritar.
    Ai theksoi se mandati i katër i Partisë Socialiste do ketë fokusin madho te integrimi në BE, objektiv që vetë Rama ka pohuar se do realizohet brenda 2030.
    Sipas Minxhozit, vetë kryeministri Rama ndërmori disa iniciativa gjatë verës ku vuri në lëvizje pushtetin qendror dhe ndërmori disa aksione për pastrimin e territorit nga ndërtimet pa leje.
    “Rama ka filluar këtë verë të nxehtë të kërkojë fillimin e një proces llogaridhënie nga pushteti vendor. Ka iniciuar ai vetë një valë të prishjesh së ndërtimeve pa leje, që kanë mbirë nga veriu në jug. Ai nuk ka dashur ta ruajë qetësinë e verës.. Do shohim se çfarë kabineti do ketë, jam kurioz të shikoj emrat.
    Kemi mendimin se një kryeministër i mbifuqishëm, që Rama paraqitet në krye të shteti realtivizon dhe e bën anemik deri diku kabinetin e ministrave, por megjithatë duhet të shohim prioritetet e qeverisë për katër vitet e ardhshme. Objektivat madhore, që më i madhi do jetë integrimi në BE. Integrimi edhe në fushatë qe kali i betejës“, tha ai.

  • ‘Abuzimi me detyrën ka marrë jetë!’, Minxhozi kundër ndëshkimeve ekstreme: Hanxhar për një arkë peshk?

    ‘Abuzimi me detyrën ka marrë jetë!’, Minxhozi kundër ndëshkimeve ekstreme: Hanxhar për një arkë peshk?

    Qytetarët shqiptarë nuk mund të ndëshkohen me burg për një arkë peshk. Kështu u shpreh gazetari dhe analisti i njohur, Skënder Minxhozi, në një studio televizive.
    Ai theksoi se në Shqipëri ka abuzime me detyrën, por rastet duhen parë me kujdes të veçantë dhe të mos merren masa represive kur konstatohen gabime të vogla.
    Ai u shpreh se abuzim me detyrën ka kapur nivele të larta, ndërsa shtoi se ka pasur raste kur abuzime ka shkaktuar humbje jetësh.
    “Ka nevojë që mos t’i vësh çdokujt një hanxhar dhe ta dënosh edhe për një arkë peshk. Nëse ka një gjë që shpërdorohet në Shqipëri, është detyra. Ky është perceptimi popullor. Nuk është se është gabim me thënë të drejtën. Këto abuzimet me detyrën ka kapur maja të frikshme, është shumë i lashtë, është me shumë kate, me shumë zero, është me dëme me të gjithë llojet e qeverive dhe mazhorancave. Kemi krime të lashta, që ne i kemi diskutuar shumë është këto jo vetëm me abuzim që ka sjellë dëme materiale, por që ka dëmtuar dhe ka marrë jetë njerëzish”, theksoi ai.

  • “Trump, kulturë e re jo vetëm politike”, Minxhozi: Tërheqja e SHBA, shansi që vendi ynë të maturohet

    “Trump, kulturë e re jo vetëm politike”, Minxhozi: Tërheqja e SHBA, shansi që vendi ynë të maturohet

    Analisti Skënder Minxhozi tha për ‘Real Story’ se Trump është një kulturë jo vetëm politike në mbarë botën. Më tej në analizën e tij, ai tha se me tërheqjen e SHBA nga vendi ynë, ka shanse që ne ‘të maturohemi’.
    “Patronazhimi i drejtësisë së re nga SHBA nuk është i vetmi proces që lë pezull. Mbyllja e USAID me projekte të mëdha ka lënë pezull dhe vende të tjera, kjo pjesë negative e këtij organizmi pati atë peshë që republikanët e goditën. Ka ndodhur që dikur kur Trump humbiste përballë Biden, jo vetëm që Biden erdhi për shkak të një ngjarje si Covid por kanë të drejtë të gjithë ata që thonë që Trump është një kulturë e re jo vetëm politike, por po i imponohet botës. Tërheqja e Amerikës është një kafshë e çuditshme dhe e papërcaktuar. Ndërkohë që mbyll USAID, Zërin e Amerikës dhe politika e jashtme amerikane tregoi një konsekuencë, Amerika sot vërtetë thotë që po tërhiqem ama është e para që përdor një tip bombe që nuk është përdorur kurrë më parë për të goditur një shtet. Tërheqja e SHBA, shansi që vendi ynë të maturohet.”
    Sa i takon dy vektorëve me ndikim amerikan në vend, Minxhozi tha se SHBA nuk do të jetë prezent në patronazhimin e drejtësisë dhe në politikë.
    “Amerikanet kanë ribërë qëndrimin ndaj zgjedhjeve por edhe ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Tek Kosova është çështje ekzistenciale dhe sigurie. Në dy drejtime amerikanët nuk do jenë prezent, në politikë dhe drejtësinë që e morën përsipër. Nuk e di çfarë efektesh do krijojë. Berisha përpiqet të gjejë një diçiturë humbjeje, sa i takon drejtësisë pres të shoh nëse OPDAT do e kalojë dhjetorin. Edi Rama po heq më shumë socialistë nga puna sesa të hiqte PD”, tha Minxhozi.

  • “Berisha më humbës së Luli”, Minxhozi: Lideri i PD nuk mban asnjë përgjegjësi për humbjen

    “Berisha më humbës së Luli”, Minxhozi: Lideri i PD nuk mban asnjë përgjegjësi për humbjen

    Analisti Skënder Minxhozi komentoi për ‘Tirana Live’ akuzat e Berishës ndaj kompanisë ndërkombëtare DHL për procesin zgjedhor. Minxhozi tha se historia e Berishës është një film i përsëritur dhe se ai kërkon të shëtis fajin e humbjes kudo. Analisti përmendi edhe procesin e rinumërimit, ku tha se PD mori më shumë vota padrejtësisht.
    “Historia e Berishës me zgjedhjet është një film i përsëritur. Ne e dinim sjelljen e Berishës, që në rast humbjeje doktori do shëtiste fajin për humbjen kudo. Në rast humbje kryetari i partisë mban përgjegjësinë dhe ikën.
    Shqiptarët kanë më shumë probleme për tu marrë sesa me akuzat e Berishës për humbjet e zgjedhjes. Fati i zgjedhjeve u vendos në ditën e zgjedhjeve, ndodhi një proces rihapje kutish dhe u pa se PD kishte marrë më shumë vota të padrejta sesa PS. Nuk dihet se çfarë kërkon doktori përveçse të fitoj kohë.”
    Më tej, në analizën e tij Minxhozi komentoi humbjen e Berishës duke e cilësuar atë më humbës sa vetë Lulzim Basha i cili në 2021 kërcënoi bindshëm mazhorancën për rotacionin e ëndërruar politik.
    “Të tjerët në PD e ndrydhin në heshtje atë që kanë për të thënë, flas për ata në lista të hapura. Është një situatë ku Berisha po vijon procesin e të mësuarit të partisë së tij, për faktin që ai është më humbës sesa Luli dhe Meta. Në 2 vite më parë humbi 54 bashki, dhe sot në zgjedhjet parlamentare ka çerek vota më pak sesa Basha dhe Kryemadhi që në 2021 shkuan pranë ëndrrës së rotacionit politik”-tha Minxhozi.

  • ‘Reflektimi’ postzgjedhor/ Minxhozi: Nevojë urgjente për ndryshim të rregullave të zgjedhjes. Duhet kontroll mbi flukset financiare

    ‘Reflektimi’ postzgjedhor/ Minxhozi: Nevojë urgjente për ndryshim të rregullave të zgjedhjes. Duhet kontroll mbi flukset financiare

    Analisti Skënder Minxhozi komentoi procesin zgjedhor të 11 majit, si dhe periudhën postzgjedhore që pasoi me rinumërimin në disa qarqe.
    Minxhoi theksoi se duhen ndryshime në lidhje me rregullat e zgjedhjeve. Më tej, analisti shtoi se duhet të kontrollohen flukset financiare, pasi nëse nuk garantohet kjo gjë, nuk kemi zgjedhje të lira.
    “Nëse nuk kontrollohen flukset financiare nuk kemi zgjedhje të lira. Partitë janë thasë me para që lëvizin. Këtu nuk ka të varfër, ka njerëz që përpiqen të blejnë dhe të shesin vota si dhe të blejnë influencën. Ka një nevojë urgjente dhe ulëritëse për ndryshimin me themel të rregullave të zgjedhjeve.”, tha Minxhozi.

  • Minxhozi: Programi bërthamor i Iranit u dëmtua nga sulmet e SHBA, por nuk dihet nëse ka marrë fund

    Minxhozi: Programi bërthamor i Iranit u dëmtua nga sulmet e SHBA, por nuk dihet nëse ka marrë fund

    Analisti Skënder Minxhozi thotë se programi bërthamor i Iranit është dëmtuar nga sulmet amerikane, por nuk dihet nëse ky program ka marrë fund.
    “Kur Trump u pyet nëse ishte dakord me ndërhyrjen, ai tha, i thashë Bibit që bëri gabim. E shprehu mosdakordësinë formale, për sulmin e Izraelit. Ne marrim si premisa, mendojë unë, thellësisht gabim, që programi bërthamor i Iranit, me bombat që hodhi SHBA, ka marrë fund. Ka një shenjë indirekte, asnjë nga vendndodhjet e programit bërthamor, sot agjencia nuk konfirmon që ka rrezatim. Rrezatimi del. Askush nuk e di sot nëse programi bërthamor i Iranit ka marrë fund. Nuk u provua që edhe ajo që Izraeli do kërkonte, ndryshimi i regjimit. Jemi jo në fund të konfliktit, nuk kemi marrëveshje, kemi armëpushim.”, theksoi ai në emisionin “Real Story” në ABC News.

  • 4 muaj pa Kuvend/ Minxhozi: Kosova rrezikon të mbetet jashtë “trenit të historisë”, shkak papërgjegjshmëria politike

    4 muaj pa Kuvend/ Minxhozi: Kosova rrezikon të mbetet jashtë “trenit të historisë”, shkak papërgjegjshmëria politike

    Analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC News, ngriti shqetësimin për papërgjegjshmërinë e klasës politike kosovare në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit.
    Duke iu referuar një paralajmërimi historik të ish-presidentit amerikan Bill Klinton për domosdoshmërinë e kapjes së momenteve të favorshme diplomatike, Minxhozi theksoi se dështimi i institucioneve në Prishtinë për të formuar Kuvendin, edhe pas disa muajsh nga zgjedhjet, reflekton një mungesë serioze të vetëdijes politike.
    Ai paralajmëroi se një sjellje e tillë në kushtet aktuale të sanksioneve ndërkombëtare dhe tensioneve me Serbinë, rrezikon të lërë Kosovën jashtë zhvillimeve strategjike, në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe lidership i pjekur.
    “Nëse shtete të tilla të cilat kanë nevojë për suport, njohje dhe integrim për strukturën e organizmave ndërkombëtare. Nëse nuk i kapin në kohë të shpejtë oportunitete dhe momentet e favorshme që sjell rrjedhja e ngjarjeve, ato rrezikojnë që nëse e kapin me vonesë trenin e historisë të gjejnë kushte më të pafavorshme. Këtë frazë Bill Klinton e ka thënë për shqiptarët e Kosovës, ‘futuni në dialog me Serbinë sepse ajo që do të merrni më vonë do të jetë më pas se ajo që po iu ofrohet tani’.
    Ky është problemi i madh me klasën politike kosovare sot. Mjafton që të shohim luftën për Albulenën për të kuptuar se sa pak seriozë po tregohen. Kjo është e papranueshme se si të kenë kaluar 32 herë dhe Kurti e partia e tij të kenë vazhdë këtë qasje. Kanë votuar në shkurt dhe tani jemi në qershor dhe nuk kanë arritur akoma që të bëjnë Kuvendin.
    Kjo tregon një vetëdije politike dhe një papërgjegjshmëri e cila në momente kaq shumë delikate, ku Kosova ka nevojë për klasën më bashkëpunuese të mundshme, ku i duhen të gjithë ato impuetet e mundshme, që Kosova të jetë sa më e konfliktuar përballë një Serbie që e dimë se sa e fuqishme është, përballë një sfide që hedh SHBA dhe Evropa, sepse janë në sanksione. Mendojnë se hajde se po marr disa emigrantë të paligjshëm nga Amerika dhe ata do të më marrin me sy të mirë mua. Nuk ndodh kjo! Papërgjegjshmëria e klasës politike kosovare dhe e fituesve relativë të zgjedhjeve të shkurtit është e dhimbshme”, tha analisti.

  • “Lindja e Mesme vatër e nxehtë tensionesh”, Minxhozi: Konflikti me Iranin po sfidon pathyeshmërinë e Izraelit

    “Lindja e Mesme vatër e nxehtë tensionesh”, Minxhozi: Konflikti me Iranin po sfidon pathyeshmërinë e Izraelit

    Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, analizoi përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar situatën si një nga më delikatet në arenën globale.
    Duke iu referuar deklaratës së Papa Françeskut se “Lufta e Tretë Botërore ka filluar”, Minxhozi vë në dukje se shpërthimi i njëkohshëm i disa konflikteve rajonale po rikthen frikën e destabilizimit të gjerë ndërkombëtar, me krizën Izrael-Iran në qendër.
    Sipas tij, për herë të parë Izraeli është vendosur nën një presion të tillë ushtarak dhe simbolik, ku jo vetëm është goditur me raketa nga vende të treta arabe, por po sfidohet edhe imazhi i tij si një fuqi e pathyeshme ushtarakisht.
    Minxhozi theksoi se ndryshe nga episodet e kaluara me Gazën apo Hezbollahun, ku Izraeli ka vepruar me epërsi të dukshme, përballja aktuale me Iranin po ekspozon dobësi dhe ndryshime në ekuilibrat rajonalë.
    “Papa Françesku para disa kohësh habiti gjithë botën me tezën e tij se Lufta e Tretë Botërore ka filluar. Në këtë kuadër shpërthimi i shumë konflikteve rajonale, ka krijuar sfida dhe shumë rreziqe, ku konfirmuan edhe një herë se më delikati është tensioni në Lindjen e Mesme. Kjo është një situatë shumë delikate. Mendoj se konflikti aktual me Iranin ka një specifikë, sepse Irani shihet si një fuqi përtej asaj rajonale, por edhe sepse shihet si një rrezik.
    Në këtë radhë me Iranin situata është ndryshe, saqë kurrë më parë toka e Izraelit nuk ishte preku nga raketa, nga vendete e treta islame-arabe. Kësaj here jo një herë por tre herë u prek nga raketa të mëdha. Këto treguan që edhe Izraeli është i thyeshëm. Elementi i ri është që Izraeli po del në një dritë tjetër, ku ishte fitimtari me pak humbje dhe shumë epërsi.
    Mendoj se pak orë më parë kur Izraeli mori një operacion të jashtëzakonshëm me inteligjencë, thyerja e Irani tregon një thyerje të Izraelit. Kjo tregon se Izraeli kësaj here, ku goditi Hezbollahun dhe nuk vuajti fare, kur bëri Luftë me Gazën dhe nuk e vuajti, kësaj here është ndryshe. Për herë të parë në diskutim pathyeshmërinë e Izraelit”, tha Minxhozi.

  • “Sfida Trump, për kontinentin e vjetër”, Minxhozi: Turbulencat në Amerikë, për shkak të rivalitetit me Kinën

    “Sfida Trump, për kontinentin e vjetër”, Minxhozi: Turbulencat në Amerikë, për shkak të rivalitetit me Kinën

    Analisti Skënder Minxhozi thotë se sfida Trump është sfidë për kontinentin e vjetër. Sipas tij, vendi ynë nuk është në radarin ekonomik dhe tregtar të SHBA, por elementi amerikan është i rëndësishëm për kupolën e sigurisë. Më tej, Minxhozi tha se turbulenca e brendshme dhe e jashtme e SHBA-së vjen si pasojë e rivalitetit mes saj dhe fuqisë së dytë, Kinës.
    “Ne nuk kemi një bilanc ekonomik dhe tregtar të spikatur me SHBA, nuk jemi fare në radar. Është e ditur që Amerika e ka bërë një luftë për ne, e shtetit të dytë në Ballkan. Prezenca e spikatur ushtarake dhe frika është ,sicc kanë dalë skenare nga revista Blind ku thuhej se riformatimi i forcës ushtarake mund të preki praninë e Amerikës në Ballkan.
    Elementi amerikan është i rëndësishëm për kupolën e sigurisë që na ka ofruar. Sfida Trump është sfidë për kontinentin e vjetër.
    Kjo që po noddh me SHBA, turbulenca e tyre e brendshme ose turbulenca me Europën, Azi, Kinën është ai rivalitet që po fillon të ndihet mes një fuqie globale si Amerika dhe një fuqie të dytë si Kina”, tha ai.

  • Qemal Minxhozi: Klasa politike kosovare po luan sfidën e sundimit, jo të kompromisit politik

    Qemal Minxhozi: Klasa politike kosovare po luan sfidën e sundimit, jo të kompromisit politik

    Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i ftuar në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, tha se kriza institucionale në Kosovë duhet të zgjidhet me konsensus mes palëve.
    Minxhozi tha se rezultati i arritur në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë ka prodhuar situatën ku jemi sot kur janë mbajtur 28 seanca votimi pa mundur të zgjidhet kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës.
    “Ngërçi institucional në Kosovë ka prodhuar një statusquo dhe mosarritjen e një kompromisi për të mos ecur përpara, për të konstituuar organet e kuvendit të Kosovës që do të conte më pas në hapat e tjerë shtetformuese”, tha ish-ambasadori Minxhozi.
    Sipas tij, është hera e parë që kemi të bëjmë me një situatë tepër kritike pavarësisht se diçka e tillë ndodhi dhe në 2014, por jo në këto parametra.
    “Kjo tregon se klasa politike nuk është e përgatitur për të bërë sfida. Të vetmet sfida si mazhoranca dhe opozita bëjnë nëjra tjetrës është kush të sundojë, duke u munduar të fitojnë pikë e terren dhe kjo duhet të marrë fund sa më parë”
    Nisida Tufa: Pse e do kaq shumë votimin e fshehtë Vetëvendosja, dhe pse kundërshtohet?
    Qemal Minxhozi: Nuk duhet të kishim arritur tek kjo pikë. Duhet të ishte një votim i hapur për zgjedhjen e stafit drejtues të Kuvendit të Kosovës. Sepse është një proces gjithpërfshirës ku kryetarin duhet ta kishte partia që ka marrë më shumë vota dhe 5 mandatet e tjera shpërndahen sipas grupeve të interesit, partive politike.
    Kërkesa e Vetëvendosjes vjen për shkak se mendojnë se mund të ketë individë në parti të tjera që duan ti japin zgjidhje ndryshe këtij procesi.
    Unë mendoj se ky proces dhe në këtë mënyrë me votim të fshehtë, procesi do të zgjasë shumë. Pa një marrëveshje politike mes palëve është e pamundur të ecet më tej. Zgjidhja nuk duhet të jetë ligjore, por politike.
    Jo cdo gjë Kushtetuesja ka një recetë për këto. Ajo po vihet në vështirësi sepse ka të bëhë me vakuum ligjor nuk ka një kohë sa herë duhet të shtyhet ky proces dhe kjo po përdoret nga VV.
    Ka 3 javë që kërkesa është në gjykatën Kushtetuese dhe do të shprehet shumë shpejt për këtë. Kosova ende është një vend i brishtë me problematikë të madhe, po ti shtosh dhe këtë problem do të kemi situatë shumë të rëndë.