Tag: minxhozi

  • ‘Kosova po bën gabimin fatal’, Minxhozi: Qeveria të menaxhojë më me mençuri marrëdhëniet ndërkombëtare

    ‘Kosova po bën gabimin fatal’, Minxhozi: Qeveria të menaxhojë më me mençuri marrëdhëniet ndërkombëtare

    Analisti Skënder Minxhozi në një emision televiziv, tha se Kosova po bën gabimin të shohë si të pandryshueshëm një “rrafsh historik” që në të vërtetë është i lëvizshëm. Minxhozi paralajmëroi se qeveria duhet të jetë më e mençur në menaxhimin e marrëdhënieve me elitën ndërkombëtare, pasi vendi përballet me sfidën thelbësore të njohjeve dhe integrimit.
    Ai pohoi gjithashtu se deklarata të mëparshme nga Joe Biden rreth mbrojtjes së interesave shqiptare janë konsideruar si një “kartë e madhe” që duhet shfrytëzuar, ndërsa situata aktuale politike me Albin Kurtin në Prishtinë dhe Donald Trump në Shtetet e Bashkuara ka çuar, sipas tij, në një izolim artificial të Kosovës.
    “Kosova ne gabimisht e shohim rrafshin historik që na ndan periudha e luftës. I shohim këto lloj kuotash si të palëvizshme ndërkohë që janë krejtësisht të lëvizshme. Qeveria e Kosovës do të duhet që të ishte e mençur për të menaxhuar elitën ndërkombëtare. Kosova ka një problem shumë të madh, ka problemin e njohjes dhe të integrimit. Joe Biden ka thënë që ne duhet të vrasim sa herë që shkelen interesat e shqiptarëve, e ka bërë këtë deklaratë me zë dhe figurë. E shikonte mbrojtjen e Kosovës si një kartë të madhe që duhet luajtur. Kurse tani kemi Kurtin në Prishtinë dhe Donald Trump në SHBA. Albin Kurtin e ka izoluar Kosovën në një mënyrë krejt artificiale”, tha analisti Skënder Minxhozi.

  • Eleminimi me gjak të ftohtë i Veliajt, gjithçka u vendos mes 10 dhe 11 shtatorit

    Eleminimi me gjak të ftohtë i Veliajt, gjithçka u vendos mes 10 dhe 11 shtatorit

    Analisti Skënder Minxhozi komentoi kërkesën e Veliajt për të qenë i pranishëm në seancën ndaj tij duke thënë se kryebashkiaku ka të drejtë të dëgjohet përpara Këshillit Bashkiak. Procedura, por me shume logjika elementare te bejne te mendosh se nje person drejtues i ketij niveli duhet degjuar para se t’i pritet koka.Më tej në analizën e tij, Minxhozi tha se Veliaj ndodhet i vetëm përpara drejtësisë ndonëse mori vota të konsiderueshme në zgjedhjet e fundit dhe nuk u përmend aspak gjatë fushatës së fundit elektorale.“Një i zgjedhur me 158 mijë vota është i barabartë me 10 deputetë dhe do të duhet të kishte të drejtën të dëgjohet dhe ai këshill nuk mund ta lejojë situatën të shkojë në kufijtë e një romani Kafkian, kur Veliajn e mbron opozita nderkohe qe e sulmon partia e vet.Minxhozi u shpreh se mbi aspektin teknik e ligjor qe debatohet keto orë, prevalon politika dhe kalkulimet pas perdeve. “Kjo rrethanë na kthen në kohë mes datës 10 dhe 11 të këtij muaji, tha ai. Ne ate date kur SPAK mori dosjen dhe e çoi per gjykim dhe një ditë më vonë kur Rama komunikoi pasardhësin e Veliajt. Ky eshte nje kordinim i dukshem mes drejtesise dhe partise se Erion Veliajt kunder ketij te fundit”. Nje skualifikim me gjak te ftohte i numrit dy te maxhorances nga shoket e vet, u shpreh ai.Me tej Minxhozi u shpreh se mazhoranca dhe kryeministri kërkojnë ta shkarkojnë Veliajn pasi vete Rama ka thënë fjalë shumë të rënda ndaj drejtësisë kur ai u arrestua ne shkurt dhe pas një jave i harroi ato fjalë. Edhe ne fushaten e 11 majit qe pasoi Erion Veliaj ishte një i munguar total. PS dhe Rama po kerkojne ta shtyjne ne ekstrem mospërplasjen me drejtësinë e re ne lidhje me dosjen Veliaj te cilen e ka fshire nga tavolina dhe bën sikur nuk egziston.

  • Minxhozi: Skualifikim me gjak të  ftohtë i Veliajt, gjithçka u vendos mes 10 dhe 11 shtatorit!

    Minxhozi: Skualifikim me gjak të ftohtë i Veliajt, gjithçka u vendos mes 10 dhe 11 shtatorit!

    Ditën e nesërme në Këshillin Bashkiak do të mbahet seanca për shkarkimin e kryetarit Veliaj. Analisti Skënder Minxhozi komentoi për ‘Real Story’ kërkesën e Veliajt për të qenë i pranishëm në seancën ndaj tij duke thënë se kryebashkiaku ka të drejtë të dëgjohet përpara Këshillit Bashkiak. Procedura, por me shume logjika elementare te bejne te mendosh se nje person drejtues i ketij niveli duhet degjuar para se t’i pritet koka.

    Më tej në analizën e tij, Minxhozi tha se Veliaj ndodhet i vetëm përpara drejtësisë ndonëse mori vota të konsiderueshme në zgjedhjet e fundit dhe nuk u përmend aspak gjatë fushatës së fundit elektorale.

    “Një i zgjedhur me 158 mijë vota është i barabartë me 10 deputetë dhe do të duhet të kishte të drejtën të dëgjohet dhe ai këshill nuk mund ta lejojë situatën të shkojë në kufijtë e një romani Kafkian, kur Veliajn e mbron opozita nderkohe qe e sulmon partia e vet.

    Minxhozi u shpreh se mbi aspektin teknik e ligjor qe debatohet keto orë, prevalon politika dhe kalkulimet pas perdeve. “Kjo rrethanë na kthen në kohë mes datës 10 dhe 11 të këtij muaji, tha ai. Ne ate date kur SPAK mori dosjen dhe e çoi per gjykim dhe një ditë më vonë kur Rama komunikoi pasardhësin e Veliajt. Ky eshte nje kordinim i dukshem mes drejtesise dhe partise se Erion Veliajt kunder ketij te fundit”. Nje skualifikim me gjak te ftohte i numrit dy te maxhorances nga shoket e vet, u shpreh ai.

    Me tej Minxhozi u shpreh se mazhoranca dhe kryeministri kërkojnë ta shkarkojnë Veliajn pasi vete Rama ka thënë fjalë shumë të rënda ndaj drejtësisë kur ai u arrestua ne shkurt dhe pas një jave i harroi ato fjalë. Edhe ne fushaten e 11 majit qe pasoi Erion Veliaj ishte një i munguar total. PS dhe Rama po kerkojne ta shtyjne ne ekstrem mospërplasjen me drejtësinë e re ne lidhje me dosjen Veliaj te cilen e ka fshire nga tavolina dhe bën sikur nuk egziston. 

  • “Veliaj, i vetëm para drejtësisë”/ Seanca e shkarkimit, reagon analisti: Kryebashkiaku ka të drejtë të dëgjohet

    “Veliaj, i vetëm para drejtësisë”/ Seanca e shkarkimit, reagon analisti: Kryebashkiaku ka të drejtë të dëgjohet

    Ditën e nesërme në Këshillin Bashkiak do të mbahet seanca për shkarkimin e kryetarit Veliaj. Analisti Skënder Minxhozi komentoi  kërkesën e Veliajt për të qenë i pranishëm në seancën ndaj tij duke thënë se kryebashkiaku ka të drejtë të dëgjohet përpara Këshillit Bashkiak.
    Më tej në analizën e tij, Minxhozi tha se Veliaj ndodhet i vetëm përpara drejtësisë ndonëse mori vota të konsiderueshme në zgjedhjet e fundit dhe nuk u përmend aspak gjatë fushatës së fundit elektorale.
    Skënder Minxhozi:
    “Një i zgjedhur me 158 mijë vota është i barabartë me 10 deputetë dhe do të duhet të kishte të drejtën të dëgjohet dhe ai këshill nuk mund ta lejojë situatën të shkojë në kufijtë e një romani Kafkian.
    Mbi teknikën prevalon politika dhe kjo na kthen në kohë mes datë 10 dhe 11 të këtij muaji ku në datën 10 mori dosjen dhe e çoi në gjykim dhe një ditë më vonë u mësua dhe pasardhësi i Veliajt. Me kryetarin në detyrë dhe në burg situata bëhet specifike dhe po lë shumë rrugë.
    Mazhoranca dhe kryeministri kërkojnë ta shkarkojnë ku Rama ka thënë fjalë shumë të rënda ndaj drejtësisë dhe pas një jave i harroi ato fjalë. Pas një jave e harroi nga fushata dhe ishte një i munguar total. Mospërplasjen me drejtësinë e re dhe ruajtjen e asetit dhe të investimit 12 vite ta çoi deri aty që ato të drejta nuk i përmendi më, i fshiu nga tavolina dhe bën sikur nuk janë më. Kur përplasen ligjet, këto punë i zgjidh gjykata se po le hapësira ai që ka interes ta vazhdojë këtë rekurs mund t’i shkojë deri në fund.”

  • ‘Kryetari ka të drejtë të dëgjohet para Këshillit Bashkiak’, Minxhozi: Veliaj, i vetëm para drejtësisë

    ‘Kryetari ka të drejtë të dëgjohet para Këshillit Bashkiak’, Minxhozi: Veliaj, i vetëm para drejtësisë

    Ditën e nesërme në Këshillin Bashkiak do të mbahet seanca për shkarkimin e kryetarit Veliaj. Analisti Skënder Minxhozi komentoi për ‘Real Story’ kërkesën e Veliajt për të qenë i pranishëm në seancën ndaj tij duke thënë se kryebashkiaku ka të drejtë të dëgjohet përpara Këshillit Bashkiak. 
    Më tej në analizën e tij, Minxhozi tha se Veliaj ndodhet i vetëm përpara drejtësisë ndonëse mori vota të konsiderueshme në zgjedhjet e fundit dhe nuk u përmend aspak gjatë fushatës së fundit elektorale. 
    “Një i zgjedhur me 158 mijë vota është i barabartë me 10 deputetë dhe do të duhet të kishte të drejtën të dëgjohet dhe ai këshill nuk mund ta lejojë situatën të shkojë në kufijtë e një romani Kafkian.
    Mbi teknikën prevalon politika dhe kjo na kthen në kohë mes datë 10 dhe 11 të këtij muaji ku në datën 10 mori dosjen dhe e çoi në gjykim dhe një ditë më vonë u mësua dhe pasardhësi i Veliajt. Me kryetarin në detyrë dhe në burg situata bëhet specifike dhe po lë shumë rrugë. 
    Mazhoranca dhe kryeministri kërkojnë ta shkarkojnë ku Rama ka thënë fjalë shumë të rënda ndaj drejtësisë dhe pas një jave i harroi ato fjalë. Pas një jave e harroi nga fushata dhe ishte një i munguar total. Mospërplasjen me drejtësinë e re dhe ruajtjen e asetit dhe të investimit 12 vite ta çoi deri aty që ato të drejta nuk i përmendi më, i fshiu nga tavolina dhe bën sikur nuk janë më. Kur përplasen ligjet, këto punë i zgjidh gjykata se po le hapësira ai që ka interes ta vazhdojë këtë rekurs mund t’i shkojë deri në fund.” 
     

  • “Situata në AKU, e tmerrshme”/ Minxhozi: “Bujqësia”, sfidë për ministrin e ri!

    “Situata në AKU, e tmerrshme”/ Minxhozi: “Bujqësia”, sfidë për ministrin e ri!

    Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se “Bujqësia” është një sfidë më vete për ministri e ri. Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, ku komentoi kabinetin e ri qeveritar të prezantuar nga kryeministri Edi Rama këtë të enjte, Minxhozi vuri rëndësinë tek Ministria e Bujqësisë. Ai tha se duhet trajtuar me shumë vëmendje ky sektor pasi situata në AKU siç tha ai është tmerrësisht problematike.
    “Janë hedhur qindra milionë euro, investime pa fund. Shkolla shumë. Spitale edhe bujqësia po ashtu. Por problemet janë shumë konkrete. Në spitale ankohen se nuk ka ilaçe, ndërresa, çarçafë. Ankohen se mjeku nuk të përgjigjet…Pra është një gjendje endemike, shumë poshtë, jo lart tek masterët, apo titujt…Problemi është të vijmë te bujqësia, çfarë do të bëjë me TVSH e ushqimit? Është ulur euro dhe ka rënë përtokë. Situata në AKU është e tmerrshme. Çfarë hamë? Është e tmerrshme. Por duhet thënë sërish, tek Ministria e Brendshme përmendi fort zjarrfikësit…Albana Koçiu është një grua shumë e mirë? Por a do të mundet të hyjë në këto probleme shumë të vjetra”, tha Minxhozi.

  • Minxhozi: Berisha i fiton zgjedhjet vetëm brenda PD! Bejko: Ervin Salianji ka ndikim, por problemi është …

    Minxhozi: Berisha i fiton zgjedhjet vetëm brenda PD! Bejko: Ervin Salianji ka ndikim, por problemi është …

    Analisti Skënder Minxhozi, komentoi situatën politike në Partitë Demokratike dhe roli e ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi tha se Berisha ka treguar se i fiton zgjedhjet, por vetëm brenda Partisë Demokratike.
    “Partia juaj ndodhet në absurdin e fitores dhe humbjes të dyja paralele. Berisha fiton në parti dhe humbet në Shqipëri. Kjo është ajo Kushdo që sërish të garojë me të, do ta ngjisë Everestin pa oksigjen. Berisha është votuar dy herë si i tillë. Nëse ju bini dakord që të keni një parti ku bëni atë lojë tuaj, por gjysmë milioni vota janë. Por nga ana tjetër ju keni luajtur si të barabartë me një parti që përgjithësisht ka qenë më e madhe. Por tani nëse ju e keni ulur stekën duke hequr vokacionin e rikthimit në pushtet, atëherë na e thoni, por nuk është mirë.
    Nga ana e tij analisti Roland Bejko tha se situata në Partinë Demokratike ka përgjegjës Sali Berishën. Ai theksoi se figura e Ervin Salianjin ka ndikim brenda PD, megjithatë shtoi se problemi kryesor në PD është asimilimi që të bën Berisha.
    “Ne kemi analizuar rezultatin e Tiranës që është shumë i ngushtë. Por Ervini thotë se kosto për humbjen krijuan faktorë të jashtëm, por harron të përmendë faktorë të brendshëm që është vetë Berisha që me miratim e kodit 12-13 mandate ia dhanë Ramës në tavolinë. Unë që e njoh PD, dhe Ervinin, flas me garanci që pas Sali Berishës që ka vota personale në gjithë Shqipërinë është Ervin Salianji. Por aty ka një problem, asimilimi që të bën Berisha që të përfshin në ekip. Këto figura kur janë bashkuar me Sali Berishën janë asimiluar”, tha ai.

  • “Reformat duhet të përmbyllen”, analisti Minxhozi: Pse mandati i katërt i Ramës është i vështirë?

    “Reformat duhet të përmbyllen”, analisti Minxhozi: Pse mandati i katërt i Ramës është i vështirë?

    Analisti Skënder Minxhozi, në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për mandatin e katërt të qeverisë Rama, duke u fokusuar gjatë intervistës së tij edhe tek sfida për integrimin dhe reformat e realizuara në vend.
    Gjatë fjalës së tij, Minxhozi renditi disa nga faktorët që sipas tij e bëjnë mandatin e katërt të Ramës më të vështirë. Ai theksoi se menaxhimi i ujit dhe territorit janë faktorë shumë të rëndësishëm për një shtet.
    “Një mik i joni i përbashkët, më pyeti,- a mendon se do jetë i vështirë mandati i Ramës? Përgjigja e parë, mandati do të ishte shumë i lehtë. Por ka disa faktorë që mandatin e 4 të Ramës e bëjnë shumë të vështirë. Duke qenë kryeministër nga 2013 ndodhet në pikat fundore të disa premtimeve që ose si ka mbajtur…Menaxhimi i ujit dhe territorit që janë faktorë me shumë rëndësi. Në anën tjetër janë disa reforma të mëdha që kanë mbetur gjysmake, si për arsimin mund të themi. Nuk i përshtatet mirë kohës, brezave të rinj që po vijnë. Janë hedhur shifra të hatashme në shëndetësinë shqiptare…Por nëse shqiptarit të sotëm i thua si është shëndetësia, do të flasë për keq. Ne kujtojmë se si bashkia dikur u përpoq t’i zbriste depozitat lart, por kjo ishte shumë pak. Tjetra, shumë mirë që u mbarua Qafë-Plloça më në fund…ndërsa për ndërtimet pa leje, mund ta themi që situata në Theth ishte jo e mirë. Ndërsa për sipërfaqen e djegur gjatë verës është shumë e madhe, dhe kjo është e rëndë, dhe tregoi një krizë menaxhimi. Ramës i ngelet një sfidë e madhe. Çdo alarm që nisi me bashkitë, ndërtimet pa leje, ujin dhe mbetjet, për mua është alarm i mirë. Por kur shteti vepron me frymë aksionesh, do të thotë që veprim me periudha kohore, dhe për këtë kam frikë. Nuk dua të shoh që Ramës t’i bjerë vullneti dhe shfaqen sërish këto situata”, tha ai.

  • “I la fryma në 100 metrat e fundit”/ Minxhozi: Të rinjtë u bënë copash për një mandat!

    “I la fryma në 100 metrat e fundit”/ Minxhozi: Të rinjtë u bënë copash për një mandat!

    Në emisionin “Real Story” në ABC News, me një panel të ftuarish, analisti Skënder Minxhozi, juristja Brizida Gjikondi, analisti Roland Bejko, dhe analisti Frrok Çupi, diskutuan për zhvillimet politike në vend, për figurat e reja, si edhe sesionin e ri parlamentar.
    Analisti Skënder Minxhozi gjatë fjalës së tij, u ndal tek fushata dhe përplasjet e figurave të reja, që ishin në fushatë. Për analistin Minxhozi, të rinjtë treguan një mungesë serioziteti dhe se sipas tij “i la fryma në 100 metrat e fundit”.
    “Edhe këta që kujtuan se po arrijnë diçka, i la fryma 100 metrat e fundit. I goditi edhe Kodi Elektoral, por ndikoi edhe mungesa e seriozitetit të tyre në menaxhimin e fushatës dhe truket e listave që bënë. Sepse një elektorat nuk mund të votojë, teze, halla, xhaja dhe me këto truke mesa duket ngecën, sa edhe formacioni që mori rreth 60 mijë vota, edhe ai doli vetëm me një mandat. Kemi një mish mash që krijoi një premisë, por jo një projekt. Sot shohim rrënoja me thënë të drejtën…”, tha ai.

  • “Shtatori do ta gjejë sërish në Kuvend”, Minxhozi: Deklarata e Berishës është lojë fjalësh për të justifikuar humbjen

    “Shtatori do ta gjejë sërish në Kuvend”, Minxhozi: Deklarata e Berishës është lojë fjalësh për të justifikuar humbjen

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se zgjedhjet nuk do t’i pranojë, por se shtatori do ta gjejë sërish brenda sallës së Kuvendit.
    Si duhet lexuar kjo deklaratë e doktorit, i cili me sa duket certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, pavarësisht kontestimeve të vazhdueshme.
    Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në në një emision televiziv u shpreh se ajo që pohon Berisha nuk ka logjikë, por shtoi se kjo qasje e tij mund të lexohet si një lojë fjalësh për të justifikuar humbjen e 11 majit dhe për t’i paraprirë reaksioneve brenda partisë, ku dhe neni “Basha” i shkruar në statutin e PD parashikon që kryetari duhet të largohet nga drejtimi i partisë nëse humbet zgjedhjet e përgjithshme.
    “Ajo që thotë Berisha nuk ka logjikë. Ne dimë që shumë rrallë, që përveç vitit 2005, kur Nano humbi, humbësi ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Berisha thotë nuk njoh zgjedhje, por ai vetë dhe të tjerët do paraqiten në Kuvend në seancë. Çfarë është kjo? Kjo është pranim i zgjedhjeve, por përpiqen të justifikojnë humbjen. Sa herë që këta zotërinj Berisha dhe Meta kanë humbur zgjedhjet, këta kanë thënë se ne do të jepnin dorëheqjen, por ne do ta jepnim dorëheqjen duke patur një humbje të ndershme, pa shkelje dhe pa manipulime. Kjo është një lojë fjalësh. Berisha kërkon që t’i dalë përpara atij reaksioni zinxhir brenda partisë, i cili në rast pranimi të rezultati do të shpërthente. Berisha po justifikohet për humbjen”, tha ai.
    Më tej, gjatë bisedës, Minxhozi theksoi se Sali Berisha është pengesa madhore, që nuk e lejon PD të krijojë rentabilitetin e duhur dhe kjo sigurisht ka krijuar largim të elektoratit.
    “Për shkak të konsumit të skajshëm për shkak të interesave personale të vendosura mbi, ai është bërë pengesa madhore për rentabilitetin e partisë, për peshën elektorale, për peshën e munguar që ajo ka në elektorat. Unë do doja që jeta parlamentare të ishte aktive.”, tha ai.